24 Janari i vitit 1928 u sjell ne kujtese familjareve, miqve e kolegeve , dashamiresve te muzikes 95 vjetorin e Nikolla Zoraqit.
Kompozitori i cili la pas Opusin me te madh ne krijimtarine muzikore absolutisht ne te gjithe zhanret e saj me shume se kushdo kompozitor tjeter bashkekohes i tij.
Muzike te “çertifikuar”, njohur e vleresuar jo vetem nga kritika profesionale por edhe deri te degjuesi me i thjeshte i cili ka konsumuar plot endje muziken e tij prej vitesh.
Autoritet i padiskutieshem, qe e shoqeroi gjate gjithe karieres brilante. Talent i madh dhe krejt natyral te cilit i ka buruar krejt natyrshem pa u “mburrur” si “produkt” i akademive te medha perendimore apo lindore sic benin per aq sa u lejonte “moda” disa kolegeve te tjere.
Sbente pjese ne asnje klan . Mosperfilles per mediokritetin qe si hije u ngjitej pas te gjitheve nga pak por koha e desh te rrije “urte”.
U ka qendruar gjithmone larg debateve “sherre e xhelozie” midis krijuesve kompozitore ne periudhen e “çmendur” e ndezur fort te mesviteve 70 e inicuar nga qarqe te caktuara edhe midis vete krijuesve, te “luftes here te nxehte dhe here te ftohte”.
Ndares gjoja, midis brezash te artit “avangard”dhe “stilit te vjeter” qe ka te ngjare qe i frynte zjarrit edhe vete Lidhja e Shkrimtareve te asaj kohe.
Kam parasysh artikujt e shumte qe “prodhonte” gati cdo jave gazeta Drita te asaj periudhe.
(Kjo periudhe me sillte ne mendje shume artikuj qe lexoja ato kohe te Arrigo Boitos debatet pa sens te Wagnerit ndaj Verdit te urte e qe u qendronte indiferent por jo pa pasoja).
Partiturat ne opuset e veprave te Nikolles te ketij tiranasi qe bente pjese nder familjet kontributore te ndertimit te Kishes se “Shen Prokopit” ne kodrat e Tiranes dhe qe aq bukur i muzikoi me aq dashuri motivet e kesaj zone nepermjet valleve orkestrale, ishin me faktura maramendese , te pangjashme asgjekundi.
Parte te ngjeshura
nganjehere “te frikeshme” per orkestrantet dhe solistet por qe superoheshin fare shpejt dhe kishin tingellimin origjinal dhe mjaft te pelqyeshem.
I vetmi kompozitor qe nuk kishte asnje “nik-name” sic kishin disa te tille qe i krahasonin te ndikuar me melos si “Verdian” apo, tingellim si “Shostakoviç”, “Stravinski”, “Bela-Bartok”, “Çajkovski”, “Chopin” apo me vone me muzike filmash si alla “Morikone” apo me ndonje tjeter … ai mbeti shqiptar me temat e theksuara te Shqiperise marre nga vallet, ahengu, kabate, etj.
Firma e tij ishte “Marke çertifikimi” i pa kompromis, i drejtperdrejte, i vertete dhe Akademik dhe ja sepse.
Studentet e tij ishin te pakte. Nuk jam i sigurte nese kishte ndonje student te tij ne Kompozicion, por se jam krejt i sigurte se prej tij mesuan pothuaj te gjithe studentet kompozitore ne Akademine e Arteve ne ate kohe nepermjet vepres se tij.
Sic e thashe me siper une nuk kam qene student direkt i tij, s’me ka dhene as nje seconde mesim gjate shkollimit tim
madje, as qe me njihte apo pare fizikisht ndonjehere por, gjykimi dhe vleresimi i tij ishte absolut, i pa ndikuar dhe pa asnje ekuivok apo “konfikt interesi” qe edhe ndodhte edhe ne ato kohe midis petagogesh dhe studenteve te tyre , dhe ja konkretisht:
Kam nje kujtim te jashtezakonshem per jete nga kompozitori i madh Nikolla Zoraqi si “Mentori” exselent per shume muzikante, krijues e bashkestudente si une.
Perfitoj nga rasti per ta deshmuar me foto e pamje reale te asaj periudhe ceremonine ne “Mbrojtjen e dipllomes” time gati gjysem shekulli me pare pas mbarimit te Akademise.
Ai ishte si nje autoritet i padiskutueshem edhe “Kryetari i Komisionit” i cili vertetoi me firmen vene ne dipllome si “Pagezuesi çertifikues” per mua ne start si ”Kompozitor.
…Karakteri i tij shpesh nuk lexojej thjesht , konsiderohej nxitimthi si “Mendjenadh” sepse:
Nuk i kerkoi kurre lemoshe askujt . Nuk iu “perkedhel” apo “lepi” askujt. Skishte nevoje. Gjithshka qe kishte e mbante perbrenda , pjeserisht ne koken e tij te madhe qe i anonte menjane e qe ja zmadhonte edhe me shume tufa e flokeve te gjate kuqerrem plor dredha dhe , pjesen tjeter çmbetej, e fshihte ne gjoks prane zemres qe i gjemonte.
Emri tij vazhdon te jete i madh nga veprimtaria dhe vepra qe la pas por, mbeti po aq fisnik sa edhe ne ditet e fundit te muajve dhe viteve te fundit, i heshtur , pa fjale tek bente shetitje rreth Zogut te Zi, fare afer shtepise i heshtur, mendueshem i kerrusur me shume nga hallet korrozive me shume familiare sesa shendetesore dhe qe nuk salutonte as trazohej nga askush nga nje shoqeri qe sishte ne gjendje e qe vijon dhe sot e kesaj dite ta permendete apo ta kujtonte ate kohe “alla rrumpalle” por edhe sot, sjam i sigurte…
Ata qe e kane per detyre ndoshta do bejne dicka sepse besoj se e dijne dhe e njohin me mire dhe vleresojne me shume se une.
….Vdiq ne moshen 63 vjecare , ose siç thone ndryshe ne “Rinine e pleqerise”, ne kulmin e kulmeve qe ka nje krijues plot eksperience dhe energji per te dhene dhuruar bujarisht vlera.
I perjetshem kujtimi, veprimtaria dhe vepra e tij .
Nderim !