Britaniku Richard Huckle (30) është dënuar me 22 burgime të përjetshme, pasi është deklaruar fajtor për 51 vepra të keqtrajtimit seksual të fëmijëve në Malajzi.
Ky tridhjetëvjeçar e ka pranuar se kishte keqtrajtuar fëmijë të moshës prej gjashtë muajve deri më 12 vjet, në periudhën prej vitit 2006, deri më 2014.
Gjyqtari në Gjykatën e Londrës e ka përshkruar manualin 60-faqesh të shkruar nga pedofili Huckle si “dokument njëmend i lig” dhe ka thënë se ai duhet të vuajë së paku 23 vjet në burg.
Një grua në gjykatore bërtiti: “1000 vdekje janë të mira për ty”.
Në rrjetet sociale Huckle kishte shkruar: “Fëmijët e varfër mund t’i joshësh më lehtë, sesa fëmijët perëndimorë të klasës së mesme”.
Ai ishte prezantuar si misionar i krishterë dhe kishte qenë për herë të parë në Malajzi në moshën 18 apo 19-vjeçare. Ai kishte nisur të keqtrajtonte fëmijë, gjatë kohës që në këtë shtet bënte punë vullnetare.
Gjyqtari Peter Rook ka thënë së dënimi i Huckle pasqyron “neverinë publike” rreth “fushatës së tij të përdhunimeve”
Ai ka thënë: “Është shumë rrallë që një gjyqtar të japë dënim për krime të përmasave të tilla”.
Hetuesit kanë gjetur tek ai më shumë se 20.000 fotografi dhe xhirime të keqtrajtimeve seksuale të fëmijëve, të cilat Huckle ua shpërndante pedofilëve në mbarë botën, përmes uebfaqes së ashtuquajtur “rrjeti i zi”.
Komentet