Viti 2017’ta padyshim është më i miri në histori për Real Madridin.
Los Blancos, të udhëhequr nga trajneri, Zinedine Zidane, shkruan histori në Champions League duke e mbrojtur titullin, teksa fituan plotë pesë trofe, për herë të parë në histori, rekordi ishte katër trofe.
Champions League
Reali u shpall kampion i Evropës për herë të dytë radhazi. Gjiganti spanjoll triumfoi në finale kundër Juventusit me rezultatin 4:1.
Cristiano Ronaldo kishte shënuar dy gola, kurse nga një për madrilenët i kishin realizuar edhe Casemiro dhe Marco Asensio.
Golin e vetëm për Juventusin e kishte realizuar Mario Mandzukic.
La Liga
Ishte viti 2012 kur Reali e kishte fituar La Ligan dhe pritjes së gjatë i dha fund Zinedine Zidane, duke u shpallur kampion në sezonin që lamë pas, 2016/17.
Superkupa e Evropës
Dominimi në Evropë i Realit vazhdoi edhe kundër Manchester United në Superkupë, ku Los Blancos fituan 2:1.
Superkupa e Spanjës
Ishte padyshim e shkruar që ky të jetë viti i Realit, pasi e shkatërroi Barcelonën duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5:1 nga të dy ndeshjet.
Qershia mbi torte ishte Kupa e Botës për klube në dhjetor, ku golin e fitores kundër Gremios e shënoi Cristiano Ronaldo, për të cilin ishte një vit ëndrrash pasi në dhjetor mori edhe Topin e Artë, të pestin në karrierë, aq sa ka edhe Lionel Messi.
Komentet