25 mars 1948 – Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosën Marrëveshjen e Veçantë duke adresuar çështjen e Incidentit të Kanalit të Korfuzit në Hagë.
Marrëveshja e Veçantë është hapi vendimtar drejtë drejtësisë në Hagë.
Mbas shumë kundërshtive në OKB në 25 mars 1948, Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosën Marrëveshjen e Veçantë duke adresuar çështjen e Incidentit të Kanalit të Korfuzit të 22 tetorit 1946 në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke i parashtruar kësaj gjykate dy pyetje.
Pyetja nr. 1: A është Shqipëria përgjegjëse në përputhje me të drejtë nndërkombëtare për shpërthimet e ndodhura në datën 22 tetor 1946 në ujërat shqiptare, dhe a ka detyrimin të paguaj kompensim për dëmet e shkaktuara?
Pyetja nr. 2: Sipas të drejtës ndërkombëtare, a ka dhunuar Britania e Madhe sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet veprimeve të Marinës së saj në ujërat e Shqipërisë, sëpari në datën e shpërthimit në 22 tetor 1946 dhe së dyti në 12 dhe 13 nëntor 1946 dhe a ka ndonjë detyrim për të përmbushur?
Shqipëria nuk kishte asnjë detyrim për të shkuar në Hagë, pasi nuk ishte anëtare e OKB-së. Por, Britania e Madhe, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kishte bllokuar anëtarësimin e Shqipërisë në OKB. Shqipëris asnjëherë nuk e pranoi se kishte minuar Kanalin e Korfuzit. Britania e akuzonte Shqipërinë, por nuk kishte prova. Gjyqi nuk mundi ta provojë.
Por, sot është e provuar se minimi i Kanalit të Korfuzit është bërë nga Marina Ushtarake Jugosllave më 19 shtator 1946 me leje të Qeverisë së Shqipërisë. Gjithësesi, ky fakt nuk e ndryshon vlerësimin tim se Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Incidentin e Kanalit të Korfuzit, si vendimi i parë i saj, nuk ishte një vendim i drejtë dhe këtë e kam trajtuar në librin tim “Incidenti i Kanslit të Korfuzit: drejtësi e anuar”, të vitit 2009.
Në 9 ptill 1949 Gjykats Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mbështetur në dy pyetjet e Marrëveshjes së Veçantë të 25 marsit 1948, konsideroi fsjtore Shqipërinë për Incidentin e Ksnslit të Korfuzit dhe morri vendimin si më poshtë:
A) Në lidhje me pyetjen e parë të Marrëveshjes së Veçantë të datës 25 Mars 1948:
A është Shqipëria përgjegjëse në përputhje me të drejtë nndërkombëtare për shpërthimet e ndodhura në datën 22 tetor 1946 në ujërat shqiptare, dhe a ka detyrimin të paguaj kompensim për dëmet e shkaktuara?
1. Me 11 vota pro dhe 4 kundër trupi gjykues vendosi: Republika Popullore e Shqipërisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare është përgjegjëse për shpërthimet e ndodhura në datën 22 Tetor 1946 në detin territorial të Shqipërisë, si dhe për dëmet dhe humbjet njerëzore të shkaktuara;
2. Me 10 vota pro dhe 6 kundër trupi gjykues vendosi: paraqet rezerva për shqyrtimin e vlerësimit të masës së kompensimit dhe rregulloi proçedurat për këtë çështje me një urdhër të nxjerrë po sot;
B) Në lidhje me pyetjen e dytë të Marrëveshjes së Veçantë Veçantë të datës 25 Mars 1948:
Sipas të drejtës ndërkombëtare, a ka dhunuar Britania e Madhe sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet veprimeve të Marinës së saj në ujërat e Shqipërisë, sëpari në datën e shpërthimit në 22 tetor 1946 dhe së dyti në 12 dhe 13 nëntor 1946 dhe a ka ndonjë detyrim për të përmbushur?
1. Me 14 vota pro dhe 2 kundër trupi gjykues vendosi: Mbretëria e Bashkuar nuk e dhunoi sovranitetin e Republikës Popullore të Shqipërisë me veprimet e Marinës Britanike në detin territorial të Shqipërisë në datën 22 Tetor 1946;
2. Me unanimitet (16 vota pro) trupi gjykues vendosi: me veprimet e Marinës Britanike gjatë operacionit të datës 12-13 Nëntor 1946 në detin territorial të Shqipërisë, Britania e Madhe ka dhunuar sovranitetin e Republikës Popullore të Shqipërisë, dhe se ky deklarim i Trupit Gjykues përbën përmbushjen e pranueshme të detyrimeve.