Me të ardhurat e tij prej 7.8 milionë dollarë nga turnetë dhe 60 milionë dollarë nga reklamat, Federer është një ndër sportistët më të paguar në botë
Roger Federer, i cili ka fituar më së shumti tituj Grand Slam në tenisin botëror (18), përveç se në fushë, ai është në vendin e parë edhe në aspektin e të ardhurave. Duke fituar edhe një Grand Slam herën e fundit në Australian Open ku shënoi fitore në finale kundër spanjollit Rafael Nadal, me të ardhurat e tij prej turneve dhe prej reklamave në vitin 2016, Federer vazhdon të fitojë të ardhura në çdo lëmi.
Sipas të dhënave nga hulumtimet e revistës Forbes, 35-vjeçari Federer, i cili është në vendin e nëntë në klasifikimin botëror, me të ardhurat e tij prej 7.8 milionë dollarë nga turnetë dhe 60 milionë dollarë nga reklamat, ai tërheq vëmendjen si një ndër sportistët më të paguar në botë.
Tenisti zviceran, me përfitimet e tij totale prej 67.8 milionë dollarësh, bëhet tenisti më i paguar në botë dhe i katërti ndër sportistët aktivë, derisa në listën e personaliteteve të famshme gjendet në vendin e 16-të.
Federer është para Djokoviç dhe Nadal
Edhe gjashtë tenistë përveç Roger Federerit, tërheqin vëmendjen me të ardhurat e tyre në vitin 2016.
Tenisti numër dy në botë, serbi Novak Djokoviç, me të ardhurat e tij prej 21.8 dollarëve nga turnetë dhe 34 milionë dollarëve nga reklamat, radhitet pas Federerit si tenisti i dytë më i paguar në botë.
Edhe spanjolli Rafael Nadal, i cili humbi nga Federer në Grand Slam-in e parë të Australian Open në vitin 2017, me të ardhura prej 5.5 milionë dollarëve nga turnetë dhe 32 milionë dollarëve nga reklamat, qëndron në vendin e tretë.
Tenisti japonez Kei Nisihikori zë vendin e katërt si tenisti më i paguar në botë me të ardhura prej 3.5 milionë dollarëve në turne dhe 30 milionë dollarëve në reklama. Ndërsa numri një i tenisit të femrave Serena Williams është në pozitën e pestë me të ardhura prej 8.9 milionë dollarë nga turnetë dhe 20 milionë dollarë nga reklamat.
Tenisti numër një në botë tek meshkujt, britaniku Andy Murray, me të ardhura prej 8 milionë dollarë nga turnetë dhe një milion dollarë nga reklamat, është tenisti i gjashtë më i paguar në botë, ndërsa tenistja ruse Maria Sharapova me përfitimet e saj prej 1.9 milionë dollarëve nga turnetë dhe 20 milionë dollarëve në reklama qëndron në vendin e shtatë.
Federer në vendin e katërt ndër sportistët më të paguar në botë
Tenisti më i paguar në botë, Federer, renditet në vendin e katërt ndër të gjithë sportistët aktivë.
Në listën e sportistëve më të paguar në botë, ylli portugez i klubit Real Madrid, Cristiano Ronaldo, kryeson me 88 milionë të ardhura në total, ndërsa futbollisti argjentinas i Barcelonës Lionel Messi në vendin e dytë të listës me 81.4 milionë dollarë.
Basketbollisti All-Star i ekipit Cleveland Cavaliers, kampione e Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), LeBron James, është sportisti i tretë që paguhet më shumë se Federer.
Federer në vendin e 16-të në listën e personaliteteve të famshme
Tenisti i zviceran i cili kryeson si tenisti më i paguar është sportisti i katërt më i paguar në botë ndërsa në listën e personaliteteve të famshme radhitet në pozitën e 16-të.
Këngëtarja amerikane Taylor Swift, me të ardhura prej 170 milionë dollarë, kryeson në listën e personave të famshëm më të paguar në botë për vitin 2016, ndërsa grupi britanik One Direction qëndron në vendin e dytë të listës me të ardhura prej 110 milionë dollarëve.
Në vendin e tretë është shkrimtari amerikan James Patterson me të ardhura prej 95 milionë dollarëve, ndërsa me të ardhura prej 88 milionë dollarë në vendin e katërt radhitet Ronaldo së bashku me yllin televiziv amerikan Phill McGraw.
Komentet