Turhan Pashë Përmeti (Tërhallë, 1839 – Neuilly, Francë, 18 shkurt 1927) ka qenë nëpunës e diplomat shqiptar i Perandorisë Osmane dhe më pas tri herë kryeministër i Shqipërisë së pavarur.
Jeta
Turhan Jusni beu leu në Tërhallë, i biri i Jahja beut, nga familjet e mëdha të qytezës së Përmetit në vilajetin e Janinës. Në medresetë e Janinës nxuri arabisht dhe persisht, kurse te “Zosimea” është diplomuar duke marrë njohuritë themelore të shkencave.
Më pas ka vazhduar Fakultetin e Drejtësisë në Athinë. Nga disa pedagogë privatë ka marrë njohuri mbi të drejtën ndërkombëtare, të drejtën romake, mbi historinë e hartimit dhe të nënshkrimit të të gjitha marrëveshjeve duke filluar nga Paqja e Vestfalisë (1648) e deri në vitin 1815 Kongresi i Vjenës dhe njohuri mbi ekonominë ndërkombëtare[1].
Shkruan turqisht dhe frengjisht di shqip greqisht italisht dhe pak spanjisht. Turhan Pashë Përmeti ishte zyrtar i lartë i perandorisë Otomane para se ti bashkohej lëvizjes kombëtare shqiptare. Ndër postet që ai ka pasur në perandorinë Otomane ishte Guvernator i Kretës në vitet 1895 dhe 1896 dhe ambasador në Shën Petërsburg. Ai e fliste greqishten e frëngjishten rrjedhshëm dhe konsiderohej si administrator i aftë, por jo shumë i vendosur. Turhan Pashë Përmeti ishte kryeministër i Shqipërisë në vitin 1914 nga data 15 mars deri më 3 shtator, si dhe nga 1918 deri në vitin 1920. Gjate kësaj periudhe ai u ndikua shumë nga Esat Pashë Toptani.
Turhan Pasha vdiq në Neuilly, Francë.
Burime
- ^ Egro D., Turhan pashë Përmeti – kryeministri më me ndikim në botë se Ismail Qemali, Panorama, 17 nëntor 2014.
Komentet