Dr. MUJË BUÇPAPAJ: RRUGËTIMI I DOSJES SË “KCIMIT TË TROPOJËS” PREJ VITIT 2016 DERI PRANIMIN NGA UNESKO, SI PJESË E LISTËS PËRFAQËSUESE TË TRASHËGIMISË KULTURORE JOMATERIALE TË NJERËZIMIT
Rreth librit “Magjia e syve” të poetit Delo Isufi
Libri “Magjia e syve” u shtyp nga ARTVIZUAL T2, viti 1998. Redaktor Llazar Vero, recensent Viron Kona, grafikat dhe ilustrimet nga Bujar Kapexhiu.
Libri nis me një kushtim dashurisë nga La Fonteni:
”As ari, as madhështia, s`na bëjnë të lumtur”.
“Poezia e Delos përcjellë shumë vlera, por veçanërisht në poezinë erotike është një zë tepër i veçantë.” (Perikli Jorgoni).
Kam përpara librin e parë poetik “Magjia e syve” të poetit Delo Isufi për të cilin po shkruaj pas kaq shumë vitesh. Mbaj mend që miku im, Llazar Vero, ish – gazetar i njohur i gazetës “Bashkimi”, tashmë me banim në SHBA, kur, një mbrëmje të vitit 1998 e takova rastësisht pranë një dyqani të vogël kinkalerie, mes të tjerash më tha:
-Besoj ti njihesh me Delo Isufin, pilot, avokat dhe poet, e ke edhe nga Vlora?
-Njihem fare pak, – iu përgjigja, – më shumë e kam të dëgjuar si emër, kam dëgjuar të flitet për të më shumë si pilot i aeroplanëve supersonik, por edhe si avokat.
-Ke dëshirë ta takosh?
-Po, me shumë kënaqësi! Ku ndodhet?
Llazari u kënaq me gatishmërinë time dhe më tha:
-Zyrën e ka këtu afër, hajde shkojmë ta takojmë?
Shkuam të dy në zyrën e Delos, ku ai ndodhej me tre kolegë të tjerë avokatë.
Zemërbukuri Delo Isufi
Deloja na priti buzagaz, si të njiheshim prej shumë kohësh dhe nisi të fliste…për poezinë.
-Kujtoja se do më flisje për ligjet, kurse ti po më flet për poezinë! – i thashë duke dashur të bëj pak humor.
-Nuk të pëlqen?
-Më duket shumë bukur, që në një zyrë “të ftohtë” ligjesh, të flitet për poezinë dhe, akoma më interesant më duket fakti se ti Delo po më flet për poezi dashurie.
Delos i erdhi mirë nga befasia ime dhe, duke folur rrjedhshëm, bukur dhe duke më parë në sy, nisi të më tregonte një dorëshkrim me poezi, që ai mendonte ta botonte në libër të veçantë, të titulluar “Magjia e syve”. Ndërkaq ai nis të më fliste për dy-tri poezi, si të donte të më tërhiqte më shumë vëmendjen.
-Shkojmë te kafja, – tha Llazar Veroja.
-Me shumë kënaqësi, – thashë edhe unë.
-Po, – tha Deloja, – kemi një lokal këtu afër, do të pimë kafe dhe do të bashkëbisedojmë për poezinë dhe për librin tim të parë. Je dakord të jesh ti recensent? – më pyeti.
-Po, jam shumë dakord dhe të falënderoj, por le t`i shohim njëherë poezitë. Ki parasysh edhe diçka se, unë jam i fushës së prozës, e njoh pak poezinë. Gjithsesi, si letrar që jam, mund ta shfaq edhe ndonjë mendim.
-Unë e di kush je, – tha ai, – ndaj kam menduar dhe kam besim tek ty. Më ka folur gjer e gjatë Llazari dhe, unë i besoj shumë këtij, edhe si njeri i letrave dhe si gazetar i njohur.
Shkuam te kafja dhe Deloja hapi dorëshkrimin.
-Nise ti leximin, – më tha.
-Po, me shumë kënaqësi, – iu përgjigja dhe nisa të lexoj poezinë e parë të titulluar “Gjyqi i syve”, e cila çuditërisht niste me fjalë të gjuhës jurisprudencës:
“Sytë e mi pse janë kusarë!?
Se kanë vjedhur një palë sy!
Por dhe ti nuk je pa faj,
Që ke hyrë në sytë e mi?”
Eh, more Delo, e paske nisur me një poezi që krijon harmoni midis jurisprudencës dhe letërsisë! Ke shkruar thjesht, me emocion, me fjalë të figurshme dhe tërheqëse. Lexuesi përfytyron sallën e “gjyqit” të dashurisë, ku i akuzuari “gjykon” vetveten si “kusarë” me akuzën se “sytë e tij kanë vjedhur një palë sy”. Po aq e fuqishme është edhe mbrojtja e “të pandehurit”, kur thotë: ”Por dhe ti nuk je pa faj, /që ke hyrë në sytë e mi!” Bukur, Delo, bukur! – i thashë. – Po më pëlqen ky “gjyq” dashurie, ku shfaqen ndjenja të sinqerta, por dhe vargje që shprehin “fuqinë” e pa diskutueshme të dashurisë. Kështu vazhdojnë, edhe poezitë e tjera? – e pyeta duke e parë në sy.
Ai bëri buzën në gaz. E vura re se i erdhi mirë nga fjalët e mia. Kurse unë vazhdova të lexoj poezinë tjetër, “Kur binte shi”:
“Sa herë shiu mbi ne binte,
Ai s`na njomte, si për çudi,
Ajo me vete zjarrin sillte,
Dhe e thante çdo pikë shi!”
-Edhe kjo e bukur! Poezi e begatë, metafora që ke gjetur është tërheqëse, të mbetet në mendje. Ja, po shoh se në këtë rrjedhë janë edhe vargjet e poezive në vazhdim: ”Ti dhe hëna”, ”Cicërimat”, ”Galaktika”. Po shoh se i ka ardhur radha edhe poetit pilot, ja, me poezinë “Me ty në qiell”, duket se po shfaqesh me aeroplanin supersonik, kur, përmes qiellit të paanë, mbi hapësirën ajrore shqiptare, vrojton hapësirën lart dhe anash, teksa mediton për jetën njerëzore poshtë, për njerëzit e dashur dhe, sidomos për vajzën që dashuron, ja, po nis ta lexoj:
”Dhe kështu me Ty në mendje,
Nis udhëtimin larg e lart,
Mijëra herë të puth me ëndje,
Përmbi re, në qiell të artë”.
“Ti nuk e di që dhe në qiell,
Të marrë me vete sa herë shkoj,
Puth me Ty çdo rreze diell,
Dhe nëpër yje Ty të çoj.”
Duket se, sa më të vështira të jenë punët dhe detyrat që kryejmë, aq më të mëdha janë edhe ndjenjat e dashurisë për njerëzit e afërt. Në rastin e poetit, ndihen më afër tij edhe shokët, kolegët, miqtë e, veçanërisht njerëzit e familjes dhe vajza që ai dashuron. Ajo i ka rrëmbyer atij zemrën, teksa, ai, duke rrëfyer poetikisht fuqinë e madhe të dashurisë, është i gatshëm të bëj të pamundurën për vajzën që dashuron, ai e ka atë gjithnjë në zemër, kudo dhe në çdo kohë, madje edhe gjatë fluturimeve, teksa në mënyrë figurative poeti mund ta çojë atë “dhe nëpër yje”.
Puthja
Deloja, poet i ndjenjave të bukura, poeti pa paragjykime me një natyrshmëri e sinqeritet, që shumëkush do t`ia kishte zili, shkruan edhe për puthjen, e cila në kohën kur ai fluturonte me supersonikun krahë hekurt ishte e ndaluar! Pse? Sigurisht një absurditet i kohës që kaloi, kurse bota, jo, nuk e kishte absolutisht një dukuri të tillë.
Më rastisi këto ditë, të shoqëroja një mikeshë suedeze, Britt – Marie, kryetare e Këshillit të Bibliotekave të Suedisë. Gjatë vizitës në Durrës, ajo midis të tjerash, tha: ”Kam qenë këtu në Shqipëri, pikërisht në Durrës, në vitin 1974, me një delegacion të rinisë suedeze. Mbaj mend që vendi ishte shumë i varfër, por mua, – vijoi ajo, – më tërhoqi vëmendjen besimi dhe entuziazmi i njerëzve që takonim për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Kurse, ajo që mbaj mend për keq nga ajo vizitë ishte se, të rinjtë që ishin me ne dhe i kishin flokët të gjatë, i detyruan t`i shkurtonin, por, edhe u çuditëm më shumë kur dëgjuam se, “dikush(një djalë shqiptar) ishte përgojuar keq në hotelin ku ne ndodheshim, sepse ishte puthur në publik me të dashurën e tij”. Fjalët e suedezes më kujtuan vargjet e një poezie të shkruar nga poeti i talentuar shqiptar, njëherazi miku im i çmuar, Ndoc Gjetja, i cili në poezinë e tij “Puthja” shkruante:
“Sa gjëra të shëmtuara si grindja dhe sharja,
ndodhin në mesin e rrugës së madhe,
por ajo më njerëzorja, më e madhërishmja, më hyjnorja puthja,
ka mbetur ilegale!”
Kurse, poeti Delo Isufi, te poezia e tij “Çdo puthje”, shkruan:
“Çdo puthje e jona një epope,
E zemrave që rrahin valë gëzimi,
E ku mund të gjesh në botë si ne,
Që dashurinë e ngremë në vargje himni!”
Emira, perla e artë,
dhe burimi i frymëzimit për poetin
Me një fuqi magjike Deloja qëndis vargjet te poezia “Zogjtë pushuan këngën”. Kam dëshirë t`i citoj këtu të dy strofat e kësaj poezie:
“Një luledele këputi ajo,
Petalet nisi t`i numëronte,
Tërë ankth: ”më do, s’më do”,
Më kot veten e mundonte.
Befas i kapa dorën e bardhë,
Skuqur pak nga rrezja e diellit,
Lulja ra mbi prehrin e saj,
Pushuan këngën zogjtë e qiellit.”
Vazhdon libri metaforik “Magjia e syve “ me poezitë: ”Vitet do të ikin”, ”Bares”, “Gjer në varr”, ”Shpresa”, ”Braktisje”, ”Tri pyetje”, ”Qielli”.. Ndalem disi te poezia “Vetmi e dyzuar”, të cilën, nga sa kuptoj, Deloja ia kushton plot mall, ndjenjë dhe dashuri ish-bashkëshortes së tij Emirës, e cila fatkeqësisht u nda shpejt nga jeta, teksa ai “vajton” me vargje, ikjen dhe dashurinë e thellë dhe të papërsëritshme për atë grua, që ai e donte aq shumë dhe që nuk e ka harruar kurrë, ajo mbeti e vetmja në jetën e tij, ai nuk zgjodhi një tjetër, por e mbajti dhe e mban Emirën në kopshtin e zemrës së tij, siç mban guaska perlën e artë brenda saj. Ajo shfaqet në vargjet e Delo Isufit përherë e më e ndritshme, duke shpërndarë rreze të ngrohta jete, bukurie, dhembshurie dhe dashurie; shpërndan çaste dhe kujtime të paharruara, që vezullojnë zemrën plot mall të poetit:
“E humba atë që doja aq shumë,
Atë që s`rrija dot pa e parë,
Erdhën prapë netët pa gjumë,
Dhe malli erdhi më i marrë.
E ç ‘nuk u shtuan për një vit,
Me moshë, me borë përmbi flokë,
Kurrë s`e prisja që një ditë,
Të rrija vetëm siç rri sot.
Unë të pres i përmalluar,
Megjithëse Ti s`do të vish kurrë,
Të pres në vetmi i dyzuar,
Ashtu siç të prisja dikur.”
Kurse në poezinë “Kurrë lot!”, duke përkujtuar me shumë dashuri Emirën e tij, Deloja shkruan:
”Emira ime, më e mira në botë,
Dy vajza më dha, dy yje perri,
Ah, perëndi, mos derdh kurrë lot,
Në sytë e Saj, në sytë e mi”.
Mbaj mend kur përuronim librin poetik “Lulet e zemrës”. Deloja punonte në Avokaturën e Shtetit. Merrnin pjesë atje avokatë, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të dikastereve dhe institucioneve ligjore të shtetit, pra shumica ishin njerëz të ligjeve. Ndodhej dhe shkrimtari i talentuar shqiptar, që ka krijuar kryesisht në gjininë e dramës, por edhe skenarist i njohur, Ruzhdi Pulaha, si dhe aktori i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana, i cili lexoi atje poezinë “Unë, Emira dhe zogjtë”, që Deloja ia kushtonte Emirës së tij të dashur dhe të paharruar.
Drejtoresha e Avokaturës së Shtetit çeli përurimin dhe ma dha fjalën mua. Mbaj mend që isha i emocionuar, sidomos në prani të aq shumë njerëzve të ligjit. Doja të thosha diçka ndryshe dhe u përpoqa të shpjegoj se, përgjithësisht poetët kanë pasur apo kanë si frymëzim njerëz të veçantë, sidomos ata që janë në zemrat e tyre, e që bëhen burim frymëzimi për të shkruar bukur dhe me ndjenjë, duke prekur zemrat e lexuesve. Përmenda se, edhe poetët e mëdhenj, secili kishte të dashurën, të preferuarën apo personazhin e tij, së cilës i kushtonte vargje. Homeri kishte në qendër të Iliadës Elenën e Spartës (Trojës); Dante Aligieri i këndoi dashurisë së tij për Beatriçen, e cila paraqitet me tërë bukurinë e saj shpirtërore, por që vdiq shumë e re, duke i shkaktuar Dantes një tronditje të thellë; Shekspiri, tek tragjedia “Hamlet”, nëpërmjet Hamletit iu përkushtua Ofelisë me vargje poetike, jeta e së cilës përfundoi me vdekjen e saj. Gëteja, në kryeveprën e tij “Fausti” i kushton vargje të ndjera poetike Margaritës, ndërkohë që kaloi një krizë të thellë morale nga humbja e saj… Kështu mund të përmendim edhe shumë e shumë poetë të tjerë, të kohëve të shkuara apo dhe të kohës sonë, kurse, burim frymëzimi për vargjet poetike të Delo Isufit, ishte dhe mbetet përjetësisht Emira e tij e bukur, Emira e tij e paharruar. Mjafton që të lexosh disa strofa të kësaj poezie brilante, aq më tepër, t`i dëgjosh ato të recituara nga aktori i madh Reshat Arbana, dhe, sigurisht që mbushesh me emocion dhe ledhatohesh nga fllade humanizmi, përjeton ndjenja të thella, që duket se i ke fituar aty, kur dëgjon me emocion vargjet:
“Më fal Mirushe, nuk të erdha,
Këtë javë ku prehesh Ti,
Zogjtë pyete: Ç`u bë Deloja,
S`rri pa ardhur kurrë ai!”
Dhe, strofa e fundit:
”Erdha, pra Emira ime,
Ti më prite si dikur,
Sa dëgjove kollën time,
Çele buzën mbi boxhur”.
Emira, gjithnjë perla e artë, por dhe burimi i frymëzimit për poetin Delo Isufi. Dashurinë e madhe për Emirën, Deloja e shpreh edhe te poezia “Një vjetori”, ku ai nënvizon artistikisht faktin se, dashuria e vërtetë nuk ka as kufij, as kohë, ajo është gjithmonë te njeriu:
“Kemi një mijë e një vjet që dashurohemi,
Por dhe një mijë e një vjet pa u parë,
Kushedi sa mijëra vite do të kalojnë,
Unë do të mbetem po ai i ditës së parë”.
Dhurata shpirti dhe zemre
Po ndalem paksa edhe te poezia e ndjerë ”Më fal nënoke!”, ku Deloja përjeton nëpërmjet vargjeve fëmijërinë e tij në fshatin Brataj të Vlorës, e ku nëna e tij e dashur, si të gjithë nënat, kujdesej për birin e saj të shtrenjtë me dashurinë e saj të madhe, teksa ai, duke u rritur dhe duke përjetuar kujtimet brenda vetes, e sjell nënoken në vargjet e tij të ndjerë, si të dojë ta ketë gjithnjë pranë, të mos e braktisë kurrë, madje ajo të jetë pranë tij në jetë, në gëzime e dhembje, por edhe kur ai me aeroplanin e tij luftarak supersonik kryen detyrat e vështira atje lart mbi re, në qiellin dhe hapësirën e pafund…
Dhe unë larg, shumë larg nga Ty,
Tashti pi kafe dhe konjak,
Sa mirë do të ishte që dhe Ti,
Me mua kafenë ta pinim bashkë.
…“Pale në qiell të të çoja,
Një ditë me shi, me re e shqotë,
E me të qeshur të ngacmoja,
“Ku është i fshehur i madhi zot”?
Interesante dhe tërheqëse janë edhe poezitë ”Dhurata” dhe “Dhurata e Shën Valentinos”, ku poeti duke “jetuar” shumë orë në qiell, mendon artistikisht se dhuratat më të bukura për njeriun e tij të dashur janë “dhuratat”, sa tokësore edhe qiellore.
Te poezia “Dhurata” ai shkruan:
”Sillem rrotull te dyqani,
Çfarë të blej në këtë ditë,
Një shami me lule jargavani,
Apo me mendje të puth sytë?”
Kurse te poezia “Dhurata e Shën Valentinos”, ai shkruan:
”E ç`të sjell për Shën Valentinin,
Këtë ditë dimri ngarkuar me shi,
A të të lë të paktën vështrimin,
Ta ruash për gjithë jetën në sy.
A mos vallë do vetëm një puthje,
Ashtu vjedhurazi e me rrëmbim,
Si çdo puthje kur jepet me ngutje,
Por zjarrin e ka përvëlim?”
Të mbeten në mendje edhe poezitë ”Mos harro!”, “Rreth tryezës”, “Vështrimet”, “Zemërimi i mimozave”, “Telepatia”, ”Dashuria e fundit”, ”Mosha”, ku poeti shkruan edhe vargjet:
”Pse vallë moshën e llogarisim,
Me pranverat që na shkojnë?
E pse jetën të mos e nisim,
Me atë vit kur dashurojmë?”
Kurse te poezia “Ardhja e pranverës”, poeti do të na thotë përmes vargjeve se, ndodh shpesh që njerëz të ndryshëm ngurojnë apo druajnë të shfaqin ndjenjat e tyre të dashurisë, ato ndjenja që i lënë pa gjumë, që i kanë gjithnjë në buzë e s`munden t`i shprehin. Por, ja, këtë privilegj e paskan poetët me vargjet e tyre:
”Kur vargjet unë ia tregova,
Faqet iu skuqën si bozhur,
Tek sytë e Saj unë i lexova,
Mendimet që s`i thoshte kurrë.”
Buqeta me emrin dashuri
Vijojnë poezitë e librit si një buqetë e bukur me emrin “Dashuri”, një buqetë kaq poetike dhe e ndierë, saqë ke dëshirë të mos e shkëputësh nga dora, por ta kundrosh atë me gaz e dëshirë, t`i ndjesh aromat aq tërheqëse, të cilat do që t`i kesh gjithmonë pranë vetes, do që të marrësh frymë në atë atmosferë, në atë ajër të ëmbël e të ngrohtë dashurie. Mendoj se poeti Delo Isufi i përket atij grupi poetësh të vërtetë, të cilët i vënë vetes synime serioze për veprat e tyre artistike dhe, kur e arrijnë synimin, ata nuk ndalen, nuk vetëkënaqen, por vijojnë rrugën e artit dhe të poezisë, sepse vet poezia dhe dashuria, nuk kanë fund.
Kujtoj kur zhvilluam përurimin e këtij libri tek ish-shtëpia e oficerëve, me një pjesëmarrje të gjerë: poetë, miq, kolegë e shokë të shumtë të Delo Isufit. Atu ndodheshin dhe poeti dhe kritiku i njohur i letërsisë, i paharruari Perikli Jorgoni, ndodhej dhe vjehrri i poetit, zyrtari i njohur i ministrisë së jashtme, Jovan Andoni dhe shumë të tjerë që e nderonin, si dhe sot, poezinë e Delos. Të gjithë folën me dashuri e patos për poezitë e tij, disa edhe recituan disa poezi që i vlerësonin më shumë. Fola edhe unë, fola thjesht dhe shpreha ato fjalë që ndieja më shumë: “Na ke hapur punë me këto poezi, o Delo Isufi!” Libri që ti më dhurove, po kalon dorë më dorë, sa nga familja ime, bashkëshortja, vajza dhe djali, pastaj te shoqet e vajzës, që ia japin njëra – tjetrës, kurse unë e kërkoj dhe nuk e gjej, madje nuk e di, nëse ai libër do të më vijë një ditë në dorë, apo jo? Jo vetëm se dua të krenohem se, jam recensent i tij, por edhe sepse në faqen e parë të atij libri, kam autografin e autorit. Eh, jo vetëm për kaq, jo! Por edhe sepse edhe unë dua t`i lexoj dhe t`i rilexoj ato poezi, sepse ato janë fjalë magjike, që rrjedhin natyrshëm nga zemrat e dashuruara, janë më shumë se të vërteta, janë më shumë se artistike, janë jeta vetë.
Më në fund libri më erdhi, ca i zhubravitur, por s`ka gjë, se librat e zhubravitur, janë ata që janë lexuar më shumë. Ajo që ndodhi me mua si lexues, duket se ndodhi edhe me të tjerë lexues. Libri “Magjia e syve”, kalonte dorë më dorë, një fat i madh ky për çdo poet dhe shkrimtar.
Urime dhe përgëzime Delo!
Qofsh gjithnjë me zemër të artë dhe të bukur!
Qofsh kurdoherë i frymëzuar!
Delo Isufi dhe Viron Kona
Dy fjalë ngushëllimi në përcjelljen e Farfuri Gjikondaj Ribaj për në banesën e fundit, Hysoverdh, e mërkurë, 27.11.2024
Ikjet nga jeta të njerëzve tanë të njohur e të dashur na tkurrin, na zvogëlojnë, na bëjnë më të ndjeshëm e me ngarkesa të larta emocionale, por kjo ikje e Farfurisë na ligështoi keq.
Dje, më 26 nëntor 2024 duke kaluar faqen online të facebookut ndalova tek një njoftim i Mozës së Petritit. Iu riktheva leximit. Prapë e rilexova. Jo. Jo. E pabesueshme. Tronditëse. Por ishte e vërtetë. Ajo që në të gjitha frontet e jetës ia kishte dalë mbanë, Farfuria nuk e fitoi betejën e fundit. Iku e re. Këtë 29 qershor mbushi 64 vjeçe. Ishim moshatarë. Të Gjashtëdhjetës. Të lindur në vitin e Bllokadës, siç thoshim me njëri-tjetrin ne, bashkëmoshatarët. Vetëm 3 muaj më e vogël se unë qe Farfuria.
Pastaj, kur më mori në celular Petriti, unë, që vërtet dallgët e jetës më kanë bërë të prekshëm si fije bari në furtunë, por po aq dhe shkëmb të fortë në përballimin e tyre, vetëvetiu u rrëmbusha në lotë. Si duket diga e vetëpërmbajtjes nuk mundi të rezistonte më tej për këtë humbje humane. Vërtetë që Farfuria nuk ishte motra ime, por ishte motra e madhe e kunatës sime, Netës së Piros. Po unë e njihja shumë mirë Farfurinë, sepse kemi 35 vjet, që jemi bërë një shtëpi me familjen e xha Hamitit dhe xhi Mezesë. Ndërkohë, Hysua është kushëri i parë i gruas time dhe, mosha gati e barabartë i jep vlera më humane miqësisë, e lidh më ngushtë krushqinë.
Më ishte mësuar syri, që ta shikoja Farfurinë të hipte e të zbriste si gjeraqinë te shtëpitë e vëllait tim e motrës së saj, që Farua kujdesej aq shumë sikur ta kishte shtëpinë e saj e më shumë. Sedërtare si ajo, punëtore si xhi Mezeja, pastërtore që shoqe kishte veten, bukëbardhë e bukëdhënë shtruar sofrën, zjarrndezur 4 herë: në Vranisht, sa qe e re, në Hysoverdh 17 vjet e në Vlorë 2 herë, te shtëpia e kunatit – Njaziut në Ujë të Ftohtë 24 vjet (rreth një çerek shekulli) dhe tek shtëpia e saj e re në krahë të Akademisë së Marinës, ende pa gëzuar as 3 vjet.
Ajo ishte një menaxhere e mirësisë harmonike jo vetëm në vëllazëri e mëhallë, por kudo ku jetoi dhe punoi, la gjurmët më të mira dhe të pashlyeshme për të tjerët. Ajo sikur kishte lindur që të sakrifikohej për të tjerët. Dhe pa u ankuar asnjë çast të vetëm në jetë, me një buzagaz të thjeshtë, që unë e kam të regjistruar për gjithmonë në kujtesë.
Farfuri Gjikondaj Ribaj lindi më 29 qershor 1960 në Vranisht nga dy prindër të mirë, me tradita atdhetare dhe zakonore shembullore: Hamit dhe Meze Gjikondaj. Vajza e madhe e tyre dhe motër e dy vëllezërve: Petritit e Muhametit, si dhe motër e tre motrave: Antonetës, Linditës dhe Aurorës. U shkollua dhe u arsimua në fushën e mjekësisë, ku dha ndihmesën e saj si infermiere model në shërbim të shëndetit të të sëmurëve dhe pacientëve si dhe të gjithë njerëzve të tjerë që kishin shqetësime shëndetësore.
Sikurse ngushëllon dhe shoqata Atdehtare Kulturore “Vranishti”, Farua ishte jo vetëm një shoqe, por edhe një kolege model. E shoqëruar, fjalëmatur, punëtore, sedërtare për të arritur suksese në punë, si dhe një bashkëshorte, një nënë, një gjyshe, një motër e kunatë e mrekullueshme.
Farfuria u martua me një bir vranishtiot Hyso Zenel Ribaj, por banor të fshatit Hysoverdh.
Ata lindën dhe rritën katër fëmijë model: Linën, Eglën, Brunën dhe Fitimin. Vajzat e kanë ndërtuar çerdhen e tyre dhe e gëzuan gjyshe Faron me nipër e mbesa. Timon e pati merak, por drita e syrit të Faros dhe Hysos do ta përmbush amanetin e së bardhës nënë të tij…
Pak ditë më parë Farfuria do të niste një luftë me shëndetin, nga ku do të transferohej në spitalin e Tiranës për t’ju nënshtruar një operacioni. Sot Farfuria i mbylli sytë përgjithmonë, për t’u bërë banore ëngjëllore e parajsës.
Farua jetoi në këmbë dhe iku në këmbë. Kreshnike e familjes së saj dhe e jetës dinjitoze njerëzore. Tani që do të gëzonte me të urtin Hyso vitet e para të pensionimit, iku, fluturopi në përjetësi…
Ju shpreh ngushëllime të thella e të sinqerta, bashkëshortit, fëmijëve, motrave, vëllezërve, fisit Ribaj e Gjikondaj.
Farfuri Gjikondaj Ribaj! Bëfsh dritë! Ike shumë shpejt. Makinë Frëngu, si xhi Mezeja… Jetove e punove si ti. Në këtë jetë nuk e njohe fjalën pushim. Tani po pushon për gjithmonë. Na ke helmuar shumë, o Faro… Sot po fluturon një flutur e artë në parajsë.
Faro! Të dritëroftë kujtimi, o Faro!
Vlorë – Hysoverdh, e mërkurë, 27.11.2024
KLUBI I SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE TROPOJË I DREJTOHET KËSHILLIT KOMUNAL TË PEJËS- TË VLERËSOHET SHKRIMTARI I SHQUAR SEJDI BERISHA
REPUBLIKA E SHQIPËRISËQUA
Nr———Prot
Tropojë, më 01 Dhjetor 2024
LËNDA: KËRKESË
DREJTUAR: KËSHILLIT TË KOMUNËS PEJË
PËR DIJENI: Kryetarit të Komunës së Pejës,
Z. Gazmend Muhaxheri
Të nderuar këshilltarë të Komunës së Pejës!
I nderuar kryetar i Komunës së Pejës!
Pas një sërë takimesh konsultuese mes intelektualëve dhe krijuesve nga Tropoja (Malësia e Gjakovës), Gjakova, Klina, Malisheva, Peja dhe me dakordësinë dhe miratimin e shumë personaliteteve të njohura nga trojet e tjera shqiptare dhe diaspora kemi vendosur t’ju drejtohemi me një kërkesë, e cila mendojmë se është e drejtë dhe legjitime, për të nderuar nga ana juaj një krijues me emër dhe kontribute të shquara për Pejën në veçanti, por edhe për Kosovën dhe Shqipërinë në përgjithësi.
Poeti, shkrimtari, dramaturgu, gazetari dhe studiuesi Sejdi Berisha, krijuesi që jetën e tij e shndërroi në një kërkim të gjatë në kohën dhe historinë e vendit të tij, në traditat dhe gjurmët e pavdekshme të atdhetarizmit, kulturës dhe sfidave të mbijetesës së tij në shekuj, njeriu që shkroi dhe materializoi aq bukur me artin e tij të fjalës së shkruar historinë e lavdishme të Pejës, si një nga qendrat më të mëdha dhe të shquara të lavdisë dhe krenarisë shqiptare, meriton një vlerësim të denjë për qasjen e tij ndaj historisë dhe zhvillimeve të kulturës dhe letërsisë moderne të kohës.
Njeriu që jetën e tij ja përkushtoi Pejës, Kosovës dhe Shqipërisë përmes veprave të tij të shumta, të cilat të marra në tërësi përbëjnë padyshim korpus të gjerë dhe dinjitoz, një obelisk arritjesh drejt ndriçimit të fatit historik të kohës dhe të fatit të njeriut meriton padyshim krahas mirënjohjes së vazhdueshme të lexuesve të tij të shumtë ngado edhe mirënjohjen tuaj institucionale, të qytetarëve të Pejës, përfaqësuar në fjalën dhe votat tuaja.
Sejdi Berisha nuk i përket vetëm Pejës, me librat, por edhe me qëndrimet e tij intelektuale dhe përballjet e tij publike ka simbolizuar në mënyrë sinjifikative njeriun bashkëkohor që ndjek me përgjegjësi fatin e kombit të tij në momentet më serioze gjeostrategjike, pikërisht kjo e lidhur me integrimin e përbashkët të shqiptarëve në Evropë.
Fakti se ai tash njëzet vjet punoi pa pushim për integrimin kulturor, duke dëshmuar personalitet dhe karakter të fuqishëm me humanizmin e tij të sinqertë të qëllimit patriotik, së bashku me emrat më të njohur të kulturës që nga Tropoja deri në Sarandë është i spikatur , i dëshmuar dhe vlerësuar në shkrime dhe dedikime publike në media dhe takime periodike anekënd hapësirave shqiptare.
Duke shpresuar në mirëkuptimin dhe vlerësimin tuaj të sinqertë dhe adekuat vlerave që përfaqëson në vetvete Sejdi Berisha, ju jemi mirënjohës dhe besojmë në qëndrimin tuaj serioz konform kësaj kërkese.
Për Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve
Tropojë
Kryetari
Lulzim LOGU
Lista mbështetësve të propozimit për vlerësimin e Sejdi Berishës
Muharrem Kurti – Kryetar i Klubit Letrar “ Gjon Nikoll Kazazi” Gjakovë
Tahir Bezhani – poet, shkrimtar, Gjakovë
Migena Arllati – poete, shkrimtare, pedagoge, Gjakovë
Muhamet Rugova- historian, Gjakovë
Ëngjëll Berisha – Biblioteka Gjakovë
Shkëlzen Rexhaj – artist i fotografisë, Gjakovë
Mahmud Lila – mjek, Gjakovë
Ismet Krasniqi – shkrimtar, aktor, Klinë
Gjon Gjergjaj – poet, Klinë
Idriz Berisha – piktor akademik, Klinë
Prend Buzhala – shkrimtar dhe studiues, Klinë
Dr. Ibrahim Rexhaj- Mjek
Izet Shala – poet dhe studiues, Malishevë
Mehdi Krasniqi – krijues, Malishevë
Sherif Bllaca – poet, Londër
Agim Desku – poet, Pejë
Neki Lulaj – poet, Gjermani
Gjon Neçaj – poet, Tropojë
Asllan Osmanaj – poet, publicist, Tropojë
Skënder Doshlani – kompozitor, Mjeshtër i Madh…
Sejdi BERISHA
Sejdi B. BERISHA u lind me 10 qershor 1947. Që në shkollën fillore, fillon të shkruajë poezi, të cilat, së pari i botohen te gazeta “Flaka e Vëllazërimit” të Shkupit e pastaj, te “Pionieri” dhe te “Rilindja për fëmijë”. Nga këtu zë fill edhe zhvillimi i talentit të tij edhe si shkrimtar edhe si gazetar.
Si nxënës i gjimnazit të Pejës bashkëpunon me gazetën studentore “Bota e Re”, kurse që nga viti 1970 bëhet bashkëpunëtor mjaft produktiv i gazetës “Flaka e Vëllazërimit”.
Në vitin 1972, punësohet në Radiotelevizionin e Prishtinës, përkatësisht në Radio-Prishtina si korrespondent nga Peja, prej nga raporton dhe informon opinionin e gjerë për ngjarjet dhe aktivitetet e gjithëmbarshme nga ky rajon: Peja, Deçani, Klina dhe nga Istogu. Në këtë detyrë ai ishte gjithnjë deri në korrik të vitit 1990, kur policia serbe me dhunë i dëbon nga vendet e tyre të punës të gjithë punëtorët shqiptarë të RTP-së (Radiotelevizionit të Prishtinës).
Sejdi BERISHA, gjatë punës në Radio-Prishtina ka arritur titullin e Redaktorit të Kategorisë së Parë dhe, përpos që ka përcjellë zhvillimet dhe ngjarjet në territorin e Pejës dhe në tri komunat tjera të cekura më lart, kohë pas kohe ka raportuar edhe nga ngjarjet dhe tubimet më të rëndësishme anë e kënd ish Jugosllavisë. Ka qenë edhe reporter në manifestimet kulturore, siç ishte Festivali i Teatrove të Jugosllavisë, Festivali Republikan i Teatrove të Kosovës, Serbisë dhe të Vojvodinës dhe Festivali i Teatrove Amatore të Kosovës, të cilat për çdo vit mbaheshin në Trebinje të Bosnjës dhe Hercegovinës, në Kulla të Vojvodinës dhe në Ferizaj të Kosovës. Për punë cilësore dhe profesionale, disa herë është shpërblyer dhe ka marrë mirënjohje. Në ndërkohë, pesë vite ka qenë edhe gazetar-korrespondent i Televizionit të Prishtinës, kurse pas vitit 1980, edhe gazetar i “Rilindjes”.
Ky krijues, publicist dhe kronist, në nëntor të vitit 1982 nxori numrin e parë të gazetës “Peja” dhe ishte themelues i Radio-Pejës (1981). Në vitin 1982 ishte drejtor i këtij institucioni me rëndësi të veçantë informative dhe shoqërore, por duke mos u pajtuar me koncepcionet e udhëheqjes së atëhershme të Kuvendit Komunal të Pejës, nën patronazhin e të cilit ishte edhe Radio-Peja, e që një koncepcion i tillë nuk lejonte hapësirë për punë kreative, cilësore dhe profesionale, tërhiqet nga kjo detyrë dhe sërish kalon me punë në Radio-Prishtina.
Sejdi BERISHA është njëri prej punëtorëve më të mirëfilltë të kulturës në Pejë dhe më gjerë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës.
Deri me tash ka botuar këto vepra:
1.- Kombinati i lëkurë-këpucëve në
Pejë(monografi, 1984)
2.- Tronditje (poezi, 1991)
3.- Çmendia në rreth (prozë, 1993)
4.- Feniksi (poezi, 1993)
5.- Simfoni pritjeje (poezi, 1995)
6.- Zejtarët e Pejës (monografi, 1995)
7.- Gabim stinësh (poezi, 1996)
8.- Në cep koha (poezi, 1997)
9.- Vrasësi i gjumit (roman, 1999)
10.- Heraldika (poezi, 2000)
11.- Lumturia e dhembjes (eseistikë,
2002)
12.- Freskia e pluhurit (poezi, 2002)
13.- Piramida e ironisë (eseistikë, 2004)
14.- Plagë në pikturë (poezi, 2005)
15.- Fjala e gjakut (tri poema kushtuar Prekazit, Gllogjanit dhe
Koshares – (2006)
16.- Shpërputhje kohe (ese, shkrime kritiko-letrare,vështrime jete,
(2006)
17.- Kaq shumë vetmi (poezi të zgjedhura-2007)
18.- Dashuro një minutë (poezi dashurie-2007)
19.- Homazhe tek mendja (eseje-2008)
20.- E bukura e rrugëtimit (këndvështrime letrare-2008)
21.- Fjalë e pathënë (poezi – 2009)
22.- Zejtarët e Pejës (monografi-Botimi i Dytë – 2010)
23.- Kërkoj dhembjen time (poezi – 2011)
24.- Mallkimi i heshtjes (Shkrime refleksive- 2011)
25.- Teatri i Pejës (monografi-2012)
26.- Vargje të këputura (poezi-2012)
27.- Përtej shkrimit (Shkrime të plasura, baladë shkrimesh, kujtime,
mendime, vlerësime dhe biseda për njeriun, dhe të tjerët për
mua) (2013)
28.- Gjethet e hirta të zemërimit (poezi 2014)
29.- Në lumë bie shi (poezi-2015)
30.- Konflikti me vetveten (Ese & shkrime të tjera-2016)
31.- Gërshetimi krijues dhe urat letrare – (Analiza dhe këndvështrime
letrare-2016)
32.- Kthim në shtëpinë që nuk ekziston (Poezi të përkthyera në
gjuhën greke-2016 – Επιστροφη στο σπιτι που δεν υπαρχει
(Ποιήματα)
33.- Varrtarët kush do t’i varrosë (poezi-
2017)
34.- “Zejtarët e Pejës”, roli dhe kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik
dhe kulturor(Monografi)-Botimi i Tretë(2017)
35.- Peizazh i jetës sime (poezi – 2018)
36.- Njeriu “pa” vendlindje (Thjeshtë, dhembja dhe lumturia e jetës
bashkë), libër autobiografik(2019)
37.- Ofelia nuk kthehet më… -Poemë, baladë apo gjerdan ironie- (Poezi
– 2019)
38.- Lotët e Poseidonit-Ose, një copë hartë për tokën time-
(poezi,2021)
39.- Peja, dhembja dhe krenaria ime… – poemë të cilën kurrë nuk
e përfundova-(poezi-2023)
40.- Lumturia që (s)ekziston-reportazhe dhe shkrime që përplasin
mendjen-(2023)
Në valët e Radio-Prishtinës i janë emetuar radio-dramat:
41.- Valsi i kuq (1976) (Kjo dramë është
përgatitur dhe shfaqur edhe në
Teatrin Popullor të Pejës-premiera
është shfaqur me 20.03.1976)
42.- Vdekja e bardhë (1985)
43.- Misteria (1987)
44.- Obelisku pa adresë (2005)
Kjo monodramë është përgatitur dhe shfaqur nga Trupa teatrore e Teatrit të Klinës më 27 prill 2007 në kuadër të Ditës së të pagjeturve dhe të 40-vjetorit të punës së aktorit, Ismet Krasniqi.
Ndërsa, në prill të vitit 2013, është përgatitur dhe shfaqur në Teatrin “Istref Begolli” të qytetit të Pejës, kurse është shfaqur edhe në shumë qytete të tjera të Kosovës dhe më gjerë. Më 17 janar 2014, Teatri i qytetit të Pejës, dramën “Obelisku pa adresë” e ka shfaqur edhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Sejdi BERISHA jeton dhe vepron në Pejë. Që nga viti 2002, disa herë ka qenë anëtar i Bordit të Teatrit Profesionist “Istref Begolli” të Pejës, po ashtu, ka qenë anëtar i Këshillit Artistik të Galerisë së Arteve të Qytetit në Pejë dhe për një kohë të shkurtër edhe Kryetar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas (QMG-së) në Pejë.
Në Manifestimin kulturor “Kultura pejane ndër vite”, që u organizua më 24 nëntor 2011-30 nëntor 2011, u nderua me Çmimin “Krijues i dalluar i vitit”. Ndërsa, në Poetekën Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” që u mbajt në Tiranë me 26 gusht 2012, u nderua me Çmimin e Dytë për poezinë më të mirë.
Në Takimet e Para Letrare Tradicionale Kombëtare “Ora e Tahir Deskut” në Klinë, më 08 shtator 2009, u nderua me Çmimin e Parë për poezinë më të mirë të lexuar në këtë manifestim letrar kombëtar.
Është fitues i Çmimit “Din Mehmeti”, në Mitingun e 50-të të Poezisë në Gjakovë, për librin me poezi, “Gjethet e hirta të zemërimit”, si libri më i mirë i botuar ndërmjet dy mitingjeve(09 maj 2014).
Është i prezantuar në Antologjinë e autorëve të cilët u kanë kushtuar vargje nënave dhe femrave të botuar në Londër, pastaj në Antologjinë Ars Poetika, Botues MEDAUR.
Shkrimtari dhe publicisti Sejdi BERISHA, është përfshirë edhe në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, të cilin e botoi Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në vitin 2018.
Po ashtu është përshirë edhe në Leksikonin Enciklopedik të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve New York, Tiranë, Prishtinë, Shkup-viti 2020. Është i prezantuar në Antologjinë e Bibliotekës së Prizrenit, “Nga gjerdani kombëtar”, e cila është botuar me rastin e 70-vjetorit të kësaj biblioteke, e cila është më e vjetra në Kosovë, e në të cilën antologji janë prezantuar shtatëdhjetë krijues të përzgjedhur nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.
Në 70-vjetorin e Bibliotekës së Prizrenit, poezia e tij e botuar në Antologjinë e këtij asociacioni, është shpallur poezia më e mirë e botuar në këtë vepër.
Ky krijues me krijimet e veta është i përfshirë edhe në antologjinë “Antologji e Poezisë Moderne Shqipe”-2014 dhe në librin “Krijuesit e zgjedhur kombëtarë” etj.
Është fitues i Çmimit “Vendi i Parë” për poezinë më të mirë të lexuar në Takimet e VI-ta Letrare Tradicionale Kombëtare “Ora e Tahir Deskut” në Klinë (09 shtator 2014).
Në Takimet Letrare Kombëtare “Ora e Tahir Deskut”, që u mbajt në shtator të viti 2016, libri i tij me poezi “Në lumë bie shi” u shpall libri më i mirë i botuar ndërmjet dy takimeve. Ndërsa, Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI”-ALBANIA, shkrimtarin dhe publicistin Sejdi BERISHA, e shpalli “Poet i vitit 2016” (Për Kosovë).
Ndërsa, Gazeta e Alpeve “Tropoja” e ka nderuar me “Çmimi i Karrierës”, për kontributet e tij plot arritje e vlera me botimet publicistike e letrare në Gazetën e Alpeve “Tropoja” dhe në masmedie të Kosovës, Diasporës e Kombit Shqiptar (Vendimi nr. 121, 26 prill 2019).
Është një prej hartuesve të Antologjisë të Poetëve të Malësisë së Gjakovës (2014).
Ndërsa, në Takimet ndërkombëtare “Trirema e Poezisë Joniane” në Sarandë, nga Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti me vlera të larta shpirtërore, kulturore, historike dhe turistike, u nderua me bustin e DEA-Hyjnesha në Fron e Butrintit (Sarandë, 27 shtator 2014). Kurse, në Festivalin Ndërkombëtar të Monologut “Art pa kufij” që u mbajt në Sarandë (08-10 maj 2015), monologu nga monodrama “Obelisku pa adresë”, të cilin e interpretoi aktori, Ismet Krasniqi Lala, u nderua me Çmimin e Parë të festivalit.
Ndërsa, me 13 janar 2020, u pranua anëtar i Shoqatës Letrare-Artistike “PRINC MUZAKA”–Fier-Tiranë, Shqipëri-Kosovë.
Është fitues edhe i shumë çmimeve të tjera letrare dhe publicistike e kulturore në Kosovë dhe Shqipëri.
Agim DESKU-poet:
“…I tërë mozaiku për Sejdi Berishën do të përmblidhej në tri fjalë:
Njeri i madh, kulturë e pashuar dhe shpirt engjëllor”!
(02 shkurt 2013)
Qëndresa SADRIJA, poete:
“…E prekem këtë letër, e prekem dhe u gjendem para një lumi të bukur fjalësh, para asaj qerres së jetës që ti e bën varg të praruar, dhe kënga jote, Sejdi, nuk është vetëm një zë i brendshëm, por që dëgjohet deri tek ne, të gjithë ne…”!
Jona MERJO- krijuese, Shqipëri:
Shkrimtari që sakrifikon çdo sekondë në dobi të kulturës…
Fatmir TERZIU-shkrimtar dhe publicist, Londër:
“…Sejdi Berisha, poeti, hulumtuesi dhe studiuesi dhe i vlerave shqiptare në Pejën historike dhe më gjerë, mbetet një nga figurat qendrore të krijimtarisë sot.
Ai i kthen dhimbjet në frymëzim e plagët në mençuri kohe…
Vepra e tij s’do koment.
Urime me gjithë zemër…”.
Prend BUZHALA, kritik letrar:
Opusi solid krijues letrar i Sejdi Berishës, i përbërë nga dhjetëra tituj veprash të botuara e të ribotuara, shtrohet në tituj poezie, proze, letërsie dokumentare, kritikash letrare, eseistikë e në lëmin e monografive. I përfshirë në disa antologji, i përkthyer edhe në gjuhë tjera, i laureuar me disa çmime letrare prestigjioze, Sejdi Berisha, tashmë i ka dhënë një kontribut të çmuar letërsisë së sotme shqipe.
Tahir BEZHANI, poet:
Shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, gjatë punës krijuese letrare por edhe asaj në gazetari, ka dhënë dhe jep kontribut të çmueshëm e të veçantë dhe të paharrueshëm që meritojnë jo vetëm theksimin e tyre, por edhe vlerësimin, studimin dhe të punës nëpër kohëra por edhe në ato vitet më të vështira vështira…
Vështrim libri: Libri poetik, “Simfonia e Stinëve”, një libër bukur i baraspeshuar me sfidat e kohës.
Hyrë H. Fazlija: “Simfonia e Stinëve”, poezi, botoi “Fidani” Prizren,2024
“Lëri kohës kohë, për të zhveshur kohën e mendimeve të mia….”
( Autorja)
Krijuesja e kahmotshme me libër të ri, znj. Hyrë Fazlija, më në fund përmblodhi gjithë sfondin e saj poetik dhe doli me librin e kompletuar poetik me titull joshës, që lexuesit i premton edhe shumë të tjerë “Simfonia e stinëve”.
Një libër me gërshetime të thukëta poetike, shikuar nga thellësia dhe gjerësia e shtrirjes tematike e hapësinore ,të lë përshtypjen se autorja e librit ka njohuri e dije solide në ndërtimin e vargut poetik ,duke sjellë emocione e ndjenjë ngrohtësie.
Kjo vlerë nuk paraqet befasi nga se autorja vjen nga profili i arsimit, edukatore disavjeçare nëpër shkolla të ndryshme fillore e të mesme, si në atë “Fan Noli” në Dujakë, Dobrigje, dhe së fundmi, kryen funksionin e drejtoreshës në SHFMU “Rilindja” në Dobrigje. Kjo hyrje profilizon personalitetin transformues e intelektual të një femre shqiptare në rrethana të kohës që kalon shoqëria jonë. Shembuj të tillë shtojnë krenarinë e ecjes kah e mbara e gjinisë femërore në mesin tonë.
Si t’i qasemi leximit të vargut poetik në librin “Simfonia e stinëve “, kur autorja ka një shkapërderdhje mendimesh në subjektin e saj poetik, duke u përpjekur që asgjë mos t’i kalojë pa e parë, pa e shijuar, pa u ndalë e gjykuar, e pastaj të japë këndvështrimin logjik të rrjedhës frymëzuese, herë- herë kozmografik. Në këtë “sprovë” futet lexuesi tek poezia në fq.21 të librit, ”Të të rrëfehem vetëm pak, hënë….”:
“Unë kam lindur në vjeshtë/kur gjethet vareshin në sy…/për të jetuar vetëm në një stinë/të kam lënë zgjuar, Hënë/të kam ngrënë në çdo darkë/ta kam vjedhur shkëlqimin/më është dashur për vargjet/kam matur hijen time deri tek ti/t’i bëja fole shpresës e kapërdinim me dhëmbë….”
Në këtë poezi të gjatë, vërejmë diapazonin e njohurive të autores dhe shkathtësinë e përdorimit të metaforave poetike, një portretizim poetik të intimes personale para objekteve këndvështruese, ku imagjinata e pasur, vë në lëvizje emocionet e dalldisura, te valëta nga thellësia e shpirtit ,gjithandej botës imagjinare deri ne infinitiv.
Ndërsa tek poezia “Grua” poetja Hyrë Fazlija, me mprehtësi vë në spikamë gruan dhe rolin e saj, funksionin shoqëror, vuajtjet e pësuara, por edhe qëndresën e karaktershme si mesazh dhe obligimi i të qenurit grua-nanë. Disa vargje nga kjo poezi arsyetojnë të thënat e lartcekura kur lexojmë:
” Grua që natën mban në duar, zgjuar/frymorin, frymuar, jetuar…/grua lotin e ngrin në qepallë/kur shpirti do të dalë…./grua që veshësh në behar/ngrihesh në Acar…/Grua, aq shumë e ëndërruar,/nga të gjithë e dashuruar…”
Vargjet e lartcekura dëshmojnë aftësinë e poetes Hyrë Fazlija për të formuar mozaikun e ideve krijuese me qëllimin që të shfaqë mendimet mbi fenomenin përcaktues, i cili i rri si peshë mbi shpirtin e paqetësuar poetik.
Te poetja Hyrë Fazlija, përmes vargjeve të saj, hetohet një gjendje e parehatisë emocionale që në vazhdimësi e prek thellësive të shpirtit e ndjenjave personale. Zaten, një situatë të ngjashme iu përket të gjithë krijuesve, në forma e mënyra të ndryshme, por tek poetja Hyrë Fazlija, dhimbja vjen si një vlerë e thelluar brenda qenies njerëzore, të karakterit emocional, ku spikat sinqeriteti i të përjetuarit të një ngjarje të hidhur.
Këtë peshë dhimbje e gjejmë te veçuar në poezinë “Te ka ndodhur”. Lexojmë disa vargje tejet brilante, ku autorja, ia shtron një mori pyetjesh vetes, lexuesit, me vetëdije të lartë, për ta ndarë një moment, një dhimbje, një përjetim edhe me të tjerët. Këtu dallohet universaliteti e mendimit bashkohor të autores, duke u nisur nga e përveçmja në të përgjithshmen.
“ A të ka ndodhur të zien shpirti/si uji i valuar kur gatuan bukë misri/Të ka ndodhur të mbushen sytë me lot??të ndalosh zërin e shterur ,dhe,/t’ua lakosh udhën për tek buzët…/Të ka ndodhur të qash dhe t ‘mos të rrjedhin lotët?/ Të ka ndodhur të jesh e vdekur dhe të jetosh? ( Më mëso të jetoj ndryshe!.)”
Thuhet se jeta është luftë dhe për të luftuar për jetën, patjetër se kalohet përmes shumë sfidave, provave nga të cilat njeriu, detyrimisht duhet të mësojë “lojën” e jetës dhe të mbijetojë përballë çdo vështirësie. Poezia “Te ka ndodhur” e poetes Hyrë Fazlija, jo vetëm se ka një gamë të zgjeruar të filozofisë së jetës, por dedikon si një komponent durimin, mosdorëzimin në vështirësi, si filozofi jete në përgjithësi. Poezia në fjalë përmban ajkën e librit poetik “Simfonia e stinëve”, të poetes Hyrë Fazlija.
Në tërësinë e librit të saj, lexuesi gjen kënaqësinë e paraqitjes së temave të gjithanshme, adresuar me përvojën e saj njerëzore, si synime të një madhështie personale e intelektuale, ku reflektohet ndjenja e sinqertë në aspektin personal familjar e shoqëror.
Autorja në krijimtarinë e vet, si idhull, ka familjen, të cilës iu përkushtohet me vargje të valëta, si vëllait, motrës, nënës etj.
Në poezinë “Për vëllain”,vargjet e fundit janë të zjarrta dhe përmbajnë konotacionin elegjiak duke iu drejtuar vëllait:
” Ke ngrënë bukë , vëlla?/Ti që digjesh deri në pafundësi?/Unë jam motra…/Jam motra që vdes ngadalë që të jetosh ti!”…
Ngjashëm, me një urtësi magjepsese, në njërën nga poezitë më të ndjeshme, i drejtohet motrës, me të cilën dëshiron bisedë të gjatë, dialog për udhëtimet jetësore, sakrificat, modalitetet e jetës. Një trajtim të tillë poetik të temës familjare, (mes dy motrave) nuk e kam lexuar dikund tjetër. Këto lloje trajtesash, nxjerrin në pah talentin e prekshëm të poetes Hyrë Fazlija, për t’u marrë me tema akoma më serioze.
Autorja e librit, si shumë krijues e poetë të tjerë, ”lëngon “nga vetmia, ajo shurdhmemece jete që ngacmon frymëzimin poetik në mënyrë permanente. Poezia “Acar janari” determinon përjetimin e një momenti kur njeriu ndihet i vetëm dhe emocionet e shtrëngojnë deri në pëlcitje vargu poeten:
“ Ftohtë!/Sa shpirti ngrinë nga dhimbja/dhe dhemb fjala e pathënë/se aty copë është bërë malli/fjalët nuk thonë/ngrinë buzët e plasaritura/në natën pa gjumë!”
Poetja Hyrë Fazlija, me intuitën e saj krijuese, ia del për mrekulli të dalë nga situata kur e rëndojnë mendimet e vetmisë e tjera të ngjashme.
Si një vetëtimë mendimet i fluturojnë tek ndjenjat intime te dashurisë ,duke kaluar në përfytyrime emocionale. Te poezia “Vrull” ekspozohet më së bukuri ekstaza shpirtërore e poetes, kur frymëzimi e dalldis rrezeve të dashurisë dhe shkruan:
“Si vullkan do doja/t’ shpërtheja vajshëm n ‘ty/të dënesja deri në pikën e fundit të lotit/t’ futem në çatinë e zemrës sate/e t’ vendos piken mbi ballë/pastaj t ‘klithë në presje fjalësh/ku gërryhet shpirti/n ‘gushen tënde t ‘ngjyej zërin tim/si Anita me Gorin”.
Metamorfoza e dashurisë në rrugëtimin intim paraqet një sekuencë të veçantë të luftës psikologjike, në rrjedhat e kohës plot mundime.E pa dashuri nuk imagjinohet rrugëtimi në botën njerëzore. Ajo është energjia që ngroh boten njerëzore ,boshti që vë në lëvizje çdo gjë në vazhdimësi.
Për librin “Simfonia e Stinëve” të autores Hyrë H.Fazlija, lexuesi mund të gjejë edhe shumë elementë të tjerë, tema të cilat zgjojnë kureshtje e shije leximi.
Me që për autoren është libri i parë si botim i kompletuar, më mban shpresa se autorja, ne vazhdimin e krijimtarisë, do e ngrejë nivelin poetik.
Gjakovë, Nëntor 2024
.
Ju ftojmë të merrni pjesë në paraqitjen e librit ROMANCA
Libri „Mitrush Kuteli në Rumani” i studiuesit rumun Marius Chelaru-t, u shpall fitues i Çmimeve të Filialit të Iașit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.
Të premten, më 15 nëntor 2024, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të Filialit të Iașit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë për librat e botuar gjatë vitit 2023. Juria, e përbërë nga Constantin Dram (kryetar), Dragoș Cojocaru dhe Liviu Papuc (anëtarë), shpalli fituesit e këtij edicioni, duke nënvizuar arritjet e veçanta letrare.
Fituesi kryesor i këtij viti ishte Marius Chelaru, për librin e tij të titulluar “Mitrush Kuteli në Rumani”, botuar nga Shtepia Botuese Asdreni i Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR).
Marius Chelaru është shkrimtar dhe kritik letrar, si dhe zëvendës kryeredaktor i revistës prestigjioze Convorbiri Literare. Ai ka botuar studime dhe artikuj të shumtë mbi letërsinë shqiptare, si dhe disa vëllime të tjera në bashkëpunim me Editurën Asdreni të ALAR-it (Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë). Përpos të tjerash ai ka botuar, “Shqipëria dhe shqiptarët në librat dhe shtypin e Rumanisë”, një punim që gjeti jehonë të gjerë si në Rumani, ashtu edhe në Shqipëri.
Mitrush Kuteli (1907–1968), pseudonimi letrar i Dhimitër Paskos, është një figurë e shquar e letërsisë dhe ekonomisë shqiptare. Jetën e ndau midis Shqipërisë dhe Rumanisë, ai u bë një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptar në këtë vend, duke kontribuar gjithashtu me përkthime nga poezia e Eminescut dhe vepra të tjera letrare. Në të njëjtën kohë, ai zhvilloi një karrierë të spikatur në administratën publike dhe në fushën ekonomike.
Botimi i veprës fituese nga Editura Asdreni nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit kulturor midis Shqipërisë dhe Rumanisë, duke sjellë në vëmendje figura dhe vepra që pasurojnë trashëgiminë e përbashkët letrare dhe kulturore.
Në Jakovë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”u mbajtë Mitingu i Poezisë”i (60) gjashtëdhjeti me radhë-1964-2024 . Ky manifestim madheshtor i mirë organizuar nga i pari i Komunës zt. Ardian Gjini i cili përshëndeti të pranishmit duku uruar punë të mbarë edhe në vitet në vijim ,pastaj tha se populli jonë ka përjetuar gjatë historisë ndërrimin e 4 katër ose 5 pasaportave dhe prap i kemi rezistu ekzistencës si shqiptarë dhe kjo nuk është pakë andaj edhe Klubi Letrar “Gjon Nikoll Kazazi”uroj punë të mbarë e jetë të gjatë.
Në orën Qendrore të Mitingut të Poezisë u evokuan 6 decenje jetë nëpër dimërat e mëdhej dhe motet e liga plotë sfida e sakrifica por krenari e mbijetesë.Salla e Pallatit të kulturës “Asim Vokshi”ishte e vogël për ti zenë të gjithë pjesëmarrësit në këtë Mitimg madheshtor, ku merrnin pjesë artdashësit po thuaj nga të gjitha qytetet e Republëkës të Kosovës, pastaj edhe nga qytetet e ndryshme të Republikës të Shqipërisë.Kishte dashamirë të artit dhe të poezisë të ardhur nga Gjermania Neki Lulaj dhe nga Austrija Anton Marku.
Mitingut qendror të Poezisë ja shtuan vlerës me prezencën e tyre disa nga bashkë themeluesit të kësaj Kështjelle poetike si prof.Jusuf Buxhovi, i cili tha jam i emocioniar por dhe i gëzuar,i emocionuar qe nuk e kemi prezent ideatorin dhe bashkëthemeluesin e kësaj kështjelle poetike Dinë Mehmetin , dr. Ibrahim Rugovën ,EnverGjerqekun,Teki Dervishin e shumë penda të tjera qe i dhanë ide,jetë e gjallëri të çmuara por që ikën nga kjo botë.
Kryetari i Klubit “Gjon Nikoll Kazazi” Muharrem Jahkurti bëri një rezime të thukët mbi punën dhe rezultatet e Mitingut të Poezisë duke theksuar se deshirojmë ky Miting të jetë gjithë kombëtar pasiqe ky Organizim prej kohësh ka thyer kufijt ku këtu kanë marrë pjesë edhe poet të trevave tjera jashtë kufijve shqiptar si nga Amerika Maqedonija e veriit etj.
Kurse zt.Agim Byci, mes tjersh tha për 60 vite pune mund e sakrifice kemi pritë e përcjellë mbi dymijë poet, për punën tonë mund ti shkruajm mbi dy mijë faqe.0
Në vazhdim u ndan disa Çmime Jubilare,si dr. Ibrahim Rugovës,Teki Fervishi,Jusuf Buxhovi,Sabri Hamiti,Besnik Mustafai,Milazim Krasniqi.etj.
Kështu në këtë atmosferë të bukur poetike vazhdoj Ora Qendrore e Poezisë ku para pjesëmarrësve entuziast poezit i e tyte i lexuan,
Sabri Hamiti,Milazim Krasniqi,Naime Beqiraj, Sali Bashota,Lulzim Logu,Neki Lulaj Arif Bozaxhiu, Agim Desku Migena Orllati etj.
Jakova e vjetër heroike mbijetoj nëpër dallgët ugurzeza të kohërave duke përkundur në djepin e saj poetet e mëdhej qe u benë rezistencë kohërave duke zenë vend meritor në analet lavdishe te historisë.
Edhe disa nga pjesëmarrësit në këtë Miting jubilar ju ndanë mirnjohje dhe dekorata.
Tradita vazhdon me kryetarin dhe udhëheqesit e vyer zt. Muharrem Kurti dhe kryesin e Klubit “Gjon Nikoll Kazazi.
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënoi të merkuren më 6 nëntor, 15-vjetorin e botimit të gazetës letrare e kulturore “Nacional”
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënoi të merkuren më 6 nëntor, 15-vjetorin e botimit të gazetës letrare e kulturore “Nacional”
Prof. dr. Shyqri Galica: “Për vite të tëra e vetmja gazetë e kësaj natyre në gjithë hapësirën shqiptare ka arritur të shpalosë çështje e probleme nga më të ndryshmet, nga ato letrare e kulturore deri tek ato aktuale politike, natyrisht, duke mos qenë apolitike në rrjedhat e saj.
Gazeta “Nacional” faktikisht ka pushtuar të gjitha trevat shqiptare dhe duke qenë e vetmja kësisoj ka paraqitur vlerat letrare të penave më të njohura deri tek ato fillestare, duke afirmuar letërsinë e kulturën tonë gjithandej, gjithsesi pa asnjë dallim të krijuesve në çfarëdo forme qoftë.”
KREMTOHET NË PRISHTINË 15 VJETORI I GAZETËS LETRARE DHE KULTURORE NACIONAL
Nga Gani Përshnjaku, Prishtinë
Prishtinë 6 nentor 2024.Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënoi të merkuren me 6 nëntor, 15-vjetorin e botimit të gazetës letrare e kulturore “Nacional”, që botohet në Tiranë, ndersa shpërndahet edhe në Kosovë dhe pothuajse në tërë hapësirën shqiptare.
Në këtë manifestim, që u mbajt në sallën qendrore të Institutit Albanologjik të Prishtinës, morën pjesë qindra shkrimtarë, poetë, studiues, profesorë universiteti dhe akademikë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora.
Për arritjet dhe rëndësinë e gazetës kombëtare Nacional dhe çështje të ndryshme rreth saj foli prof. dr. Shyqri Galica, kryetar i LSHK-së dhe orgasnizator i takimit.
Prof. dr. Shyqri Galica, ndër të tjera theksoi se gazeta jonë letrare e kulturore “Nacional” po mbush pesëmbëdhjetë vjet të botimit të vet, nëpër faqet e së cilës kanë paraqitur vlerat e tyre letrare, artistike, kulturore, historike, politike e të tjera, një varg shumë i gjatë i krijuesve të fushave të ndryshme, duke provokuar lexuesit me vlera të veçanta letrare dhe artisike.
Për vite të tëra e vetmja gazetë e kësaj natyre në gjithë hapësirën shqiptare ka arritur të shpalosë çështje e probleme nga më të ndryshmet, nga ato letrare e kulturore deri tek ato aktuale politike, natyrisht, duke mos qenë apolitike në rrjedhat e saj.
Gazeta “Nacional” faktikisht ka pushtuar të gjitha trevat shqiptare dhe duke qenë e vetmja kësisoj ka paraqitur vlerat letrare të penave më të njohura deri tek ato fillestare, duke afirmuar letërsinë e kulturën tonë gjithandej, gjithsesi pa asnjë dallim të krijuesve në çfarëdo forme qoftë.
Prof. Shyqri Galica tha në vazhdim se “Editori dhe themeluesi i gazetës javore “Nacional”, poeti më famë nderkombëtare, studiuesi i letërsisë dhe profesori i universitetit, dr. Mujo Buçpapaj, në mënyrë të denjë gjatë tërë kësaj kohe ka përgatitur çdo numër të gazetës me përgjegjësi dhe pa dyshim me dashuri të veçantë.
Një gazetë e këtillë jo vetëm që është e kushtueshme, por është edhe jo e lehtë për ta nxjerrë para lexuesit, duke pasur përgjegjësi sidomos për përzgjedhjen dhe sigurimin e materialeve, si dhe nivelin e lartë të punimeve, që jo gjithmonë është aq lehtë për ta përballuar një material të llojllojshëm dhe një përzgjedhje specifike për të.
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe anëtarësia e saj janë të lidhura pothuajse me çdo botim të gazetës “Nacional”, ndaj ka dhe privilegjin për ta organizuar përurimin e saj në këtë përvjetor të rëndësishëm duke besuar se botimi i saj na ka afruar jashtëzakonisht në shumë aspekte për t’u bërë bashkë jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht, që është synim i çdo shqiptari.
Sot është kënaqësi dhe nder që midis nesh kemi edhe themeluesin e revistës “Nacional”, drejtorin e saj, dr. Mujë Buçpapaj, i cili me aq përkushtim e profesionalizëm bën një punë shumë të madhe me ekipin e tij për të avancuar krijimtarinë letrare dhe për të trajtuar çështje e probleme të jetës sonë shoqërore e kombëtare, theksoi, ndër të tjera, prof. Galica.
Për rrjedhat e punës dhe të publikimit të gazetës “Nacional” gjatë 15-vjetëve, foli drejtori i saj, dr. Mujë Buçpapaj.
Buçpapaj tha se “Në një kohë të papërshtatshme për shtypin e shkruar, gazeta letrare dhe kulturore “Nacional” ja ka dalë prej 15 vjetësh të qendrojë në tregun shqiptar dhe rajonal falë një politike editoriale të qartë dhe gjithëpërfshirëse, si dhe idealizmit të stafit të saj. Duke vijuar në kohë moderne, një traditë të shtypit kombëtar të kulturës, letërsia shqiptare, kultura dhe çështja shqiptare kanë qënë për redaksinë qendrore në Tiranë dhe ato rajonale, jo vetëm obligim, por edhe frymëzim në punën tonë si profesionistë të fushës.
E themeluar 15 vjet më parë nga një grup shkrimtarësh, artistësh, studiuesish, përkthyesish dhe albanologësh të shquar në vend dhe jashtë tij, gazeta javore “Nacional”, ka hyrë me modesti në historinë e shtypit shqiptar në përgjithësi dhe atë kulturor në veçanti, me individualitetin e saj, me shpresat dhe ndijimet e saj për kombin tonë, për trashëgiminë kulturore, bashkimin kombëtar dhe të ardhmen.
Gazeta Nacional, tha Mujë Buçpapaj, lufton për forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan, forcimin e identitetit tonë kombëtar, duke e parë letërsinë shqiptare si një njësi unike kombëtare, ashtu siç jemi me të vertetë një komb një, gjuhë, një kulturë dhe një letërsi.
Dr. Mujë Buçpapaj, falenderoi të pranishmit e shumtë në sallë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e gazetës “Nacional” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Presheveës, në Europë dhe SHBA, gazetarë, shkrimtarë, përkthyes, studiues të shquar dhe albanologë në rajon dhe në botë, artistë, shkenctarë, kërkues shkencorë etj, të cilët kanë bashkëpunuar me “Nacionalin” falas, me idealizëm dhe atdhetari, me dashuri ndaj fjalës shqipe, gjuhës së saj dhe letërsisë.
Mujë Buçpapaj falenderoi posaçërisht lexuesit e gazetës letrare Nacional në rajon dhe në botë duke i konsideruar si pjesë të redaksisë prej themelimit të saj dhe në vazhdim si dhe redaksitë rajonale në qytete kryesore në SHBA dhe Europë dhe bashkëpunëtorët në disa universitete dhe qendra kërkimore shqiptare dhe të huaja. Falenderoi kryeredaktorin e Nacional per Kosovën, gazetarin dhe përkthyesin Gani Tërshnjaku.
Falenderoj me mirënjohje organzotorin e këtij manifestimi jubilar të gazetës Nacional, kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Kosovës, prof. dr. Shyqri Galica, një shkrimtar dhe studiues i shquar i letërsisë.
POETË, SHRKIMTARË, STUDIUES, AKADEMIKË DHE PROFESORË UNIVERSITETI, FALENDERUAN GAZETËN “NACIONAL”
Oratorët që morën fjalën, poetë, shrkimtarë, studiues, akademikë dhe profesorë universiteti, falenderuan gazetën Nacional, stafin e saj botuesin, familjen Buçpapaj për rolin e saj për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës si dhe bashkimin kombëtar.
Ata theksuan se gazeta javore, letrare dhe kulturore Nacional është një media me ndikim në hapsirat shqiptare dhe në botë, është një institucion që mban gjallë ndjenjat kombëtare shqiptare, me moton “ Pavarësi, demokraci dhe bashkim kombëtar, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Shkrimtari i mirënjohur Jusuf Buxhovi tha se gazeta kombëtare Nacional për 15 vjet me radhë I bashkoi shpirtërisht jo vetëm shkrimtarët dhe njerëzit e artit, por të gjtihë shqiptarët. Buxhovi vlerësoi politikat editoriale të gazetës dhe botesin e saj Mujë Buçpapaj për vizionin dhe politikat e hapura ndaj të gjithav prurjeve letrare përfshirë edhe elitat letrare dhe kulturore. Ai e vlerësoi Nacionali si gazetën më të mirë shqiptare të të gjitha kohrave duke renditur disa arsye.
Shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë prof. dr. Prend Buzhala, tha ky manifestim për gazetën Nacional përbën një ngjarje kulturore për jetën tonë kombëtare.Ai vlerësoi punën e gazetës për ruajtjen e një linje editoriale të pavarur me interes të fortë kombëtar. Nacional është një tribunë elitare e takimit tonë të përjavshëm pavarëisht ku jetojmë në rajona apo në botë, u shpreh ai, duke vlerësuar prurjet e gazetës dhe vlerat e larta letrare në një kohë të vështirë për shtypin letrar.
Prof. dr. Avni Presheva falenderoj botuesin Mujë Bucpapaj dhe këmbënguljen e tij si botues, inteletual dhe patriot për t’u dhënë shqiptarëve një media të hapur për të gjithë ata që e duan fjalën shqipe dhe bashkimin kombëtar. Rasti i Nacionalit është i rrallë dhe i vetmi në historinë e shtypit shqiptar tha ai, që bashkon intelektualët shqiptar dhe shkrimtarët dhe artistët rreth çështjes kombëtare pavarëisht bindjeve të tyre politike.
Prof. Dr. Milazim Krasniqi poet dhe pedegog i njohur tha se kjo gazetë ka luajtur rol të rëndësishëm në shkembimin tonë kulturor dhe në afrimimin e nacionalizmit shqiptar duke ju kundërvënë shoviznimit serbo-grek si rrallë media në hapsirat shqiptare me kopetence të fortë shkencore dhe argumente. Ai falenderoi botuesin M. Bucpapaj për përkushtimin e gjatë dhe të pandërprerë në 34 vite për Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj bashkë me familjen Bucpapaj.
Shkrimtari dhe botuesi mirënjohur Nazmi Rrahmani, tha se e ndjek Nacionalin prej 15 vjetësh dhe vlerësoj lart gazetën dhe botuesin e saj M. Bucpapaj si poet, studiues dhe intelektual. Rrahmani tha se kjo gazetë po mban gjallë ideologjinë e bashkimit kombëtar duke bashkuar rreth vetës të gjithë shqiptarët që besojnë tek liria dhe demokracia dhe sidomos elitat kulturore, intelektuale.
Poeti i njohur Shefik Shkodra ishte falenderues për gazetën Nacional, drejtuesin e saj M. Buçpapaj dhe gjithë familjen Buçpapaj për kontributin e saj për lirinë, demokracinë dhe bashkimin kombëtar. Ai tha se Kosova dhe trojet etnike i janë mirënjohës kësaj familjeje për kontributet e pashoqe në historinë tonë moderne prej vëllëzerve Frasheri deri më sot, por edhe për vijimin e kësaj historie atdhetare si intelektualë, shkrimtarë, ideologë dhe veprimtarë shoqëror në lëmin kombëtar. Ai vlerësoi takimin e organizuar shkelqyer nga LSHK dhe zoti Galica, ku merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha klubet letrare të Kosovës. Nacional na bashkon të gjithëve, u shpreh ai.
Prof. Dr. Ukë Buçpapaj, përkthyes i njohur tha se ishte i prekur nga fjalët e mira që kishte dëgjuar në këtë manifestim dedikuar gazetës Nacional dhe se kjo e motivonte më shumë atë mediat Nacional dhe posacërisht gazetën kombëtare Nacional.
Ai falenderoi të pranishmit dhe posacërisht kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës Shyqri Galica për organizmin e shkelqyer të manifestimit, por edhe për rolin e tij si shkrimtar, studiues, professor universiteti dhe veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e bashkimin kombëtar.
Poeti Agim Desku vlerësoi politikat e qendrueshme kombëtare të gazetës Nacional, duke qënë e vetmja media që prodhohet në Tiranë dhe shpërndahet me sakrifica në rajon, e cila dallon prej shtypit tjetër atje për përmasat akademike, letare dhe filozofike kombëtare, tha ai. Desku falenderoi botuesin M. Bucpapaj dhe e uroj atë edhe për suksesin e fortë nderkombëtar si poet dhe studiues i nivelit të lartë. Unë dhe shkrimtarët tjerë u jemi mirënjohës për këtë mundësi që na jepni, përfundoi ai. Ai vlerësoi takimin e organizuar shkelqyer nga LSHK dhe zoti Galica.
Poetesha e njohur Kismete Hyseni u shpreh e emocionuar për mundësinë që i ka krijuar gazeta Nacional për të qënë e pranishme në tregun shqiptar me krijimtarinë e saj. Ajo tha se gazeta i ka siguruar lexues në të gjitha hapsirat shqiptare dhe në botë, duke qënë një medie e shquar në historinë e shtypit shqiptar.Zonja Hyseni falenderoi botuesin M.Bucpapaj dhe familjen Bucpapaj per kete investim kombetar. Ajo vlerësoi takimin e organizuar shkelqyer nga LSHK dhe zoti Galica.
Shkrimtari dhe studiuesi Izet Avdyli shprehu konsiderata e larta per gazeten Nacional, rolin e saj per mbajtjen gjallë të letërsisë dhe cështjes tonë kombëtare, nivelin e lartë dhe gjithpërfshirës.
Poeti i njohur Burhan Hoti falenderoj gazeten Nacional per frymen moderne kombetare, lenden e perzgjedhur nga letersia shqiptare dhe ajo nderkombetare dhe shpirtin e paster Nacional. Media te tilla i duhen kombit tone dhe vecenarisht Kosoves tha ai, per frymen kombetare, shpirtin pluralist kombetar dhe boshtin thellesisht shqiptar. Ne cdo faqe te gazetes eshte Shqiperia jone e madhe dhe kjo na ben krenar. Ne fund ai falenderoj botuesin e gazetes Muje Bucpapaj per gjithcfare ben per letersine, bashkimin kombetar dhe ceshtjen shqiptare prej 34 vjetesh pa nderprerje.
MOTOJA E GAZETËS NACIONAL ËSHTË PAVARËSIA, DEMOKRACIA DHE BASHKIMI KOMBËTAR, NË MIQËSI TË PËRHERSHME ME SHBA-të
Sabri Maxhuni Novosela studiues i historisë tha në fjalën e tij se motoja e gazetës Nacional është pavarësia, demokracia dhe bashkimi kombëtar në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe kwtw e ka konstatuar cdo lexues dhe bashkwpunwtar i kwsaj medie tw rwndwsishme, serioze dhe elitare. Për këtë shkak i janë bashkuar kësaj gazetë të gjithë intelektualët shqiptar pavarësisht bindjeve politike. Ai tha se i bashkohet kësaj gazetë ideve të saj të bashkimit kombëtar dhe filozofisë që ajo mbron se nuk ka komb Kosovar dhe komb shqiptar, por vetëm një, kombi shqiptar. Ai apeloi se duhet ta dalim nga koncepti i gabaur sidomos mediatik, i popullit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni apo Mal të Zi , por vetëm në konceptin një komb, kombi shqiptar. Ai vlerësoi takimin e organizuar shkelqyer nga LSHK dhe zoti Galica.Ai tha nw fund se biznesi shqiptar duhet tw ndihmojw kwtw gazetw brenda lligjeve dhe rregullave pwr tw rritur dhe fuqizuar edhe mw shumw çeshtjen tonw kombwtare.
Shkrimtari Nuhi Veseli, u shpreh entuaziast për gazetën Nacional, vlerat e saj dhe të ardhmen. Gazeta Nacional është një gazetë me shumë ndikim në jetën tonë kombëtar. Ai falenderoj botuesin M. Bucpapaj për përkushtimin e tij të gjatë për çështjen tonë kombëtare, letërsinë dhe bashkimin kombëtar.
Shkrimtari Rrahim Sadiku velerësoi takimin e organizuar në LSHK dhe prof. Galica, duke shtuar se takime të tilla duhet të bëhën më shpesh në Prishtinë Tiranë, Shkup, Ulqin, Tetovë dhe Tuz.Ai tha se gazeta Nacional u kishte sigurar lexues ne te gjitha hapsirat shqiptare dhe se kishte vlerwsimin mw tw lartw pwr tw. Jemi krenar me gazetwn Nacional qw wshtw sw pari njw gazetw e Kosovws dhe trojeve shqiptare, me frymw perwndimore dhe koncepte modern elitare.
Prof. dr. Zymer, Neziri studiues i shquar , tha se kishte bashkëpunuar ndër vite me gazetën tonw Nacional dhe e vlerësonte lart punën e saj në sherbim të kombit. E çmoj shumë punën e botuesit Mujë Buçpapaj që ka ndërtuar një gazetë të një niveli shumë të lartë dhe me përfaqësim nga të gjitha hapsirat shqiptare. Kjo e bën të vecantë këtë gazetë në historinë e shtypit shqiptar. I urojmë jetëgjatësi.
Poetesha dhe studiuesja e letërsisë Migena Arllati tha për gazetën Nacional se e kishte ndjekur prej 15 vjetësh gazetën Nacional dhe kishte konsideratat më të larta për këtë media që u ka hapur dyer shkrimtarëve dhe studiuesve shqiptarë, pa përjashtim. Ajo velerësoi takimin e organizuar shkelqyer nga LSHK dhe zoti Galica, duke i uruar gazetës jetëgjatësi dhe suksese në misionin e saj kombëtar, si rralë media tjetër në hapsirat shqiptare.
Rajmonda Malecka, poete, studiuese dhe publiciste tha për gazetën Nacional se ishte e emocionaur nga takimi i përzemërt dhe vleërësimet e larta dhe të sinqerta që gazeta Nacional kishte marrë në këtë manifestim të veçantë ku morën pjesë studiues, profesore, akademikë dhe shkrimatarë nga të gjitha klubet letrare, qendrat kërkimore dhe univesritet në Kosovë, pavarëisht bindjeve të tyre politike. Kjo ndodh për herë të parë në Prishtinë këto 25 vjetët e fundit dhe është meritë e Nacionalit që i bashkon të gjithë shqiptarët patriotë.
Gazetari i njohur dhe moderatori Tomorr Avdia vlerësoi takimin dhe manifestimin që shpreh mirënjohjen e shkrimtarëve të Kosovës për gazetën Nacional dhe politikat e saj editoriale që kanë të bëjmë me lirinë, pavarësinë, bashkimin kombëtar, si dhe forcimin e miqësisë më SHBA-të. Gazeta Nacional, tha ai, është e një niveli të lartë shkencor, është një media pluraliste për nga politikat e botimit me bosht qendror ceshtjen kombëtare shqiptare, cfarë i siguron asaj sukses , respekt dhe vazhdimësi.
Studiuesi i UÇK-së Afrim Mustafa, vlerësoi takimin, organizimin dhe vetë gazetën Nacional për vlerat letrare, kulturore dhe kombëtare. E falenderojmë dr. Mujën dhe gjithë familjen Buçpapaj për këtë investim kombëtar, sidomos për mbrojtjen e kauzës së UÇK-së, tha ai.
Kryeredakroi i gazetës Nacional për Kosovën Gani Tërshnjaku tha se ishte i lumtur nga manifestimi dhe që sakrificat tona u vlerësuan nga qindra pjesëmarrës, nga elitat kulturore në Prishtinë dhe nga e gjithe Kosova. Për mua ka qënë nder që kam drejtuar gazetën Nacional për Kosovën dhe kam bashkëpunuar me një botues dinjitoz dhe patriot si Mujë Bucpapaj, gazetar, poet dhe studiues i nivelit nderkombetar. Aktualsiht poeti me suksesin me tw madh shqiptar nw Europe dhe nw bote, me botime nw 36 gjuhe tw huaja dhe vleresime nderkombetare.
Drejtuesit e Institutit tw Studimeve Albanologjike tw pranishwm nw kwtw manifesti, takuan me fjalw tw pwrzemrta botuesin e gazetws Nacional, duke I shprehur solidraritetin dhe mirwnjohjen pwr kontributin e dhwnw pwr gjuhwn dhe letwrsinw
Takimi u mbyll në një atmosferë të përzemert dhe vëllazërore.
Manifetsimin e përcollën disa nga televizionet kryesore të Kosovës si RTK, A2 CNN Kosova etj, portalet më të njohura në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi si dhe mediat e Tiranës si A2 CNN, RTV Nacional etj.
Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në praninë e shumë profesorëve universitarë, akademikëve, studiuesve, shkrimtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, u shënua 15-vjetori i gazetës letrare dhe kulturore “NACIONAL”, e cila publikohet në Tiranë dhe shpërndahet rregullisht edhe në Prishtinë.
Kjo ngjarje kulturore u organizua nga “Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës”, e drejtuar nga Prof. Shyqri Galica.
Ndërsa botuesi i saj, Mujë Buçpapaj vuri në dukje se në një kohë të papërshtatshme për shtypin e shkruar, gazeta letrare dhe kulturore “Nacional” ja ka dalë prej 15 vjetësh të qëndrojë në tregun shqiptar dhe rajonal falë një politike editoriale të qartë dhe gjithëpërfshirëse, si dhe idealizmit të stafit të saj.
Pavarësi, demokraci dhe bashkim kombëtar duke qenë në aleancë të ngushtë me SHBA-te, është motoja e punës së gazetës “NACIONAL” gjatë këtyre 15 viteve u tha në këtë ceremoni jubilare. (A2 Televizion)
Lajmet me interesante
-
Një i pastrehë në shtëpinë tonë të përbashkët- Tregim i jetuar nga FATBARDH AMURSI
November 30, 2024
-
Balerini i njohur shqiptar u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet, ja si është gjendja e tij shëndetësore
December 3, 2024
-
NDËRRON JETË ZOICA HAXHO, IKONA E BALETIT SHQIPTAR, PRIMA BALERINA E TEATRIT TË OPERËS DHE BALETIT
November 28, 2024
-
Emil Asdurian, i biri i ikonës së Baletit Shqiptar: Ime më ishte Heroinë që sakrifikoi për Artin, Kombin dhe Familjen!
December 1, 2024
-
NDËRRON JETË SHKRIMTARI I SHQUAR SEJDI BERISHA
-
BREDHI ME DHËMBË I VITIT TË RI -Tregim satrio-humoristik nga Shkëlqim HAJNO
December 3, 2024
Lajmet e fundit
-
UGSHPD: URSULA, KUMLLAXHIU* DHE BELA (Rrëfenja e Zadejës Eolike)
By voal.ch | December 4, 2024
-
Vulini propozon ligj për “agjentët e huaj” në Serbi
By voal.ch |
-
Shkurte Fejza, e mërzitur për ndalimin e ‘Mora Fjalë’ në stadium, Cana: S’ka gjë që e ndalon, me apo pa muzikë
By voal.ch |
-
Shqetësim në Shqipëri lidhur me shtimin e portaleve me origjinë ruse
By voal.ch |
-
VIDEO- Vallëzimi ritmik i Tropojës zyrtarisht në UNESCO
By voal.ch |
-
OpenAI hap një zyrë në Zyrih
By voal.ch |
Komentet