Taylor Swift, Ed Sheeran dhe Beyonce prijnë në listën e kandidimeve në “2015 MTV Video Music Awards”.
Këta tre yje të muzikës konkurrojnë për çmimin më të rëndësishëm të kësaj gare ‘Video e vitit’. Gjithashtu në këtë garë janë edhe Kendrick Lamar dhe Bruno Mars i cili konkurron me këngën “Uptown Funk”.
Kënga “Blank Space” nga Swift është në garë për videon më të mirë në kategorinë “interpretimi më i mirë femër” dhe “video më e mirë në zhanrin pop”.
Sheeran është pas Swift, me gjashtë kandidime me këngët e tij “Thinking Out Loud” dhe “Don’t”
Kurse Beyonce, që vitin e kaluar dominoi në këtë garë, në këtë vit është e kandiduar për pesë çmime, me albumin e saj “7/11”.
The 2015 MTV Video Music Awards’ do të mbahet në ‘Microsoft Theater’ më 30 gusht.
Komentet