Zonja Elisabeth Schneider-Schneiter, deputete nacionale në Zvicër nga partia CVP për kantonin e Basel-Landit priti në takim bokserin shqiptar Arnold Gjergjaj – kampion europian që jeton në Basel.Arnoldi, i lindur në Kosovë vjen në Zvicër në moshën 15 vjeçare. Pasi kryen me sukses shkollën profesionale ai iu përkushtua sportit duke u aktivizuar në sportin e b
oksit.
Sot Arnold Gjergjaj është Kampion i Europës në kategorin e rendë.
Arnoldi arriti gjithçka me punë, guxim dhe përkushtim. Vetëm kështu preku me duar majat e suksesit të boksit europian.
Sot Arnold Gjergjaj është jo vetëm një boksier por edhe një AMBASADOR i kulturës shqiptare në Zvicër.
Aty ku janë shqiptarët është edhe Cobra. Gjithmonë i gatshëm të ndihmojë komunitetin dhe rininë shqiptare.
Në takimin me Zonjën deputete, Elisabetha Schneider-Schneiter, ata diskutuan bashkë për sportin dhe mundësitë që ka politika dhe institucionet zvicerane të ndimojnë më konkretisht sportin profesionist, ku marrin pjesë shumë talente me origjinë shqiptare.
Zonja Elisabeth u zotua se CVP si parti parlamentare do te jetë gjithmonë në mbështetje të talentëve dhe yjeve si Arnold Gjergjaj dhe të gjithë atyre që duan te arrijnë sikur Arnoldi.
Zonja Elisabeth kërkoi mendime dhe keshilla nga Arnoldi, se si mund ta mbështesë në ardhmëri, ajo dhe partia e saj sportin amator e profesionist në Kantonin e Baselit e më gjerë.

Komentet