Sikur është praktikë të thuhet për vitin që e lëmë pas, iku shpejtë dhe rrëshqitshëm! Për qytetarët e vendit tonë, 365 ditët e vitit 2015 ishin vërtetë të rënda dhe të mundimshme, plot thyerje shpirtërore, me rënje dhe degradime të njëpasnjëshme të shtetësisë së Kosovës.
Optimist apo pesimist, çfarë jemi, pak ka rëndësi, janë sondazhet ato që na tregojnë realitetin me renditjen e Kosovës ndër të parat në listat e zeza,… të fundit për zhvillim ekonomik, siguri e mirëqenje qytetare.
Ashtu sikurse viteve të mëparshme, edhe gjatë vitit që po e lëmë pas, lulëzuan krimi dhe korrupsioni, mungoi zhvillimi ekonomik dhe mirëqenja qytetare.
Qytetarët e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, ikjen nga vendi i tyre akoma e shohin si të vetmin shpëtim për nga ferri i përditshmërisë plotë vuajtje e mjerim!
Sadoqë përpiqemi t’i ikim politikës nuk mundemi, shkaku i politizimit të skajshëm të jetës dhe dallimeve shoqërore të shkaktuara nga politika.
Dallimi në mes politikanëve të pasur e qytetarëve të varfër është tepër i madhë. Janë tavolinat e tyre të mbingarkuara më dollitë e vitit të ri ,….në anën tjetër ato gjysëm të zbrazura të qytetarëve ,…janë shtëpitë e boshatisura të bashkombasve tonë që nuk mundën t’i rezistojnë varfërisë dhe denigrimit social të këtij fundviti !
Mbrendia e jonë na thotë së diçka s’është në rregull. Ecja përpara e vendit tonë është e ngatërruar më ndërskamca, inate personale, më luftë përçarëse për pushtet.
Ashtu siq ndodhë kapërcimi kohor nga një vit në tjetrin, do duhej të ndodhte kapërcimi i politikës nga një gjeneratë në tjetrën. Kalimi prej filozofisë së pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin, siq ishte në fillim të viteve të ’90-ta.
Në kapërcimin kohor secili në mënyrën e vet bënë analizën e fundvitit, ç’bëra gjatë këtij viti, e çfarë dua të më sjellë viti i ri ? Këto pyetje janë bërë si
refren i çdo fundviti, përgjigjen e të cilave e gjejmë të secili njeri i vendit tonë.
Edhe optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha politike, ekonomike, sociale, etj!
Ka arsye të shumta për t’u ndier keq; ishte ky një edhe vit i bllkoadave të gjata dhe gëlltitjeve politike, që si përfundim sollën kombinimin më të keq për të ardhmën politike dhe zhvillimore të vendit.
Sa më parë që kthjellëmi nga agonia e pritjes së gjatë, aq më shpejtë do ta gjejmë rrugën e ecjës përpara, të zgjidhjes së mijëra problemeve. Kjo është e mundur të arrihet vetëm përmes ndryshimeve reale në vend, e jo përmes ndryshimeve si sllogan politik, si mjet për arritjen e qëllimit, të mbajtjës apo marrjes së pushtetit, siq ndodhi gjatë këtyre viteve të paspavarësisë në Kosovë.
Pothuajse çdo gjë është bërë e padurueshme në vendin tonë, siq duket durimit qytetar i ka ardhur fundi nga padrejtësitë dhe prapësitë e shumta politike.
Shteti i ri për dikë është bërë “nënë e për dikë tjetër njerkë” siq thot populli , dikujtë i mundësoi t’i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujtë tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët dhe u shëndrrua në ferr për qytetarët !
Të rinjët kosovar e kanë të vështirë të gjëjnë motivimin për jetë në atdheun e tyre,…përfundimi i studimeve i gjenë pa shpresa për punësim shkaku i mungesës së zhvillimit ekonomik, nepotizmit dhe familjarizmit qeveritar.
Mirëpo, ne gjeneratat që kemi përjetuar kohërat edhe më të vështira, duhet t’u tregojmë të rinjëve se nuk duhet dorëzuar para të keqës,…me vullnet dhe dashuri njerëzore, me unitet, me bashkim të forcave intelektuale dhe fizike të popullit, është i mundur të arrihet ndryshimi pozitiv, i nevojshëm për të ndërruar kursin e politikës aktuale, kalimin nga filozofia e pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin.
Me mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri 2016-të. Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyer nga varfërisa do të braktisin vendlindjet e tyre !
Nuk mjaftojnë vetëm lutjet për të shuar dëshprimin dhe varfërinë, për t’i dhënë fund ngulfatjes së shtetit nga uzurpatorët.
Me ndryshime reale në sistemin e drejtësisë, me forcimin e ligjit, Kosova mund të bëhet vendi ku qytetari ndëshkon pushtetin kur e keqëpëdor shtetin, e shteti e ndëshkon qytetarin kur e shkelë ligjin.
“Të gjithë bashk kundër të keqës”, ky duhet të jetë sllogani i fuqishëm i bashkimit në luftën për ndryshim, mobilizim i përgjithshëm i popullatës pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.
Kjo është mundur me unitet dhe forcë për ndryshime pozitive, me solidaritet, humanizëm dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit ashtu siq e kishim në vitet e krenarisë kombëtare (viteve të ’90-ta).
Të mos mbetemi edhe më tutje robër të politikanëve të papërgjegjshëm, grupeve të interesit,…të mos bëhemi skllevër të kusarëve politik, të atyre që 16 vjet rresht rropën e ç’rropën e gjithë pasurinë e këtij vendi.
Largimi nga vendi nuk është zgjidhja e problemeve, përkundrazi e thellonë akoma më tepër varfërinë dhe denigrimin social, shtonë orekset e pushtetarëve për gllabërimin e mëtutjeshëm të pasurive shoqërore.
Megjithatë, kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse mbrapa po e lëmë një vit të mbrapsht dhe të shëmtuar politik,…GËZUAR.
Zoti e bekoftë vullnetin e qytetarëve të vendit tim !
Komentet