I lindur më 8 janar 1935 në ora 4:35 në mëngjes, Elvis Presley ishte një aktor dhe këngëtar amerikan me famë botërore. Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti I Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”.
Biografia
•Presley kishte lindur në Tupelo, Mississippi, si një binjak-pa binjak, dhe kur ishte 13 vjeçar, ai dhe familja e tij u vendosën në Memphis, Tennessee. Karriera e tij muzikore filloi dikur më 1954, kur regjistroi një këngë me producentin Sam Philips nga Sun Records. Në bashkëpunim me kitaristin Scotty Moore dhe basistin Bill Black, Presley ishte ndër themeluesit e rokut, me uptempo, back beat me elemente të muzikës country dhe R&B. Ai u menaxhua nga Kolonel Tom Parker për më se dy dekada, me kontratën e nënshkruar nga RCA. Kënga RCA e parë e Elvisit , “Heartbeat Hotel”, u lansua në janar 1956 dhe u bë hiti numër 1 në SHBA. Ai fitoi titullin “Mbreti I Rock and Roll-it” pas një serie të suksesshme të paraqitjeve të tij në televizion dhe rekordeve të tij prijëse në top listat. Interpretimet e tij energjike të këngëve dhe stili I tij provokativ, i kombinuar me talentin e madh e bëri atë shumë të famshëm dhe kontroverzal (të diskutueshëm).
Në nëntor 1956, ai nxori filmin e tij Love Me Tender. Më 1958, u rekrutua nga shërbimi ushtarak. Ai vazhdoi karrierën e tij muzikore pas dy viteve, duke krijuar disa nga punimet e tij më të suksesshme komerciale para se të përkushtohej më shumë me filmat hollivudian si dhe albumet e tyre shoqëruese (vitet 1960), të cilat u përqeshën dhe u kritikuan. Më 1968, pas një ndërprerjeje shtatë vjeçare nga performancat e drejtpërdrejta, ai u rikthye në skenën me brohoritje të shumta për replikën e veqantë Elvis, e cila e dërgoi në një residensi koncertesh të zgjatura Las Vegase dhe një varg turnesh shumë fitimprurëse. Më 1973, Presley mori pjesë në koncertin e parë të transmetuar globalisht përmes satelitit, Aloha from Hawaii (Përshëndetje nga Hawaii). Disa vite abuzimi me drogë në formë barnash ndikoi në dobësimin e shëndetit të tij, dhe më 1977 ai vdes në moshën 42 vjeçare.
Presley është një ndër muzikantët më të njohur dhe më me ndikim të shekullit 20. Komercialisht I suksesshëm në shumë zhanre, duke përfshirë atë pop, blues dhe gospel, ai është solo – artisti më I shitur në historinë e muzikës me shitjet e regjistruara të vlersuara prej rreth 600 milion kopjeve në gjithë botën. Ai fitoi 3 çmime Grammy, dhe poashtu “Çmimin Grammy Të Arritjeve Të Jetës” (Grammy Lifetime Achievement Award), në moshën 36 vjeçare, dhe ka hyrë në sallat e shumta muzikore të famës.
Jeta e hershme
Fëmijëria në Tupelo
•Presley u lind më 8 janar, 1935, në Tupelo, Mississippi. I biri I Gladys Love (née Smith; 25 prill, 1912 –14 gusht, 1958) dhe Vernon Elvis Presley (10 prill, 1916 – 26 qershor, 1979), në shtëpinë dy-dhomëshe të ndërtuar nga babai I Vernonit si përgatitje për lindjen e të birit. Jesse Garon Presley, vëllau I tij identik-binjak, u dërgua I vdekur 35 minuta para tij. Si fëmijë I vetëm, Presley u bë shumë I afërt me të dy prindërit dhe formoi një lidhje veçanërisht të ngushtë me nënën e tij. Familja mori pjesë në një kishë Asambleja e Perëndisë, ku ai gjeti inspirimin fillestar muzikor.
Prejardhja e Presley-t ishte kryesisht një përzierje e Evropës Perëndimore, duke përfshirë skocezë-irlandezë, skocezë, gjermanë, dhe disa normanë francez. Stër-stër gjyshja e nënës së tij, Morning Dove White, ishte me shumë mundësi amerikane vendase. Nëna e tij ishte konsideruar si dominante në familjen e vogël. Vernoni u transferua nga një punë në tjetrën duke evidentuar ambiciet e vogla. Familja shpesh mbështetej në ndihmat e fqinjëve dhe ndihmat ushqimore të qeverisë. Prisley-t I shpëtuan tornados F5 të vitit 1936 në Tupelo. Më 1938, ata humbën shtëpinë pasiqë Vernoni u kap duke bërë çiftëzimin e një çeku të pronarit të tokës, Orville S. Bean, për të cilin ai kishte punuar. Ai pastaj shkoi në burg për 8 muaj, dhe Gladys dhe Elvisi qëndruan tek të afërmit.
Në shtator 1941, Presley hyri në klasë të parë në Lindjen e Konsoliduar Tupelo, ku mësuesit e vlerësuan si “mesatar”. Ai u inkurajua për të marrur pjesë në një konkurs këndimi pasi e habiti mësuesin e tij me një interpretim të këngës country “Old Shep” të Red Foley-t gjatë lutjeve të mëngjesit. Konkursi, I mbajtur në Mississippi- Panairi I Alabamës dhe Shfaqja Dairy më 3 tetor, 1945, ishte performanca e tij e parë para publikut: i veshur si kauboj, 10 vjeçari Presley qëndronte I ulur në një karrige për të arritur mikrofonin dhe këndoi “Old Shep”. Ai doli në vendin e pestë. Pas disa muajsh, Presley mori kitarën e tij të parë për ditëlindje; ai kishte shpresuar për diçka tjetër, ose një biçikletë ose një pushkë. Gjatë viteve vijuese, ai mori mësime të thjeshta kitare nga xhaxhallarët e tij dhe nga pastori i ri i kishës së familjes. Presley kujtonte, “Mora kitarën, dhe I shikoja njerëzit, dhe unë mësova të luaja pak. Por nuk do të këndoja kurrë në publik. Isha shumë I turpshëm për diqka të tillë.”
Duke hyrë në një shkollë të re, Milam, për klasën e gjashtë në shtator 1946 , Presley mbeti vetëm. Një vit më pas ai filloi të sillte kitarën në baza ditore. Ai luante dhe këndonte gjatë drekës, dhe shpesh ngacmohej nga nxënësit e tjerë të cilët e quanin “fëmija që luante muzikë të pagëdhendur”. Familja deri atëher po jetonte në një lagje të madhe afrikano-amerikane. Ai u ndihmua nga një shok klase, vëllau I të cilit kishte një stacion radioje të tijën dhe kërkonte që Elvis të luante për ndëgjuesit. Ai vazhdoi të merrte mësime për kitarë dhe me disa performanca të mëvonshme humbi frikën e performimit në publik. Gjatë kësaj kohe Elvis ishte vetëm 12 vjeç.
Adoleshenca në Memphis[redakto | redakto tekstin burimor]
•Në nëntor 1948, familja u shpërngul në Memphis, Tennessee. Pas banimit për afro një viti në shtëpi me qera, atyre I’u ofrua një apartament me dy dhoma gjumi në kompleksin banesor publik të njohur si Gjykata Lauderale.
I regjistruar në shkollën e mesme L. C. Humes, Presley mori vetëm një C në muzikë në klasën e tetë. Kur mësuesi I muzikës I tha atij se ai nuk kishte aftësi për të kënduar, ai solli kitarën e tij ditën tjetër dhe këndoi hitin e kohës, “Keep Them Cold Icy Fingers Off Me”, në mënyrë që t’i provonte të kundërtën. Një shok klase tregon më vonë se mësuesi nuk e vlerësonte llojin e tij të të kënduarit. Ai ishte zakonisht shumë i trembur për të performuar në mënyrë të hapur, dhe ishte keqtrajtuar herë pas here nga shokët e klasës që e shihnin atë si një “djalosh mamaje”.
Më 1950, ai filloi të luante me kitarë rregullisht nën kujdesin e Jesse Lee Denson, një fqinji. Ata dhe tre djem të tjerë ( dy pionierë të ardhshëm roku), vëllezërit Dorsey dhe Johnny Burnette formuan një kolektiv të lirë muzikor I cili luante herë pas here në Gjykatë –aty ku jetonin. Atë shtator, ai filloi të punonte në Teatrin Shtetëror Leow. Pastaj punoi edhe tek Precision Tools, pastaj prap në Leow, tek Produktet e Metaleve MARL etj.
Gjatë klasës së dymbëdhjetë, Presley filloi të rrinte më shumë me nxënësit e tjerë, kryesisht për arsye të pamjes së tij: ai I rriti flokët e tij dhe I stilonte ato me vaj trëndafili dhe vazelinë. Në kohën e tij, ai shkonte tek rruga Beale, në qendër të Memphisit, dhe shikonte rrobat e bukura tek dritaret e dyqanit Vëllezërit Lansky. Në vitin e tij të fundit të shkollimit, ai I kishte veshur ato. Ai konkuroi në shfaqjen “Minstrel” të Humes-it në prill 1953. Duke kënduar dhe duke luajtur në kitarë, ai hapi shfaqjen me : “Till I Waltz Again With You” hiti I kohës për Teresa Brewer. Presley kujtonte se çfarë reputacioni I dha performanca e tij “Unë nuk isha I famshëm në shkollë … Dështova me muzikën-gjënë e vetme me të cilën dështova. Dhe pastaj ata më futën në shfaqjen e talenteve … kur shkova në skenë dëgjoja njerëzit tek gjëmonin dhe pëshpërisnin e kështu me radhë, sepse askush nuk e dinte se unë këndoja.I shte e mahnitshme se sa I famshëm u bëra më pas.”
Presley, I cili kurrë nuk kishte marrur mësime formale të muzikës ose nuk kishte mësuar të shkruante një të tillë, mësonte dhe luante me të dëgjuar. Ai poashtu shkonte tek dyqanet e rekordeve dhe dëgjonte muzikë. Ai I dinte të gjitha këngët e Hank Snow, dhe I donte shumë këngët arët country si Roy Acuff, Ernest Tubb, Ted Daffan, Jimmie Rodgers, Jimmy Davis, dhe Bob Wills. Jake Hess, këngëtar I muzikës gospel ishte njëri ndër performuesit e tij të preferuar I cili pati influencë të madhe në stilin e këndimin të baladave të tij. Ai ishte pjesëtar I rregullt I audiencës tek këndimet mujore All-Night në qendër të qytetit, ku këndonin shumë grupe gospele që reflektuan në influencën e muzikës shpirtërore të tij afrikano – amerikane. Ai e adhuronte muzikën gospele të këngëtares me ngjyrë Motrës Rosetta Tharpe. Si disa prej shokëve të tij, ai kishte marrur pjesë në vende të caktuara vetëm për audiencë të të bardhëve. Ai dëgjonte radio-stacionet vendase, si WDIA-AM, e cila luante muzikë spirtuale, blues, muzikë moderne, backbeat etj.
Shumë nga regjistrimet e tij në të ardhmen ishin të frymëzuara nga muzikantët lokal afrikano-amerikanë të tillë si Arthur Crudup dhe Rufus Thomas. B.B. King kujton se ai e kishte njohur Presley-n para se ai të ishte I famshëm, pasiqë ata të dy frekuentonin shpesh rrugën Beale Street. Me kohë ai u diplomua nga shkolla e mesme në qershor të vitit 1953. Presley kishte veçuar tashmë muzikën si të ardhmen e tij.
Regjistrimet e para
-Sam Philips dhe Sun Records
“That’s All Right“ , “Blue Moon of Kentucky“ , “I Don’t Care if the Sun Don’t Shine“ , “Good Rockin Tonight“ , “Milkcow Blues Boogie“ , “You’re a Heartbreaker“ , “I’m Left, You’re Right, She’s Gone“ , “Baby Let’s Play House“ , “Mystery Train“ , “I Forgot to Remember to Forget“ , “I’ll Never Let You Go (Little Darlin’)“ , “I Love You Because“ , “Trying to Get to You“ , “Blue Moon“ , “Just Because“ , “I Love You Because“ , “Harbor Lights“ , “Tomorrow Night“ , “When It Rains It Really Pours“ , “Satisfied“ , “I Got a Woman“ etj.
•Gjatë kohës kur Elvisi filloi të punonte me RCA Records dhe Kolonelin Tom Parker, nxorri shumë këngë të suksesshme dhe mori pjesë në shumë koncerte dhe programe live. Ishte tamam kjo koha kur ai po e çmendte publikun, dhe kur gjithqka sapo kishte filluar. Presley ishte duke shënuar suksese të njëpasnjëshme me këngën numër 1 “Heartbreak Hotel,” si dhe albumin numër një, Elvis Presley, dhe me kontratën e tij me Paramount Pictures—të gjitha më 1956. Me stilin e tij joshës, kërcimin, këndimin etj., ai u bë ikona e shfaqjeve televizive
Së shpejti, Presley ishte çdokund —në radio, televizion dhe në ekranin ngjyrë gri (kinema)—duke punuar si aktor dhe këngëtar. Mirëpo pas këtij suksesi ai u detyrua të merrte pjesë në shërbimin ushtarak 1957-1960.
Pak para se të kthehej nga Evropa- nga shërbimi ushtarak, nëna e tij e dashur, Gladys, kishte vdekur. Atij I’u mundësua kthimi në Memphis për funeralin e të ëmës. Thellësisht I mërzitur nga vdekja e së ëmës, Presley kthehet në detyrë. Gjatë qëndrimit në Gjermani, ai takon një adoleshente të re të quajtur Priscilla Beaulieu.
Presley u kthye më 1960 dhe vazhdoi karrierën dhe së shpejti u rikthye në majat e listave të muzikës me këngët e tij për filmin GI Blues. Ai vazhdoi të bënte muzikë dhe të aktronte në filmat si Blue Hawaii (1961), Girls! Girls! Girls! (1962) dhe Viva Las Vegas (1964). Edhe pse filmat ishin të kritikuar dhe të shikuar shumë, ata sollën shumë përfitime ashtu si edhe këngët e tyre. Nga vitet e 60-ta, gjithësesi, performuesi enigmatik humbi paraqitjen e tij para publikut. Për të provuar se ai ishte akoma “Mbreti I Rock and Roll-it”, ai u rikthye në skenë me specialen televizive më 1968, “68 Comeback.” Elvisi mahniti audiencën me performancën e tij, duke treguar talentin e tij si këngëtar dhe kitarist.
Jeta private
•Gjatë kësaj kohe, jeta personale e Elvisit ishte duke u ngritur. Ai dhe Priscilla u martuan më 1967 dhe patën një vajzë, Lisa Marie, vitin tjetër. Fatkeqësisht, kjo periudhë e ndritur nuk do të zgjate. Që nga vitet e 70-ta, martesa e Presley-ve po shuhej. Çifti u divorcua më 1973, dhe Priscilla mori kujdestarinë mbi Lisa Marie. Presley poashtu po shkonte drejt problemeve të tjera personale, duke përfshirë një interesimi të madh ndaj drogës në formë të ilaçeve; ylli I rokut njëherë I dobët kishte probleme me peshën, dhe jeta e tij mbaroi kur (supozohet) pësoi atak zemre më 16 gusht 1977 nga problemet shëndetësore.
-Ai u varros afër varrit të babait, të nënës dhe të gjyshes së tij, në Graceland.
Komentet