Festivali do të mbahet në Paramount Pictures Studios, ndërsa do të kryesohet nga gazetari Barbaros Tapan, njëherit anëtar i çmimit Golden Globe, dhe do të drejtohet nga regjisori Tekin Girgin
STAMBOLL – Më 20 tetor fillon Festifvali i Parë i Filmit Turk në Hollywood, në të cilin Anadolu Agency (AA) është partner global i komunkimit.
Festivali do të mbahet në Paramount Pictures Studios, ndërsa do të kryesohet nga gazetari Barbaros Tapan, njëherit anëtar i çmimit Golden Globe, dhe do të drejtohet nga regjisori Tekin Girgin.
Në gala mbremjen e festivalit do të jenë të ftuar kinematografë nga Hollywoodi dhe Turqia, kurse në kuadër të festivalit do të shfaqet edhe filmi turk “Ayla”, i cili është nominuar për çmimin Oscar si “Filmi më i mirë i huaj”.
Aktiviteti në fjalë do vazhdojë me shfaqjen e filmave turq “Çınar” (Panja), “İstanbul Kırmızısı” (E kuqja e Stambollit), “Sirayet” (Infektimi), “Mutluluk” (Lumturia), “Kapalı” (Mbyllur), “Kuyu” (Pusi) dhe “Toprak” (Dheu).
Në festivalin që do të zgjasë tre ditë pritet të marrin pjesë personalitete të shquara turke, siç janë Demet Akbağ, Meryem Uzerli, Selçuk Yöntem, Büşra Pekin, Hilal Saral, Hidayet Türkoğlu dhe Kaan Urgancıoğlu, si dhe aktorë të njohur, regjisorë, producentë dhe pjesëtarë të jurisë së çmimit Oscar dhe Golden Globe.
Festivali synon të japë kontribut të rëndësishëm në nivel global për imazhin e Turqisë dhe kinematografisë turke, duke planifikuar të shndërrojë në markë kinematografinë e këtij vendi.
Në kuadër të festivalit po ashtu synohet të inkurajohet kureshtja për Turqinë dhe kulturën turke dhe t’u ofrojë mundësi punë në Hollywood produksioneve turke, duke tërhequr vëmendjen e industrisë filmike të Hollywoodit.
Festivali do të përfundojë me 22 tetor.
Komentet