Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930- Tiranë, 11 tetor 2018) ka qenë një poet, novelist, romancier, përkthyes dhe gazetar shqiptar. Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Biografia
U lind i biri i Tol Stavre Arapit në Zvërnec, pranë qytetit të Vlorës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ndoqi në Sofie të Bullgarisë për ekonomi, më pas u kthye të punonte në Tiranë si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe. Puna e tij e parë ishte në vitin 1953 në Komisionin e Planit të Shtetit si Kryetar i Degës së “Artizanatit dhe Industrisë Lokale”. Në vitin 1954 ai u transferua në Teknikumin Financiar si mësues i asaj shkolle (Qyteti i Nxënësve) ku dha lëndët: Statistikë, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po kështu gjatë viteve 1959 – 1966 ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës.
Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare “Ismail Qemali”, rreth katër vjet (mars 1966 – gusht 1969). Në vitin 1971 ai u emërua pedagog në Fakultetin Histori–Filologji, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës “Sami Frashëri”, Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983.
Në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet “Shtigje poetike” dhe “Poezi dhe vjersha”. U kritikua më 1973 për vëllimin Drama e një partizani pa emër, qëndroi për shumë kohë gati në heshtje deri më 1989.
Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
POEZI
- Shtigje poetike, 1962
- Poema dhe vjersha, 1966
- Ritme të hekurta, 1968
- Më jepni në emër, 1972
- Drejt qindra shekuj shkojmë, 1977
- Duke dalë prej endrrës, 1989
- Ku shkoni ju statuja, 1990
- Dafina nën shi, 1991
- Ne, pikëllimi i dritave, 1993
- Më vjen keq për Jagon, 1994
- In tenebris, 1996
- Gloria victis, 1997
- Më duhet një gjysëm ëndrre, 1999
- Eklipsi i ëndrrës, 2002
- Ah, sikur të isha një përrallë, 2003
NOVELA
- Patat e egra, 1970
- O Tempora, 1982
- Unë vdiqa brigjeve të Ionit, 1983
- Cipa e borës, 1985
ROMANE
- Dhjetori i shqetësuar, 1970
- Dikush më buzëqeshte, 1972
- Shokët, 1976
- Deti në mes, 1986
ESEISTIKË
- Këngë të moçme shqiptare, 1986
- Fjalë për poezinë, 1987
- Shqipëria dhe kriza balkanike, 1996
- Kujtohem që jam, 1997
PËRKTHIME
- Këngë të popujve, 1978
- Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1982
- Antologji e poezisë turke, 1982
- Poezi, Pablo Neruda, 1989
Komentet