Përkundër pikëpamjes tradicionale të tyre si “njerëz së egër”, rezulton se Neandertalët ishin artistë.
Piktura kafshësh dhe të tjera vizatime duhet të jenë bërë nga neandertalët në shpella në Spanjën e ditëve të sotme dhe duket se ata kanë qëndruar atje për një kohë të gjatë.
Arti më parë mendohej të ishte një sjellje unike për speciet tona (Homo sapiens) dhe përtej kushërinjve tanë evolucionarë.
Pikturat e shpellës përfshijnë përshtypjet e zbukuruara të duarve të Neandertalit, modelet gjeometrike dhe qarqet e kuqe.
Ka po ashtu edhe më shumë prova se neandertalët bënin edhe bizhuteri…sipas një raporti të dytë. Janë gjetur guaska të ngjyrosura dhe të shpuara në mënyrë që të lidheshin së bashku apo të qepeshin në rroba. Kërkuesit thonë se të gjitha këto provojnë se neandertalët ishin po aq të zgjuar sa njerëzit modernë.
“Rezultatet tona tregojnë se vizatimet e zbuluara janë më të vjetrat të njohura në botë dhe janë krijuar të paktën 20 mijë vite para ardhjes së njerëzve modernë në Evropë nga Afrikë, ndaj ato duhet të jenë pikturuar nga neandertalët. Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm që na tregon se neandertalët ishin shumë më të sofistikuar nga sa besonim deri më tani”, tha Kris Standish, arkeolog.
Hulumtuesit përdorën një teknikë të quajtur uranium-torium për të përcaktuar moshën e saktë. Rezultatet dhanë një moshë minimale 65,000 vjet më parë për artin e shpellës. Njerëzit modern mbërritën vetëm në Europë afro 45.000 vjet më parë.
Komentet