Truman Capote, Truman Kapot (30 shtator 1924 – 25 gusht 1984) ishte një shkrimtar amerikan i lindur ne Lujzijan, në qytetin e New Orleans, dhe vdiq në Los Angeles në moshen 59 vjecare. Për jetën e tij në vitin 2006, është xhiruar filmi nën titullin e thjeshtë “Capote”, për të cilin, aktori Philip Seymour Hoffman e fitoi Academy Award për rolin kryesor mashkull.
Rinia
Capote lindi si Truman Strekfas Parsons. Ai ishte një fëmijë i vetmuar, i cili është pasqyruar në stilin e tij të mëtejshëm letrar. Nëna e tij kur e lindi i kishte vetëm 16 vjet e cila rezultoi me ndarje të prindërve kur i kishte vetëm 4 vjet, kur edhe shkon në Alabama, ku e rritën të afërmit e nënës, që më vonë e e përshkruan në tegimin Kujtimet e Krishtlindjeve. Ai ishte një fqinj dhe mik i Harper Li, autores së romanit Për të vrarë një zog tallës. Në vitin 1933 shkon në Nju Jork te nëna e cila është e martuar me bashkëshortin e dytë, ku edhe e ndryshon emrin në Truman Capote Garcia.
Novelat
Në vitin 1948 e boton romanin e tij të parë – Other Voices, Other Rooms. Në listen e New York Times bestseller ishte plot nëntë javë, gjatë të cilës shiten deri në 26.000 kopje të librit. Libri flet për të rinj adoleshent në kërkim për lumturinë.
Pastaj, e boton novelen tjetër, e cila edhe pse nuk ishte në nivelin e të pares u bë shumë e popullarizuar, sidomos pas ekranizimit në film ku luajti Audrey Hepburn.
Ndërsa romani më i famshëm i tij është Vrasja me gjakftohësi, në të cilën Capote përshkruan motivet e vrasjes për pesë vite me radhë (gjerë sa zgjatë gjykimi) në të cilën u muar nëpër qelitë e burgut, deri në përfundim të dënimit me varje të vrasësve.
Vdekja
Në television një kohë të gjat ka udhëheqë një emission të hapur. Ai vdiq më 25 gusht 1984, nga një mbidozë në Los Angelos.
Veprat
1948 Other Voices, Other Rooms, novelë
1949 A Tree of Night and Other, tregime
1951 The Grass Harp, novelë
1966 In Cold Blood, novelë, e shpërblyer me: Edgar Award (1966),
1958 Breakfast at Tiffany’s, novelë
Lidhjet e jashtme
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Truman Capote.
IMDb.Logo.png Truman Capote në Internet Movie Database
Truman Capote Papers
Obituary, New York Times, August 26, 1984
Abstract of Truman Capote
Books and Writers
Capote (2005), film website
Emanuel Goldman review of Trilogy in The Tech (December 3, 1969)
Review: The Dogs Bark (1973)
Truman Capote: A Black + White Tribute
Truman Capote: His Life & Works
“Truman’s Aunt: A Bio in Cold Blood” by Dannye Romine
Gay Great – Truman Capote
Truman Capote article, Encyclopedia of Alabama
Nathaniel Rich essay on Capote in The Nation
Komentet