Arbnori mbylli ceshtjen provokuese,
Ne kufi me venedikasit, u dergoi nje note:
Lufte nuk dua me Ju,
Urdheroni po te doni, jam gati!
8 korrik 1457, senati ishte pergjigjur,
Me fjale te buta e pajtuese.
Sulltan Mehmeti i II terbohet,
Si dikur kunder te atit Murat i II,
Arbnori po korrte fitore,
Drejt Arberise nisi kryekomandantin Isaak te Rumelise,
Pesdhjetmije kuaj me ushtare ne shpine, ne token e Skenderbeut, Ky shtiratet sikur e kapi paniku i madh, ne Lezhe e ndali vrapin,
Te venecianet,
Veneciane kishte edhe te porti i vetem i Shqiptarit
Ne PATOK,
Me koncesion e kishin marre.
Turqit kaluan Milotin, cajne neper rruget e mbuluara me dege pemesh si ne tunel,
I nxehti i veres ende te merr frymen,
Sterkaten neper fushat e shtetit te tij deri ne bregdet,
Kambe njeriu nuk gjendet, asnje bari, te largoheshin,
Korrieri i Kulles se Rojes i kishte lajmeruar dite me pare,
Ne vendet me te thella, te sigurta,
Placke te madhe as te vogel nuk gjeten, mbeten te peshtjelluar, Me turp te madh ate nate.
Cadrat i ngrehen pergjate lumit Mat, nga Gurezi ne Alk,
Te Shkujdesur u vune te pushoninin,
Ora nante, 2 shtator 1457, diten tjeter,
Skenderbeu armik i plogeshtise,
Kaleron me lufttaret e vet neper Vromin e Vjeter,
Anes malit Milot-Delbnisht,
Fusha me pyje te dendura, te larta deri te Skela,
Rruge qerresh, rruxhaj, vija, gorga, gryka, vorbeza,
Megja, livade, bishta, kapercej, rrela,
Ara me kollomoq, te thurura me gardh, te siguruara me perpanje,
Kryporet e Shenkollit, afer Gurezit,
Ne perendim jashte kontrollit jane,
Ne zhegun e dites, rojet e turqve nen hije e shatorre,
Si dhe kuajt pa shala, te shkapistallur,
Freskun qe vjen lugines shijojne,
Arbnori ben shenjen e kryqit,
Mbi ta sulet me trimat e Tij,
Zbret prej malit fluturimthi, me rojet armike,
Shpejt e shpejt i ekzekutuan, pervec njerit,
Skenderbeu eshte ketu(!), i lebetitur turku,
Ne kup te qiellit zerin ngrinte,
Vete Arbnori si vetima iu turr ne fille,
Tash roja e vetme i mbijetuar ishte larg,
Pati fat te madh,
Arbnori jep alarmin e sulmit te pergjithshem,
Te bien burite, tallabazeve dhe veglave te tjera,
Armiku befasohet, i priten kambet dhe krahet,
Rremuja shpertheu ne kamp,
Te pa pergatitur u kapen, ikin ne panik,
30 mije i lane te vrare,
Keshillat e skemat taktike te dy sanxhakbejve, Hamzabeut dhe Myfytbeut,
Nuk vlejten aspak, rober u kapen,
Isaak Pasha me tepricen te shkapulluar ia mbathen.
Iknin turqit, shpata, gjunjezimi, turpi, ne cdo shteg,
Vdekja i priste per nje jave diten e me shume naten.
Tanet lane gjashtedhjet’ ne fushen e nderit, deshmore,
Placka qe u kap u nda sipas tradites mes lufttarve,
Arbnori falenderoi Zotin, luftaret e tij per kete fitore te madhe,
Ne shtepi u kthye me nje plage shigjete, por i sigurte.
Shqiperia u nda njehere e pergjithmone nga Orjenti,
Lajmi per fitore arriti ne te gjitha kancelarite Europiane,
Drejtimin nga perendimi pergjithmone Shqiperia.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
V.O. : Keto vargje pa rime, rimen ekzotike mund ta gjej lexuesi, i ndertova duke u bazuar te nje autor italian, Francesk Sansovini quhet, i cili gjithe pasurine e tij ia vuri ne dispozicion gjetjes se dokumentave autentike per historine e Skenderbeut.
Sulltan Mehmeti i II, i cili nuk mendonte tjeter vecse ta demoralizonte dhe ta shtypte Skenderbeun me ane te agjentures dhe tradhtarve te tij, mbasi nuk i shkoi mire ekspedita e Moisiut , ia vuri syrin Hamza Kastriotit, te birit te vellait me nane turke. Per kete, per te bere nje marrveshje me Skenderbeun, i dergoi te kunaten e tij, te amen e Hamzait, qe banonte ne Stamboll. Per kete Sulltani i premtoi postin e larte te vezirit te Shqiperise. Hamzai kishte shprese te hipte te behej mbret i Shqiperise, pas vdekjes se xhaxhait te tij, por kur ky u martua me te bijen e kaniniotit Gjergj Araniti, Hamza nuk mundi ta fshihte zemerimin, as ne mes te dasmes, kur kishte deklaruar para nje shumice dasmoresh, se Skenderbeu ia paguante sherbimet me mosmirnjohje. Kur i lindi i biri Skenderbeut, Gjoni i ri, dhe nuk i mbeti me asnje shprese te trashegonte fronin, cfaqi nje zemrim te madh, sikur ia kishin rrembyer nga koka kuroren e Shqiperise dhe prandaj vendosi t’i dale kunder, ta tradhtonte duke kerkuar mbeshtetje te dajat e tij per t’ia arritur qellimit.
Pas kesaj fitore, ne dhjetor 1457 me ftese Alfonsit mbretit te Napolit, do te organizanto nje gjyeti dhe pas saj nje gosti te madhe. Kjo me gjithe ambasadoret e nga vise te ndryshme te Ballkanit Perendimor. Delegacioni shqiptar zinte nje vend nderi aty.
Delegacioni shqiptar nuk ishte mjaftuar vetem me pa pjesen ceremoniale, ata kishin folur edhe per statusin e Krujes, ashtu sic e ka statusin Kucova sot, 2 shtator 2023 dhe NATO-ja. Ne muajin mars 1457, 200 qerre drithe moren detin drejt Arberise, ishin premtuar edhe 1 000 kalores dhe 1 000 kembesore.