Në foton kryesore Elidona, motra e vrarë, fotoja tjetër e Esmeraldës
Prokuroria e Posaçme përmbyll hetimet ndaj drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato dhe bashkëpunëtorëve të tyre të akuzuar për korrupsion me fondet publike, fshehje pasurie e pastrim parash, ndërkohë që verifikimet kanë zbuluar rrethana të reja për të cilat është ndarë çështja dhe po vijohet hetimi për funksionarë e persona të tjerë të përfshirë.
Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të enjten më 26 dhjetor përfundimin e hetimeve ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe pesë të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tyre në një skemë korrupsioni e pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5 D Konstruksion. Çështja e regjistruar për veprat penale të korrupsionit aktiv e pasiv, mosdeklarime, deklarime të rreme apo fshehje të pasurive, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash, është dërguar në gjykatë për t’u kaluar për gjykim. Ndërkohë, SPAK njofton se janë veçuar hetimet për të tjera afera korruptive që dyshohet se janë kryer nga funksionarët e Bashkisë Tiranë.
Sipas SPAK, është provuar se i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato si ish-drejtor i departamentit mbështetës në këtë shoqëri dhe në cilësinë e ish-kryeinspektorit të IKMT në Bashkinë Tiranë, kanë qënë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k., të cilën e kanë zotëruar në mënyrë indirekte dhe e kanë përdorur për të vjelë fondet publike në mënyrë të paligjshme e për pastrimin e parave.
Gjatë kohës që Molla ka drejtuar UKT, shoqëria 5D Konstruksion sh.p.k. ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 tendera.
“Në këto procedura prokurimi i pandehuri Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, përbërjen e Njësisë së Prokurimit, përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni të pandehurin Mariglen Qato, i cili është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij”, citohet në njoftim.
Hetimet kanë zbuluar se në periudhën 2016-2018, kur Qato ka ushtruar funksionin e drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT, shoqëria 5D ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik 4 tendera. Vetë Qato, si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO, ka qënë pjesë e vendimarrjes për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, në favor të shoqërisë që zotëronte.
Po ashtu, kompania 5D akuzohet ka fituar në kundërshtim me ligjin 3 tendera të Bashkisë Tiranë, si dhe dy të tjera nga Tirana Parking sh.a dhe Klubi Sportiv Tirana sh.a..
Në vijim SPAK thotë e është provuar fakti se i pandehuri Taulant Tusha në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të KVO, si dhe anëtarët e tjerë Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku, kanë favorizuar shoqërinë 5D në 3 tendera të Bashkisë Tiranë. “[…]i kanë krijuar shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik”, argumenton prokuroria.
Nga ekspertimi i kryer, ka rezultuar se 5D ka përfituar më shumë se 192.7 milionë lekë nga 12 tendera të zhvilluara në mënyrë të kundërligjshme. Gjithashtu, nga zbatimi këtyre kontratave janë nxjerrë fitime monetare nga kjo shoqëri e zotëruar nga Molla dhe Qato.
Shumat monetare janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjendje cash në arkën e shoqërisë. Më pas këto shuma u janë dhënë pronarëve de facto të 5D, të cilët i kanë përdorur për të blerë pasuri apo për aktivitete të tjera të shoqërisë.
Me kërkesë të SPAK, në korrik gjykata sekuestroi vlerën e aktivëve afatgjatë të shoqërisë 5D në vlerën 148.8 milionë lekë, pasuri të paluajtshme në zotërim të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos me vlerë totale afro 108 milionë lekë si dhe kompaninë Restur dhe aseteve të saj, konkretisht 24% të aksioneve në kompaninë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k,, e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro dhe që ka marrë statusin “special” nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, po kryhet hetim dhe për pasuritë e tjera të luajtshme apo të paluajtshme në zotërim direkt ose indirekt të të pandehurve dhe të afërmve të tyre, për të cilat ka të dhëna se nuk justifikohen me të ardhura nga burime të ligjshme.
Prokuroria ka vendosur në fillim të dhjetorit ndarjen e kësaj çështjeje në lidhje me disa episode që janë pretenduar në kallëzim si dhe për rrethana të reja që kanë dalë nga veprimet hetimore të kryera. SPAK sqaron se është vendosur veçimi i akteve për tenderin e rekonstruksionit të palestrës së mundjes të Klubit Sportiv Tirana, si dhe procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e sheshit të parkimit te Selman Stermasi, nga autoritetit kontraktor Tirana Parking.
Veçimi akteve është kryer dhe për rrethana e fakteve të lidhura me 11 tender të tjerë të Bashkinë Tiranë dhe strukturave në varësi të saj, që janë zbuluar nga këqyrja e të dhënave të njësive kompjuterike dhe aparateve të telefonave celularë të sekuestruar.
Sipas prokurorisë, mund të ekzistojnë edhe persona të tjerë funksionarë publikë që mundet të kenë pasur në zotërim të tërthortë shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k., që mundet të kenë interesa financiare, apo të tjerë që mundet të jenë përdorur për marrjen e përfitimeve të parregullta – për të cilët thuhet se po hetohet./BIRN
Viti 2024 shënoi nga një sërë zhvillimesh sfiduese për gazetarët dhe gazetarinë në Shtetet e Bashkuara. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Cristina Caicedo Smit sjell disa prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, nga arrestimet e gazetarëve në protesta, tek dënimi me burg i një zyrtari të zgjedhur për vrasjen e një gazetari apo marrëveshja historike për lirimin e gazetarëve amerikanë nga burgjet ruse.
Në fillim të këtij viti një oficer policie i Nju Jorkut shtyu protestuesit dhe gazetarët në një protestë kundër luftës në Gazë në universitetin Kolumbia. Skena kaotike ishte një prej shembujve të asaj që dëshmon se 2024 ishte një vit sfidues për lirinë e shtypit në Shtetet e Bashkuara, siç thonë ekspertët.
“Është vënë re një trefishim i numrit të gazetarëve të arrestuar krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa në 2023-shin u arrestuan 14 gazetarë, këtë vit, numri ishte më shumë se 40”, thotë Kirstin McCudden, përfaqësuese e ‘Gjurmuesit mbi Lirinë e Shtypit në SHBA.
Organiza jopartiake, që dokumenton incidentet që lidhen me gazetarët amerikanë, regjistroi në vitin 2024, 79 sulme ndaj gazetarëve dhe 30 raste të dëmtimit të pajisjeve te tyre. Sipas të dhënave shumica e incidenteve ndodhën gjatë mbulimit të protestave.
Po kështu për herë të parë në historinë e Shteteve te Bashkuara një zyrtar i zgjedhur u dënua për vrasjen e një gazetari.
Një gjykatë në Nevada dënoi me 28 vjet burg, ish-administratorin e qarkut, Robert Telles, për vrasjen e Jeff German në vitin 2022.
Jeff German që punonte për gazetën ‘Las Vegas Review’ kishte investiguar veprimet e paligjshme të zyrës së Robert Telles.
“Për gazetën tonë ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme lehtësimi“, tha Glenn Cook, redaktor i gazetës duke iu referuar dënimit të politikanit.
Më herët çështja gjyqësore kishte çuar në një seancë të Gjykatës së Lartë të Nevada për të parandaluar kontrollimin e pajisjeve të gazetarit. Në një vendim të vitit 2023 gjykata vendosi në favor të gazetës.
“Megjithëse ishte një vendim qe nuk mund te perdoret si precedent, ata i dhanë gazetarit nga Nevada një mbrotje të forte ligjore, që në Shtetet e Bashkuara është si një standardi i artë, një ligj shumë, shumë i forte, që garanton se mbrojtja ligjore vazhdon edhe pas vdekjes së një gazetari“, tha zoti Cook.
Por gjatë 2024-ës gazetarët amerikanë u vunë në shënjestër të qeverive armiqësore. Pasi qëndroi disa muaj në një burg në Rusi, Alsu Kurmasheva e cila punon për rrjetin simotër të Zërit të Amerikës, Radio Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovich, një gazetar i ‘Wall Street Journal’, u ribashkuan me familjet e tyre, si pjesë e një marrëveshje historike për shkëmbimin e të burgosurve.
Pas lirimit gazetarja Kurmasheva foli mbi mjedisin e zymtë në Rusi.
“Për më shumë se një vit nuk kisha qasje tek lajmet e lira e të pavarura. Që nga vera e vitit 2023, ndjeva se ekziston një ndjenjë e madhe pasigurie në Rusi. Niveli i frikës është më i larti, ndoshta që nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik”, tha ajo.
Me lirimin e gazetarëve, Kurmasheva dhe Gershkoviç, vëmendja është kthyer tek Austin Tice, një gazetar profesionist i pavarur, që mbahet në Siri prej më shumë se 12 vitesh.
Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad-it këtë muaj, familja e gazetarit po i kërkon me ngulm qeverisë amerikane që të gjejë Austin Tice. Ai është aktualisht gazetari i vetëm amerikan që mbahet i burgosur jashtë vendit.
…s’është ndonjë diç “si opinion-mbrojtje apologjetike”, s’është nevoja ta mbroj askend, s’ka nevojë kush për “mbrojtjen” time, por thjesht si reagim ndaj “nonsensit” mediatik – z. Thaçi, dhe të gjithë të nderuarit në Hagë, e dinë se u takon t’jenë krenarë, sepse s’ka asgjë më të madhe, më sublime, më të ndershme, më kauzale, më fisnike… sesa shërbimi ndaj atdheut tënd, “asgjë s’të bën më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd” – pritja dhe stërzgjatja e proceseve janë vërtet të lodhshme dhe sjellin vuajtje shpirtërore-psikologjike, mirëpo pse t’mos jemi krenarë me denjësinë e mirëfilltë, një popull i tërë duke e shijuar dhe gëzuar lirinë, për hir të popullit zemërbardhë le t’jetë “flijim” i yni kolektiv me durimin sa më denjësisht, ngutulushizmi me opinionet nuk sjell gjë, as nuk përshpejtohen proceset as nuk arrihet gjë…
…unë s’di ku i lexojnë, ku i marrin, nga ku informohen, nga ku i kanë “burimet” e tyre disa media internetike në shqip, si ato të Shqipërisë e edhe të Kosovës, por marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA, mes institucioneve kosovare dhe atyre amerikane, janë për lakmi, për lakminë e lakmisë, jo vetëm sepse NUK ma ka ënda t’jetë ndryshe (Amerika është dhe duhet t’jetë “miku i madh i Kosovës” – s’kam pse t’kem frikë), por sepse nuk përputhet me logjikën, opinionet sa andej sa këndej nuk përputhen me asgjë të realitetit a të njëmendësisë politike…
…është mjaft e çuditshme të merresh me opinione dhe t’i quash “analiza”, si analist i Shqipërisë ta akuzosh Kryeministrin shqiptar për ndonjë aferë a lëshim diplomatik, dhe bën (s’është i përkryer as ai, secili Kryeministër mund të gabojë ndonjë gjë, ndokush më rrallë e ndokush më shpesh), si analist-opinionist dhe mund të kesh ndonjë fije të dyshimit, mund ta kesh ndonjë info, opinionet janë opinione dhe mund të hamendësosh, mirëpo ta akuzosh Amerikën me “opinionet” e tua për sabotazh të vetë politikës së vet, gjoja për lojë të dyfishtë mes aleatit Kosovës dhe Serbisë+Rusisë (apo dhe lojë e trefishtë, i bie t’jetë diç si trinitet i sofistikuar diplomatik), të hamendësosh se gjoja lobistët e Serbisë në ShBA e kurthuan dhe e ujdisën Drejtësinë e Hagës, se Amerika merret me konspiracione prapa shpinës historike të UÇK-së (gjoja vetë Amerika s’paska by*** për t’ua thënë në fytyrë kosovarëve të ish-UÇK-së, kot dikur ato intervenimet me bomba të NATO-s, Amerika ua pati bombarduar madje dhe kinezëve ambasadën, jo për t’i shpallur luftë Kinës por për t’i thënë “jam duke të parë nga sateliti, dallaveret e tua me Millosh-kriminelin s’të shiten”, andaj për ta ushtruar tashmë konspiracionin ndaj Kosovës fillimisht Amerikës iu nevojitka frymëzimi, i nevojitet ndikimi i lobizmit serbo-rus), të hamendësosh se ShBA nga “brenda” qenka e shitur, e korruptuar, me “standarde” të dyfishta, me politikat “dyfytyrëshe”, sa pro-kosovare po aq dhe pro-ruse, se serbofilët + rusofilët na qenkan fort të zotët, me lobizmin e tyre e paskan bërë rrëmujë State Departamentin, Pentagonin, Heksagonin (e Kosovës psh., helbete), Dekagonin, Amerikën komplet nga brenda, ehuuu… ç’të thuhet tutje, të merresh me të tilla opinione qebesa janë “opinione” të ububushme, janë gala-opinione, atëherë duhet sëpaku t’i mbështesësh me ndonjë fakt të vockël, çfarëdo…
…jo moti, por këtë vit, para ca muajve, më 22 Gusht 2024, Drejtori i AKI (Agjencia e Kosovës për Inteligjencë), z. Petrit Ajeti, e priti Drejtorin e CIA-s (Central Intelligence Agency), z. William J. Burns. Në shenjë mirënjohjeje të përhershme ndaj SHBA-së, CIA-s dhe personalisht z. Burns, në objektin qendror të AKI në Prishtinë, u zbulua pllaka simbolike. Pllakën e zbuluan dy drejtorët e Agjencive, Petrit Ajeti dhe William Burns. Në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive, qëndron mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Francis Burns të birit të tij, William Burns-it: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”…
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqiten në derën e shtëpisë së kryetarit të Bashkisë Tiranë me një autorizim nga gjykata për të ushtruar kontroll.
Oficerët qëndruan për dy orën në godinën e pallatit të kryebashkiakut në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” dhe sekuestruan telefonin e gruas së tij Ajola Xoxa. Më pas ata kontrolluan për disa orë dhe zyrat e qendrës Harabel në zonën e ish-Bllokut.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, SPAK ka marrë miratimin e për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave Ajola Xoxën bashkëshorte e Erion Veliaj, Arbër Veliaj vëllai i z.Veliaj, Elman Abule mik i afërt i Erion Veliaj, Marisa Nito bashkëjetuese e Elman Abule dhe mike e Ajola Xoxës, Adela Kondakçiu mike e Ajola Xoxës dhe Driant Zeneli bashkëpunëtor i Xoxës në qendrën “Harabel”.
Prokurorët kanë marrë miratimin për të kontrolluar dhe zyrat e disa bizneseve dhe qendrave që lidhen me aktivitetin e familjarëve të zotit Veliaj: “Partenërs Laë” shpk, zyra ligjore që administrohet nga Ajola Хохa, Naan Gallery SHPK qendër kulturore ku është e punësuar Ajola Xoxa, “Qendra Harabel” e cila administrohet nga artisti Driant Zeneli dhe ku Ajola Xoxa mban postin e drejtores kreative, Ava Studio SHPK, e cila administrohet nga mamaja e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa, kompania Gogel shpk që zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i kryetari të Bashkisë Tiranë. Gjithashtu kontrollet kanë autorizuar edhe kontrollin e kompanisë së Adela Kondakçiut, firmë në fushën e marketigut dhe dizajnit dhe zyrat e Rametal shpk, në pronësi të Elman Abules.
Por si i lidh SPAK të gjithë këta emra me njëri-tjetrin dhe çfarë dyshohet të kenë kryer ata duke u ndihmuar nga pozitat e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj? Në vendimin e Gjykatës së Posaçme konstatohet se prokurorët kanë gjetur “të dhëna konkrete se anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë.” Procedimi është regjistruar në fillimin e këtij viti me dyshimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
“E gjithë ajo aureola shumëvjeçare që kishte krijuar kryetari Bashkisë Tiranë për një shkëlqim të tij në detyrë, për një sukses të pakontestueshëm për një publik që e adhuron dhe e do, tanimë është rrënuar me një hetim që ka nisur Prokuroria e Posaçme dhe pse ai është përpjekur ta demotivojë duke thënë që janë ‘kolegë’, por bëjnë një punë shumë të mirë,”- thotë gazetari Denis Dyrnjaja.
Të dhënat e përpunuara nga Kronos në deklaratat e pasurisë të depozituara nga kryebashkiaku Erion Veliaj tregojnë se kryebashkiaku është pronar i një apartamenti me sipërfaqe 111 m2 i blerë më 13 shtator 2013, dy ditë përpara se të betohej si Ministër i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale ku shërbeu për dy vjet në kabinetin e parë të qeverisë Rama. Shtëpia është deklaruar se është blerë për vlerën 51 mijë euro me të ardhura që vinin nga shitja e apartamentit të mamasë së tij dhe paga, pronë që më pas është rivlerësuar në tetor të atij viti për vlerën 128 mijë euro.
Deklarata e pasurisë për vlerën e apartamentit rezulton me flamur të kuq, pasi çmimi i rivlerësimit është 2.3 herë më shumë se vlera e deklaruar e blerjes, vlerë që është rritur në harkun kohor të 2 muajve.
Në total gjendja e llogarive bankare të kryebashkiakut është 10 mijë euro dhe vazhdon të paguajë një kredi të marrë në shtator të 2015-ës me vlerë fillestare 61 mijë euro, ku i kanë mbetur ende për të shlyer 36 mijë eruo deri në vitin 2030. Deklarata e pasurisë rezulton me probleme pasi kredia është dibursuar në vitin 2015, por është deklaruar si detyrim nga ana e kryebashkiakut një vit më vonë. Për vitin 2023 Veliaj ka gjeneruar 24 mijë euro të ardhura nga paga si kryetar bashkie dhe 17 mijë euro nga shpërblime dhe dietat për udhëtime jashtë vendit.
Në pamje të parë, analiza e pasurisë së tij e tregon si një nëpunës modest që ka një apartament, një kredi dhe një depozitë simbolike dhe që jetesën e siguron me të ardhurat nga paga. Kontrastin në të gjithë këtë tablo e bën rrethi familjar i tij.
Bashkëshortja e z.Veliaj, Ajola Xoxa ka të deklaruara disa llogari bankare që kapin një vlerë totale prej 617 mijë euro, ku afërsisht një e treta e këtyre llogarive vijnë nga trashëgimia. Xoxa ka në zotërim 2 apartamente, një me sipërfaqe 162 m2 të blerë në vitin 2016 për vlerën 88.6 mijë euro në zonën “Kodra e Diellit”, dhe një tjetër të blerë në vitin 2018 me sipërfaqe 107 m 2 për vlerën 105 mijë euro me të ardhura të dhuruara dhe nga puna. Ajola Xoxa ka në pronësi 367 m2 sipërfaqe takuese të një trualli në Fier të përfituar nga trashëgimia. Po nga trashëgimia ajo zotëron 19.8% aksione në kompaninë “Botimet Enciklopedike” dhe ka në pronësi dhe zyrën ligjore “Partners Law”.
Gjatë vitit 2023 Xoxa deklaron se ka gjeneruar në total 97.3 mijë euro të ardhura nga puna në qendra të ndryshme kryesisht në fushën e kulturës dhe nga kompanitë që administron. 22.4 mijë euro janë marrë nga veprimtaria profesionale në Qendrën Harabel, 22 mijë euro nga projekti Balkan Youth Link – Albania, 15.7 mijë euro nga veprimtari të tjera, 12 mijë euro nga qiraja, 12 mijë euro nga paga si administratore te shoqëria Botimet Enciklopedike dhe 13.2 mijë euro nga zyra ligjore Partners Law shpk. Nga këto të ardhura rezulton të ketë kursyer 90.6 mijë euro dhe të ketë shpenzuar përgjatë vitit 2023, 6.7 mijë euro. Xoxa nuk rezulton të ketë detyrime bankare.
Ajola Xoxa vitet e fundit është fokusuar në fushën e artit, ku përmes disa qendrave dhe kompanive është shndërruar në kuratore të shumë ekspozitave, eventeve dhe organizimeve që ndodhin në kryeqytet.
Pjesa më e madhe e këtyre ekspozitave dhe eventeve organizohen nga Qendra Harabel, Galeria Naan dhe Galeria Gur Gur, organizata ku Xoxa rezulton si e punësuar dhe një nga bashkëpunëtoret kryesore. Të gjitha këto qendra kanë adresën në zonën e ish-Bllokut, ndërsa vetë Galeria Naan është e vendosur në një vilë në afërsi të wTower, ambientet e së cilës shërbejnë shpesh për të promovuar ekspozita dhe artistë.
Ajo që ndodh prej vitesh me këto organizata është konflikti i hapur i interesit që ekspozita të kuruara nga zonja e parë e kryeqytetit, sponsorizohen me fonde publike dhe në shumicën dërrmuese, fondet janë të bashkisë së kryeqytetit, e cila drejtohet nga bashkëshorti i saj!
Sipas të dhënave të thesarit të shtetit, Ministria e Kulturës ka bërë 7 pagesa direkte për Qendrën Harabel në vlerën 39 mijë euro, për të sponsorizuar ekspozitën “Komedia Hyjnore”, projekti “Antikiteti në artin bashkëkohor shqiptar”, ekspozitën ndërkombëtare të arteve të bukura Zabel dhe një projekt për dixhitalizimin e artit bashkëkohor.
Në një pjesë të mirë të këtyre ekspozitave, kuratore është Ajola Xoxa. Në rastin e ilustrimeve ksilografike që mbajnë emrin e Salvador Dalisë që u shfaqën në galerinë “Naan” “Ëndrra hyjnore” kuratorë ishin Zef Paci dhe Ajola Xoxa. Për këtë ekspozitë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka paguar 12 mijë euro në gusht të këtij viti. Xoxa rezulton kuratore dhe për platformën e artit bashkëkohor, e cila ka marrë financim nga Ministria e Kulturës, por dhe në shumë evente të tjera që janë zbatuar qendrat dhe galeritë Harabel, Naan, Gur Gur dhe Balkan Youth Link.
“Fshati Kirjues” event i organizuar nga qendra Harabel është mbështetur nga Agjencia e Industrisë Kreative, fondi Tirana Kryqeyteti i Rinisë dhe nga Bashkia Tiranë. “Visual Arts by Harabel” po ashtu ka marrë financime nga këto agjenci dhe nga vetë Bashkia e Tiranës, përveç kontributit që ka dhënë Instituti Italian i Artit dhe Universiteti i Arteve.
“Red Shoes Installation” i mbajtur më 8 mars në sheshin “Nënë Tereza” i zbatuar nga qendra Harabel, ka marrë mbështetjen nga Bashkia Tiranë, përveç organizatave të tjera që e kanë mbështetur si Un Women, United Nations Albania dhe fondi Suedez.
“JR Insideout” është sponsorizuar nga bashkia Tiranë, Agjencia e Industrisë Kreative dhe D18 Paris. Zbatimi i projektit është bërë nga qendra Harabel.
Harabel dhe Balkans Youth Link kanë marrë mbështetje nga Ministria e Kulturës për të organizuar shfaqen e baletit “The Down of Time”.
Harabel është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe kompani private për zhvillimin e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor. Naan Gallery dhe Harabel kanë marrë mbështetje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për projektin Starburster në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës. Galeria Gur Gur dhe qendra Harabel kanë marrë mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të zhvilluar atelierin e Modës dhe Tekstileve në vjeshtën e vitit 2023 në Petrelë.
Të ardhurat për vitin 2023 të gjeneruara nga qendra Harabel dhe Balkans Youth Link për Ajola Xoxën kapin vlerën 44.5 mijë euro. Xoxa ofron punën e saj si kuratore në organizime që mbështeten me fonde që jep bashkia Tiranë, në krye të së cilës është bashkëshorti i saj Erion Veliaj!
“Pastrimi i produkteve të veprës penale është një proces që duhet të përfshijë brenda vetes njerëz sa më të afërt e sa më të besuar, ndaj dhe hetimi nis me rrethin e afërt të personit që po hetohet për veprën penale. Znj.Xoxa dhe Z. Arbër Veliaj po hetohen për përfitime që ata kanë patur nga pozita e Erion Veliaj si kryetar i bashkisë,”- thotë eksperti i ekonomisë Pano Soko. Një tjetër milioner, në vlera dhe më të mëdha se bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, është vëllai i tij Arbër Veliaj. Duket se suksesi i kompanisë së tij në fushën e marketingut, eventeve dhe menaxhimit të fushatave të reklamave, Gogel shpk lidhet ngushtësisht me karrierën në politikë dhe poste drejtuese të vëllait të tij.
Arbër Veliaj ble në vitin 2011 të gjitha aksionet në këtë kompani e cila ishte themeluar më parë nga Gentian Zguri dhe Floran Pustina për çmimin 1 mijë euro. Sipas të dhënave të depozituara në bilancin e shoqërisë, Gogel rezulton në këtë periudhë me një xhiro vjetore në vlerën 106 mijë euro dhe fitim 10 mijë euro. Në vitin 2012 të ardhurat e kompanisë rezultojnë 50 mijë euro dhe fitimi 5 mijë euro. Në vitin 2013, të ardhurat janë në vlerën 78 mijë euro dhe fitimi 4 mijë euro.
Rritja e menjëhershme e kompanisë Gogël vjen në vitin 2014, kur z.Erion Veliaj kishte marrë postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pas këtij viti, të ardhurat për firmën e Arbër Veliaj dyfishohen dhe arrijnë një xhiro mesatare 3 milion euro në vit mes periudhës 2018-2022, në vitin 2023, xhiro shtohet me 2.6 herë për të kapur shifrën 8 milion euro. Në po këtë vit Arbër Veliaj themelon një tjetër kompani që zotëron Gogël shpk, Gogël Holding me aktivitet në fushën e administrimit të pjesëmarrjeve në kompani të tjera dhe konsulencës teknike, financiare dhe ligjore , e cila ka shënuar një xhiro vjetore që vitin e parë të operimit në vlerën e 1.66 milion eurove dhe një fitim neto 1.65 milion euro.
Në total nga aktiviteti i shoqërive të tij në Shqipëri Arbër Veliaj ka gjeneruar afërsisht 30 milion euro të ardhura në 10 vitet e fundit dhe 4.5 milion euro fitime.
Vëllai i kryebashkiakut rezulton të ketë një duplex në zonën e Kodra e Diellit pasuri të patundshme me sipërfaqe 112 m2 dhe një vilë në bregdetin e Qerretit me sipërfaqe trualli 446 m2 dhe ndërtesë 80 m2. Arbër Veliaj jeton së fundi mes Tiranës dhe Vienës, ku dhe ka themeluar aty dy kompani të tjera “Gogel GMBH” dhe “Reg Investitions GMBH”.
“Deri në vitin 2013 kompania që ka blerë me 1 mijë euro Arbër Veliaj kishte një xhiro normale, por çuditërisht në vitin që Erion Veliaj kandidon dhe zgjidhet kryetar i bashkisë ai nis të shumëfishojë xhiron dhe ka xhiruar në total 30 milion euro në 10 vjet. Kush është ky biznesmen kaq i rëndësishëm që bën këtë xhiro befas nga hiçi?! Dhe në këtë rast është vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ai me kompaninë e tij është personi kyç që shpërndan reklamat në mediat në vend. Është personi kyç që përfiton dhe paguhet nga kompani që përfitojnë tendera publikë.” thotë drejtuesi i qarkut për Tiranën në Partinë Demokratike Belind Këlliçi.
SPAK ka kërkuar ushtrimin e kontrollit dhe për kompaninë e mikut të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Elman Abule. Biznesmeni Abule rezulton të zotërojë në total 6 kompani në Shqipëri, kryesisht në fushën e përpunimit të metaleve, centraleve elektrike dhe ndërtimit.
Nga bilancet e depozituara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, duket sikur këto kompani qarkullojnë dhe xhirojnë paratë e njëra-tjetrës, por nuk rezultojnë me fitim. Shumica e tyre rezultojnë me humbje. Ajo që lidh fijet, e shtetasit Elman Abule, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është kompania Fidalba, e themeluar që në vitin 2011, por që në vitet e para nuk ka ushtruar aktivitet, ndërsa më datën 10 janar 2024 firma në pronësi të shtetasit Elman Abule, është subjekti ndërtues dhe zhvillues për një pallat 7-katësh në zonën e Kombinatit në pronë të Keid Kalaja dhe Burgen Strati.
Leja e ndërtimit në këtë lulishte për të ndërtuar pallat është dhënë nga kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ndërsa më parë u kishte refuzuar kërkesën e banorëve të rrugës Llambi Bonata për të ndërtuar aty pallatin që do të shërbente për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019 pas prishjes së banesave të tyre, me argumentin se toka kishte statusin e lulishtes.
Procedurat e ndjekura nga SPAK familjarët e Erion Veliajt i ankimuan në Gjykatën e Posaçme, por me sa duket beteja me drejtësinë e re është e fortë, pasi shkalla e parë vendosi të lerë në fuqi vendimin për kontrollin e banesës së Arbër Veliaj dhe rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e telefonit. Në një tjetër kërkesë të paraqitur në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, avokatët mbrojtës kanë kërkuar rrëzimin e kontrolleve të ushtruara nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me pretendimin se janë bërë në shkelje të procedurave dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm. Ditën e hënë, bashkëshortja e kreut të Bashkisë Tiranë është marrë në pyetje për 3 orë nga prokurorët e SPAK në lidhje me procesin hetimor që ata kanë hapur për pasurinë dhe përfitimet e rrethit të afërt familjar të kryebashkiakut./ Mcn.Tv
Profesori Përparim Kabo, i ftuar në emisionin “Open” në News24 foli për hapjen e kapitujve të Shqipërisë me BE-në. Ai tha se çelja e të gjitha kapitujve për vendin tonë nuk do të jetë e lehtë.
Kabo theksoi se pa SHBA e BE do shkonim llum e llum. Sipas tij, jemi në rrugën e ndryshimit, i cili po ndihet. Profesori deklaroi se në këtë dekadë, klasa aktuale politike do largohet.
Përparim Kabo: Nuk do të jetë e lehtë të mbyllim kapitujt me BE. Unë e shikoj si udhëtim në shkretëtirë. Na duhen eurokratë. Jemi në rrugën e ndryshimit. Por ka probleme vendi edhe me krimin. Nëse territorin e kontrollon krimi e jo policia, zona të tëra në Shqipëri janë në kontroll të bandave, ata përcaktojnë se kush do jetë shefi i policisë, se kush duhet të shkojë tek tenderat publikë, atëherë është problem. Goditja ndaj krimit është një çlirim dhe rruga drejt një demokracie më funksionale.
Në këtë dekadë, kjo klasë politike do largohet. E do largohet kur të mendojmë se ne e fituam edhe një betejë. Këta mendojnë se drejtësia do shtyhet e do shtyhet, do mendojnë se do largohen, por kjo nuk do ndodhë. Po të mos ishte SHBA, BE, llum e më llum do shkonim. Ne nuk kemi nerv proteste, sepse jemi në kushte mbijetese dhe këta njerëz nuk e kanë forcën për të goditur. Është goditur edhe shtresa e mesme.
(BalkanWeb)
Serbia ia ka refuzuar kërkesën ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të zhvilluar një vizitë dyditore në komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë.
Kështu bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, e cila tha se Sveçla ishte paraparë që më 23 dhe 24 dhjetor të qëndronte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për t’u takuar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës.
MPJD tha se kërkesa u refuzua edhe pse u ndoqën procedurat e parapara për vizita të tilla në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për vizita zyrtare.
“Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit”, u tha në njoftim.
Në janar të këtij viti, Serbia po ashtu kishte refuzuar kërkesën që Sveçla të qëndronte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës.
MPJD tha se në dy vjetët e fundit, Serbia rregullisht ka refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës, duke përmendur këtu vizitën e fundit që ishte paraparë të zhvillohej nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku më 19 dhjetor.
MPJD tha po ashtu se edhe drejtueses së kësaj ministrie, Donika Gërvalla, i ishte refuzuar pjesëmarrja në pritjen vjetore të pavarësisë së Kosovës që ishte organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi më 27 shkurt dhe vizita, sipas këtij institucioni, u refuzua “pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se znj. Gërvalla të arrinte në pikën kufitare”.
“Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë”, tha MPJD-ja.
Edhe Kosova ka refuzuar kërkesat për vizita në Kosovë të zyrtarëve serbë. Në maj të këtij viti, shtetet perëndimore e kritikuan Kosovën pasi nuk e lejoi patriarkun serb, Porfirije, dhe disa priftërinj të tjerë të zhvillonin vizitë në Kosovë.
Kërkesa për vizitë i është refuzuar po në maj edhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato. REL
Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini tha se Tik Tok është i vetmi rrjet social që nuk menaxhohet dot.
Nini mori një rast hipotetik, duke thënë se nëse ka një skandal një ditë para zgjedhjeve, në rrjetet e tjera sociale ky skandal mund të menaxhohet, në Tik Tok është e pamundur, pasi në të ka akses edhe banori i fshatit më të humbur të vendit.
Kësisoj, shpjegoi ai, Tik Tok mund të ndikojë “frikshëm” në rezultatin e zgjedhjeve.
“Nëse një ditë para zgjedhjeve, teorikisht, ndodh një skandal…Në Tv mund të menaxhohet, në Instagram ka një audiencë të caktuar, Në Fb menaxhohet, në You Tube menaxhohet, në Tik Tok mund të marrë përmasa të mëdha dhe mund ta shikojë edhe ai që jeton në fshatin më të humbur dhe ajo mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Kjo mund të jetë keq dhe për opozitën, edhe për qeverinë. Tik Tok mund të ndikojë në mënyrë të frikshme në rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai në emisionin “Open” në News24.
Edhe manifestimi i mbrëmshëm i opozitës, i quajtur “mosbindje civile”, edhe përgjigja e shtetit ndaj tij, shfaqën përsëri skenarë të njohur, të pandryshuar dhe të përdorur prej dekadash në realitetin social shqiptar. Fatkeqësisht asgjë e re. Përplasje forcash të kundërta, të cilat janë ngurosur në barrikada, ku njëra palë kërkon demokraci se e ndjen atë të cunguar dhe tjetra, në mbrojtje të demokracisë, sepse e konsideron prishje të rendit publik. Në skena të tilla që përsëriten e përsëriten prej dekadash, duket qartë që asnjë standard demokratik nuk po ndërtohet e jo më të konsolidohet.
Palët në konflikt sjellin në medie e rrjete sociale pamje videosh provokative për t’i treguar opinionit të gjerë publik se kush ka të drejtë e kush jo. Kush ushtron më shumë dhunë e kush më pak. Beteja më pas vazhdon nëpër studio televizive me të njëjtin qëllim, kush ka të drejtë e kush jo. Edhe vetë opinionistët japin argumente pro dhe kundër. Sherr me dëshmitarë. Gjithçka zhvillohet në kundërshtim me rrugën e konsolidimit të vetë demokracisë në vend. Rrugë këto me karakter ligjor, të cilat mundësojnë që të arrihet një standard i shëndetshëm në fushën e manifestimeve publike, në shërbim të lirisë dhe demokracisë. Videot provokative, përplasjet, opinionistët nuk kanë dhe nuk mund të kenë tagrin e ndërtimit të “së drejtës për tubim”.
Në kontekstin e “së drejtës për tubim”, opozita nga ana e saj, si më e interesuara për të pasur sa më shumë hapësira për të manifestuar pakënaqësinë e saj ndaj qeverisjes, duhet të ketë prirjen e fortë për të pasur ligjet e duhura të qarta dhe sidomos jurisprudencë të bollshme në raport me lirinë e manifestimit. Kjo sepse në këtë mënyrë, ajo do të gjente mundësi më të shumta për të ushtruar aksionin e saj antiqeveritar dhe vetë shoqëria shqiptare në tërësi do të gëzonte një standard të qartë të kësaj të drejte.
Përballë bollëkut të jurisprudencës shqiptare dhe të asaj të organizatave ndërkombëtare për të drejtat themelore, shkeljet e mundshme ligjore do të ishin më të dukshme. Opozita shqiptare tashmë e ka kaluar dekadën në këtë pozicion dhe ajo ka organizuar mjaft e mjaft manifestime proteste. Ndërkohë, ajo është edhe pjesë e parlamentit. A ka marrë opozita deri më sot nisma ligjore për garantimin sa më të qartë të së drejtës për manifestim? Madje në këtë drejtim nuk shkëlqejnë as organizatat e panumërta joqeveritare. Kjo, sepse nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në botën e civilizuar që administrata qendrore dhe lokale e vendit të ketë për tendencë të ngushtojë vendet ku mbahen manifestime. Ato nuk e preferojnë prishjen e qarkullimit rrugor të mjeteve apo këmbësorëve. Aktet e tyre kanë karakter administrativ, të lidhura me sigurinë publike, ndërkohë nga ana tjetër dihet se qëllimi i vetë manifestimit të protestës është pikërisht të turbullojë rendin publik për të tërhequr vëmendjen dhe të flasë më zë të fortë.
Atëherë si duhen trajtuar këto dy tendenca të kundërta?
Ato që këto kohë të fundit po quhen “bllokime rrugësh”, nuk janë të parat që organizohen. Dhe janë militantët e partive, ata që e paguajnë më shtrenjtë këtë mënyrë proteste. Përveç denoncimeve politike nëpër ekrane apo manifestimeve para komisariateve, a ka marrë opozita nisma ligjore për t’u ankuar në të gjithë shkallët e drejtësisë shqiptare, deri në Strasburg e të sqarojnë nëse manifestimi i protestës në rrugë e sheshe ku qarkullojnë automjetet është shkelje ligjore? Nëse deri më sot një fakt i tillë quhet shkelje ligjore, përdorimi i forcës nga ana e policisë nuk është në kundërshtim me ligjin, ose më saktë me mënyrën se si kuptohet ligji dhe nuk është ky organ që ka për tagër marrjen e nismave ligjore për të drejtën e manifestimeve të protestës. Një opinionist mund edhe të thotë se e drejta për të manifestuar në hapësirat publike është një e drejtë themelore, e parashikuar nga Kushtetuta, kurse e drejta për qarkullim me automjet nuk është e drejtë kushtetuese. Kjo do të thotë se në raport me njëra-tjetrën, përparësi ka e drejta për të manifestuar. Ndërkohë, krahas së drejtës së qarkullimit me automjete, është edhe e drejta për qarkullim e këmbësorëve. Edhe kjo i nënshtrohet të drejtës për manifestim. Ndërkohë, ndarja e rrugës për qarkullim automjetesh nga trotuare për qarkullimin e këmbësorëve bëhet për arsye të sigurisë publike dhe jo si të drejta të mbrojtura nga Kushtetuta. Pra, bëhet për arsye sigurie. Këtu problemi komplikohet, pasi kjo përplasje e të drejtave lind prishjen e rendit publik, pasi rrezikohet edhe jeta e manifestuesve, edhe e drejtuesve të automjeteve. Në një kontekst të tillë, natyrshëm ndërhyn shteti.
Cila është natyra e ndërhyrjes së tij?
Ai përdor forcën për të larguar manifestuesit, sepse po pengojnë trafikun, pra po prishet rendi publik. Pra, i jepet përparësi sigurisë publike. Ndërsa diku tjetër, në vende me demokraci më të përparuar, shteti ndërhyn për së siguruar manifestimin dhe devijon trafikun rrugor duke i dhënë përparësi manifestimit. Por këto koncepte nuk japin dot zgjidhje kur ato thuhen nëpër studio televizive apo nëpër gazeta. Pyetjet e dilemat e mësipërme duhet të gjejnë përgjigje nga kolegje gjykatash kompetente. Janë ato që duhet të shprehen nëse manifestimet e protestës kanë karakter antiligjor nëse zhvillohen në sheshe e rrugë ku ka qarkullim automjetesh.
Është drejtësia që nëpërmjet jurisprudencës së saj, i jep rrugë mënyrës se si duhet që autoritet e administratës të menaxhojnë manifestimet dhe trajtimin e tyre me përparësi si një e drejtë themelore. Por që të shprehen, duhet dikush t’u adresohet autoriteteve ligjore në fjalë. Dhe i takon opozitës më shumë të atakojë këtë problem, madje dhe OJF-ve. Në rast se do t’u referoheshim eksperiencave të disa vendeve me demokraci solide, jurisprudenca është e plotë dhe e qartë. Sipas Gjykatës së Apelit të Kanadasë, “rrugët kanë për funksion të përditshëm lejimin e qarkullimit të automjeteve, të çiklistëve dhe këmbësoreve, por ato janë njëkohësisht hapësira për tubim e manifestim kolektiv të domosdoshme për ushtrimin e lirisë për manifestim paqësor”.
Më pas, vazhdohet më konkretisht: “Ndryshimi i përkohshëm nga përdorimi i zakonshëm i rrugës është një pasojë normale dhe nuk përbën pengim për përdorimin e një hapësire publike”. Kurse reporteri special për Kombet e Bashkuara, nga ana e saj thotë: “Në një shoqëri demokratike, hapësirat urbane nuk janë vende vetëm për qarkullim, por edhe vende për pjesëmarrje në tubime”. Ndërsa në vende të tjera demokratike si psh., Franca, koncepti “bllokim rruge”, në jurisprudencë nuk quhet rasti kur ka individë që manifestojnë në të, por kur në rrugë vendosen automjete apo materiale inerte si gomat e makinave që bllokojnë si qarkullimin e mjeteve, edhe atë të këmbësorëve. Nëse opozita do të ndiqte shkallët e gjyqësorit dhe do t’i drejtohej direkt Strasburgut për interpretim, me siguri manifestimi në sheshe publike ku ka qarkullim automjetesh, do të interpretohej si një e drejtë themelore që nuk lidhet me mosbindjen civile, por një manifestim normal.
/Gazeta Panorama
Radio Evropa e Lirë
Në tentimin tonë të parë për të mbërritur në Borje, fshat në verilindje të Shqipërisë, afër kufirit me Kosovën, jemi kthyer mbrapsht nga rojet kufitare. Një ditë më vonë jemi kthyer me leje udhëtimi dhe na është mundësuar kalimi.
Përmes rrëfimit të një familjeje në Borje, ne kemi treguar sfidat me të cilat përballen rreth 900 banorët e fshatit – kryesisht të moshuar – për shkak se nuk kanë qasje në shërbimet thelbësore të Shqipërisë, në mungesë të rrugëve adekuate. Ata mund të furnizohen me ushqime dhe të marrin shërbime shëndetësore vetëm në Dragash të Kosovës.
E kemi vëzhguar banoren lokale, Shate Palinci, e cila me djalin e saj 12-vjeçar është nisur në agim për të kryer kontrolle shëndetësore në Kosovë, dhe më pas është kthyer në shtëpi për të përgatitur darkën për familjen. Ajo i ka kryer e vetme pothuajse të gjitha punët e shtëpisë.
Në këtë fotografi, Palinci shihet mbi gomarë, diku në Borje. Për mua kjo fotografi shpërfaq vështirësitë dhe forcën e atyre që jetojnë në izolim të tillë.
E kemi kaluar ditën në pozicionet e Brigadës së 25-të, dhe pastaj jemi nisur në muzg me trupat ushtarake që janë nisur për në front të luftës. Shumë ushtarë i kanë mbajtur sytë në qiell, të gatshëm për të goditur dronë rusë FPV.
Dronët e kanë ndryshuar gradualisht mënyrën se si luftohet. Në të kaluarën, pozicionet e fushëbetejës kanë qenë të qasshme relativisht lehtë – tani janë jashtëzakonisht të rrezikshme.
Dronët e zbulimit mund t’i gjurmojnë lëvizjet prej 10-15 kilometrave largësi prej vijës së frontit, dhe sapo t’iu afroheni mund të përballeni me forcën e tyre të pamëshirshme.
Tre prej nesh jemi ngushtuar aq sa kemi mundur mbrapa makinës, dhe kemi tentuar të zvogëlohemi në maksimum, për të mos u ngatërruar me ushtarët. Jam përpjekur që të mos mendoj për pozicionet ruse, që kanë qenë vetëm një kilometër larg, apo nëse kemi qenë shënjestër e dronëve të tyre.
Puna ime ka qenë të bëj fotografi, mirëpo në dritë të turbullt, në pluhur, dhe rruga me gunga, e ka bërë fokusin pothuajse të pamundshëm.
Pasi kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka bërë të ditur se do të pezullojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian deri më 2028, rrugët para Parlamentit janë mbushur shpejt me protestues.
Në natën e parë të këtyre protestave, më 28 nëntor, Qeveria i ka shpërndarë dhunshëm protestuesit, por këto veprime vetëm i kanë zemëruar edhe më tepër qytetarët. Ditën tjetër, turmat kanë qenë edhe më të mëdha.
Edhe pse dhuna dhe sjellja e keqe policore ka vazhduar me ditë, kjo natë ka mbetur në kujtesë për faktin se zyrtarët policorë kanë përdorur zmadhues zëri për të ofenduar dhe frikësuar protestuesit. Ata kanë ofenduar nënat e protestuesve me fjalë që nuk mund të publikohen, dhe janë zotuar se do t’iu shkojnë njerëzve nëpër shtëpi.
Kjo ka qenë gjëja më e paimagjinueshme për mua, që ekziston një grup njerëzish në këtë shtet që nuk ndëshkohet në asnjë skenar.
E kam bërë këtë fotografi në hyrje të Parlamentit, ku kanë qenë të stacionuara forcat speciale. Turma ka kërkuar përgjigje për ofendimet dhe dhunën e përdorur nga zyrtarët policorë.
Atë mbrëmje, Kisha e Reformuar Evangjelike e Vilniusit ka qenë e mbushur me bjellorusë që kanë ikur prej shtetit, dhe që kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit lituanez më herët gjatë ditës.
Kjo fotografi është shkrepur teksa kori ka qenë duke performuar himnin e famshëm bjellorus Mahutny Boza (Zoti i Plotfuqishëm). Kënga është bërë simbol i protestave kundër Qeverisë së Bjellorusisë, më 2020.
Përgjatë performancës, kam parë njerëz duke qarë. Një grua më është afruar edhe më ka thënë. “Po më rrëqethet trupi. Kjo muzikë më kthen mbrapa traumën, por dhe shpresën”.
Para azilit të sforcuar, Kori i Lirë ka kënduar në mbështetje të protestuesve, të cilat kanë kundërshtuar shtypjen e dhunshme të disidentëve në Bjellorusi, pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara të vitit 2020. Shumë pjesëtarë të korit janë ndaluar plot herë. Sot, ata performojnë nëpër kryeqytete evropiane, me qëllim të rritjes së vetëdijes për vështirësitë që përjetojnë bjellorusët nën regjimin e Lukashenkas.
Lipovanët e Rumanisë janë pasardhës të rusëve etnikë që kanë ikur nga skajet e ish-Perandorisë Ruse për t’iu ikur persekutimeve fetare në shekullin e 17-të. Përgjatë fundjavës së Pashkëve, kishat në fshatrat e lipovanëve të Rumanisë, i kanë hapur dyert për të gjithë ata që kanë dashur t’i vizitojnë.
Zilet e kambanave sa i shtonin atmosferën rrugës sonë, ndërsa lipovanët, të veshur me veshje tradicionale, dëgjoheshin duke i thënë njëri-tjetrit me gëzim se “Krishti është ringjallur”, dhe të tjerë që përgjigjeshin, “Natyrisht, është ringjallur”. Megjithatë, zhurma brenda kambanave ishte tepër e madhe.
Kur jam ngjitur në njërën kambanore, jam përballur me këtë skenë, sesi burrat dhe djemtë lëviznin kambanën për të krijuar meloditë.
Zhurma ka qenë shurdhuese, mirëpo poshtë nesh kanë qenë plot burra duke dëgjuar melodinë. Pak pasi jam larguar prej kishës, e kam humbur dëgjimin në veshin e majtë.
Dëgjimi më është kthyer pas disa javësh, por edhe sot, sa herë futem nën ujë, ai vesh më bllokohet dhe më humb dëgjimi për një kohë.
Data e 7 nëntorit njihet si përvjetori i një beteje të rëndësishme të shekullit të 19-të në luftën serbo-bullgare, dhe nacionalistët e konsideronin fyese që në atë datë të luhej shfaqja, Armët dhe Njeriu, e cila bazohet në atë konflikt. Disa besojnë se shfaqja tallet me ushtarët bullgarë.
Shumë priftërinj nga Kisha Ortodokse Bullgare patën nisur të protestonin para teatrit, duke u lutur për shpirtat e ushtarëve të rënë, dhe ka pasur edhe fëmijë me veshje tradicionale. Nuk ka pasur kordon policor, dhe zyrtarët vetëm kanë qenë afër duke tymosur cigare grupe-grupe.
Turma ka nisur të rritet e të bëhet më e zhurmshme, dhe vetëm atëherë protestuesi më i vjetër, Yolo Denev, nacionalist 84-vjeçar, dhe kandidat politik që është prezent në secilën protestë në qytet, ka nisur të bërtasë i pari kundër shfaqjes.
E gjithë turma ka nisur të bërtasë më vonë: “Turp! Mallkovich, shko në shtëpi!”
Policia ka nisur t’i ndalë ata, por ka qenë vonë. Drejtori i teatrit ka dalë jashtë ndërtesës dhe ka tentuar të flasë me protestuesit, mirëpo është sulmuar fizikisht. Ai është rrahur dhe i është shqyer këmisha dhe kravata. Koka e tij shihet në fund të fotos. Policët kanë arritur ta fusin disi në ambiente të teatrit. Audienca është larguar nga teatri dhe shfaqja atë natë është luajtur vetëm për një grup gazetarësh.
Në qytetin e bukur të Hujdandit kam arritur në një ditë të nxehtë vere, në kuadër të një projekti fotografik në Lumin Sir Darja. Në ditën e arritjes, kolegu im taxhik, Farzon Masharipov, më ka çuar në atraksionin kryesor të qytetit, në tregun Panjshanbe.
Këto tregje në Azinë Qendrore janë një lumturi për fotografët. Ofrojnë pamje të ndritshme, janë të zhurmshme, interesante, dhe njerëzit nuk e kanë problem të fotografohen, ndonëse është gjithmonë mirë që të jeni nën shoqërinë e dikujt, që njerëzit ta dinë se jeni fotograf dhe jo spiun.
E kam përdorur një kamerë kompakte që pothuajse nuk i ka rënë në sy askujt. Kam bërë shumë fotografi atë ditë, mirëpo siç ndodh zakonisht, më e rëndësishmja është bërë aksidentalisht.
Kam rastisur në dyqanin e një kasapi dhe menjëherë më ka marrë vëmendjen. Mënyra se si drita i ka rënë mishit, e ka bërë atë edhe më joshës për konsumatorët. Para dyqanit ka qenë një grua dhe kam pritur derisa është larguar për t’ia bërë një fotografi shitësit. Kam pasur pak sekonda për të drejtuar aparatin dhe sapo është larguar gruaja, kam nisur të bëjë foto. Kasapi më ka vërejtur dhe menjëherë është fshehur. Kaq kohë kam pasur për ta bërë foton.
Ky njësit ka qenë në një fushë, vetëm qindra metra larg pozicioneve ruse, teksa ushtria ruse ka tentuar t’i thyejë linjat ukrainase të frontit. Streha përbëhej prej një zgavre ranore, ndoshta një metër të thellë. Trungjet e pemëve e krijonin tavanin.
Kanë qenë gjashtë ushtarë brenda asaj që i referoheshin si “vrima e lepurit”, në të cilën nuk ka hapësirë për të bërë gjumin rehat. Disa luftëtarë kanë qenë duke punuar për ta bërë strehën më të banueshme, të tjerë kanë tentuar të pushojnë për pak kohë. Çdo 15 minuta, ushtria ruse i ka goditur pozicionet me artileri të rëndë. Në disa raste mund të shihej lehtësisht stresi në fytyrat e ushtarëve. Temperatura ka qenë e acartë atë natë, dhe një qiri ka qenë burimi i vetëm i dritës dhe nxehtësisë në strehë. Gjithçka tjetër do të rrezikonte ekspozimin e pozicionit.
Përgjatë ditës, ka qenë pothuajse e pamundshme të endesha nëpër zonë, pasi bombardimet nuk ndaleshin. Ushtarët e quanin zonën ‘Pylli i Verdusë’, si referencë për betejën e Luftës së Parë Botërore në Francë. Pothuajse një vit më vonë, ushtria ruse ka arritur t’i shtyjë linjat ukrainase të frontit në rajonin e Harkivit dhe e ka zaptuar këtë pozicion.
Shpërbërja e ish-Jugosllavisë përfundojë më luftën në Kosovë. Mori fund ngrehina artificiale e Titos. Kosova fitojë pavarësinë pas shumë vitësh të okupimit klasik nga serbosllavia. Shtëgtimi në liri nuk fillojë ashtu siq është pritur. Dështuan njerëzit e politikës në shtetndërtim dhe mirëqenie të përgjithshme. U vunë interesat përsonale para ineteresit të përgjthshem. Politika e autoriteteve shqiptare do të kishte qenë ndryshe që nga viti 2000, mund të kishte qenë një histori suksesi. Të gjithë kemi pritur zhvillime shumë më pozitive të te gjitha proceseve. Të disa njerëz të politikës dhe afaristë u preukopuan nga lakima për përfitime, në kurriz të tjerëve, në dëm të shumicës. Krijuan lumturi për vete dhe familjët e tyre, e për të tjerët shumicë pak ju honger palla!
Ata që duan vetëm të kenë për veten e tyre, kan një strukturë të veqantë prej grykësve dhe sadizmit. Kan një zemer të ftoftë apo të themë zemer të ligë dhe shpirt të varfër. Për njerëzit më karaktër të fortë dhe moral të duhur, kjo është abnormale, është jashtë mendjës se shëndosh të njeriut normal. Njerëzit e pa përgjegjshem dhe të pa ndërgjegjshem të politikës, e kapën Kosovën e vogël fortë për gryke duke krijuar kriza përmanente ekonomike–mjerim siocial, kriza politike dhe institucionale. U ngritën mbi popullin duke u ndie të pa prekshem, jashtëzakonisht të fuqishem sepse bën para në kurriz të popullit më të varfër në Evropë. Shpirti i tyre ju tha nga grykësia për pasurim të pa kufishem, i shëndrroj në hiena.
Na u mbushë kuvendi dhe institucionet më dëbil politik, më tylifarë matrapazi dhe analfabeti potencial, duke lënë anash njerëz më kredbilitet, dhe të zotët në profesionin e tyre. Një person që është i pamësueshëm nuk i sheh gabimet e veta, ndaj hap pas hapi thellohet në një gjykim të kufizuar dhe rrjedhimisht të rrezikshëm. Aftësia për të perceptuar gabimet e veta është një fitil. Por ata që janë të shtyrë vetëm nga dëshira për “më shumë” e humbin këtë instinkt. Kjo është kur shpirtërat humbasin shkëlqimin e tyre. U humbas rasti në Kosovë për përsonalitete autentike, për njerëzit të cilët posedojnë vlera.
Shumë njerëz të politikës të pas luftës adhurimi i vetës i mbushi më ndjenja arrogance. Nga humbja e reflektimit edhe shpirti vdes. Qëllimi i të gjitha regjimeve autoritare, e shumë u instalua pas luftës kjo logjikë, është eliminimi i veçorive dhe shtypja e rezistencës. Ashtu si objektivizimi i njerëzve dhe kthimi i esencialitetit të tyre në vlerë përdorimi është karakteristikë e personazheve nekrofile. Dhe, të jetosh jetën me gjithë zemër dhe mirë është e dhënë. Është qëllimi që ne e quanim sukses në kohën e vlerave. Ky është përkufizimi i vërtetë i suksesit të gjithë neve. Vetëm ky….
Reformimi i shkollës është një sistem shumëplanësh dhe bashkëpunues i shumë faktorëve e aktorëve, ku japin ndikimin e tyre në forcimin cilësor të arsimit. Realisht sot sistemi që pretendon emrin, nuk po funksionon e për rrjedhojë mekanizmi i drejtimit dhe i menaxhimit subjektiv të arsimit ka ardhur gjithnjë në rënie. Arsimi nuk është një pirg reformash subjektive, që realisht kanë mbetur në letër, por është një projekt inteligjent që kërkon një menaxhim intelektual në rang qarqesh dhe bashkive të vendit.
Drejtimi i shkollës
nuk bëhet as nga militantët dhe as nga mësues të zakonshëm
Jo kushdo mund të bëhet drejtues arsimi, pavarësisht nga dëshira e mirë e njërit apo tjetrit. E parë në këtë këndvështrim mendojmë se militantizmi, e ka dëmtuar rëndë sistemin arsimor të vendit. Përzgjedhja e kuadrit drejtues të arsimit, i thënçin me konkurs, kanë vepruar, duke emëruar gjithnjë mbi bazën e kritereve të tjera, si ato nepotike, partiake, e pse jo edhe korruptive e servile, të cilat e kanë kompromentuar rëndë realizimin e reformës, duke krijuar kështu mendimin e gabuar se drejtor shkolle, arsimi rajonal apo vendor mund të bëhet kushdo. Në këtë kuptim, është paradoksale dhe i afrohet një shërbim i keq institucionit të arsimit dhe të ardhmes së tij, ku drejtori, që ka fituar të ashtuquajturin konkurs, ka më pak përvojë e përgatitje shkencore e pedagogjike sesa kolegët e tjerë. Është shkruar e shkruhet, është folur e flitet shumë për drejtimin, për drejtuesit e shkollave. Sa e si përzgjidhet drejtuesi? Sa efektiv e mjeshtëror është ai? Faktet dëshmojnë se konkurset apo opinionet, rekomandimet në emërime janë larg atyre që kërkon realiteti, koha, kërkesat në shërbim të reformimit. S’ka më të çmuar e realist se syri i kolektivit. Përse? Zotësia apo specializimi, posti drejtues efektiv rrezaton në kolektiv. Ai që merr postin e drejtorit a të drejtoreshës ka peshën e malit mbi supe. Pra, trinomi: Sinqeriteti, zotësi, dhe përkushtim, ia kalojnë çdo “konkursi”, çdo hamendësimi opinionesh nga lart. “Një shembull në praktikë, – thoshte ideologu i shquar Sami Frashëri,- është më mirë se një mijë fjalë të bukura”. Shembulli rrezaton aftësinë, taktin, vlerat, shpirtin krijues dhe nxit, organizon kolektivin pedagogjik. Drejtuesi me grada e konkurse (Sigurisht edhe këto duhen) por që i mungon shembulli i reformës, sinqeritetit e provat e përditshme si veprimtar, kurrsesi nuk gëzon respektin e trupës pedagogjike. Korrektësia drejtuesit nuk i falet të bjerë në grackën e konfromizmit apo të bajraktarizmit. Drita e dijeve rrezaton, kur udhëheq shembull, me kompetencë, si prijës e masovik. Problemet e sotme të shkollës janë sa të vështira aq edhe emergjente. Të bëjnë përshtypje qoftë drejtues të qeverisë, qofshin drejtues shkollash ku flasin “me duhet” , “duhet”, “edhe duhet”! Koha dhe dukuritë kanë nevojë për veprues reformues, vetëveprues, shëmbëllim në praktikë, takt, durim, e mbi të gjitha masivitet e premtim të punëve me kolegët, me prindërit. Takti i drejtuesit dhe i mësuesit është parësor, ku të shoqëruar me përkushtim e “peshoren” e fjalës, sigurisht të çojnë në arritje. Puna pa zotëruar atë çka e kërkon realiteti e koha ngjan me pemën pa kokrra. Kërkesat e reja kërkojnë përkushtim të ri, vlerësim serioz të dukurive.
Pesha dhe përgjegjësia e një drejtuesi shkolle
është e madhe, ajo kërkon zotësi drejtimi dhe kualifikim të lartë
Shtrojmë pyetjen: -Sa psikolog është drejtori, po mësuesi? Pesha e rëndë në shërbim të edukimit nuk arrihet me konstatime, me këshilla, por me durim, veprim, e mbi të gjitha me zotërim të punëve të njohjes së kolegëve (vlerave e halleve) të njohjes së nxënësve të kulturës e traditave të familjeve të nxënësve. I ashtuquajturi portal “Mësues për Shqipërinë” është huazuar keq në arsim. Është paradoks i vërtetë praktikimi i kësaj formule famëkeqe për mësuesinë shqiptare, ku fare mirë dihet se në Itali dhe në disa vende të BE bazohet në meritë dhe është vërtetë kuptimplotë.
Për Italinë, mësuesit shkojnë ku ka nevojë vendi, sepse mësuesit motivohen dhe u krijohen kushte optimale për punë e jetesë. E kundërta po ndodh në sistemin tonë arsimor ky portal po shërben si fasadë djallëzore e MAS, DARP, DAVP, ku si pasojë ka sjellë një paligjshmëri të vërtetë, që po i bëhet me emërimet dhe shkarkimet e mësuesve.
Me keqardhje shikojmë aty-këtu liberalizëm të theksuar në veprimtarinë mësimore edukative të punës në shkolla shtetërore, ndryshe po ndodh në disa nga shkollat private, ku zotëron rregulli dhe disiplina në kuota optimale. Kurse në disa nga shkollat publike mungon kërkesa unike e llogarisë ndaj nxënësve dhe informacioni i prindërve për shkelje disiplinore në shkolla. Adoleshenca e sotme është futur rrugës inkriminimit dhe prindërit heshtin apo s’dinë të punojnë me fëmijët në aspektin edukativ.
Me keqardhje dëgjojmë çdo ditë ngjarje makabre të adoleshentëve në rrethinat e shkollës dhe jashtë saj, që po trondit çdo ditë mbarë opinionin publik shqiptar. Me keqardhje vëmë re, MAS nuk ka impenjimin e duhur për të parë nëse është e domosdoshme një ndërhyrje e tillë në reformimin e kuadrit drejtues në të gjitha hallkat e sistemit para universitar. Kemi plot raste të vërtetuara, për veprime abuzive, nga media e shkruar dhe auovizive. Me këtë sistem arsimor çdo ditë në rënie, shtrohet detyrë të përzgjedhim drejtues që kanë guxim intelektual, persona jopolitik dhe që janë kundër konformizmit, të jenë racional dhe të realizojnë dy synime te mëdha: Aktin e pastrimit, dhe të ndryshimit, duke filluar nga drejtimi në shkolla, në rang rajonal dhe vendor të vendit. E themi këtë, se kemi drejtues rajonal dhe vendor që kanë hyrë në vitin e tetë apo të dhjetë të punës, pa kontribuar në asnjë fushë të kërkimit shkencor, pedagogjik e didaktik, në një kohë që kemi plot breza të tërë të rinjsh që janë të shkëlqyer në një apo dy mastra shkencorë apo profesionalë, e që mbahen larg institucionit të arsimit rajonal apo vendor të vendit.
Administrata e arsimit
ka shumë shkresa burokratike dhe pak zgjidhje konkrete
Me keqardhje shikojmë një administratë të fryrë rajonale dhe vendore, që fatkeqësisht janë kthyer vetëm në zbatues të shkresave dhe vendimeve burokratike që vijnë nga lart dhe që në shkolla pak ose aspak shkojnë. Çdo gjë ka mbetur në besimin absolut të drejtuesve të shkollave, ndërsa me mësuesit dhe vështirësitë e punës së tij me nxënësit nuk merret askush. Fatkeqësisht, u hoq kontrolli inspektoratit rajonal të arsimit. Mendoj se ishte një gabim i rëndë i MAS. Shpresoj të rikthehet, sepse drejtuesit dhe mësuesit në shkolla do të jenë më impenjativ për punën e tyre mësimore-edukative.
Sado të flasim e të shkruajmë, përsëri është politika që ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar sistemin arsimor, janë simpatizantët drejtues të arsimit që po e mbajnë gjallë politikën e ditës në arsim. Është folur dhe shkruar për ngarkesën mësimore të mësuesit dhe të nxënësit, për peshën e rëndë të çantës, për Altertekstin që është kritikuar gjithnjë dhe Ministria hesht, për librat e mbingarkuara me materiale pa vlerë, për asimilimin e vështirë të marrjes e njohurive, për uljen e numrit të nxënësve në klasa etj. Konkretisht çfarë po ndodh në tekstet shkollore? Ku janë vlerat intelektuale e kombëtare? Po bota akademike pse hesht përballë këtyre fakteve që na shqetësojnë? Vazhdojmë të kopjojmë librat e vendeve të tjera të botës, kur kemi programet tona mësimore edukative, të cilat mund të përshtaten fare mirë, duke ruajtur kulturën, pavarësinë edhe mbi të gjitha vlerat tona të çmuara kombëtare.
Për të shkuar në rrënjët e problemit, duhet të kthehemi tek qëllimi themelor i mungesës totale të menaxhimit intelektual të arsimit, që me keqardhje themi se askush nga drejtuesit qendror apo vendor s’e kanë marrë ende seriozisht dhe të kemi një përgjigje urgjente se si duhet ndryshuar, drejtuar dhe administruar në të ardhmen e shpejtë arsimi ynë kombëtar. Ajo që e vyshk shpirtin e arsimit, pa mëdyshje është politika. Përse? Sloganet boshe, formalizmi, këshillat falsë, fjalori i shthurur e amoral i politikanëve, grindjet e shpifjet e tyre ndaj njeri-tjetrit, ashtu sikurse tik-toku e celulari bëjnë të kundërtën e edukimit, e shfuqizojnë rolin e mësuesit e të drejtimit të shkollës. Fëmijët sot kanë ngarkesë të madhe jashtë librave e punëve të mira në klasë a shkollë. Përse? Shumicën i tërheq shembulli negativ. Pra, sistemi i arsimit kurrsesi nuk përparon pa gjetur “çelësin e shpirtit” të arsimit. Çelësi i shpirtit është dëshmia e suksesit, është shtylla kurrizore e sistemit të arsimit.
Faktet dëshmojnë se çelësi i drejtimit është ndryshkur, ka nevojë të gërshetohet me blerimin e shpirtit në drejtim të dijeve e të edukimit. Sa lexojnë e zbatojnë drejtuesit? Sa fryte u jep ecuria konkrete në shkollë e komunitet? A kanë shkallën e vërtetë të një vatre komunitare: me veprimtari, me dhomë muze, me histori shkolle?! Çdo ditë mbetet që drejtuesit të mbajnë pasqyrë për ecurinë reformuese, mësimore-edukative.
Shërimi më i çmuar i kombit e i brezave është që me zell e veprime konkrete të reflektojnë shpirti i sistemit bashkëkohor të arsimit. Flitet e shkruhet për seminare, për reformim, për evidenca e planëzime, për rolin edukativ të nxënësve. Sigurisht kjo është anë e mirë dhe vlen, por nëse vlerësojmë frytet e gjendjen konkrete e aktuale të arsimit duken sheshazi e në plotësi boshllëku edukativ, formalizmi e burokratizmi pedagogjik janë të veshur me qyrk demokratik. Përse? Nën petkun e lirisë, të lidhjeve të ngushta me nxënësit e të mbajtjes afër mësuesve frenohet, tulatet bien në formalizëm, kurse drejtuesi bie në konformizëm. Pra, nxënësi di të respektohet, vlerësohet, por kurrsesi nuk duhet heshtur e tulatur para dukurive negative, para shfaqjeve të pahijshme, para përsëritjes së gabimeve. Autoriteti, lidhjet formale, mos guximi për t’u përballur e vyshkin, e thajnë autoritetin dhe shpirtin e arsimit. Një i moshuar na tha: ” Arsimi në ditët tona është gati si lisi pa lena e si i sëmuri që i dhemb zemra. Lisi pa lena shpejt mbetët i tharë, i sëmuri rëndë nga zemra shpejt ndërron jetë”.
Zotësia e mjeshtëria pedagogjike e psikologjike e drejtuesit të shkollës dhe e mësuesit matet me punë që bën e frytet që korr me të vështirat, me tipat që sjellin probleme në shkollë në komunitet. Sigurisht që mendja e nxënësit është nën sulmin e internetit, tik-tokut e të plot dukurive negative që shfaqen në ekrane me fjalorin bajat e tepër vulgar, të mjaft politikanëve, deputetëve, analistëve që grinden etj. Sistemi arsimor pretendon emrin, po shpirti i arsimit? Ky shpirt merr jetë nga drejtimi korrekt, krijues e i guximshëm, nga vetëmohimi e vetë kualifikimi, në proces në punën frytdhënëse mësimore-edukative.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet