Lionel Andrés “Leo” Messi Cuccittini (Spanjisht [ljoˈnel anˈdɾes ˈmesi]; lindur më 24 Qershor 1987) është një futbollist argjentinas i cili luan si sulmues me klubin spanjoll Barcelona në La Liga dhe me kombëtaren argjentinas ku ai është dhe kapiten.
Që nga mosha 21 vjeç, Messi ka qënë i nominuar për të fituar Topin e Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Një vit më vonë, në vitin 2009, ai fitoi çmimet e para të Topit të Artë si dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Ai vazhdoi dominimin e tij duke fituar edhe tre Topa të Artë në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Ai gjithashtu fitoi në sezonin 2010–11 UEFA Lojtari më i mirë në Evropë. Në moshën 24 vjeçare, Messi u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës në të gjitha kompedicionet. Në moshën 25 vjeçare, Messi u bë lojtari më i ri që shënon 200 Gola në La Liga. Në Shtator 2014, Messi arriti shifrën e 400 Gola me klubet dhe kombëtaren që në moshën 27 vjeçare.
Njohur gjerësisht si lojtari më i mirë në botë, Messi është vlerësuar nga shumë komentues, trajnerë dhe lojtarët si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave,[3][4][5][6][7][8][9][10][11][12] Messi është lojtari i parë në historinë e futbollit që ka fituar katër herë rresht Topin e Artë dhe lojtari i parë që ka fituar 3 herë trofeun Këpuca e Artë Evropiane. Messi në nivele klubesh ka fituar gjashtë La Liga, dy Copa del Rey, pesë Supercopas de España, tre UEFA Champions League, dy UEFA Super Kupa dhe dy Botërore Klubesh.
Në Mars 2012, Messi shkruajti historinë e Champions Leagues duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon pesë gola në një ndeshje, në ndeshjen kundër gjermanëve të Bayer Leverkusen në ndeshjen e raundit të 16. Ai gjithashtu barazoi edhe rekordin e José Altafini me 14 gola të shënuar në një sezon të Champions Leagues. Messi ka vendosur edhe rekodin evropian për më shumë Gola të shënuar gjatë një sezoni. Ai e vendosi rekordin në sezonin 2011-12 duke shënuar 73 gola, duke përfshirë këtu edhe 50 golat në një sezon në La Liga, që është rekord më vete i vendosur gjithashtu në sezonin 2011-12. Po në sezonin 2011–12, Messi u bë lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon dhe asiston në 6 kompeticione të ndryshme. Më 16 Shkurt 2013, Messi shënoi golin e tij të 300 në karrierë më Barcelonën. Më 30 Mars 2013, Messi shënoi në ndeshjen e tij të 19 rradhazi duke u bërë futbollisti i parë në historinë e La Ligas që shënon të paktën 1 Gol në 19 ndeshje rradhazi dhe i pari futbollist që shënon gol kundër të gjitha skuadrave të La Ligas në një sezon të vetëm. Messi e vazhdoi rekodin e tij deri në 21 ndeshje dhe e përfundoi në një ndeshje kundër Atlético Madrid ku ai u detyra të braktis ndeshjen për shkak të një dëmtimi në këmbë. Në mars te 2014, me një tripletë kundër Real Madridit, Messi u kthye në lojtarin me më shumë gola dhe tripleta në historinë e El Clásico. Në tetor të 2014, Messi, vetëm 27 vjeç, u bë lojtari më i ri që të shënoje 250 gola në El Clásico. Në nëntor të 2014, Messi shënojë një tripletë kundër Sevillas, duke rritur në 253 totalin e golave në La Liga, duke u bërë kështu, lojtari me numrin më të madh të golave në La Liga. Më vonë atë muaj, ai shënoi golin e tij të 74 në Champions League, duke u bërë golashënuesi më i mirë në të.
Messi ndihmoi Argjentinën që të fitojë Kupën e Botës për moshat U20, ai u shpall futbollisti më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turnamentit me 6 gola. Në vitin 2006, ai u bë lojtari më i ri në historinë e Argjentinës që luan në një Kupë Bote, ai gjithashtu në vitin 2007 ishte finalist me Argjentinën në Copa América. Në vitin 2008, Messi fitoi trofeun e parë me Argjentinën, një medalje të artë në lojërat olimpike verore.
Jeta e hershme
Messi lindi në Rosario, Argjentinë, nga prindërit Jorge Horácio Messi, punëtor në një fabrik çeliku, dhe Celia María Cuccittini, një pastruese me gjysmë orari. Ai ka dy vëllezër, Rodrigo dhe Matías, dhe një motër, María Sol. Në moshën pesë vjeçare, Messi filloi të luajë futboll për Grandoli, një klub lokal trajner i të cilit ishte babai i Messit, Jorge. Në vitin 1995, Messi kaloi në klubin Newell’s Old Boys (ekip në qytetin e vendëlindjesë së tij, Rosario). Ai u bë pjesë e rëndësishme e klubit, katër vitet e ardhshme klubi humbi vetëm një ndeshje, pas kësaj u bë i njohur si “Makina e ’87” (në bazë të vitit që kishte lindur).
Karriera
Sezoni 2005–06
Messi (i dyti majtas) në Dhjetor 2005.
Më 16 Shtator, për herë të dytë në tre muaj, Barcelona lajmëroi rinovimin e kontratës së Lionel Messit deri në Qershor 2014. Messi mori nënshtetësinë spanjolle më 26 Shtator 2005, dhe më në fund kishte të drejtën e tij që të bënte debutimin e tij në La Liga. Ai debutoi për herë të parë në Camp Nou në Shtator kundër klubit italian të Serie A, Udinese Calcio, dhe më pas u zëvendësua me Ronaldinhon .[15]. Gjatë ndeshjes, Messi tregoi aftësi të medha në pasime me topin, dhe kombinime me lojtarët e tjerë .
Messi arriti të shënoj 6 Gola në 17 paraqitje në ligë, në Champions League shënoi 1 Gol në 6 ndeshje kurse në Copa del Rey luajti 2 ndeshje dhe arriti të shënoj 1 Gol. Sezoni i Messit përfundoi para kohe, më 9 Mars 2006, pasi pësoi një dëmtim në muskujt e kofshës së këmbës së tij të djathtë. Këtë dëmtim, Messi e pësoi gjatë ndeshjes së raundit të dytë në Champions League kundër Chelseas [17]. Barcelona e Rijkaard e përfundoi sezonin si kampionë të Spanjës dhe Europës [18][19].
Sezoni 2006-07
Messi në një ndeshje kundër
Rangers
në vitin 2007.
Në sezonin 2006–07, Lionel Messi ishte një lojtar i rregullt i skuadrës së parë, duke shënuar 14 Gola në 26 ndeshje. Më 12 Nëntor, në një ndeshje kundër Real Zaragozës, Messi pësoi një dëmtim të rënde, duke bërë që të qëndronte tre muaj jashtë fushave [20]. Më 10 Mars, në ndeshjen e El Clásicos kundër Real Madrid, Messi tregoi që ishte në formë maksimale pas dëmtimit duke shënuar hat-trick në barazimin 3–3, edhe pse Barcelona ishte me 10 lojtar [21]. Messi u bë lojtari i parë që shënon një Hat-trick që pas Ivan Zamoranos në vitin 1995 (për Real Madrid në sezonin 94–95) [22]. Në fund të sezonit, Messi filloi të shënonte më shpesh: 11 nga 14 Golat që shënoi në total në sezon, erdhën në 13 ndeshjet e fundit [23].
Messi në aksion përpara se të shënonte kundër Getafes.
Messi gjithashtu provoi se ai mund të ishte Maradona i ri, duke shënuar Gola të ngjashëm dhe të famshëm si Maradona [24]. Më 18 Prill 2007, Messi shënoi 2 Gola gjatë ndeshjes së Copa del Rey kundër Getafes. Njëri nga Golat, Messi e shënoi tamam si Goli i famshëm i Maradonas në Kupën e Botës 1986 kundër Anglisë, që njihej si Goli i shekullit. Mediat botërore të sportit i krahasuan të dy Golat e shënuar dhe i quajtën “Messidona”[25]. Messi vrapoi 62 metra dhe tribloi gjashtë lojtarë (përfshirë edhe portierin), dhe shënoi nga i njëjti pozicion dhe nga krahu i njëjtu ku Maradona shënoi 21 vite më përpara. Në një konferencë për shtyp, Deco tha: “Ishte Goli më i bukur që kisha parë ndonjëherë në jetën time”[26]. Kundër RCD Espanyol, Messi shënoi një Gol me dorë, i cili gjithashtu ngjasonte me Golin e Maradonas i quajtur “Dora e Perëndisë” të shënuar me dorë kundër Anglisë në çerek-finalen e Botërorit 1986 [27]. Gjatë kohës së tij tek Barcelona, trajneri Frank Rijkaard e vendosi Messin në të majtë të sulmit, për shkak se këmba e tij e preferuar ishte e majta, dhe se ai ishte një lojtar që dinte të depërtonte dhe krosonte shum mirë [28].
Messi e mbylli sezonin 2006–07 me 17 Gola në 36 ndeshje, duke qënë golashënuesi i dytë më i mirë në atë sezon. Nga këto 17 Gola, Messi i shënoi 14 Gola në La Liga, 2 në Copa del Rey dhe 1 në Champions League.
Sezoni 2007-0
Messi duke gjuajtur një penallti në fitoren e Barçës 2-0 kundër
Valencias
në Shtator të vitit 2007.
Më 27 Shkurt, Messi luajtui ndeshjen e tij të 100 zyrtare me Barcelonën kundër Valencias [29].
Messi u nominua për trofeun FIFPro World XI Player për kategorinë e sulmuesve. Një sondazh i kryer në edicionin online të gazetës spanjolle “Marca” e bëri Messin si lojtarin më të mirë në botë me 77% të votave [30]. Opinionistë nga gazeta Marca që Topin e artë e merionte Messi, gjithashtu edhe legjenda Franz Beckenbauer e mbësteste Messin në fitimin e Topit të artë [31]. Personalitete të futbollit si Francesco Totti e kanë konsideruar Messin si një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin [32]. Messi përfundoi i treti në garën për Topin e artë mbrapa Ronaldos dhe fituesit Kaká, dhe gjithashtu përfundoi i dyti në trofeun 2007 FIFA World Player of the Year, edhe këtë herë mbrapa Kakás. Ai u rendit i treti në trofeun IFFHS World’s Best Playmaker, sërisht mbrapa Kakás dhe fituesit Andrea Pirlo [33].
Messi u dëmtua për 6 javë për shkak të një dëmtimi të pësuar më 4 Mars 2008 në një ndeshje të Champions League kundër Celtic FC. Ishte hera e katërt në tre sezone që Messi pësonte dëmtimi të tilla të rënda [34]. Messi shënoi 6 Gola dhe dhuroi 1 Assis në atë sezon në Champions League, Barcelona u eleminua në gjysmë-finale nga fituesit e Manchester United. Në fund të sezonit, Messi shënoi 16 Gola dhe dhuroi 13 Assis në të gjitha kompedicionet.
Sezoni 2008-09
Pasi Ronaldinho u largua nga klubi për tu transferuar tek AC Milan, Messi mori fanellën me numrin 10 [35]. Gjatë sezonit 2008-09, Messi u rendit i dyti për garën për FIFA Futbollisti më i mirë i vitit 2008 me 678 pikë dhe i treti në IFFHS World’s Best Playmaker për vitin e dytë rradhazi [36].
Messi shënoi Hat–trickun e tij të parë për vitin 2009 në një fitore 3–1 kundër Atlético Madrid në Copa del Rey [37]. Më 1 Shkurt 2009, Messi shënoi edhe një dygolësh të rëndësishëm kundër Racing Santander, ai hyri në fushë si zëvëndësues duke shënuar 2 Gola dhe për të përmbysur rezultatin 2-1. Goli i dytë i Messit kundër Racing Santander, ishte Goli i 5000 i Barcelonës në La Liga [38].
Messi shënoi Gola në fitoren e Barcelonës 6–2 kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu, kjo ishte gjithashtu humbja më e thellë e Realit që nga viti 1930 [39][40]. Ai fitoi për herë të parë Copa del Rey më 13 Maj, ai shënoi 1 Gol dhe dhuroi 2 Assis në fitoren me rezultatin 4–1 kundër Athletic Bilbao [41]. Më 8 Prill 2009, Messi shënoi 2 Gola kundër Bayern Munich në Champions League, duke vendosur edhe një rekord personal, pasi me ketë 2 Gola, Messi arriti shifrën e 9 Golave [42]. Ai ndihmoi skuadrën të fitonte La Ligan për sezonin e dytë rresht. Ai ishte protagonist në finalen e Champions Leagues kundër Manchester United, Barcelona fitoi me rezultatin 2–0 me Golat e Samuel Eto’o dhe Messit; argjentinasi shënoi me kokë në minutën e 70 pas një krosimi të Xavit; ai gjithashtu u bë golashënuesi më i mirë i dhe më i ri në moshë i Champions Leagues me 9 Gola [43]. Në aspektin personal, Messi fitoi UEFA Sulmuesi më i mirë i vitit dhe UEFA Futbollisti më i mirë i vitit duke kurorëzuar një sezon spektakolar [44], gjithashtu edhe Barcelona fitoi Champions Leaguen, La Ligan, dhe Copa del Rey [45], duke kompletuar Tripletën, kjo ishte hera e parë që një skuadrën spanjolle fiton 3 trofe në një sezon [46]. Messi e përfundoi sezonin me 38 Gola dhe 18 Assis në 51 ndeshje në të gjitha kompedicionet, Messi gjithashtu u shpall edhe Golashënuesi më i mirë i Barçës në atë sezon.
Kombëtarja
Messi ishte kapiteni i skuadrës në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës 2014, duke udhëhequr skuadrën në suksesin 2–1 kundër Bosnjës dhe Hercegovinës më 15 Qershor [47]. Goli i parë i Argjentinës erdhi pas tre minutash pas krosit të tij i cili u prek nga Marcos Rojo i cili detyroi Sead Kolašinac të shkaktonte autogol. Në minutën e 65, Messi shënoi Golin e dytë të Argjentinës, pasi tribloi tre lojtarë, dhe pas një kombinimi njësh-dysh me Higuaín, ai shënoi nga jashtë zone duke mposhtur portierin Mensur Mujdža [48]. Ky ishte Goli i tij i parë në një Kupë Bote që nga viti 2006 kur ai shënoi kundër Serbisë dhe Malit të Zi në debutimin e tij në një Kupë Bote në fitoren 6–0. Në ndeshjen e dytë të skuadrës, Messi shënoi Golin e fitores në kohën shtesë në fund të ndeshjes kundër Iranit me një goditje nga 25 metra që erdhi nga krahu i majtë [49]. Ky ishte Goli i tij i 40 ndërkombëtarë, duke i siguruar Argjentinës një fitore 1–0 dhe kualifikimin për në fazën me eleminim direkt [50][51]. Në ndeshjen e tretë të grupit më 25 Qershor, Messi arriti në kuotën e katër Golave në këtë turnament, duke shënuar dy Gola në fitoren 3–2 kundër Nigerisë, me Golin e dytë të dytë që erdhi nga një goditje dënimi, me Argjentinën që e mbylli grupin në vendin e parë [52]. Messi u zgjodh lojtari i ndeshjes në të tre ndeshjet e grupit [53][54][55].
Në ndeshjen e raundit të 16 kundër Zvicrës, Messi assistoi Golin e mesfushorit Ángel di María që rezultoi Goli i fitores në minutën e 118 të kohës shtesë. Pasi mori një top nga Rodrigo Palacio, Messi filloi të triblojë, duke kaluar mbrojtësin Fabian Schär, dhe më pas dhuroi topin te di María i cili shënoi [56]. Messi u shpall sërisht lojtari i ndeshjes [57].
Jashtë futbollit
Jeta personale
Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Bashkëshortja e tij quhet Antonela. Aktualisht ata nuk janë të martuar sipas ligjit po bashkëjetojnë. Leo Messi ka dy djem Tiago, që është djali i madh 5 vjec dhe Mateo, djali i vogël 1 vjec.
Statistikat
Skuadra e parë
Redaktaur më 14 Shtator 2013
Skuadra
Sezoni
Liga
Kupa
UCL
Superkupa
USK
Botërori i Klubeve
Total
Ndeshje
Gola
Ndeshje
Gola
Ndeshje
Gola
Ndeshje
Gola
Ndeshje
Gola
Ndeshje
Gola
Ndeshje
Gola
Barcelona
2004–05
7
1
1
0
1
0
—
—
—
9
1
2005–06
17
6
2
1
6
1
—
—
—
25
8
2006–07
26
14
2
2
5
1
2
0
1
0
—
36
17
2007–08
28
10
3
0
9
6
—
—
—
40
16
2008–09
31
23
8
6
12
9
—
—
—
51
38
2009–10
35
34
3
1
11
8
1
2
1
0
2
2
53
47
2010–11
33
31
7
7
13
12
2
3
—
—
55
53
2011–12
37
50
7
3
11
14
2
3
1
1
2
2
60
73
2012–13
32
46
5
4
11
8
2
2
—
—
50
60
2013–14
31
28
6
5
7
8
2
0
—
—
46
41
2014-2015
38
43
6
5
13
10
57
58
2015-2016
9
4
2
1
1
2
5
3
Total
356
301
50
34
99
77
13
11
4
3
4
4
487
415
Kombëtarja
Ndeshjet
Skuadra
Viti
Ndeshje
Gola
Argjentina
2005
5
0
2006
7
2
2007
14
6
2008
8
2
2009
10
3
2010
10
2
2011
13
4
2012
9
12
2013
7
6
2014
13
8
2015
9
4
Total
105
49
Referenca
^2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players (PDF). FIFA. 11 Qershor 2014. p. 2. Retrieved 15 Korrik 2014.
^10 Messi. fcbarcelona.com. FC Barcelona. Vizituar në 6 Janar 2012.
^Robben: Messi Is Out Of This World. GOAL.com. Vizituar në 15 shtator 2013.
^Guti: Messi is better than Cristiano Ronaldo. GOAL.com. Vizituar në 15 shtator 2013.
^Del Potro: Messi’s the best player in the world. Marca.com. Vizituar në 15 shtator 2013.
^Simunic: Messi’s the best of all time. FIFA. Vizituar në 12 dhjetor 2012.
^World Soccer all-time Greatest XI. WorldSoccer.com. Vizituar në 15 shtator 2013.
^Ben Smith: Lionel Messi: Goals record caps golden year for Barcelona star. BBC Sport. Vizituar në 12 dhjetor 2012.
^David Daniels: Lionel Messi: Superstar Striker Is Best Footballer in World. Bleacher Report. Vizituar në 12 dhjetor 2012.
^Lionel Messi hailed as ‘incredible’ and ‘gigantic’ by Gerd Muller after Barcelona star breaks record for most goals. Telegraph Sport. Vizituar në 12 dhjetor 2012.
^Arsène Wenger hails Barcelona’s Lionel Messi after four-goal display. The Guardian. Vizituar në 12 dhjetor 2012.
^David Beckham: Lionel Messi is the best. ESPN. Vizituar në 12 prill 2013.
^Ronaldinho scores the goals, Messi takes the plaudits. Rediff. Reuters. 28 Shtator 2005. Retrieved 23 Gusht 2006.
^Frustrated Messi suffers another injury setback. ESPN Soccernet. 26 Prill 2006. Retrieved 22 Korrik 2006.
^Wallace, Sam (18 Maj 2006). “Arsenal 1 Barcelona 2: Barcelona crush heroic Arsenal in space of four brutal minutes”. The Independent (Paris). Retrieved 3 Qershor 2009.
^Barca retain Spanish league title. BBC Sport. 3 Maj 2006. Retrieved 3 Qershor 2009.
^Messi to miss FIFA Club World Cup. FIFA.com/Reuters. 13 Nëntor 2006. Archived from the original on 11 December 2007. Retrieved 18 Janar 2006.
^Hayward, Ben (11 Mars 2007). “Magical Messi is Barcelona’s hero”. The Independent (UK). Retrieved 30 Maj 2009.
^{{cite news Kari scene|url=http://www.fifa.com/worldfootball/clubfootball/news/newsid=113101.html |title=Inter beat AC, Messi headlines derby |date= 11 March 2007 |publisher=FIFA |accessdate=30 Maj 2009}}
^White, Duncan (4 Prill 2009). Lionel Messi 2006/07 season statistics. Londër: ESPN Soccernet. Retrieved 3 Qershor 2009.
^Lowe, Sid (20 April 2007). “The greatest goal ever?”. The Daily Telegraph (UK). Retrieved 7 July 2009.
^“Can ‘Messidona’ beat Maradona?”. The Hindu (Chennai, India). 14 July 2007.
^Lowe, Sid (20 April 2007). “The greatest goal ever?”. The Daily Telegraph (UK). Retrieved 7 May 2007.
^Mitten, Andy (10 June 2007). “Hand of Messi saves Barcelona”. The Times (UK). Retrieved 12 January 2008.
^Ronald Reng (27 maj 2011): Lionel Messi. Financial Times. Vizituar në 10 qershor 2012.
^Xavi late show saves Barca. FIFA. 27 February 2008. Retrieved 27 May 2009.
^Villalobos, Fran (10 April 2007). “El fútbol a sus pies”. Marca (Spanish) (Spain). Retrieved 7 July 2009.
^Fest, Leandro. “Si Messi sigue trabajando así, será como Maradona y Pelé”. Sport (Spanish) (Spain). Retrieved 7 July 2009.
^“Totti le daría el Balón de Oro a Messi antes que a Kaká”. Marca (Spanish) (Spain). 29 November 2007. Retrieved 7 July 2009.
^2007 IFFHS World’s Best Playmaker Award. Vizituar në 31 gusht 2012.
^Barcelona’s Lionel Messi sidelined with thigh injury. Canadian Broadcasting Corporation. 5 March 2008. Retrieved 14 June 2009.
^Sica, Gregory (4 August 2008). Messi Inherits Ronaldinho’s No. 10 Shirt. Goal.com. Retrieved 2 June 2009.
^2008 World’s Best Playmaker Award. Vizituar në 31 gusht 2012.
^“Messi shënoi Hat-trick në fitoren e Barcelonës 3-1 kundër Atlético Madrid”. Shanghai Daily. 7 January 2009. Retrieved 29 May 2009.
^Supersub Messi fires 5,000-goal Barcelona to comeback victory. Agence France-Presse. 1 February 2009. Archived from the original on 4 February 2009. Retrieved 1 February 2009.
^Lowe, Sid (2 May 2009). “Barcelona run riot at Real Madrid and put Chelsea on notice”. The Observer (Madrid). Retrieved 31 May 2009.
^Macdonald, Paul (3 May 2009). Real Madrid Fan Poll Says Barcelona Loss Is Most Painful In Club History. Goal.com. Retrieved 31 May 2009.
^“Barcelona defeat Athletic Bilbao to win Copa del Rey”. The Daily Telegraph (UK). 14 May 2009. Retrieved 28 May 2009.
^Logothetis, Paul (9 April 2009). “Barcelona returns to earth with league match”. USA Today. Retrieved 7 July 2009.
^Messi sweeps up goalscoring honours. UEFA. 27 May 2009. Retrieved 4 June 2009.
^Messi recognised as Europe’s finest. UEFA. 28 August 2009. Retrieved 30 August 2009.
^Barcelona win treble in style. Gulf Daily News. 28 May 2009. Retrieved 28 May 2009.
^Barcelona eclipse dream team with historic treble. Agence France-Presse. 31 May 2009. Archived from the original on 25 October 2012. Retrieved 3 June 2009.
^“Argentina 2–1 Bosnia Herzegovina”. BBC Sport. Vizituar në 27 Qershor 2014.
^“World Cup 2014: Watch Messi score wonder goal for Argentina against Bosnia”. Daily Mirror. 16 Qershor 2014. Retrieved 16 Qershor 2014.
^“”Argentina vs Iran, World Cup 2014″”. The Telegraph. 21 Qershor 2014. Retrieved 21 Qershor 2014.
^“Argentina 1–0 Iran”. BBC. 21 Qershor 2014. Retrieved 22 Qershor 2014.
^“Argentina v Iran: World Cup 2014 – as it happened”. The Guardian. 21 Qershor 2014. Retrieved 22 Qershor 2014.
^“Nigeria 2–3 Argentina”. BBC. 25 Qershor 2014. Retrieved 26 Qershor 2014.
^2014 FIFA World Cup – Argentina vs. Bosnia: 2–1; Man of the Match: Lionel Messi. Vizituar në 27 Qershor 2014.
^2014 FIFA World Cup – Argentina vs. Iran: 1–0; Man of the Match: Lionel Messi. Vizituar në 27 Qershor 2014.
^2014 FIFA World Cup – Nigeria vs. Argentina: 2–3; Man of the Match: Lionel Messi. Vizituar në 27 Qershor 2014.
^“Argentina 1–0 Switzerland”. BBC. 1 Korrik 2014. Retrieved 2 Korrik 2014.
^Argentina vs. Switzerland: 1–0 – Man of the Match: Lionel Messi. Vizituar në 2 Korrik 2014.
Lidhje të jashtme
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Lionel Messi
Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar në Website-n zyrtar, pas humbjes së ndeshjes 3-0 në tavolinë ndaj Rumanisë. FFK shkruan se pavarësisht vendimit të UEFA-s, ekzistojnë provat e mjaftueshme që çështja të fitohet në CAS.
REAGIMI I FFK:
Sot, pas ankesës sonë të bazuar në fakte për përdorimin e thirrjeve raciste, ksenofobe dhe gjuhës së urrejtjes nga tifozët rumun gjatë ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, UEFA ka marrë vendimin për të dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë prej 128,000 eurosh dhe një ndeshje pa shikues.
Për FFK-në dhe lojtarët e Kombëtares tonë ky vendim është një konfirmim i arsyeshmërisë së veprimeve tona kundër thirrjeve raciste dhe mesazheve provokative politike kundër Kosovës. Për këtë, Rumania është dënuar me një vlerë totale prej 80,000 eurove. Ky vendim arsyeton në plotni veprimet tona, dhe jemi krenarë që Kombëtarja jonë e vlerësoi saktë situatën kur vendosi të lërë fushën në shenjë proteste ndaj këtyre thirrjeve raciste, mesazheve provokuese politike dhe sjelljeve të tjera diskriminuese. Ky vendim konfirmon se Kosova ka ngritur një standard të ri për mbrojtjen e dinjitetit dhe respektit në futbollin ndërkombëtar.
Pavarësisht kësaj, ne nuk jemi dakord me vendimin për t’i hequr Kosovës tri pikë në tavolinë dhe për ta shpallur rezultatin 3-0 në favor të Rumanisë. Për këtë vendim, FFK do të bëjë ankesa dhe do të apelojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, duke vazhduar të mbrojë të drejtën dhe integritetin e Kombëtares sonë.
FFK tashmë ka dorëzuar një kërkesë formale për të marrë vendimin e plotë nga UEFA, për të patur qasje të plotë në të gjitha detajet dhe arsyetimet ligjore që kanë çuar në këtë vendim dhe pas pranimit të vendimit të plotë, ne do të përdorim çdo shkallë tjetër të apelimit që kemi në dispozicion për të kundërshtuar heqjen e pikëve, e cila nuk reflekton drejtësinë dhe nuk pasqyron përpjekjet tona për të mbrojtur vlerat sportive.
Ky rast nuk është thjesht një sfidë për futbollin kosovar, por një betejë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format e tij. Lojtarët tanë treguan një guxim të jashtëzakonshëm dhe qëndrim shembullor duke refuzuar të luajnë në kushte të padenja, dhe ky vendim i UEFA-s është një dëshmi e qartë që gjuha e urrejtjes, racizmi dhe mesazhet provokuese politike nuk kanë vend në futboll.
FFK mbetet e përkushtuar të mbrojë interesat e lojtarëve dhe të komunitetit tonë sportiv, duke vendosur standarde të reja për drejtësi dhe respekt në sport. Ne falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit të na bashkohen në këtë betejë për barazi dhe dinjitet. bw
Organizimi i Kampionatit Europian të Futbollit U21 më 2027 nga Shqipëria dhe Serbia ka sjellë reagimin e radhës të Tifozave Kuqezi, që nëpërmjet pankartave në ndeshjen ndaj Ukrainës, dhanë mesazhe të rëndësishme në “Arenën Kombëtare”.
Tifozat Kuqezi e cilësojnë këtë bashkëpunim si të papranueshëm, duke kujtuar masakrat e bëra në Kosovë.
Postimi:
Mbrëmë, jo për të përmbyllur, por për të vazhduar edhe më, me reagime ndaj organizimit të përbashkët me shkijet të EURO’27 për kategorinë U-21.
Si një reagim ndaj FSHF-së si bashkëorganizatore dhe mbrojtëse e madhe e idesë së këtij bashkëpunimi, kemi shkruar disa nga të bëmat e shkijeve ndaj popullit shqiptar që konsiderojmë se janë të mjaftueshme, që bashkëpunime të tilla të konsiderohen TRADHTI.
– 15 mijë të vrarë vetëm në luftën e fundit dhe dhjetëra mijëra të vrarë e masakruar nëpër histori.
– 20 mijë gra shqiptare të dhunuara
– 1 milion shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre
– 650 shkolla të shkatërruara
– 30 masakra të kryera mbi civilë shqiptarë të pambrojtur për më pak se 6 muaj.
– 14.10.2014, kur një stadium i tërë në prani të gjithë krerëve shtetëror këndonte për vrasjen e shqiptarëve në kor. Këto thirrje vazhdojnë edhe sot në çdo ndeshje të tyre.
– Afrim Bunjaku, heroi më i ri, i cili u vra nga shkijet pak kohë më parë
– Përparim Thaçi, futbollist, i cili u vra nga shkijet në luftën e fundit
Këto ishin vetëm disa nga pankartat tona që u shfaqën në këtë ndeshje, por jo për të përmbyllur ciklin e reagimeve nga ana e jonë në lidhje me këtë organizim të turpshëm.
Reagimet tona, do të vijojnë, e do të radikalizon deri në dhënien fund të kësaj marrëzie që në emër të kozmopolitizmit po fyhen viktimat dhe e kaluara jonë e dhimbshme. bw
Lojtarët e Kombëtares së Kosovës në futboll duke u larguar nga ndeshja me Rumaninë në Bukuresht më 15 nëntor 2024.
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, vendosi se Kosova është përgjegjëse për braktisjen e ndeshjes kundër Rumanisë, duke e humbur atë me rezultat zyrtar 3:0.
UEFA tha se Kosova humbi lojën në tavolinë për shkak se ishte përgjegjëse për ta luajtur atë deri në fund dhe me braktisjen e saj, ajo shkeli nenin 25.01 të Rregullores së Ligës së Kombeve të UEFA-s.
“Federata e Futbollit e Kosovës të dënohet me 6.000 euro për sjellje të pahijshme të ekipit të saj”, tha UEFA.
Në ndeshjen futbolliste në kuadër të Ligës së Kombeve, lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha në minutën e 92-të, pasi u ankuan për thirrje raciste nga tifozët rumunë në Arenën Kombëtare në Bukuresht.
UEFA shqiptoi 50.000 euro gjobë për Federatën rumune të Futbollit dhe e dënoi me një ndeshje pa prani të tifozëve “për sjelljen raciste apo diskriminuese të mbështetësve të tij [sa i përket brohoritjeve ksenofokike dhe antihungareze]”.
Kjo federatë u dënua edhe me 30.000 euro për transmetim të mesazheve provokuese politike “që nuk janë të përshtatshme për ngjarje sportive”.
Federata rumune u dënua me 9.000 euro për hedhje të gjësendeve, me 4.500 euro për ndezje të fishekzjarrëve, 8.000 euro për përdorimin e laserëve, 12.500 euro për pengim gjatë antonimeve të himneve kombëtare dhe 14.000 dollarë për bllokim të korridorit në stadium.
Në minutën e 92-të të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, udhëzoi ekipin që të largohej nga fusha.
Ai tha se në stadium kishte thirrje “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi” nga tifozët vendës. Rrahmani deklaroi se e kishte njoftuar gjyqtarin e ndeshjes “së paku tri herë” para se ekipi i Kosovës ta braktiste fushën.
Rrahmani dhe shtabi teknik e ekipit verdhekaltër i udhëzuan futbollistët të largohen nga fusha dy minuta pa përfunduar ndeshja në Arena Bukuresht, kur rezultati ishte 0:0, derisa lojtarët e Rumanisë qëndruan në fushë.
Pas diskutimeve për rreth një orë mes gjyqtarit të ndeshjes dhe përfaqësuesve të të dyja kombëtareve, lojtarët e Kosovës nuk pranuan të ktheheshin në fushë edhe pse u ishte thënë se kushtet ishin përmirësuar për vazhdimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 92-të.
Gjyqtari danez Morten Krogh u kthye në fushë dhe i kërkoi ekipit rumun ta rinisë lojën dhe e pezulloi atë më pas, sipas rregullores së UEFA-s.
Pas kësaj, UEFA hapi procedurë disiplinore ndaj dy kombëtareve.
Kombëtarja rumune në futboll një ditë pas ndeshjes kishte falënderuar tifozët e saj për “mbështetjen” dhe “sjelljen” gjatë lojës me Kosovën.
“Është për keqardhje gjesti i ekipit mysafir, që zgjodhi të largohej nga fusha pa pajtimin e referit, refuzoi ta përfundonte ndeshjen në fushë në frymën e lojës fer, që reflekton mungesë të respektit jo vetëm për futbollin, por edhe për ata si futbollistë profesionistë”, tha Kombëtarja e Rumanisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, Federata e Futbollit të Kosovës më 16 nëntor dënoi ashpër “provokimet dhe sjelljet raciste” gjatë ndeshjes në Bukuresht.
“Thirrjet si ‘Kosovo is Serbia’ dhe ‘Serbia, Serbia’, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurt për lojtarët tanë”, u tha në reagimin e FFK-së.
Paraprakisht, FFK-ja la të kuptohet se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër (CAS), nëse UEFA vendos ia jep fitoren Rumanisë
CAS-i ka rrëzuar shpesh vendimet e UEFA-s apo të shtëpisë botërore të futbollit, FIFA.
Kjo është hera e dytë në dy vizitat e fundit të Kosovës në Bukuresht brenda një viti që ndeshja është ndërprerë për shkak të thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës.
UEFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Rumanisë me 52.000 euro, si dhe e dënoi me një ndeshje pa tifozë, pas një hetimi për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës në shtator 2023.
Atëbotë, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht ishte ndërprerë për rreth një orë, pasi tifozët vendës kishin bërë thirrje dhe e kishin shpalosur një pankartë “Kosova është Serbi”, para se të rifillonte pas qetësimit të situatës dhe heqjes së pankartës. REL
Futbollistët e Kosovës (me fanella të zeza) gjatë një kacafytjeje me futbollistët e Rumanisë, para se ta braktisnin lojën e Ligës së Kombeve në Bukuresht, 15 nëntor 2024.
Tema më e diskutuar e ditëve të fundit ka qenë vendimi i futbollistëve të Kombëtares së Kosovës për ta braktisur një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë në Bukuresht. Cilat pritet të jenë pasojat e këtij veprimi?
Kosova argumenton se futbollistët e saj kishin të drejtë ta braktisnin njëanshëm ndeshjen e Ligës së Kombeve në futboll kundër Rumanisë në Bukuresht javën e kaluar, pas ankesave për thirrje raciste nga tifozët rumunë.
Por për këtë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tani duhet ta bindë Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA), e cila pritet të vendosë për epilogun e ndeshjes së zhvilluar më 15 nëntor.
Disa ekspertë ligjorë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, megjithatë, thanë se ka pak mundësi që vendimi i shtëpisë qeverisëse të futbollit evropian të shkojë në dobi të Kosovës, duke parë mënyrën se si rrodhi ndeshja, e cila nxiti reagime madje edhe përtej futbollit, edhe nga krerët e të dyja vendeve.
Futbollistët e Kosovës e lanë fushën e lojës kur kishin mbetur pak sekonda para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, teksa rezultati ishte 0:0. Ndeshja fillimisht u pezullua, para se të braktisej një orë më vonë, sepse kosovarët nuk pranuan të ktheheshin në barin e gjelbër.
Kjo ndodhi pasi disa tifozë rumunë brohoritën “Serbia! Serbia!”, gjatë një kacafytjeje mes kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, dhe sulmuesit rumun, Denis Alibec.
FFK-ja i akuzoi tifozët e Rumanisë për “sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese”, dhe tha se futbollistët e saj u larguan nga fusha për shkak të “mungesës së dinjitetit dhe sigurisë”.
Pohimet e saj u hodhën poshtë nga Federata e Futbollit e Rumanisë (FRF), e cila tha se “nuk kishte thirrje raciste gjatë ndeshjes”, dhe shprehu keqardhje që Kosova mori vendim për ta braktisur ndeshjen.
UEFA njoftoi më 16 nëntor për hapjen e procedurave disiplinore ndaj të dyja federatave, dhe tha se do ta kumtojë vendimin rreth procedurave “kur të jetë koha e përshtatshme”.
Avokati sportiv italian, Claudio Monteleone, tha për Radion Evropa e Lirë se, megjithëse është herët të thuhet se cili do të jetë vendimi, në rastet kur një ekip e braktis lojën njëanshëm, ai e humb ndeshjen me rezultat zyrtar si pasojë.
“Në shikim të parë, faktet duket se thonë që këtu vlen rregullorja e UEFA-s, e cila përcakton se ekipi që e ka braktisur lojën konsiderohet ta ketë humbur atë me rezultat 3:0”, tha Monteleone.
Sipas rregullores së UEFA-s për siguri dhe mbrojtje, ndeshja braktiset në rast të incidenteve të rënda racizmi dhe ajo, në parim, duhet të bëhet me pajtimin e të gjitha palëve të përfshira.
Procedura me tre hapa kërkon që gjyqtari i ndeshjes të kërkojë thirrje publike për ndaljen e sjelljeve raciste, ta ndërpresë ndeshjen derisa të ndalen ato dhe, si zgjidhje e fundit, ta ndërpresë ndeshjen përfundimisht.
Gjyqtari danez, Morten Krogh, e ndërpreu ndeshjen në Arenën Kombëtare në Bukuresht për rreth 50 minuta, dhe më pas u kërkoi futbollistëve të Kosovës të ktheheshin në fushë për vazhdimin e saj. Por, ata nuk pranuan.
Avokati Sabin Gherdan, i cili përfaqësoi Rumaninë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në rastin e medaljes së bronztë të fituar nga gjimnastja Ana Barbosu pas Lojërave Olimpike, tha se në ndeshjen Rumani-Kosovë argumentet për një vendim të favorshëm janë në anën e rumunëve.
“Sa i përket asaj që ndodhi, nuk shoh ndonjë tjetër zgjidhje, përveç një ndeshjeje të fituar nga Rumania 3:0, në tavolinë”, u shpreh avokati për Radion Evropa e Lirë.
Por, jo gjithçka është shumë e qartë. Organi për kontroll, etikë dhe disiplinë i UEFA-s pritet të marrë kohë për të vendosur për këtë ndeshje, e cila ishte pothuajse një përsëritje e ndeshjes së para një viti në stadiumin e njëjtë ndërmjet dy kombëtareve të njëjta.
Kosova u ankua se tifozët rumunë të premten e kaluar brohoritën “Kosova është Serbi” dhe “Serbia” – nga e cila Kosova shpalli pavarësinë më 2008 – që ishte përsëritje e thirrjeve të bëra gjatë vizitës së fundit të Kosovës në Bukuresht në shtatorin e 2023-tës, për çka UEFA e kishte dënuar dhe gjobitur Rumaninë.
Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, tha pak pas ndeshjes se e kishte njoftuar gjyqtarin “së paku tri herë” për thirrjet, të cilat u bënë pasi ai u përfshi në një incident me lojtarin kundërshtar, Alibec.
Menaxheri i ekipit kombëtar të Kosovës, Bajram Shala, tha më 17 nëntor se ekipi ligjor i FFK-së i ka dorëzuar të gjitha dëshmitë e saj, dhe se është duke “punuar fort për të sjellë drejtësinë në vend”.
Monteleone, ndërkaq, beson se është e vështirë të përcaktohet në këtë fazë nëse Kosova është fajtorja e vetme për mosvazhdimin e ndeshjes më 15 nëntor.
“Nuk kemi qasje në dokumente zyrtare të asaj ndeshjeje, siç është raporti i gjyqtarit, që mund të merret për referencë specifike”, tha Monteleone, duke shtuar se shumë do të varet nga raporti i delegatit të ndeshjes.
Një arbitër në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv në Kosovë dhe në Gjykatën Evropiane të Arbitrazhit (ECA), Fisnik Salihu, tha se pret që UEFA t’i dënojë të dyja federatat. Raporti i gjyqtarit të ndeshjes, i delegatit zyrtar të ndeshjes, si dhe dëshmitë e të dyja federatave do të jenë vendimtare, sipas tij.
Futbollistët e Kosovës u panë duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore përballë tifozëve të Rumanisë derisa po largoheshin nga fusha, duke i zemëruar ata. Ky gjest është imitim i shqiponjës në flamurin kombëtar të Shqipërisë.
Edhe Kosova ishte gjobitur muajin e kaluar për shkak të ndërprerjeve në ndeshjen e parë me Rumaninë në shtator, kur tifozët kishin hedhur flakadanë, ishin futur në fushë dhe e kishin fishkëllyer himnin kombëtar rumun.
“Në veçanti janë të rëndësishme deklaratat e gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes, pasi në situata të tilla janë protokolle të caktuara të sigurisë që duhet të administrohen dhe aplikohen. Lidhur me këtë ndeshje, pres që të ketë dënime të ashpra nga organet përgjegjëse për të dyja palët. Nuk pres që palët të arrijnë ato që pretendojnë”, tha Salihu.
Ai shtoi se është interesant të shihet se si UEFA do ta interpretojë ankesën e Kosovës për racizmin dhe për sjelljet e publikut, dhe nëse përsëritja e këtyre veprimeve arrin standardin e mjaftueshëm për moszhvillim të ndeshjes.
Federata kosovare ka lënë të kuptohet se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër, nëse UEFA vendos përfundimisht t’ia japë fitoren Rumanisë.
CAS-i ka rrëzuar shpesh vendimet e UEFA-s apo të shtëpisë botërore të futbollit, FIFA, por do të ishte e vështirë të mendohej çfarë do të kishte qenë vendimi i kësaj gjykate në një fazë kaq të hershme.
“Është herët të flitet për CAS, pa pasur vendimet e shkallës së parë dhe dytë të UEFA-së. Varësisht, këtyre vendimeve, pres që palët t’i drejtohen CAS-it për një vendim final”, tha Salihu.
Reagime përtej fushës së futbollit
Incidenti i 15 nëntorit në Bukuresht nxiti reagime edhe përtej fushës së futbollit, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që e mbrojti vendimin e lojtarëve të vendit të tij për ta braktisur fushën, duke e nxitur homologun e vet rumun, Marcel Ciolacu, ta kritikojë atë për “përzierjen e sportit me politikë”.
Kurti i takoi futbollistët e Kosovës pas kthimit të tyre në Prishtinë, një ditë pas ndeshjes në Rumani, dhe i përgëzoi për vendimin.
“Ai është qëndrim parimor, i drejtë e dobishëm edhe për Kosovën, për futbollin e për secilin qytetar të vendit tonë, që është ndier i përfaqësuar me deklaratën dhe qëndrimin e kapitenit Amir Rrahmani”, u shpreh Kurti.
Ai i bëri thirrje UEFA-s dhe FIFA-s që të “mos lejojnë këto gjëra”.
“Kosova ka pasur të kaluar të vështirë, luftë, masakra e gjithçka. Nuk ka qenë e lehtë të arrihet këtu, andaj meritojmë respekt. Të gjithë duhet të dinë se Kosova është Kosovë, ose se Kosova është Shqipëri, kaq, këtu mbaron”, tha Kurti.
Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri i Rumanisë tha se homologu i tij kosovar po përpiqet ta shndërrojë “viktimën në agresor”.
Çfarë do të nënkuptonte për Kosovën fitorja apo humbja?
Kosova dhe Rumania i fituan ndeshjet e tyre të mbetura në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, të hënën e 18 nëntorit, që nënkupton se as fitorja jashtë fushës nuk do t’i kryente punë Kosovës për ta fituar grupin.
Rumania i prin grupit me 15 pikë, ndërsa Kosova ka 12 pikë, në vendin e dytë, pra pa llogaritur pikët nga ndeshja e braktisur më 15 nëntor.
Nëse Kosovës i jepet fitore 3:0 për ndeshjen e braktisur, atëherë ajo do ta barazonte Rumaninë në krye të grupit, me nga 15 pikë secila.
Gjëja e parë që do të shikoheshin janë ballafaqimet kokë më kokë, dhe meqë Kosova e humbi ndeshjen e parë në Prishtinë 3:0, do të duhej të vendoste goldallimi, pra cila skuadër ka shënuar dhe pranuar më pak gola.
Edhe në këtë rast, të dyja skuadrat do të kishin goldallim të ngjashëm, +9, gjë që dërgon te një kriter tjetër: kush ka shënuar më së shumti gola.
Rumania i ka shënuar 15 gola në këtë fushatë, ndërsa Kosova 10, dhe sikur t’i shtoheshin tri gola nga fitorja e mundshme 3:0 nga ndeshja e braktisur, ato nuk do t’i mjaftonin.
Pra, Rumania e ka fituar grupin dhe është ngritur në Ligën B.
Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në Nations League këtë mbrëmje, në përballjen ndaj Ukrainës.
Para këtij takimi, në “Stadiumin Kombëtar” do të mbahet një minutë heshtje, për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili ndërroi jetë të hënën pas një sherri me bashkëmoshatarë.
Cani, së fundmi ka qenë pjesë e Dinamo U-15, ndërsa është impenjuar me Akademinë e klubit Partizani për dy vite, në ekipet e moshave U-13 dhe U-14. sn
Narcis Drejan është një gazetar dhe komentator sportiv rumun. Ai komentet e tij i shkruan në gazetën GSP (Gazeta Sporturiol), ndërsa së fundmi ai ka komentuar edhe për ndeshjen Rumani – Kosovë.
Drejan është i njohur për analizat e tij të detajuara dhe për opinionet e tij të hapura mbi ndryshime dhe ngjarje në botën sportive.
Shkrimi i tij nis me kritika ndaj UEFA-s dhe presidentit Aleksandar Ceferin, duke e cilësuar atë si fajtorin kryesor për të gjitha rrëshqitjet e motivuara politikisht në ndeshjet e futbollit.
“Është shumë e lehtë të shkosh përpara me paramendim, t’u hidhesh në qafë kosovarëve. Kur UEFA dhe FIFA miratuan që Kombëtarja e Kosovës nuk mund të luante kundër vendeve si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Rusia, ishte qartësisht një problem”, shkroi fillimisht Drejan për GSP.
Ai theksoi po ashtu se janë të ndaluara edhe ndeshjet Spanjë – Gjibraltar, Ukrainë – Rusi dhe Armeni – Azerbajxhan.
Me përjashtim të Spanjës dhe Gjibraltarit, të gjithë të tjerët janë në lindje dhe UEFA beson se ky nuk është problem.
Gazetari është futur në ndeshjet mes Kosovës dhe Rumanisë, duke nxjerrë edhe analiza politike, që datojnë para 25 vitesh, kur president i Rumanisë në atë kohë ishte Emil Constantinescu, i cili nuk e lejoi NATO-n në hapësirën ajrore rumune për kryerjen e operacioneve të forcave aleate, të cilat bombarduan ish-Jugosllavinë.
“Dhe meqë ra fjala, le të kuptojmë pak historinë, nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar nga serbët, po ashtu 25 vjet me parë. Nuk po flasim për vitet 1940, e vërteta është se ne jemi ende të traumatizuar sot për shkak të Revolucionit të 89-ës, ku rumunët qëlluan rumunët”, shkruan Drejan.
Ai ka shkruar për masakrat e shumta të vitit 1999 në vende si Lipjan, Gjakovë, Vushtri, Korishë, Prizen dhe Pejë, ku serbët vranë shqiptarët kosovarë në stilin mesjetar.
Drejan i kritikon rumunët, pasi sipas tij sillen si një popull i pashkolluar, një popull që nuk ka kaluar luftën, që nuk e ka empatizuar në jetë dhimbjen e të tjerëve.
“Dhe pse? Sepse një bandë banditësh, shumë me precedentë penalë, e kuptojnë se është mirë në stadium prekësh një vend që kaloi tmerret e luftës. Nëse të nesërmen do t’i gjenit prindërit tuaj të varur në pragun tuaj dhe do të zbulonit se ata ishin serbë gjakatarë, a do të bërtisnit ndonjëherë, “Serbi, Serbi!”? Apo i keni harruar ndeshjet Serbi-Rumani kur na quanin “ciganët”? Por ne harrojmë shpejt se gjithmonë e zëmë kohën tonë me gjithçka tjetër”, shkruan ai në analizën e tij.
Në fund ai shkroi për UEFA-n, duke e cilësuar si organizatë të korruptuar që ende punon me paratë e Gazprom. sn
Kosova mundi 1-0 Lituaninë në shtëpi, në ndeshjen e fundit të Nations League.
“Dardanët” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa kaluan në epërsi që në minutën e pestë. Presioni i skuadrës së Fodas u shpërblye më së miri, teksa kombinimi Muriqi-Jashari u finalizua në mënyrë perfekte. Jashari nuk fali, duke dërguar topin në rrjetë.
Jashari u shndërrua në protagonist negativ në të 45-tën, teksa u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.
Pavarësisht rasteve, në pjesën e dytë nuk pati gol. Kosova renditet në vendin e dytë në League C me 12 pikë, ndërkohë që ende nuk është mësuar fati i sfidës së ndërprerë me Rumaninë. bw
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë, e vlefshme për Nations League, vazhdon të bëjë bujë. “Dardanët” u larguan nga fusha e Bukureshtit pak sekonda para fundit të ndeshjes, pas thirrjeve raciste.
Skandalet nuk kanë të ndalur, pasi së fundmi, gazetari i njohur Arlind Sadiku ka siguruar një fotografi të arbitrit të ndeshjes, Krogh M, duke komunikuar në telefon.
Pamje me të vërtetë e rrallë e gjyqtarit danez, pasi dihet që gjëra të tilla janë rreptësisht të ndaluara në një sfidë të nivelit të lartë. Mediat në Kosovë shkruajnë se ende nuk dihet se me kë ka komunikuar Krogh, në ato momente.
Vlen të theksojmë se UEFA po merr në shqyrtim rastin dhe shumë shpejt do të dalë vendimi zyrtar për këtë ndeshje. Deri të martën, të dyja palët duhet të dorëzojnë të gjitha provat materiale. bw
Thellohet skandali në ndeshjen Rumani-Kosovë. Thirrjet raciste në shkallët e stadiumit nga tifozët të cilët në kor lëshuan mesazhe antishqiptare dhe në mbështetje të Serbisë u shoqëruan edhe nga sjellja brutale e policisë rumune.
Një grup i vogël i tifozëve që mbështesnin përfaqësuesen e Kosovës shpalosën në stadium flamurin kombëtar.
Siç duket nga pamjet që ka siguruar BalkanWeb, policia rumune ka ndërhyrë duke larguar flamurin kuqezi, ndërsa ka nxjerrë jashtë stadiumit me dhunë edhe tifozët.
Ndeshja Rumani-Kosovë u shoqërua me incidente të forta si në shkallët e stadiumit ashtu edhe në fushën e blertë. Tensioni që vinte nga ana e tifozerisë përmes thirrjeve të tyre raciste u reflektua në lojën e ekipeve teksa nuk munguan as përplasjet fizike. Duhet të vinte minuta e ’93-të e shtesës kur ndeshja do të ndërpritej pasi koret antishqiptare ishin intensifikuar. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u përplas fizikisht me një lojtar rumun në fundin e ndeshjes.
Ekpi i Kosovës braktis fushën dhe i drejtohet dhomave të zhveshjes.
Disa minuta më pas arbitri kërkon rikthimin e lojtarëve në fushë për të zhvilluar minutat e mbetura, por futbollistët e përfaqësueses së Kosovës refuzojnë vazhdimin e lojës dhe për rrjedhojë ndeshja u ndërpre përfundimisht.
Ata e fitojnë gjithmonë “betejën” e tyre në shkallët e stadiumit. Tifozët Kuqezi kanë shpalosur një banderolë mjaft interesante për ndeshje Shqipëri-Çeki në Stadiumin Kombëtar.
“Shqiponjat janë të uritura”, shkruhej në banderolën goditëse të mbështetësve të përfaqësueses tonë. Kujtojmë që ky takim shkon për llogari të ndeshjet së pestë në Nations League. bw
E gjithë vëmendja është e spostuar në Stadiumin Kombëtar, aty ku Shqipëria pret Çekinë në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologu Hasek kanë shuar të gjitha dilemat, duke zgjedhur titullarët për skuadrat respektive.
Kuqezinjtë janë në vendin e katërt në grup1 të League B, me 6 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, çekët kryesues nuk janë larg, pasi kanë vetëm një pikë më shumë se përfaqësuesja jonë. Arbitër kryesor për këtë takim është zvicerani Scharer. bw
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tha se kishte paralajmëruar vazhdimisht organin qeverisës të futbollit evropian UEFA për provokimet e mundshme nga tifozët e Rumanisë, përpara ndeshjes së të premtes në Ligën e Kombeve, e cila u braktis nga futbollistët e Kosovës.
Ndëshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u braktis pasi lojtarët vizitorë u larguan nga fusha ku po luhej me rezultat zero me zero, kur dëgjuan brohoritjet pro Serbisë nga tifozët vendas.
Ndeshja fillimisht u ndërpre përpara se të braktisej nga skuadra e Kosovës e cila refuzoi të kthehej në fushë. UEFA tha se do të jap “informacione të mëtejshme në kohën e duhur”.
Thirrjet si “Kosova është Serbi” dhe “Serbia, Serbia”, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese, ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurt për lojtarët tanë”, thuhet në një deklaratë të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“FFK-ja kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-s për mundësinë e veprimeve të tilla, një herë disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta përpara fillimit të saj. Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit”, thuhet në deklaratë.
FFK-ja gjithashtu pretendoi se një zyrtar i Rumanisë “kërcënoi dhe sulmoi” një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit.
“Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s”.
Federata Rumune e Futbollit (FRF) tha se ishte zhgënjyer nga sjellja e delegacionit dhe lojtarëve të Kosovës, duke i cilësuar akuzat e tyre si të pabaza, ndërsa pretendon se veprimet e tyre ishin të paramenduara.
“Është e rëndësishme të theksohet se gjatë ndeshjes nuk ka pasur thirrje raciste dhe as edhe një herë nuk është brohoritur parulla ‘Kosova është Serbi’”, tha kjo federatë
“Për më tepër, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithëve vendimin Komitetit Disiplinor të UEFA-s lidhur me një incident të ngjashëm gjatë një ndeshjeje të vitit të kaluar, kur Kosova ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Vendimi thoshte qartë se parulla “Kosova është Serbi” nuk mund të klasifikohet si raciste dhe për rrjedhojë, nuk mund të nxisë procedurën prej tre hapash”, thuhet në deklaratën e federatës rumune.
Procedura me tre hapa, nënkupton që arbitri të kërkojnë një njoftim publik për të bërë thirrje për ndërprerjen e sjelljeve raciste, pezullimin e ndeshjes derisa të ndërpriten sjelljet e tilla dhe braktisjen e plotë të ndeshjes.
“Kjo cështje u ritheksua edhe nga delegati i UEFA-s gjatë takimit teknik para ndeshjes së mbfremshme”, thuhet në deklaratë në të cilën theksohet “keqardhja … që një ekip futbolli do të zgjidhte të largohej nga fusha dhe të tërhiqej në dhomën e zhveshjes vetëm dy minuta para fishkëllimës së fundit, duke qenë se rezultati nuk ishte i favorshëm për të”.
Federata Rumune e Futbollit u gjobit nga UEFA vitin e kaluar për shkak të thirrjeve pro Serbisë deh shpalosjes së një një mbishkrimi “Kosova është Sërbi” nga tifozët gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 kundër Kosovës.
Kosova gjithashtu u gjobit muajin e kaluar për ndërprerjen e një ndeshjeje mes dy palëve në shtator, kur tifozët e saj ndezën dhe hodhën fishekzjarrë, hynë në fushë dhe fishkëllyen gjatë himnit kombëtar rumun.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe është njohur nga më shumë se 100 vende të botës, por jo nga Rumania.
Komentet