KURRË NUK DO TA HARROJMË 26/03/1999
IN MEMORIAM
WE WILL NEVER FORGET 26/03/1999
KURRË NUK DO TA HARROJMË 26/03/1999
Nuk jemi për hakmarrje – jemi për drejtësi!
Nga: Mr. sc. Besnik F. Hoti
„Nuk do të mbyllim sytë para kësaj… kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo…jemi duke i ndjekur ata që kanë instruktuar këto krime dhe fushatën sistematike të krimeve“ Robin Cook
Ky shkrim vjen në 18 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, fshat në Komunën e Rahovecit, në përkujtim dhe në nderim të atyre burrave dhe grave nga Krusha e Madhe, që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, duke ranë në altarin e LIRISË. Sot, me të drejtë krushjanët po punojnë për ngritjen e padisë ndaj shtetit serb për krimet e kryera në mars të vitit 1999.
Marsi i vitit 1999 dhe lufta e atij viti për shqiptarët e Kosovës, posaqërisht për krushjanët, ishte një ngjarje që do të mbahet përjetë e paharruar në kujtesën e atyre që arritën të dalin të gjallë nga ajo luftë.
Në natën e 24 marsit të vitit 1999, kur avionët e NATO-së filluan bombardimet mbi caqet serbe, kriminelët serbë në pamundësi për t’u përballur me forcat e NATO-së dhe UÇK-së, mprehën thikat e tyre të krimit për të masakruar popullin e pambrojtur të Kosovës.
Fshati Krushë e Madhe dhe njerëzit e tij do ta kishin këtë fat të keq. Me 25 dhe 26 mars, forca të mëdha ushtarake ia mësynë fshatit për të shfarosur njerëzit e tij. Qindra ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, të udhëhequr nga eprorët e tyre, djegin Krushën dhe fshatrat përreth shtëpi për shtëpi, nxjerrin banorët në rrugë duke i dërguar herë në një vend dhe herë në tjetrin, për të kërkuar vendin se ku ishte më mirë t’i pushkatonin dhe masakronin.
Serbët fqinj të Krushës dhe të fshatrave të tjera përreth ishin ata që iu prinë krimeve mbi banorët e Krushës. Kriminelë të tjerë, të organizuar në formacione të ndryshme ushtarake dhe paramilitare ishin në ndihmesë të tyre. Serbët lokalë ishin bërë kryekriminelët dhe u prinin kriminelëve të tjerë serbë të ardhur nga Serbia. Këta kriminelë ishin të tmerrshëm në dukje, me fytyra të ngjyrosura dhe me shamia ngjyrash të ndryshme të lidhura në kokë.
Ndodhi ajo me e keqja për banorët e Krushës dhe fshatrave përreth: forcat paramilitare, policore, ushtarake të ndihmuar nga serbët lokal vranë dhe masakruan, 243 persona. Prej tyre: 207 janë të vrarë dhe të pagjetur nga Krusha e Madhe, ndërsa 35 nga të strehuarit në fshat, prej tyre 121 të identifikuar, 85 të pagjetur, të vrarë 7 fëmijë, si dhe 5 femra.
Nga Tribunali i Hagës u gjetën: 8 varreza masive, 2 krematoriume, si dhe shumë varreza personale. Si pasojë e luftës janë plagosur 25 veta, ndërsa janë djegur 793 shtëpi, xhamia e fshatit, si dhe janë bërë shumë dëme të tjera materiale dhe teknike, pas largimit të forcave serb. Shumë shtëpi mbetën pa asnjë mashkull, 140 gra të veja dhe 548 fëmijë bonjakë. Sot Krusha e Madhe është jetimorja më e madhe në Evropë.
Ish-ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer, pas vizitës së tij në kontigjentin e ushtarëve gjerman në Prizren bashkë me ish-ministrin e mbrojtjes Rudolph Scharping, me 23 qershor të vitit 1999 vizituan fshatin Krushë e Madhe, Joschka Fischer u shpreh: ”Kjo vizitë në Krushë të Madhe sërish më qartësoi se për çka kishim luftuar dhe se kishim vepruar drejt me vendimin, që Milosheviqin këtë herë ta konfrontonim ushtarakisht dhe me vendosmëri”
Po ashtu edhe ish-ministri i jashtëm britanik Robin Cook gjatë vizitës në Krushë me 24 qershor të vitit 1999 u shpreh: “Nuk do të mbyllim sytë para kësaj…kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo…jemi duke i ndjekur ata që kanë instruktuar këto krime dhe fushatën sistematike të krimeve“
Këto personalitete me ndikim e mbajtën fjalën e tyre, nga dëshmit e gjetura për masakrën e Krushës së Madhe, Tribunali i Hagës bëri fajtor drejtpërsëdrejti kriminelin Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij
si: Millan Millutinoviqin, Nikolla Shainoviqin, Dragolub Ojdaniqin, si planifikues, nxitës, që urdhëruan përgatitjen dhe kryerjen e veprimeve siq janë: vrasje, dëbim, shkatërrim kulturor i objekteve fetare të shqiptarëve kosovarë, krim kundër njerëzimit dhe shkelje e zakoneve të luftës.
Po ashtu shumë personalitete ndërkombëatre dhe vendore gjatë këtyre 18 viteve kanë vizituar Krushën e Madhe siq janë: ish-kongresisti republikan dhe lobuesi për ceshtjen shqiptare në Kongresin Amerikan Joseph J. DioGuardi, sot president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirli DioGuardi, Këshilltare për Çështje Ballkanike pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, miku dhe heroi i gjallë i dëshmuar i shqiptarëve Ambasadori William Walker. Ish-presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu sëbashku me zonjën e parë Nezafete Sejdiu. Ish-presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.
Murat Jashari, anëtar i familjes emblematike Jashari, i cili gjatë vizitës u shpreh “Askund nuk mund të ketë shembull më të mirë të gruas shqiptare sesa në Krushë të Madhe, ku gratë kanë sfiduar dhimbjen dhe mentalitetin dhe rrisin fëmijët e tyre e rindërtojnë jetën, potencoi ai.”
Tragjedia më madhe e Krushës vazhdon edhe 18 vite pas luftës, ajo është fati i të pagjeturve. Krushës i mungojnë dhe 65 persona, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare Mr. Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare, është sprovë e ndërgjegjjes sonë politike, intelektuale, kombëtare, njerëzore. Për familjet e personave të pagjetur, fati i tyre është plagë e thellë që e mban ende të gjallë trishtimin e këtyre familjeve. Qeveria së bashku me institucionet tjera mbajnë përgjegjësinë që të angazhohet në zbardhjen e fatit të tyre.
Serbia e ka përgjakur Ballkanin gjatë viteve ’90 dhe për këtë mban përgjegjësinë. Serbia dhe serbët mbajnë mbi kurrizin e tyre barrën e krimeve më të rënda kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik në Kosovë. Krushjanët me të drejtë kërkojnë të dëmshpërblehen nga shteti serb. Është përfolur shumë herë nga krerët e institucioneve të Kosovës, sidomos nga presidenti aktual Thaqi, për padi kundër shtetit serb, por edhe pse kanë kaluar 18 vite nga mbarimi i luftës, ende nuk ka asgjë konkrete.
Me të drejtë thekson profesori Dr. Elion Farruku-Dr. Iuris, Ligjerues i Sistemeve Ligjore të Krahasuara pranë Universitetit të Torinos: pyetja që më lind shpesh dhe e shtroj gjithmonë përpara interlokutorëve këtu në Kosovë është: Sa marrëveshje do ishin realizuar aktualisht me Serbinë nëse në listën e kërkesave do ishtin vënë si prioritet dëmet e luftës dhe riparimi i tyre, qoftë karshi shtetit të ri por edhe ndaj viktimave? Pyetje që cilido nga ne, mund ti jap një përgjigjje, ajo nuk është mister. Dëmet e luftës dhe riparimi i tyre kanë qenë dhe janë në fazë kodifikimi nga e drejta ndërkombëtare, duke filluar nga periudha post bellum e 1945 e deri ne ditët e sotme.
Gjykata Ndërkombëtare dhe gjykatat e tjera ndërkombtare të ndërtuara ad hoc janë marrë gjerësisht edhe me këtë temë, si ajo për dëmet e Irakut ndaj Kuvajtit, në Ruanda dhe Tribunali Ndërkombëtar për ish- Jugosllavinë. Përse duhet të kërkohet? Në çdo proces gjyqësor qoftë ky pranë gjykatave ndërkombëtare apo dhe kombëtare, nuk pritet që pala e paditur ta marrë atë si një dhuratë krishtëlindjesh dhe të gëzohet qoftë edhe nëse nga xhepi nuk nxjerrë edhe një monedhë, apo denohet me një falje publike nga autoritetet e larta.
Problemi qëndron diku tjetër e cila mund të merret si diçka pozitive nga pala e paditur. Reconcilation ose pajtimi, i domosdoshëm për fillimin e marrëdhënieve normale (kufizohem të përdor shprehjen normale) për të mos thënë miqësore nuk mund të ndodh në mënyrë të forcuar, duke u kërkuar nga ndërkombtarët që dy vendet të bashkëpunojnë, por nga vetëdija e dy vendeve për të kaluarën, pa e harruar atë, duke u pajtuar se diçka nuk ka qenë aspak e hijshme. Pikërisht, nëse ky pajtim vjen nga një institucion ligjor ndërkombëtar, atëherë pajtimi është më i mundshëm dhe të dyja palët duhet ti binden të fillojnë një rrugëtim të përbashkët.
Por si mund të kërkojnë drejtësi dhe rehabilitim në bazë të së drejtës ndërkombëtare banorët e Krushës së Madhe? Tribunali i Evropës me qendër në Strasburg, i njohur ndryshe edhe si Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të kishte qenë ndoshta edhe ai më i përshtatshmi, për faktin që edhe individ të caktuar apo organizata jo qeveritare, mund të vënë në lëvizje një mekanizëm gjyqësor por sipas statutit të Gjykatës dhe të kompetencave, ky organ nuk mund të gjykojë një palë e cila nuk e ka pranuar si organ gjykues dhe nuk ka pranuar juridiksionin e saj në momentin e kryerjes së veprës, pra Serbia e ka pranuar atë vetëm në 2004 dhe kështu nuk mund të gjykohet për shkak të principit rationae temporis.
Tre janë aktualisht tribunalet të cilat kanë një karakter më universal dhe të cilat gjykojnë krime për të cilat nuk është e nevojshme që shtetet të pajtohen me gjykimet e tyre, pasi principet janë të njohura dhe të pranuara gjerësisht nga shtetet. E para është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila gjykon shtetet, e dyta është Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe ajo Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. E para, vepron në bazë të së drejtës ndërkombtare në përgjithësi dhe mund të gjykojë krimet penale të cilësuara si krime kundë njërëzimit, veçanërisht të bërë kundër një grupi etnik nga një ushtri e rregullt apo persona të armatosur. Dy tjerat veprojnë kundër personave por nuk mund të gjykojnë shtetet, dhe kryesisht merren me krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera që hyjnë në krimet kundër së drejtës humanitare si gjenocidi, tortura apo pastrimi etnik etj.
I përket prokurorit që në bazë të informacioneve të vlerësojë hapjen ose jo të një procedure internacionale dhe pasi ka shpallur fajtorët të përcaktojë edhe shifrën për kompensimin e viktimave dhe dëmeve materiale të cilat merren nga fondi rezervë i shteteve.
Në bazë të kompetencave të gjykatës duhet të formulohet edhe kërkesa, veçanërisht e mbështetur fort nga shoqëria civile e cila ka krijuar bindjen se është e nevojshme zbardhja e disa faktorëve, kurse përgjegjësia tjetër i përket gjithashtu organizmave qeveritaro-institucional ku duket që kohët e fundit ka pasur edhe vullnet nga ana e tyre për një nismë ligjore ndërkombëtare. Aktualisht, Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë po shqyrton padinë e e Kroacisë versus Serbisë për gjenocid dhe pastrim etnik në dëmë të etnisë kroate gjatë viteve 1991 e më tutje.
Kush i ikën një procesi tregon fajësinë e tij, prandaj më shumë së kurrë për hir të së ardhmes, pa harruar të kaluarën, Krusha e Madhe shtron causa pretendi.
Me 548 jetimë, me 207 të vrarë e të pagjetur Krusha e Madhe mundet të jetoj… Përkundër tragjedisë së madhe të luftës që i ka goditur, krushjanët po gjejnë forcë që ta krijojnë jetën e re në trojet e tyre të rrënuara….krushjanët janë njerëz të vyeshëm e punëtorë, që sot ekzistencën e sigurojnë me djersën e tyre dhe pa i hyrë në hak askujt. Ky fshat dha gjak, bukë, pushkë e ide çlirimtare.
Për këtë, Krusha e Madhe, e bashkë me gjithë Rahovecin, e njomën tokën e Kosovës me një lum gjak luftëtarësh. Prehuni të qetë. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ju falem për të gjitha të mirat që i bëtë për lirinë e Kosovës, se trimat si ju nuk vdesin kurrë.
Joshka Fisher në Krushë të madhe
Lista e 208 të vrarëve dhe të pagjeturve në Krushe të Madhe me 26/03/1999:
Mr. Ukshin Nazyf Hoti 1953
Shemsedin M. Hoti 1932
Dr. Spec. Fahredin Sh. Hoti 1953
Kreshnik F. Hoti 1984
Nazyf V. Hoti,
Ragip N. Hoti 1948
Adem M. Hoti 1925
Zejnullah A. Hoti 1944
Azem Z. Hoti 1973
Isak Z. Hoti 1977
Fehim S. Hoti 1973
Kujtim E. Hoti 1974
Flurim E. Hoti 1969
Baki E. Hoti 1977
Asllan N. Hoti 1950
Fahri H. Hoti 1966
Asaf N. Hoti 1974
Beqir Y. Hoti 1958
Valon B. Hoti 1983
Sali D. Hoti 1976
Petrit D. Hoti 1979
Refki D. Hoti 1949
Valbona I. Hoti 1967
Qamil M. Hoti 1922
Shaban Q. Hoti 1952
Malush M. Hoti 1925
Xhemali Xh. Hoti 1962
Shukri Xh. Hoti 1976
Agim S. Hoti 1978
Sinan A. Hoti 1974
Isak A. Hoti 1973
Sedat A. Hoti 1976
Hyda I. Hoti 1976
Ismet D. Hoti 1976
Prof. Isa R. Duraku 1951
Ecc. Nuhi S. Duraku 1949
Habib L. Duraku 1943
Ragip Z. Duraku 1957
Ing. Isuf Z. Duraku 1966
Prof. Sami J. Duraku 1967
Azem J. Duraku 1967
Bajram A Duraku 1967
Xhevxhet S. Duraku 1958
Besim S. Duraku 1966
Eqerem J. Duraku 1938
Ibrahin M. Duraku 1944
Ramadan S. Duraku 1945
Ajet R. Duraku 1983
Jeton A. Duraku 1981
Hysni Xh. Duraku,
Fitim I. Duraku 1975
Enver E. Duraku 1979
Destan M. Nalli 1963
Prof. Haki M. Nalli 1968
Avni M. Nalli 1970
Mës. Xheladin F. Nalli 1950
Hashim B. Nalli 1965
Sali S. Nalli 1977
Hazer B. Shala 1974
Mentor H. Shala 1977
Arif R. Shala 1922
Njazi Q. Gashi 1972
Ismail M. Gashi 1967
Bekim I. Gashi 1976
Milaim K. Gashi 1970
Selim F. Bajrami 1924
Dahim F. Bajrami,
Qamil F. Bajrami,
Bajram F. Bajrami,
Halise K. Krasniqi 1923
Nehbi Xh. Krasniqi 1944
Dalip I. Behra 1962
Azemine K. Behra 1955
Isuf A. Behra 1940
Afrim R. Ramadani 1971
Ramadan A. Ramadani 1963
Prof. Muhamet N. Malsori
Arlinda D. Haliti 1977
Rrustem S. Reshiti 1925
Nurie B. Dana 1939
Bexhet H. Selmani 1947
Avdyl Xh. Zeqiri 1922
Ramadan S. Hoti 1951
Ibrahim U. Hoti 1936
Kamber N. Duraku 1965
Sami S. Nalli 1971
Agim A. Nalli 1972
Shaqir Latif Zeqiri 1969
Shaban Avdyl Nalli 1964
Selim Qerim Ramadani 1958
Selajdin Islam Dina 1946
Sahit Islam Dina 1955
Rexhep Jakup Regjepi 1942
Rexhep Hamëz Nalli 1962
Qamil Bajram Sejfullahu 1938
Osman Qerim Ramadani 1955
Osman Hasan Sejfullahu 1939
Nexhmedin Sylejman Gashi 1960
Nehat Zenun Gashi 1971
Nebih Qerkin Shala 1947
Naser Shemsedin Ramadani 1978
Naim Sahit Dina 1983
Maxhun Zenun Gashi 1963
Kapllan Qazim Gashi 1967
Isuf Avdullah Ramadani 1972
Isuf Ahmet Gashi 1944
Iimi Sefer Gashi 1952
Hyda Vehbi Zeqiri 1966
Haxhi Halim Sadiku 1971
Hashim Selajdin Dina 1977
Halim Qerkin Shala 1950
Haki Islam Dina 1958
Gani Musli Nalli 1954
Flurim Selajdin Dina 1968
Flurim Nasim Zeqiri 1967
Fatmir Rasim Ramadani 1978
Fahredin Selajdin Dina 1964
Blerim Bajram Nalli 1977
Besim Shani Zeqiri 1967
Besim Avdyl Nalli 1967
Besalet Jakup Krasniqi 1961
Beqir Shaqir Ramadani 1963
Bedri Ali Sejfullahu 1969
Avdyl Hasan Krasniqi 1947
Asllan Avdullah Ramadani 1966
Abedin Hajdin Krasniqi 1965
Abaz Zenun Gashi 1967
Agim Sylejman Gashi 1973
Agron Magjun Gashi 1980
Plakush Fetah Muhadri 1947
Hysen Plakush Muhadri 1980
Gëzim Rrustem Reshiti 1959
Ismet Hamit Nuredini 1957
Muharrem Jemin Duraku 1925
Islam Jemin Duraku 1937
Isret Jemin Duraku 1943
Agim Muharrem Duraku 1949
Xhemajli Malush Duraku 1959
Ahmet Ukshin Duraku 1959
Berat Nazim Duraku 1982
Jakup Ramadan Duraku 1945
Malush Ramadan Duraku 1948
Xhevat Ramadan Duraku 1958
Xhemajli Muharrem Duraku 1961
Ibish Muharrem Duraku 1964
Haki Jonuz Duraku 1957
Tahit Jonuz Duraku 1972
Nasip Nuredin Duraku 1955
Ridvan Nazyf Duraku 1972
Durak Fetah Duraku 1925
Isak Jollgji Duraku 1946
Musli Isak Duraku 1970
Iljaz Ibrahim Duraku 1974
Gani Halil Duraku 1936
Hamëz Halil Duraku 1941
Avdullah Idriz Hoti 1972
Plak Halim Hoti 1970
Ymer Halim Hoti 1970
Avni Ibrahim Hoti 1956
Xhavit Isuf Hoti 1944
Emurllah Adem Hoti 1942
Et´hem Muhamet Hoti 1969
Bajram Ali Hoti 1967
Sinan Sahit Hoti 1955
Fadil Kadri Hoti 1955
Nexhmedin Hamit Hoti 1960
Ilir Nexhmedin Hoti 1981
Hamëz Selim Hoti 1959
Halil Hamëz Hoti 1980
Nysret Ymer Hoti 1964
Bashkim Ymer Hoti 1969
Haxhi Avdurrahim Hoti 1969
Flurim Avdurrahim Hoti 1972
Avdi Eqerem Hoti 1964
Shani Fetah Hoti 1964
Muhamet Ahmet Hoti 1955
Driton Muhamet Hoti 1979
Gafurr Hajrullah Hoti 1962
Idriz Hajrullah Hoti 1965
Rrahman Qemal Hoti 1957
Zyber Islam Hoti 1958
Bekim Zyber Hoti 1981
Hyda Jetullah Hoti 1967
Ismet Jemin Duraku
Selver Zyber Krasniqi 1964
Muhamet Shemsedin Zeqiri 1978
Shani Fetah Hoti 1961
Haxhi Xhemajli Zenuni 1964
Beslim Rasim Ramadani 1973
Ali Selim Duraku 1946
Shaban Rasim Duraku 1940
Fetah Metë Hoti 1938
Skender Murtez Beqiri 1941
Mahir Skender Beqiri 1965
Kujtim Skender Beqiri 1971
Arben Skender Beqiri 1976
Petrit Skender Beqiri 1978
Xhemajli Ramadani 1930
Milazim Xhemajli Ramadani 1968
Blerim Xhemajli Ramadani 1977
Mahmut Amrush Mahmuti
Fatmir Mahmut Mahmuti 1967
Xhavit Mahmut Mahmuti 1969
Nahit Mahmut Mahmuti 1971
Asllan Ramadan Sahiti 1965
Ymer Bajram Cena 1975
Shkelzen Shani Zeqiri 1963
Lufta e UÇK-së ishte sakrifica e popullit që e solli lirinë, që e ndërgjegjësoi opinionin ndërkombëtar, që e bindi atë se në Kosovë po ndodhte terrori sistematik, deportimi i dhunshëm i popullatës, se serbia po bënte krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Lufta e UÇK-së ishte lufta e pastër, lufta e drejtë, lufta çlirimtare në mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit kombëtar dhe njerëzor.
LAVDI E PËRJETSHME, LAVDI QËNDRESËS HEROIKE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI!
Shënime për autori
Msc. Besnik F. Hoti – i lindur në Krushë të Madhe të Rahovecit, djali i dëshmorit të kombit Dr. spec. Fahredin Hotit, doktorant për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit Evropian të Tiranës, ish- ligjerues për: Konfliktet dhe Siguria Ndërkombëtare në Kolegjin Victory Prishtinë nga vitit 2010 deri në mars të 2016.
Komentet