Gustav MeyerGustav Majër (25 nëntor 1850 – 28 gusht 1900) ishte një gjuhëtar gjerman, studiues i gjuhëve indo-evropiane, konsiderohet të jetë një nga albanologët më të rëndësishme të kohës së tij,[1] më e rëndësishmja provoi se gjuha shqipe i përket familjes Indo-evropiane.[2] Në nder të kontributit të tij për albanologjinë, një shkollë në Tiranë mban emrin e tij.

Jeta

Lindi në Groß Strehlitz në provincën prusiane të Silezisë (sot Strzelce Opolskie në Poloni). Më 1867 u regjistrua në Universitetin e Breslau (sot Universiteti i Wrocław) për të studiuar filologji klasike, gjuhët indo-evropiane, greqishten moderne dhe sanskritishten. Aty u ndikua nga filologët Martin Hertz dhe Adolf Friedrich Stenzler. Më 1871 ai mbrojti dizertacionin De nominibus graecis copositus (Emrat e përbërë grekë). Të njëjtin vit u emërua ndihmësprofesor në Universitetin e Göttingen, dhe një vit më vonë profesor i gjuhëve të lashta në të njëjtin universitet.

Shkoi të punonte në një gjimnaz në Gotta, nga 1874 në Malá Strana, Pragë me ndërmjetësimin e Wilhelm von Hartel, dhe u emërua lektor i jashtëm (Privatdozent) tek Charles University në 1876. Vitin tjetër u emërua profesor i sanskritishtes dhe gjuhësisë së krahasuar tek Universiteti i Gracit, ku vijoi studimet në greqishten e lashtë, turqishten dhe shqipen. U bë profesor i plotë në Grac që nga 1881[3]. Për shkaqe shëndetësore serioze, hoqi dorë nga mësimdhënia dhe kërkimi shkencor më 1897[4] dhe vdiq në një klinikë për trajtimin mendor në Fieldhof, pranë Gracit[5].

Punime

Gjatë periudhës kur punoi në Grac botoi studimin e tij Kontribute mbi teorinë e fjalëformimit në greqisht dhe latinisht (1872). Atje u përqendrua rreth albanologjisë, dhe përgatiti themelet e dishepullizimit përmes botimit të veprave që vijojnë[3]:

  1. Albanesische Studien, I, (1882);
  2. Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg, (1891);
  3. Kurzgefasste albanesische Grammatik, Leipzig, (1888);
  4. Zum indogermanischen – Perfectum auf die albanesische Formenlehre, published in the Miscellanea di filologia e linguistica in memoriam by Napoleone Caix e Angelo Canello, Firenze, (1886);
  5. Die lateinischen Elemente im Albanesischen, published by Gröbers Grundriss, I, I. Auflage (1888) etj.

Meyer çmohet si gjuhëtari që provoi se gjuha shqipe i përket familjes indo-evropiane[2]. Ai njihet për korrespondencën e gjatë me Jeronim de Radën, figurë prijëtare e Rilindjes Kombëtare[6].

25 nëntori përkujton lindjen e Gustav Meyer  gjuhëtar gjerman, pioner i etimologjisë shqipe. Ai lindi në vitin 1850 në Gros – Stechlitz të Austrisë, studioi filologji; udhëtoi gjerësisht nëpër Ballkan; dha mësim në universitete të ndryshme, Pragë, Leipzig, Graz. Fusha të ekspertizës së tij ishin greqishtja e lashtë the shqipja. Meyer ishte i interesuar edhe për folklorin. Por puna më e rëndësshme është Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipes (1891). Në këtë fjalor, i pari i këtij lloji, Gustav Meyer analizon prejardhjen e 5140 fjalëve shqipe dhe gjen se vetëm 400 prej tyre lidheshin drejtpërdrejt me indoevropianishten (pesë  – penkwe; zjarm – gwhermos; natë  – nokwt; dhëndër – gemëter; gjarpër  – serpo; bjer – bhere; djeg – dhegwho; kam – kapmi; pata (si në ‘pata thënë’)- pot; pjek – pekwo), fjalët e tjerat ishin të huazuara ose me prejardhje të panjohur. Kjo nismë e tij në fushën e etimologjisë së shqipes frymëzon më pas gjuhëtarin danez Holger Pedersen the austriakun Norbert Jokl.

 

Ai i ka dhënë një ndihmesë të madhe studimeve të gjuhësisë shqiptare. Qysh më 1883 ka botuar studimin e rëndësishëm me titull „Über die Stellung des Albanesischen im Kreise der indogermanischen Sprachen“, BB VIII (1884) (“Mbi pozitën e gjuhës shqipe  në rrethin e gjuhëve indoevropiane”), ku është argumentuar , ndër të tjera, që shqipja bën pjesë në grupin e gjuhëve evropiane veriore dhe ndryshon nga greqishtja dhe nga gjuhët italike në reflektimin e tektaleve qiellzore.

Në studimet e tij ai është marrë me çështje të ndryshme nga fusha e morfologjisë historike, siç është çështja e formimit të shumësit  të emrave, rruga e formimit të tyre, me studimin krahasimtar të numërorëve të gjuhës shqipe e të disa gjuhëve të tjera indoevropiane, me çështje të shumta fonetikës e të gramatikës historike e në mënyrë të veçantë me çështje të etimologjisë.

Ai ka nxjerrë shpeshherë konstatime të sakta shkencore siç është çështja e prejardhjes së gjuhës shqipe që, sipas tij, rrjedh nga ilirishtja dhe përbën një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane. Por ai shpeshherë ka evoluar me pikëpamje të veta shkencore. Merita e tij është se ai i ka korrigjuar dhe avansuar tezat e veta shkencore. Kështu p. sh., në veprat e tij të para, ka pranuar një ndikim jo të vogël të latinishtes mbi strukturën morfologjike të gjuhës shqipe, por më vonë në disa raste ai e ka ndryshuar mendimin dhe ndoshta do të ketë bërë edhe më shumë ndreqje në qëndrimet e veta, sikur vdekja e parakohshme të mos e kishte rrëmbyer në kulmin e pjkurisë së tij. Në vitin 1899, Meyer preket nga një sëmundje në tru, shtrohet në një spital në Graz të Austrisë, ku vdes 1 vit më vonë, në moshën 50-vjeçare.