Në Shqipëri ka rreth 7233 lloje bimësh të cilat formojnë thuajse 32% të të gjithë florës së Evropës.
Këtu futen edhe ato aromatiket apo medicinalet që janë përdorur gjerësisht nga mjekësia popullore ndër shekuj.
Ndër to renditen dhe ato që në botë kërkohen vazhdimisht, e madje edhe eksportohen nga vendi ynë të cilat AgroWeb.org jua tregon mëposhtë.
Ekspertja Florina Pazari në studimin mbi bimët mjekësore dhe aromatike në Shqipëri, rendit 24 prej tyre qe janë më të përhapurat në vend.
Shumë prej jush mund t’i njohin e përdorin ato edhe nëpër shtëpitë e tyre.
Përgapja e shumicës së këtyre bimëve fillon nga Veriu në Jug, në lëndina, male e fusha.
-
Trumza
Trumza është një bimë tipike Mesdhetare që përdoret si për gatime ashtu edhe në spektrin mjekësor.
Përdorimet e saj në mjekësi fillojnë që nga dhimbja e fytit ashtu dhe kundër kundër artritit.
-
Sherebela
Sherebela është një bimë shekullore që përdoret si në mjekësi si një kurë për lehtësimin e dhimbjeve po ashtu edhe në formën e çajit.
-
Zhumbrica
Kjo bimë me gjethe rozë është perfekte për tu rritur në zona të ngrohta dhe përdoret si për t’u ngrënë ashtu edhe në mjekësi.
-
Hithra
Hithrën e njohin të gjithë, pasi rritet në shumë zona të vendit.
Vetitë e saj kurative për organizmin po ashtu janë të njohura, siç është edhe byreku tradicional me hithra.
-
Boronica
Boronicën e maleve mund ta përdorni fare mirë si çaj ose si kurë kundër infeksioneve në organizëm.
-
Manushaqja
Manushaqja është një lule ebukur që mund të rritet fare lehtë në kopshtet tuaja.
Kjo lule përmban acid salicilik dhe është një kurë e mrekullueshme për kujdesin e lëkurës.
-
Xhirokulli
Ka veti terapeutike dhe përdoret në shumë mediakamente e në mjekësinë popullore.
-
Murrizi
Kokrrat e kuqe të murrizit janë një mrekulli për shëndetin e zemrës.
Ato i gjeni të përhapura në pjesën më të madhe të vendit dhe çelin në periudhën Prill – Maj.
-
Finoku
Finoku përdoret gjerësisht në kuzhinë për shkak të aromës së mirë dhe vlerave që i dhuron organizmit.
-
Sanza/ Gentiana
Përdorimi më popullor i bimës është si përbërës aktiv i rakisë së sanzës, një pije tradicionale në malësi të vendit.
Gjithashtu ka edhe përdorime të tjera mjekësore.
-
Lulebasani
Lulebasani apo ndryshe lule maji është një barishte shumëvjeçare me lartësi deri në 1 m.
Ajo përdoret si nga mjekësia për kurimin e shumë sëmundjeve duke filluar që nga stomaku deri tek sistemi nervor.
Gjithashtu përdoret shumë edhe në produktet kozmetike dhe parfumeri për shkak të erës së mirë.
-
Dëllinja e zezë
Është një shkurre e lartë e cila përdoret kryesisht në mjekësi për kurimin e sëmundjeve ose në formën e çajit.
-
Dafina
Dafina hyn tek më të njohurat, atë mund ta përdorni në gatim për aromë të mirë, nëmjekësi për kurimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Në raste të veçanta mund ta gjeni të përdorur edhe si bimë aromatike për shkak të aromës së fortë freskuese.
-
Lavanda
Lavanda, livado apo lavandra është gjithashtu shumë e njohur.
Ajo përdoret masivisht si bimë aromatike, dekoruese, por jo vetëm.
Në shumë raste mund ta gjeni përdorimin e saj edhe në mjekësi kundër diabetit, ulçerës apo reumatizmës.
-
Mëllaga
Në Shqipëri, mëllaga njihet si bimë medicinale e egër por kohët e fundit ka filluar të kultivohet.
Shtrihet nga zona bregdetare deri në ato të mesme malore.
-
Kamomili
Kamolili njihet për vetitë e tij kuruese dhe qetësuese në organizëm apo lëkurë në formën e çajit.
-
Bari i bletës
Bari i bletës është përdorur kundër inflamacionit bronkit, temperaturës, dhimbjeve të kokës, tensionit të gjakut, virozës, çrregullimeve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve.
-
Mendra e butë ose djegëse
Dhjozma ose nenexhiku janë shumë të përdorura në kuzhinë për shkak të aromës së mirë, në mjeksi për shkak të aftësive qetësuese dhe në kozmetikë.
-
Borziloku
Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.
Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve.
-
Rigoni i bardhë
Rigoni organik është efikas dhe i fuqishëm.
Ai është i pasur me karvakrol, flavonoidë dhe substanca të tjera që luajnë rol zhbllokues dhe anti-alergjikë.
-
Lulëkuqja
Lulëkuqja ka aftësinë të fuqizojë sistemin imunitar, mbrojë shëndetin e zemrës, përmirësojë shikimin, forcojë kockat, rrisë qarkullimin e gjakut, ndihmojë tretjen, rregullojë sistemin nervor, dhe parandalojë diabetin e tipit 2.
-
Xina
Kokrrat e kuqe të xinës janë të njohura për ndihmën që i japin sistemit të frymëmarrjes dhe mushkërive.
-
Aguliçja
Gjethet e aguliçes janë përdorur në përgatitjen e çajrave qetësues kundër pagjumësisë.
Breza të tërë e kanë përdorur atë kundër ankthit pikërisht për shkak të kësaj vetie.
-
Trëndafili i egër
Trëndafili i egër rritet në pyje e livadhe dhe ka një përdorim shumë të gjerë.
Shpesh mund ta gjeni si çaj të cilin mund ta përdorni edhe kundra gripit e të ftohurës.
Komentet