Kurkuma ( Curcuma longa L.) sic quhet ndryshe shafrani i Indisë ose turmerik eshte bime qe ben pjese ne familjen Zingiberaceae me origjine nga Asia jug-lindore. Perdorimi me i madh i kesaj rrenje eshte ne forme te bluar, duke perfituar keshtu pluhurin e kurkumes e cila perdoret si erez dhe si ngjyrues ushqimesh duke i dhene pjates sone shume shije, gjalleri dhe shume veti te mira! Që në kohët e lashta me ngjyren e vet te verdhe-okër është e njohur jo vetëm si boje ngjyruese por dhe si anti-inflamator dhe antidepresiv.
Eshte nje burim i shkelqyer i mineraleve mangan, hekur, kalium dhe baker. Eshte e pasur gjithashtu ne vitamine B6 dhe fibra.
Nje nder vetite me te larta te kurkumes eshte efekti antitumor. Kjo bime e dobishme fale permbajtjes se antioksidantit kurkumin i cili i jep ngjyren e verdhe, redukton rrezikun e leucemise dhe te tete llojeve te tumorit qe godasin zorren e trashe, prostaten, gojen, mushkerite, melcine, lekuren, veshkat dhe gjirin. Kjo teori e trasmetuar nder shekuj ka arritur te verifikohet ne baze te studimeve dhe teorive te reja mjekesore. Sidomos ne vendet aziatike ku konsumimi i kurkumes eshte me i larte, rezulton numeri me i ulet i personave te prekur nga tumoret ne te gjithe boten.
Turmeriku eshte luftues i shkelqyer kundrejt plakjes se celulave, neutralizon radikalet e lire dhe kimikatet. Ka veti kuruese ne raste te artritis dhe semundje te tjera te lidhura me artikulimin. Fale antioksidantit kurkumin dhe fale kombinimit te vetive anti-inflamatore dhe antioksidante te kurkumes eshte vertetuar qe personat qe vuajne nga semundje te artikulimit nese perdorin rregullisht kete erez ndjejne shume lehtesi.
Shafrani i Indise eshte pastrues i melcise! Nder vetite me te rendesishme mjekesore nuk mund te leme pa permendur ato choleretic-cholagogue qe favorizojne prodhimin e materialit biliar dhe rrjedhjen e natyrshme te tij ne zorre. Permireson gjithashtu funksionimin e stomakut dhe te zorreve. Fale vitamines B6 parandalon oksidimin e kolesterolit ne enet e gjakut. Persa i perket dermatologjise ka veti kuruese te lekures si ne raste plagesh, djegje, pickime insektesh dhe dermatitis duke shpejtuar keshtu sherimin.
KONSUMIMI: Jane te keshillueshme dy luge kafeje ne dite. Nuk duhet te zjeje me shume se dy minuta sepse keshtu humbet shume vlera. Shtoje gjithmon ne fund te gatimit.
Disa ide perdorimi:
1) Perdore ne receta sallate qe permbajne veze te ziera, do ti japi me shume ngjyre te verdhes se vezes, me shume shije dhe me shume shendet.
2) Kombinon shume mire ne pjata me thjerreza.
3) Shtoje ne pjata qe permbajne lulelaker, brokoli ose lloje te tjera perimesh te ziera mundesisht ne avull.
4) Shtoje ne salse sallate (dressing) se bashku me vaj ulliri, leng limoni dhe piper. Perzjeji mire te gjithe perberesit dhe servire ne sallatera sipas deshires.
5) Shtoje ne pjata qe permbajne oriz.
6) Dhe se fundmi sipas studimeve eshte arritur ne perfundimin qe kurkuma e kombinuar me qepe eshte luftuese shume e mire kunder kancerit te prostates.
Hello. And Bye.
Hello. And Bye.