VOAL- Që nga fillimi i agresionit rus të enjten e kaluar dhe deri në mëngjes, rreth 150 persona nga Ukraina janë regjistruar në qendrat federale të azilit. Sekretariati Shtetëror për Emigracionin i ka treguar SDA se numri i regjistrimeve është në rritje. Megjithatë, nuk është ende e mundur të përcaktohet se sa ukrainas kanë hyrë në të vërtetë në Zvicër që nga shpërthimi i luftës. Kjo për shkak se refugjatët mund të hyjnë në zonën Shengen, e për rrjedhojë edhe në Zvicër, pa vizë. Njerëzit që ikin nga ngjarjet e luftës mund të gjejnë strehim tek individët privatë. Sekretariati Shtetëror për Emigracionin është në bisedime me kantonet dhe organizatat joqeveritare për të koordinuar mbështetjen për ukrainasit që mbërrijnë në Zvicër, tha zëdhënësi i Sekretariati Shtetëror për Emigracionin, Daniel Bach. sda-eb
Komentet