Emri |
Dhori Dhimitër |
Mbiemri |
Qiriazi |
Lindur më |
1933 |
Lindur në |
Lëngëzë, Kolonjë |
Kombësia |
shqiptare |
Profesioni |
shkrimtar |
Mirënjohje |
Mësues i Popullit – Shqipëri, Anëtar i përjetshëm i Irvine Burns Club, Skoci |
|
Dhori Dhimitër Qiriazi (3 janar 1933 – 2 tetor 2009) ka qenë poet lirik, shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar.
Ai lindi në Lëngëzë të Kolonjës në vitin 1933. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë në vitin 1958 për gjuhë-letërsi dhe histori. Ka punuar si mësues në qytetin e Ersekës dhe në fshatrat e Kolonjës deri në vitin 1988, kur doli në pension. Mban titullin “Mësues i Popullit”.
Dhori Qiriazi është një nga zërat e veçantë dhe poetët lirikë më brilantë në letërsinë shqipe e viteve 60. Filloi të botojë që në vitin 1953.
Gjithashtu, është shquar si përkthyes ku ka sjellë në shqip me cilësi të lartë poetë botërorë. Nga viti 2003, për përkthimin e shkëlqyer të poezive të Robert Bërnsit, është antar i përjetshëm i Klubit “Bërns” (Irvine Burns Club) në qytetin Irvine në Skoci. Ka botuar një sërë librash studimorë ku do të veçonim “Memorjen” e Gjon Muzakës dhe monografinë “Krishterimi në Shqipëri”, e para monografi e këtij lloji në Shqipëri. Ka mbledhur në një libër, për herë të parë, këngët e krahinës së Kolonjës dhe të Leskovikut, botuar nën titullin “Flakët e vatrës”.
Vdiq në Tiranë më 2 tetor 2009.
Tituj të veprave
- Kur zemra rreh së pari (1958) [1]
- Balada intime (1963) [1]
- Poema e ushtarit(1968) [1]
- Pishat me kristale (1971) [1]
- Poezia shqipe (1974) [1]
- Poezi (botuar në Prishtinë) (1976)
- Vitet (1982)
- Blerta (1981)
- Nekrasov, “Kush rron i lumtur në Rusi” (1982)
- Guri i kripës (1984) [1]
- Kukuli dhe shigjeta (1986) [1]
- Libri i këngëve – Petrarka (përkthim) (1995)
- Memorje – Gjon Muzaka (përkthim dhe pajisje me shënime) 1996)
- Gjauri, I burgosuri i Shilonit – Bajron (përkthim) 1996)
- Lirika Antike Greke, Antologji (përkthim) (1997)
- Dhimitër Kamarda, studim (1997)
- Poezi – Robert Bërns (përkthim) (1998)
- Kujtime mbi Tolstoin (përkthim) (1998)
- Kufoma e gjallë – L. Tolstoi (Dramë) (përkthim) (1998)
- Krishterimi në Shqipëri (2000)
- Baladat intime (2001)
- Sheshi i Shatrivanit – S. Kuazimodo (përkthim) (2001)
- Letra nga Shqipëria – Xh.K.Hobhauz (përkthim) (2001)
- Nga shpirti i shkrimtarëve dhe artistëve – F.Niçe (përkthim)(2001)
- Stinët njerëzore – Xh. Kits (përkthim) (2001)
- Flakët e vatrës (2002)
- Kaligrame lirike (ese) (2002)
- Zemër gruaje, tregime (përkthim) (2002)
- Krishtërimi në Shqipëri (ribotim) (2005)
- Lirikat e borës – poezi (2007)’
- Xhorxh Bajron, Nusja e Abidos (përkthim)’ (2007)
- XH. Rumiu “Mas’navi Manavi” – poezi (përkthim) (2007)’
- Vajza e pashait, – tregime (19 shtator 2009)
- A. S. Pushkin “Poezi, Poemë, Drama në vargje” – përkthim (12.11.2009)
- Dikur në vjeshtë – poezi, Tirana Times, 2014
Burimi i të dhënave
- ^ a b c d e f g Gjovalin shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut
Komentet