Vila në afërsi të liqenit Wannsee, ku u zhvillua konferenca
“Zgjidhja përfundimtare” ishte një formulë e tmerrshme gjuhësore e shpikur nga nazistët për të përpunuar një plan që parashikonte emigrimin, skllavërinë dhe shfarosjen e një pjese të popullit hebre që jetonte në territoret e pushtuara nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Me qëllim të realizimit të këtij plani Adolf Hitleri i kërkoi Marshallit Herman Göring të bëjë organizimin logjistik dhe ushtarak për t’i deportuar të gjithë njerëzit me origjinë hebreje në një vend të paracaktuar.

Herarku nazist Hermann Göring
Goering urdhëroi Reinhard Heydrich, oficeri SS, kreu Reichssicherheitshauptamt (emri i plotë i Zyrës së “RSHA” Qendrës së Sigurisë, e cila ka kryer funksionet e spiunazhit, kundërzbulimit dhe zbatimin e ligjit në territoret e Rajhut) dhe guvernatorit të protektoratit të Bohemisë dhe Moravisë për të organizuar një konferencë, në të cilën të diskutohej se si të fillohej zgjidhja përfundimtare e çështjes hebreje dhe në këtë mënyrë të thirreshin të gjitha personalitetet që do të duhej të përfshinin ministritë dhe institucionet e Rajhut për të bërë eksodin dhe gjenocidin më të madh në histori.
Konferenca u mbajt më 20 janar 1940 në një vilë pranë Liqenit Wannsee jo shumë larg nga Berlini. 15 hierarkë të qeverisë naziste morën pjesë:
Reinhard Heydrich, Shefi i Policisë së Rajhut, Shefi i Shërbimit të Sigurisë dhe Shërbimit Informativ dhe Guvernatorin e Protektoratit të Bohemisë dhe Moravisë.
Alfred Meyer, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Territoret Lindore nën domenin e qeverisë gjermane.
George Leibbrandt, Shef i Departamentit Politik të Ministrisë së Territoret Lindore nën domenin e qeverisë gjermane.
Wilhelm Stuckart, Sekretar i Shtetit i Ministrisë së Brendshme.
Erich Neumann, drejtor i departamentit për planin katërvjeçar.
Roland Freisler, Sekretar i Shtetit e Ministër i Drejtësisë.
Josef Bülher, Sekretar i Shtetit të Guvernatorit të Përgjithshëm.
Martin Luther, nënsekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Gerhard Klopfer, Sekretar i Kancelarisë së Rajhut.
Friedrich Wilhelm Kritzinger, Drejtor i Përgjithshëm i Kancelarisë së Rajhut.
Otto Hofmann, Udhëheqës i Zyrës Qendrore për Gara dhe Kolonizim.
Heinrich Müller, Udhëheqës i Gestapos.
Adolf Eichmann, sekretar i konferencës dhe kreu i Departamentit të Gestapo B4.
Karl Eberhard, komandant i policisë dhe Shefi i Shërbimeve të Sigurisë të Guvernatorit të Përgjithshëm.
Rudolf Lange, Komandant i Policisë dhe Shef i Shërbimeve të Sigurisë në Letoni.

Konferenca e Wannsee – ftesa dërguar nga Reinhard Heydrich për Martin Luther
Heydrich hapi takimin me një fjalim hyrës të gjatë për strategjitë politike dhe organizative të miratuara deri atëherë nga Qeveria gjermane për transferimin e hebrejve që jetonin në kontinentin evropian në një zonë të caktuar. Fillimisht kishte qenë e planifikuar të dërgoheshin në Madagaskar, si një vend mërgimi, por më vonë, kryesisht për shkak të zhvillimeve që po merrte lufta, u vendos që hebrejtë të dërgohen në kampet e përqëndrimit në Evropën Lindore në mënyrë që të përdoren si krah pun e lirë në gjitha strukturat operacionale dhe industriale që shërbenin për të mirëmbajtur makinerinë e luftës, ata do të merreshin edhe me ndërtimin e rrugëve, veçanërisht në ato vende të Evropës Lindore ku mungonin punonjës të aftë dhe të kualifikuar në fabrikat dhe industritë e territoreve të pushtuara dhe Rajhut.
Këta të fundit nuk do të evakuoheshin derisa të zëvendësoheshin nga punonjës me të njëjtin nivel kualifikimi. Nuk përmendet, në fakt, në raportin e konferencës (e vetmja kopje e ruajtur i përkiste Martin Lutherit, nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, por ato janë shkruar 30 kopje) nuk përmendet shfarosja, nuk përmenden armët ose metodat e shtypjes së hebrejve, por është identifikuar deportimi dhe puna e detyruar si metoda më efektive për të bërë një përzgjedhje natyrore të të burgosurve. Hebrejtë që jetonin në Evropë ishin rreth 11 milionë, kështu që kjo do të ishe shifra e dëbimit.
Gjatë punës së konferencës në Wannsee u diskutua se si, në vende të ndryshme evropiane të pushtuara nga ushtria gjermane, do të jetë e nevojshme për të realizuar sa më shpejt emigrimin e detyruar të njerëzve me origjinë hebraike: ishte verifikuar prania e hebrejve në të gjitha vendet evropiane dhe u përcaktuan vështirësitë në organizimin e emigrimit të detyruar në mënyrë efektive në Rumani, ku ishte më e lehtë për të blerë në mënyrë të paligjshme dokumente false dhe në Hungari, ku ende nuk ishte emëruar kreu i çështjes hebreje. Në Francë ai u vuri në dukje se nuk ka pasur probleme të mëdha në sajë të bashkëpunimit të qeverisë së Vichy ndërsa Bohemia dhe Moravia, e sunduar nga Heydrich, duhet të kenë qenë fushat e para në të cilat u aplikua zgjidhja përfundimtare. Italia dhe Spanja gjithashtu do të bashkëpunonin pa vështirësi në sajë të lidhjes së fortë me nazistët.
Konferenca përfundoi me kërkesë të Heyndrich për të gjithë pjesëmarrësit, për të ndihmuar menjëherë me zellin e tyre dhe njohuritë e tyre për të realizuar këtë projekt sa më shpejt dhe në mënyrë efektive. Dhe është me interes të theksohet se puna e detyruar e personave me origjinë hebreje është përdorur edhe nga industria gjermane, e cila pas luftës ka arritur një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe ku kërkohet të fshihet fakti se u përdorën skllevër për të realizuar prodhimet e tyre. Ka shumë libra që tregojnë cilat kompanitë ishin të përfshira dhe ia vlen t’i lexosh për të kuptuar shkallën e komprometimit që populli gjerman pati me trajtimin e rezervuar nga nazistët ndaj popullit hebre./VOAL
Komentet