Esat Stavileci lindi më 11 korrik 1942 në Gjakovë – vdiq më 17 gusht 2015[1] në Prishtinë. Ishte nje nga profesorët më të nderuar të faklultetit juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe nje nga akademikët më të respektuar në Kosovë dhe trojet shqiptare.
Karriera Akademike
Po në këtë vit, si njëri prej studentëve më të dalluar të gjeneratës, u zgjodh si asistent për lëndën e së drejtës administrative. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin juridik të Universitetit të Zagrebit, ndërsa studimet e së drejtës së krahasuar në Fakultetin ndërkombëtar të Strasburgut në Francë, ku mori Diplomën e studimeve të larta të së drejtës së krahasuar, pasi kishte ndjekur katër semestra universitare në fushën e së drejtës ndërkombëtare në Francë, Itali, Holandë dhe në Venezuelë. Mbrojti me sukses doktoraturën në shkenca juridike në Fakultetin juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974.
Esat Stavileci ka ushtruar funksione të rëndësishme shoqërore dhe shtetërore, brenda dhe jashtë fakultetit. Ishte prodekan i Fakultetit juridik, drejtor i Entit për Hulumtime juridike, kryeredaktor i revistës shkencore “Përparimi” , kryeredaktor i revistës “E drejta-Pravo”, drejtor i studimeve pasuniversitare, shef i Katedrës së shkencave juridiko-politike, ndër themeluesit e “Vjetarit” të Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës, dhe të revistës së parë juridike në gjuhën angleze tek ne. Përveç se në Fakultetin juridik dhe në Fakultetin filozofik, dega e historisë, ligjëroi tema të veçanta edhe në Fakultetin juridik të Tiranës, Sofjes dhe Jenës. Është angazhuar si profesor edhe në Universitetin e Tetovës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është laureat i Shpërblimit të dhjetorit të Kosovës për vitin 1978. Profesor ordinar është që nga viti 1979. Ishte anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ka botuar shumë artikuj, monografi e studime. Merrej me probleme të terminologjisë juridike.
Tituj të veprave
-
- Drejtësi
- Doktor i shkencave juridike, Universiteti i Sarajevës 1974
-
- Arsim
- Prodekan i Fakultetit juridik, Universiteti i Prishtinës
- Drejtor i Entit për Hulumtime juridike, Universiteti i Prishtinës
- Drejtor i studimeve pasuniversitare, Universiteti i Prishtinës
- Shef i Katedrës së shkencave juridike-politike
- Ligjëroi në Fakultetin juridik të Tiranës, Sofjes dhe Jenës.
- Profesor në Universitetin e Tetovës dhe ne Universitetin privat Dardania (Instituti për Studime Bashkekohore)
-
- Gazetari
- “Përparimi” – kryeredaktor i revistës shkencore
- “E drejta-Pravo” – kryeredaktor i revistës
- “Vjetarit” – një ndër themeluesit
-
- Literaturë
- Në Mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës, Prishtinë 1998
Mirënjohjet
- Laureat i Shpërblimit të dhjetorit të Kosovës për vitin 1978
- Anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
- Çmimit “Anton Mazreku”, 2004
Burim i të dhënave
- Në Mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës, Prishtinë 1998
Lidhje të jashtme
Vdiq me 15 gusht e jo me 17