Napoleon Bonaparti (Ajaçio, 15 gusht 1769 – Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821) (frengjisht: spanisht Napoleone Buonaparte) në jetën e tij ka qene, politikan, gjeneral brilant lufte, Protektor i Lidhjes se Rhein-it, Mbret i Italise dhe Konsull i Frances dhe mbas kurorezimit te tij ne Kathedralen Notre Dame de Paris ai u shpall perandor i Francës.Ai e mbaroi shkollën ushtarake për fisniket në Paris falë një burse studimi te cilën e përfitoi nga mbreti francez Luigji XVI.
Me përfundimin e shkollës ushtarake merr gradën e kapterrit në artilerinë franceze, me vone me revolucionin francez do te gradohet me gradën gjeneral. Qeverisi Francën nga viti 1799, dhe u emërua Konsull i Pare në nëntor te vitit 1799 deri në maj 1804 me vone behet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri në 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri në
22 qershor 1815. Në jetën e tij politike ka qene dhe President i Republikës Italiane nga viti 1803 deri në vitin 1805 dhe mbret i Italisë nga 1805 deri në 1814.
Fale disa betejave ushtarake dhe aleancave te shumta që ndërmorri, Napoleoni pushtoi dhe udhëhoqi gati te gjithe kontinentin Evropian, duke çuar në çdo vend që pushtonte,idealet e Revolucionit Francez. Arriti te kontrollonte shume mbretëri te Evropës fale familjareve te tij te cilët emëroheshin nga Napoleoni për te kontrolluar me mire shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli, Westfalia dhe Holanda).
Fushata e Rusisë (1812) shënoi fundin e dominimit te tij në mbare Evropën. Me humbjen në Lipsia nga aleatet evropiane, te cilët ishin formuar për te përballur fuqinë e perandorisë franceze, në tetor te vitit 1813 Napoleoni e la fronin e tij dhe u çua për burgim në ishullin e Elba-s në Itali.
Në mars te vitit 1815, ia del mbanë te arratiset nga ishulli prej te cilit ishte i burgosur duke mberitur afër Antibes me pas mbërrin në Paris, historianet do ta përshkruajnë këtë mbërritje te Napoleonit me thënien “mbërriti pa shtëne asnjë plumb”. Ai arrin te marre në dore pushtetin për një periudhe relativisht te shkurtër, e cila kujtohet me emrin “Njëqind Ditët”,me pas do te mposhtet në luftën që quhet beteja e Waterloos me 18 gusht 1815. Vitet e fundit te jetës se tij i kaloi i burgosur në ishullin e Shen’Elenes në mbikëqyrjen e Angleze-ve. Mbas humbjes në Waterloo, Kongresi i Vjenës solli në te gjithë Evropën mbretërit te cilët ishin larguar fale Napoleonit.
Jeta
Fillimet dhe jeta ushtarake
Ishte sovrani i pare nga dinastia e familjes Bonapart. U martua me Joséphine de Beauharnais në vitin 1796, dhe në martese te dyte u lidh me dukeshën Maria Luisa d’Asburgo-Lorena me 11 shkurt 1810, nga kjo lishe martesore do t’i lindi fëmija i vetëm i biri, Napoleone Luigji i emëruar Mbreti i Romes (1822-1832).
Figura e tij ishte një frymëzim për te gjithë si për artistet, muzikantet, politikanet dhe historianet nga 1800′ deri në ditët e sotme.
Napoleone Buonaparte linde në Ajaccio në Korsikë një vit me vone nga stipulimi i Traktatit te Versailles (maj 1768), fale këtij traktati Republika e Genoves i lente Francezet te hynin në Korsika, e cila u pushtua nga ushtria e mbretit Luigji XV, kur mbaruan dyluftimet me banoret e vendit ishulli u be pjesë e pasurisë personale e mbretit.
Familja Buonaparte i përkiste borgjezisë te vogël dhe kishte origjine nga fisniket e Toskanes. Babai i Napoleonit, Carlo Maria Buonaparte, (Napoleoni e ndryshoi mbiemrin e nga Buonaparte në “Bonaparte” mbas vdekjes se babait, dhe parapak dite për tu nisur në Itali), ishte avokat i cili i laureua në Universitetin e Pisa-s bere shume kërkime për te vërtetuar dhe për te mare patentën nobiliare nga te afërmit e largët Toskane, kjo patente nobiliate do ti jepte një prestigj te larte në atdhe, fale kësaj patente mundi te çonte te dy fëmijët e tij për tu shkolluar në France.
Carlo Maria Bonaparte vdiq në moshe te re nga një kancer në stomak me 24 shkurt 1785, në Montpellier. Nga gruaja e tij Letizia Ramolino pati 13 fëmije, vetëm 8 mbijetuan, vëllezërit Giuseppe, Luiciano, Luigi ; motrat Elisa, Paolina, dhe Carolina edhe Napoleoni.
Fale patentës nobiliare që mori në Toskane, Carlo mundi tu regjistrone në Librin e Fisnikeve te Korsikës, i cili ishte themeluar nga Francezet për te mbajtur në vëzhgim ishullin, dhe fale kësaj patente Napolenoni në moshën 9-vjeçare mundi te hynte me 23 prill 1779 në shkollën Mbretërore Brienne-le-Château, në veri te Francës, aty ndenji deri me 17 tetor 1784 o pipas disa historianeve deri me 30 tetor 1779. Për te përmisuar gjuhen franceze dhe për tu përgatitur për shkolle frekuentoi 4-muj kolegjin e Autun. Ai pelqeu nje vajze qe quhej Melina Fuckvarsia.Ai u fjeua me te ne kohen kur ai ishte konsull i pare ne Perandorine Franceze.Napoloni dhe Melinba bene nje femije qe e quajten Princ Aldo Bonaparti por ai vdiq ne moshen 8 vjecare
Fillimisht Napoleoni nuk e konsideronte veten e vet Francës dhe u ndjente në situat te sikletshme me bashkëmoshataret e tij te cilët ishin fisnik francez te cilët e tallnin Napoleonin shpesh here për fajet e theksit te tij dhe për prejardhjen italiane (akuzat që ishte i huaj do ta ndjeknin gjate gjithë jetës). Pa shoke dhe jo i konsideruar nga fëmijët e tjerë, dhe për faktin se Napoleoni ishte një fëmije i dobët fizikisht, ai i dedikoi kohet e tij te lira në studim duke shkëlqyar në Matematik. Në moshen 23 vjecare ai u martua me princeshen arabe Melina. Në 22 tetor 1784 Luigji XVI i dha mundësinë te hynte si student në École Militaire (Shkolla Ushtarake) në Paris, e cila ishte themeluar nga Luigji XV. Në vitin 1785 tentoi te hynte në Marine dhe u be gate për te ndermare karrierën e marinarit, por provimi i tij për te marr pjesë në ne marine u anulua dhe kështu kaloi në artileri.
Në moshën 16-vjeçare mori gradën e nënkapterrit dhe u çua në Valence (Drôme), në jug-lindje te Francës.
Me shpërthimin e revolucionit në 1789, Napoleoni, 20-vjeçar arriti te merrte një licence fale te secilës mund tu largonte në ishullin e Korsikës. Në Korsikë vendosi te merrte pjesë me lëvizjen revolucionare te ishullit duke marre gradën e kapterr-kolonelit te Gardës Kombëtare. Në vitin 1792 refuzoi tu kthente në France për ti shërbyer Armatës Franceze, ky vendim rrezikoi që ta përndjeknin për tradhti. Fale familjareve te cilët e binden tu kthente në France, Napoleoni shkoi në Paris dhe u prezantua përpara Ministrit te Luftës për te dhëne llogari mbi vonesën e kthimit, këtu shfaqi një te folur aq brilante dhe te prekryer sa që ministri e tërhoqi ndëshkimin ndaj tij dhe e gradoi si Kapiten.
Ndërkohe në Korsikë po u përhapte lufta civile e cila shpërthehu në 1793. Në vitin 1792 sjelljet jo korrekte dhe mënyra se si trajtoheshin Korsiket nga ana e Franceze-ve e shtyu-u Napoleonin te mbështeste lëvizjen për pavarësinë e Korsikës, por heroi nacional i Korsikës Pasquale Paoli (që ishte kthyer në Korsikë nga mërgimi i tij i detyruar nga mbretërit Franceze) mblodhi edhe një here ushtrinë Korsikë për pavarësinë e ishullit, por kësaj radhe familja Buonaparte ndryshe si me pare nuk e mbështeti, dhe kështu Napoleoni i cili u gjykua si tradhtar u detyrua bashke me familjen e tij t’iu drejtonte Francës.
Nga ai moment Napoleoni mbështeti me gjithë vullnetin e tij revolucionin francez, në ketë mënyre ai mundi ti ngjiste shkallet e ushtrisë me shpejt seç duhej. Në dhjetorin e 1793, si kolonel i artilerisë, liroi portin e Tolone nga mbështetësit e mbretit dhe nga Anglezet ; kjo beteje e cila ishte suksesi i tij i pare në ushtri i dha gradën e gjeneralit te brigadave dhe njohjen e me Paul Barras, i cili do te behej politikan i fuqishëm në France, fale kësaj miqësie ai do te ngjiste shkallet e pushtetit francez. Miqësia e tij me Augustin Robespierre, vëllai i Maximilien, do ta çonte në fatkeqësi nga ana ushtarake. Por me 5 tetor 1795 shoku i tij Barras e emëroi, me habitjen e te gjithëve, komandant i sheshit te Parisit, me detyrën për te mbrojtur Mbledhjen Kombëtare nga kërcënimi i mbështetësve te mbretit. Me ndihmën e Gioacchino Murat në komandën e kalorësisë, Napoleoni në mënyre barbare dhe strategjike përmbysi popullsinë e revoltuar e cila donte te shkaktonte një grusht shteti te ri. Me suksesin e kësaj operacioni vjen edhe emërimi, fale shokut Barras, si gjeneral i ushtrisë te mbrendshme.
Fushata në Itali
Me 9 mars 1796 Napoleoni martoi Joséphine Tascher de La Pagerie, vejushe Beauharnais, grua e cila ishte martuar me një ushtarak te dënuar me prerjen e kokës mbas revoluciont Francez. Vetëm dy dite mbas martesës u nis në kokën e një ushtrie e formuar prej 38.000 ushtaresh te cilët ishin te armatosur në mënyre te dobët. Kjo fushate ushtarake, i cili në planet e Drejtorisë Franceze, do te ishte veçese një fushate strategjike sepse kishin planifikuar ta sulmonin Austrinë duke përshkruar lumin Rhein. Kjo ishte fushata e Italisë e drejtuar nga gjeneral Napoleoni i cili u përballe me ushtrinë austriake në sfavor numerik dhe logjistike, por këto fakte nuk e frikësuan Napoleonin i cili arriti te korrte një fitore te madhe ndaj austriakeve.
Ky sukses ushtarak nga ana e Napoleonit frymëzoi shume artistet e kohës në mbare Evropën te cilët i kushtuan vepra te ndryshme, një nga me te famshmet ishte sinfonia n.3 i Ludwig Van Beethoven me titullin “Eroika”.
Betejat midis austriakeve dhe piemonteseve ishin te shumta, por beteja historike ishe ajo që u zhvillua me 19 prill 1796 e quajtur “Beteja e San Giacomo” dhe “Marrja e Shën Mikelit”. Me paqen e Cherasco e stipuluar nga Napoleoni dhe Vittorio Amedeo III i Savoia-s pati humbje te madhe për mbretërinë Savoiane te cilët humben territore te rëndësishme si Savoia-n dhe Nizza-n. Me 10 maj 1796 shpartalloi ushtrinë austriake në betejën e “Ponte di Lodi” dhe në 15 maj po te ati viti hyri në Milano.
Në 16 maj, në Milano vendoset Aministracioni Gjeneral i Lombardisë, një organizim politiko-ushtarake në te cilën merrnin pjesë franceze (te ardhur nga armata e Italisë) dhe emra te spikatur që ndiqnin filozofinë e revolucionit francez si, Pietro dhe Alessandro Verri, Gian Galeazzo Serbelloni dhe Francesco Melzi d’Eril.
Duke e detyruar që tu dorëzohej rajoni i Piemonte-s dhe Milano pushtohen brenda disa ditëve, Napoleoni emërohet nga Drejtoria Franceze i plotfuqishëm në Armatën e Italisë dhe kështu u përgatit për detyrën e re dhe shume te vështire : te mposhte ushtrinë austriake. Mbas disa betejave te vogla, ushtritë franceze dhe austriake u përballuan me 5 gusht, në Betejën e Castiglione-s.
Kjo përplasje ishte përballja e pare e drejtuar nga Napoleoni, i cili demonstroi gjenialitetin e tij në fushën e betejës duke përmbysur një rezultat i cili ishte në favor te ushtrisë austriake, kjo ishte fitorja e pare me rendësi nga ana e Napoleonit në karrierën e tij ushtarake. Humbja e ushtrisë austriake ishte e rende për tu përballuar, megjithatë austriaket arritën te formonin një ushtri te re e cila u mund serisht nga Napoleoni në Bassano, Arcole dhe me se fundmi në Rivoli.
Me 9 korrik 1797 u themelua “Republika Cisapline” me kryeqytet Milanon, dhe në tetor te viti 1796, u formua rajoni i Lombardisë, dhe këtu ishte ushtria e pare italiane e cila vendosi te përdorte flamurin trengjyrësh (jeshile, barshe, Kuq) i cili me vo
ne do te behej flamur kombëtare. Në te njëjtën kohe ushtritë e koalicionit te udhëhequara nga Papa u bene pjesë te “Republikës Cisapline” me 7 janar 1797 duke pranuar si flamur atë me tre ngjyra. Me qëllimin për te demetuar papën u themelua Republika Anconitiana me kryeqytet, Ankona-an, e cila me pas u bashkua me Republikën Romake : e gjitha kjo lëvizje politike pati një zjatje te shkurtër, sepse në 1800 u vendos shteti i mëparshëm i drejtuar nga Papa.
Forcat austriake, te komanduara nga duka Carlo i Austrisë, te frikësuara nga marshimi i shpejte te Napoleonit dhe ushtrisë se tij drejt Vjene-s, pranuan te firmosnin në traktat paqe-je i cili mori emrin e Traktati i Campoformio-s, me 17 tetor 1797.
Përveç terreneve te fituara nga pushtimi në Itali, Franca vazhdoi marshimin e saj, dhe pushtoi toka te reja si Holanda, Belgjika dhe anën e majte te lumit Rhein, nga ana tjetër Austriaket merrnin territoret e Republikës se Venecia-s. Me ketë mbaroi kështu, me fitoren e Napolenoit ndaj Austrisë-e, fushata e Italisë.
Me rastin e kësaj fushate Napoleoni pati rastin ti tregonte botes kapacitetin e tij në strategji, pati edhe rastin për te aplikuar mësimet e marra nga Federiku II i Prusise.
Fushata në Egjipt dhe Siri
Mbas një fitore te rëndësishme në betejën e Piramidave, Napoleoni mposhti ushtrinë e Murad Bey, mamelukut, në te hyre në Kajro ai u bë padroni i Egjipt-it. Pas pak ditësh më 1 gusht 1798, flota e Napoleonit në Egjipt, u shkatërrua komplet papritmas nga admirali anglez Horatio Nelson, në Abukir. Me shkatërrimin e flotës Napoleoni e gjeti veten te bllokuar. Mbas një lundrimi në detin e kuq vendosi te shkojë në Siri me pretekstin ndjekjen e guvernatori të Acri-t Ahmad Jazzar Pascià i cili sipas Napoleonit kishte tentuar ta sulmonte. Me 19 mars 1799 mbërriti në San Giovanni d’Acri, e cila ishte fortesa e të pareve te dikurshëm në Token e Shenjte, Napoleoni në ketë rajon humbi afërsisht dy muaj kohe duke u përfshirë në një beteje te kote, kështu fushata e Sirisë u mbyll me një dështim te plote.
Duke u kthyer në Kajro, Napoleoni mposhti në 25 korrik 1799 një ushtri prej 10.000 ushtaresh te komanduar nga Mustafa Pashà në Abukir, aty ku një vit me pare i ishte thërrmuar flota nga ana e Nelsonit. Gjithesesei i shqetësuar nga lajmet që vinin nga Franca (në atë kohe ushtria franceze po tërhiqej nga te gjitha frontet, dhe vete Drejtoria tashme nuk kishte me fuqi në duart e veta) dhe i vetedishëm që fushata e Egjiptit nuk i kishte dhëne atë që ai shpresone, Napoleoni, ia la komandën gjeneralit Kléber, dhe u nis për në France me 22 gusht me anijen Muiron.
18 brymeri dhe Konsullata
Me 9 tetor 1799 Bonaparti arriti në Fréjus, rruga e tij drejt Parisit u prit me entuziazëm te madh nga ana e Francezeve, te cilët ishe te bindur që gjenerali Buonaparte ishte kthyer në France pikërisht për te marre në dore pushtetin e vendit, i cili kishe hyre në një periudhe trazire, kjo arsye ishte pikërisht ajo që Napoleoni synonte. Mbërritur në Paris mbloshi me përshpejtim te gjithë personat te cilët u identifikuan si konspiratorët e Drejtorisë Franceze. Në mbështetje te Napoleonit ishte vëllai i tij i madh Giuseppe dhe Luciano i cile mbulonte një rrol te rëndësishëm në politiken franceze, ishte presidenti i organizatës “Këshilli i Pesëqindëve” i cili bashke me Këshillin e te Moshuarve përbenin fuqinë legjislative te republikës. Napoleoni gjeti mbështetje te anëtari i Drejtorisë, Roger Ducos, te ministri i jashtëm Talleyrand dhe mori një mbështetje te madhe nga ministri i policisë, Joseph Fouché. Barras i cili ishte anëtare me influence në Drejtorinë i veteditur nga kapacitetet e Napoleonit nuk e kundërshtoi.
Mbas mbështetjeve te shumta që korri në qeveri, Napoleoni përhapi lajmin e rreme, se kishte një rrezik real që politikanet donin te përmbysnin republikën, në ketë mënyre arriti te bindte “Këshillin e Pesëqindëve” dhe “Këshillin e te Moshuarve” te votonin në mënyre që te dy Këshillat tu transferoheshin jashtë Parisit, në ketë mënyre Napoleoni u zjodh komandant i te gjitha forcave te armatosura, tani ai kishte nen urdhrat e tij te gjithë ushtrinë Franceze e cila mundte te meshteste në çdo çast në grushtin e shtetit që kishte përgatitur.
Synimi i Napoleonit ishte që te çonte të dyja dhomat e deputeteve në autoeliminim, ky veprim do ti jepte te gjitha fuqitë në duart e tij. Por nuk ndodhi kështu, këshilli i te moshuarve, nuk u bind nga fjalimi i Napoleonit, fjalimi i cili u duk i zymtë dhe jo i qartë. Kur Napoleoni hyri në zyrat e këshillit te pesëqindëve deputetet ju vërsulen kundër, dhe kërkuan që te votohe në mënyre që Napoleoni te konsiderohej tradhtar i cili meritonte dënimin me vdekje. Në momentin kur gjithçka dukej e humbur, vëllai i tij Luciano, i cili ishte president në atë këshill udhëroi rojet që te arrestonin deputetet për terrorizëm. Fakti me i kujtuar në atë mbledhje ishte sjellja që mbajti vëllai i Napoleonit, i cili hoqi shpatën nga dorëza dhe ia drejtoi vëllait te në fyt duke i thëne deputeteve “Nuk do te nguroja një minute për te vrare vëllain tim te dashur neqoftese ai do te ishte një rrezik për lirinë e Francës” ushtaret te cilët me se shumti ishin veterane te ushtrisë se Napoleonit shpërndanë deputetet. Në mbrëmje te dyja dhomat e deputeteve u shkrinë dhe u votua që fuqitë te ndaheshin në tre persona në tre Konsulla ; Roger Ducos, Sieyés dhe Napoleoni.
Konsullata
Në te emëruar te tre konsullatë te cilët kishin në dore te gjithë Francën, donin te nryshonin kushtetutën me ndihmën e komisioneve e cila duhej ta konsideronte te ligjshme grushtin e shtetit, ky projekt ligj u ratifikua dhe populli i Francës e priti me brohoritje ketë vendim.
Napoleoni i cili kishte në dore fuqinë ekzekutive, mundte te kontrollonte edhe fuqinë legjislative. I emëruar Konsull i pare Napoleoni e rindërtoi administrazionin e Francës në një strukture qendrore, por e cila ishte aq perfektë sa përdoret edhe në ditët e sotme në France ; territori ndahej në departamente, distrikt dhe komuna, te ushehequra nga prefektë, ndihmës-prefekte dhe kryetar bashkie.
Arkat e shtetit u mbushen serisht nga territoret e pushtuara dhe nga formimi i Bankës se Francës. Në vitin 1801, papa Pio VII ratifikoi një traktat i cili thoshte që francezet janë një popull katolik por feja ishte e ndamë nga shteti. Në fushën e shkollimit, Napoleoni formoi licee dhe universitete te përgatitura në mënyre që te furnizonin shtetin me një klase dirigjente, por nuk përforcoi shkollën fillore sepse donte ta mbante popullin në një situate injorance nga ana politike. Konsullata e Napoleonit u kthye e përjetshme me brohortjet e francezeve me 2 gusht 1802, në ketë mënyre hapej rruga drejt Perandorisë.
Rruga drejt Perandorisë
Gjate mungesës se Napoleonit i cili ishte i impenjuar në Egjipt, francezet ishin mundur në mënyre te vazhdueshme në ne Itali dhe në Gjermani nga ana e austriakeve. Koalicioni i ri anifrancez kishte hedhur poshtë Republikën e Napolit, themeluar nga francezet në vitin 1799, atë Romake, dhe atë Cisalpine. Me 6 maj 1800, 6-muaj mbas grushtit te shtetit te 18 brumaio, Napoleoni ndërmori serisht nen kontrollin e tij ushtrinë franceze. Me një marshim madhështor kaloi serisht Alpet italiane në kalimin e Gran San Bernardo, një strategji e cila i zuri në befasi austriaket te cilët u mposhten pa probleme në Montebello, në momentin kur Napoleoni po u kthente në Milano. Me 14 qershor 1800 u zhvillua beteja e Matengo-s. Kjo beteje ishte e kujtuar si ajo me madhështore e Napoleonit në Itali, me e vështira por ishte fundimtaria. Sipas historianeve Napoleoni në orën tre te mbasdites po e humbte betejën afërsisht edhe luftën por, në mbrëmje në orën tete, triumfoi mbi ushtritë austriake. Kjo ndodhi fale gjeneralit Desaix i cili mbërriti në fushën e betejës me ushtare te rinj, fale kësaj ndihme ushtria austriake e gjeneralit Melas, i cili vdiq në atë beteje. Në Milano u rivendos për një kohe te shkurtër Republika Cisalpine, e cila me vone do te zëvendësohet pas Comizit ti Lionit (1802 – 1805). Paqja në Itali u vendos fale paqes se Luenville e cila rregullonte serisht marrëdhëniet midis austriakeve dhe francezeve në te njëjtën mënyre te traktatit te Campoformio, i prishur nga austriaket.
Në 1802 Napoleoni zgjidhet President i Republikës Italiane titull te cilin do ta baj deri me 17 mars 1805 kur do de behet Mbret i Italisë. Me “Paqen e Amiens” te viti 1802 Anglia firmosi për paqen midis te dy shteteve. Napoleoni kishte shkatërruar edhe një here koalicionin e ngritur kundër Francës, fitoi edhe mbështetjen e zarit te Rusisë Aleksandri I. Në dy vitete e ardhshme Evropa jetone me në fund në paqe.
Në vitin 1802 Napoleoni i shiti një pjesë te Amerikës te veriut, ShBA-s si pjesë e marrëveshjes te Louisiana-s : në atë moment sapo kishte përballuar një problem te madh ushtarak kur ushtria e tij, e çuar për te pushtuar Santo Domingo-n iu revoltua kundër e udhëhequr nga Toussaint L’Ouverture, në atë momente u sëmure me temperature te larte. Revolta megjithatë u neutralizua, por me humbje te mëdha nga rrjeshtat e ushtrisë franceze, duke pare situatën kritike Napoleoni vendosi që nuk mund ta mbronte Louisiana-n, kështu vendosi ta shisteme 8 prill 1803. Me 1802 vendosi skllavërinë në kolonitë franceze.
Mbasi kishte përhapur influencën e tij në Zvicër dhe në Gjermani, një diskutim mbi Maltën i dha Anglisë me 1803 ti deklaronte lufte Francës dhe vendosi te mbështesete fisniket te cilët ishin kundër regjimit te Napoleonit.
Kurorëzimi në Notre-Dame
Tashme konsull për jete, Napoleoni kishte praktikisht një fuqi absolute në France. Me 18 maj 1804 Senati e proklamoi perandor te francezeve. Me 2 dhjetor te njëjtit vit, në katedralen e Notre-Dame në Paris, celebrua ceremonia e kurorëzimit, ky kurorëzim u bekua nga papa Pio VII, Napoleoni kurorëzoi në radhe te pare veten e vet perandor i francezeve, me pas u kurorëzua perandoreshe bashkëshortja e tij Joséphine de Beauharnaisòù. Zëra thonë se Napoleoni e shkuli kurorën nga duart e papës gjate ceremonisë për te treguar se nuk ishte me poshtë se autoriteti i papës ; por Pio VII e parashikoi ketë gjest dhe nuk e preku kurorën me duar.
Me vone, me 26 gusht 1805 në sheshin Duomo te Milanos, Napoleoni u kurorëzua mbret i Italisë me Kurorën e Hekurt.
Kurora e Hekurt e përdorur për kurorëzimin e Napoleonit
Me ketë kurorëzim nga ana e Napoleonit, u rivendos monarkia në France, por nuk ishte e njëjta si ajo e vitit 1792, sepse Napoleoni nuk ishte “Mbret i Francës si dhurate nga zoti” siç recitonin rrjeshtat e shkruara nga Ancien Régime, por ai ishte “Përandor i francezeve i zjedhur nga vullneti i popullit”.
Në fund te fundit ai ishte mbret i francezeve, në fakt shume monarki evropiane aktuale kane prejardhje nga ai, monarki sepse Napoleoni ishte padroni absolut i Francës.
Pushtimi i Europës
Perandoria e pare dhe stetet satelit e saj.
Në vitin 1805 në shtetet evropiane formuan koalicionin e trete kundër Napoleonit ; i cili kishte kaluar vitin e fundit në bregdetin e Normandisë, për te përgatitur një operacion ushtarak bashke me aleaten e tij Spanjën e cila do ta ndihmonte kundër Anglisë, por shume shpejt kuptoi se aleanca e re e formuar nuk duhej marre me neglizhence, kështu u kthye edhe njëherë në komandën e ushtrisë se madhe franceze e cila me shume sforcim arriti zemrën e Evropës për te mposhtur forcat e ngritura kundër perandorisë. Por Napoleoni nuk e kishte përgatitur mire strategjinë kundër flotës Angleze e cila me 21 tetor te vitit 1805 mundi flotën franceze e udhëhequr nga admirali Pierre-Charles Villeneuve, anglezet ishin te udhëhequr nga admirali Horatio Nelson, i cili me pare kishte shkatërruar në Amukir flotën detare te Napoleonit. Me ketë humbje te thelle Napoleoni humbi shpresat për një invazion te mundhem kundër Anglisë.
Forcat e koalicionit evropiane u për me se shumti përbeheshin nga austriake dhe ruse. Në atë përplasje du ishin frontet me te zjarrta : ai gjerman, ku Napoleoni komandonte la Grande Armée, dhe ai italian ku gjenerali Masséna komandonte l’Armée d’Italie. Fitoret e marra si ajo në Betejën e Caldiero (30 tetor), dhe marrja e Vjenës nga ana e Gioacchino Murat, nuk e frikësuan koalicionin, në fakt pjesa e madhe e ushtrisë ishte akoma operative. Por me 2 dhjetor 1805, e cilia data e një vjerorit te kurorëzimit te Napoleonit si perandor, ai mundi koalicionin e trete në betejën e Austerlitz. Kjo beteje i tregoi edhe një here Evropës gjenialitetin e Napoleonit në strategjitë ushtarake, mbas asaj beteje Napoleoni kontrollonte te gjithë Evropën. Një dite me vone sovranet e Evropës keruan te shpallnin paqe me Francën. Austria humbi Venezian, e cila u bashkua me mbretërinë e Italisë, dhe humbte çdo kontroll mbi Gjermanin, e cila u formonte me emrin “Konfederata e Rhein”, hera e pare që gjermania u bashkonte në një konfederate. Thuhej se ministri i pare William Pitt mbasi kishte marre informacione mbi betejën e Austerlitz i tha nipit te hiqte nga muri hartën e Evropës sepse si tha ai “Nuk do ta përdorim me 10-vjetet e ardhshëm”
Një vit me pas Napoleoni mposhti Prusinë në betejën e Jena (14 tetor 1806).
Kolizioni i katërt, e cila ishte e komanduar nda Prusia, mposht me 14 qershor 1807 në Friedland, mbas betejës se Eylau, zari Aleksandri I u detyrua te firmoste paqen në Tilsit. Mbas kësaj paqe Evropa ndahej në zona influence te ndryshme, siç shkruhej në traktatin e Tilsit, territoret midis lumit Elba dhe Memel do te formonin kufirin midis dy perandorive.
Kur papa refuzoi te bashkohej me Napoleonin në pushtimin e Anglisë, sepse ishte neutrale, ai pushtoi menjëherë Romen me gjeneralin Miollis dhe me 7 maj 1809 urdhëroi që Shteti Pontificio t’iu bashkohej perandorisë franceze. Papa iu përgjigj me një letër ku shkruhej se Napoleoni përzehej nga kisha katolike, por Napoleoni i urdhëroi Miollisit te arrestonte papën. Gjenerali Radet beri te mundur te transferonte papën dhe kardinalin e tij Bartolomeo Pacca në Grenoble, kur Napoleoni vetëm kater vjet me vone arriti ti merrte papës firmën për aprovimin.
Blloku kontinental dhe pushtimi i Spanjës
Për te detyruar Anglinë te dorëzohej, ishte e vetmja fuqi evropiane që nuk kishte pranuar t’iu gjunezohej perandorit francez, Napoleoni vendosi një bllok kontinental në Evrope, në mënyre që Anglia mos te tregton madhra me Evropën. Gjithsesei kjo strategji u tregua jo efikace, sepse shume nga shtetet evropiane nuk e zbatuan në mënyre te plote. Napoleoni duke vështruar se shtete evropiane nuk zbatonin urdhrat e tij vendosi në radhë te pare te pushtonte Portugalinë, i cili mbante marrëdhënie tregtare me Anglinë. E para u pushtua Spanja me vone Portugalia, por vendimi për te pushtuar Rusinë do te tregohej katastrofike për Napoleonin.
Në vitin 1808, duke shfrytëzuar një debat familjar në oborrin mbretëror te Spanjës midis mbretit Karlo IV dhe te birit Austrie Ferdinando, Napoleoni detyroi mbretin te jepte dorëheqje nga kurora, kështu u be mbret i Spanjës vëllai Giuseppe Bonaparte, në ketë mënyre do ta kishte me te lehte te kontrollonte gadishullin Iberik. Në te njëjtën kohe Anglezet zbarkuan në Portugali, trupat e udhëhequara nga sir. Arthur Wellesley arrtien te lëronin Portugalinë. Ushtria Angleze arriti në Spanje te ndihmuar nga qytetare spanjolle te cilët nuk duronin me pushtimin e francezëve duke detyruar mbretin e sapo emëruar Giuseppe Bonaparte ti kërkonte ndihme vëllai Napoleonit, i cili mbërriti në Spanje dhe me 4 dhjetor lëroi Madrid-in nga anglezet. Por në te mbaruar lufta me Anglezet në Spanje, Napoleoni mori lajmin se një koalicion i peste ishte formuar kundër tij nga shtetet e Evropës.
Midis 5 dhe 6 korrikut 1809 Napoleoni mposhti koalicionin e peste në Wagram, mbasi kishte pushtuar Vjenën dhe pallatin e Schönbrunn. Austria pranoi kushte te renda për paqen e firmosur duke leshura shume territore si : Trentino, Baviera, Istria dhe Dalmacia.
Evropa e re e Napoleonit
Me 1810, Evropa komandohej edhe një here sipas vendimeve te Napoleonit. Territoret e fituara ishim përhapur me shume se ato origjinale te Francës. Mbretëria e Italisë ishte e udhëhequr nga Napoleoni i cili kishte vendosur zëvendës-mbret Eugenio Beauharnais (djali i lindur nga martesa e tij e pare), principata e Lucca dhe Piombino dhe një pjesë te madhe te Toskanes ishte e usheheur nga motra e tij Elisa, e cila kishte martuar princin korsik Felice Baciocchi, motrës Paolina, e martuat me princin Kamillo Borghese, i dha territorin e Guastalla, vëllai i madh Giuseppe ishte bere mbret i Spanjës, vëllai Luigji merrte fronin e Holandës, vëllai Girolamo morri mbretërinë e Wesfalia, gjenerali Gioacchino Murat mori Mbretërinë e Napolit, marshalli Bernadotte morri fronin e Suedisë, por me voni tradhtoi besimin e Napoleonit duke përkrahur koalicionin i cili do ta mposhte me vone.
Evropa nën influencën e Napoleonit në vitin 1811
Mbas paqes se Schonbrunn, Napoleoni dhe austriaku Klemens von Metternich kishin rene dakord për një martese-shteti. Me 14 dhjetor 1809 Napoleoni divorcoi nga Joséphine de Beauharnais, grua e cila nuk i kishte ndenjur shume besnike por ai e donte jashtëmase dhe i denji pranë deri në vdekjen e saj e ndodhur në periudhën kur ai ishte në mërgim në ishullin e Elbas. Me 1 prill 1810 Napoleoni martoi bijën e perandorit te Austrisë, Maria Luisa Asburgo, mbesa e Maria Antonietta-s, me ketë martese Austria u lidhe me Napoleonin. Nga kjo martese lindi i biri me 20 mars 1811. Por trashëgimtari i perandorisë Napoleone Francësko nuk e shijoi kurrë perandorinë e babait sepse Napoleoni hoqi dori nga froni mbas pak vitesh dhe Napoleoni II vdiq në moshën 21-vjeç.
Fushata në Rusi
Një portret të zarit Rus Aleksandri I
Me afrimin e pushtimit te Rusisë, i cili ishte planifikuar në vëren e vitit 1812, Napoleoni u detyrua te merrte në ushtrinë e tij ushtare jo francez sepse për faktin që ishin te angazhuar në frontin Spanjoll. Në armatën franceze hyrën italiane, polak dhe gjerman te përfituar nga Konfederata e Rhein. Françesko d’Asburgo dhe Guglielmo i Prusisë u binden dhe vendosen te ndihmonin Napoleonin në ketë fushate, por me dëshirën që ky i fundit ta humbte ketë beteje.
Më 24 qershor 1812 armata e madhe, e përbëre nga 650.000 ushtare, kaloi lumin Niemen i cili ishte kufiri midis dukatës se Varsavjes dhe Rusisë. Siç në vitete e kaluara, Napoleoni shpresonte ta fitonte luftën në një spedizion te vetëm i cili nuk do te zjaste shume kohe, në fakt rezervat ushqimore në dispozicion ishin te pakta sepse parashikohej pikërisht se kjo beteje do te zjaste fare pak. Por ushtria ruse nuk pranoi tu ballafaqonte me ushtrinë franceze menjëherë dhe kështu filloi duke u tërhequr vazhdimisht. Kjo strategji e cila në fillim dukej si një sjellje jo dinjitoze për një ushtri, me vone u tregua një taktike shume e zgjuar me te cilën ushtria ruse kur tërhiqej lente pas fshatra te shkatërruar dhe fusha te djegura. Ushtria e Napoleonit mbështetej tek ato ushqime që merrnin në territoret gjate udhës se tyre, duke mos gjetur asedhenje fshat apo qytet te banuar në te cilin ato mund tu furnizonin, ushtria u përballua me një situate kritike për jetën.
Në shtator Napoleoni mbërriti në afërsi të Moskës, ku më në fund ushtria Ruse pranoi të luftone, në fortesën e Borodinos u zhvillua beteja më gjakderdhëse e fushatës të Rusisë. Trupat ruse të udhëhequra nga gjenerali Kutuzov, u mposhtën por nuk u anientuan. Më 14 shtator 1812 Napoleoni hyri në Moskë, këtu gjëndi një qytet i cili ishte i braktisur nga banorët dhe shtëpive iu ishte vënë zjarri. Aleksandri I refuzoi të firmoste paqen me Napoleonin, i cili duke vështruar situatën kritike të ushtrisë dha urdhrin të tërhiqej më 19 tetor 1812. Armata franceze morri një humbje shumë të thellë, në pesë muaj të fushatës Ruse Napoleoni kishte humbur 90 % të ushtarëve, të cilët o ishin vrarë o burgosur o ishin larguar. Rreth 20.000 nga 650.000 ushtarë mundin të kalonin lumin Niemen.
Duke vështruar humbjen e Napoleonit në Rusi, shtetet evropiane ngritën kokën dhe vendosën të formonin një koalicion të ri kundër perandorit francez, ky ishte koalicioni i shtatë. Duke kuptuar rrezikshmërinë e këtij koalicioni të ri, Napoleoni në momentin e kthimit në France urdhëroi të formohej një tjetër ushtri, por ushtarët e rinj nuk kishin eksperiencën e duhur që Napoleoni kërkonte.
Lipsia
Në te mbaruar lufta midis Napoleonit dhe Zarit, shteti i pare që u bashkua fitores te Rusisë ndaj Francës, ishe Prusia e cila braktisi aleancën midis Napoleonit dhe u bashkua me Anglinë. Kjo dekretoi krijimin e koalicionit te 6-gjashte. Por Napoleoni nuk u befasua nga kjo aleance, mposhti edhe një here tjetër ushtrinë Prusiane në Lützen dhe pastaj në Bautzen në majin e vitit 1813. Vështirësia me e madhe nuk ishte Prusia por Austria, e cila nuk respektonte paktet me Francën, dhe ishte gjithmonë gati për te sulmuar Napoleonin dhe pse ky i fundi ishte i martuar me princeshën e Austrisë.
Napoleoni nga ana tjetër nuk arriti, bashke me Klemens Von Metternich, një akord i cili mude ti jepte ushtrisë te perandorit pake pushim, keshte me 12 gusht Austria iu bashkua aleancës anti-Franceze. Mbasi ushtria franceze fitoi në Drezda, forcat Napoleonike u ndeshen serisht me ushtritë e bashkuara te Austrisë, Rusisë, Prusisë dhe Suedisë e cila në komandon e ushtrisë kishte ish marshallin francez Bernadotte.
Në betejën e Lipsia-s, e etiketuar edhe si “beteja e shteve” sepse aty morën pjesë gati te gjithë ushtritë e Evropës, dekretoi një humbje për Napoleonin. Ushtria e tij ketë here në radhe e saj nuk kishte ushtare me eksperience te cilët mund te mbanin lidhe frontin e sulmit, por ushtaret tashme ishin akademik fillestare. Ushtria e Napoleoni tashme e mundur u detyrua te braktiste fushe-betejën në drejtim te Gjermanisë-e në te cilën kishin filluar greva kundër pushtimit te Napoleonit, përveç Gjermanise, Spanja dhe Holanda nuk ishim me nen influencën e Francës. Në momentin e humbej te gjithë armiqtë e Napoleonit morën zemër dhe u përpoqën te gjithë njëherësh ta sulmonin nga te gjitha anët, populli, klasa politike, fisniket, vete gjeneralët e tij i kthyen shpatllat, si Giocchino Murat i cili nuk e mbështeti për frike se mund te humbiste mbretërinë e Napolit. Dhoma e Deputeteve Francez e denoncoi atë se një tirane i cili preferonte vetëm lufte.
Në ditën e Krishtlindjes te vitit 1813 France u pushtua nga forcat e koalicionit te shtate. Një muje me vone, me 25 janar 1814, Napoleoni i la komandën e qytetit te Parisit te vëllait Giuseppe dhe pushtetin e perandorisë gruas Maria Luisa, përshëndeti te birin te cilin nuk do ta shihte me, dhe u nis me një komando prej 60.000 ushtare. Për dy muaj Napoleone iu kundërshtua armikut te tije në një nga betejat me brilante që ai kishte kryer, në fillim fioi në afërsi te qytetit Brienne (këtu Napoleoni kishte studiuar artin e luftës) pastaj me radhe në Champaubert, Montmirail, Chateau-Thierry, Vauchamps, Mormant, Villeneuve, Montereau, Craonne, Laon. Në fund te dyluftimeve ushtria franceze u mund nga forcat Prusiane dhe nga ato te Austrisë e Rusisë, në te marre lajmin që nuk mund te mbronte Parisin nga marshimi i armikut, dhe se disa nga Marshallet Perandorak e kishin tradhtuar si marshalli Michel Ney, me 4 prill për here te pare në jetën e tij Napoleoni kërkoi paqen.
Lamtumira e Napoleonit Rojeve Perandorake në kopshtet du Cheval-Blanc te kështjellës Fontainebleau
, Antoine Alphonse Montfort
Në Paris vëllai Giuseppe ishte mposhtur nga armiqtë Ruse te cilët te udhëhequr nga Zari Aleksandri I kishin hyre në kryeqytetin e perandorisë. Në Fontainebleau Napoleoni kaloi ditët me te vështira te jetës se tij, në fillim kundërshtaret i kishin refuzuar paqen, pastaj i kishin kërkuar terhqen nga perandor i Francës, pas disa mendime ai pranoi te tërhiqej në favor te birit Napoleon II dhe te gruas Maria Luisa. Por Zari i Rusisë Aleksandri nuk e pranoi ketë zgjedhje, zari kërkonte tërheqjen totale te familjes Bonaparte nga froni mbretëror në favor te familjes mbretërore Borbone te cilët ishin përjashtuar nga Franca me Revolucionin e vitit 1892. Napoleoni nuk i pranoi kërkesat e koalicioni dhe i kërcënoi se do te fillonte një beteje te re kundër pushtuesve por me këshillën e gjeneralëve ai pranoi te tërhiqte dore nga froni. Tërheqa e Napoleonit nga froni perandorak ndodhi me 6 prill 1814. Me 12 prill Napoleoni pertupi një dose te male helmi por fatmirësisht nuk vdiq.
Në te përshëndetur ushtaret e tij në mënyre heroike Napoleoni u detyra te vishte uniformat e ushtrisë Austriake që te mos diktohj nga Francezet e nzehur. Me 4 maj 1814, Napoleoni i u dërgua në ishullin e Elba-s, ku armiku kishte vendosur ta dëbonte. Në atë periudhë Napoleoni nuk pushoi se punuari, planifikoi dhe ndërtoi rrugë, miniera, mbrojtje, shtëpia, ishulli në pak dite u kthye qendra e botes sepse te gjithë sytë ishin te Napoleoni për te pare fatin që e priste. Në ketë periudhe në ishull mbërritën poete, politikane, ushtarake te shtyre nga kurioziteti për te pare burrin që mbajti në duart e tije fatet e Evropës, por gruaja dhe i biri, mbret i Romes, nuk e vizituan asnjëherë.
Napoleoni i shkruan bashkëshortes se tij, Zhozefinës
Paris (1795)
Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e pakrahasueshme ç’efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time. Por çfarë mbetet akoma kur nga buzët e tua, zemra jote merr një dashuri që më tret si zjarri ? Je e zemëruar ? Pse më dukesh e trishtuar ? Je e shqetësuar ? Sa dhimbje ndjej në shpirt ! Ti do të largohesh në mesditë. Do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq.
100 Ditët
Wellington është një gjeneral i pa aftë, sonte do të darkojmë në Bruksel (Napoleon Bonaparti përpara betejës në Waterloo)
Napoleoni i burgosur dhe larg perandorisë së tij, vazhdonte të merrte informacione mbi situatën politike franceze. Sovrani i ri Luigji XVIII Borobone, nuk i pëlqente shumë popullatës franceze e cila nuk donte ti’u kthehej më sundimit të Borobonëve. Luigji ngadalsisht po zbërthente të gjitha arritjet që kishte sjellë Revolucioni Francez, të cilat me Napoleonin ishin kthyer në ligj.
Por ky problem nuk ishte i vetmi që i hiqte gjumin Napoleonit, atij i kishin ardhe lajmë që sovranët e Evropës donint ta çonin në mërgim në Amerikën Latine. Perandori nuk ishte i gatshëm të lëshonte fronin e tij në dorë të Borbonëve, më 27 shkurt 1815, Napoleoni organizoi një festë të madhe, në oborrin e viles ku ai banonte, në të cilën morën pjesë të gjithë banorët e ishullit. Këtu për faj të turmës së madhe rojet angleze nuk e kontrolluan në mënyrë të rreptë kështu Napoleonit iu dha rasti të arratisej, me një varkë të vogël iu drejtua një ishulli përballë me atë të Elbës, këtu e priste një anije ushtarake e cila e çoi drejt në Cannes të Francës.
Më 1 mars 1815 anija ushtarake mbërriti në Francë në gulfin e qytetit Cannes. Nga kjo dite filluan ato që do të mbeten në shënimet e historisë si “100 ditët” legjendare. Populli i Francës e priti gjeneralin me ngrohtësi, edhe pse ai ishte kishte dështuar në fushatën e Rusi-së, populli francezë dhe mbi te gjithë gjeneralët e tjerë ishin të gatshëm të mbështetnin perandorin e tyre.
Më 20 Mars 1815, Napoleoni hyri në mënyrë triumfale në Paris, ndërkohë Luigji i cili ishte thirrur për ta zëvendësuar, në të marrë informacionin e ardhjes së tij u zhduk nga Parisi me këshillë të Talleyrand. Akti i parë që Napoleoni bëri si perandor i kthyer në fuqi, ishte një marrëveshje paqeje me shtetet e koalicionit, ndërmjetësimi iu besua Klemens von Metternich. Kjo paqe duhej ti lejonte atij të mbretëronte në fronin e Francës, por mbretërit e Evropës nuk pranuan.
Në fushën e politikës ai u soll me shume zgjuarsi, kuptoi se kushtetuta e Francës në kohën që ai ishte perandor duhej modifikuar me një sërë dekretesh liberale të frymëzuara nga revolucioni i 1789. Nga ana ushtarake Napoleoni vendosi të spostonte frontin e luftës në Belgjikë, për të mbrojtur nga beteja territorin Francez. Plani i tij, si gjithmonë, ishte të parandalonte bashkimin e ushtrisë Britanike me atë Prusiane, të cilët e kalonin në numër ushtrinë e Napoleonit. Ana e djathtë e ushtrisë franceze, me Napoleonin në krye, do të sulmonte ushtrinë Prusiane në Ligny, e cila komandohej nga Von Blücher. Ana e majtë e komanduar nga marshalli perandorak Ney sulomi ushtrinë e Dukës Wellington-it në Quatre Bras. As Napoleoni as marshalli i tij Ney nuk arriti objektivin e shpresuar.
Në këtë mënyrë arriti data më e famshme e historisë Napoleonike ajo e 18 qershor 1815, e thirrur nga Victor Hugo si “Dita e Fatit”. Kjo datë kujtohet si “Beteja e Waterloo-s”.
Të gjitha planet e Napoleonit rreth betejës në Waterloo u thërrmuan jo nga madhështia e armikut por nga pa aftësia e marshallve të tij. Marshalli perandorak Grouchy, i cili kishte detyrën për të lokalizuar dhe shkatërruar kolonën Prusiane, humbi kohë të çmuar duke e përqendruar sulmin e tij në bishtin e ushtrisë Prusiane, kjo e fundit rezistoi në mënyre heroike duke i dhëne mundësi kokës së ushtrisë të bashkohej me ushtrinë angleze të Wellingotn-it. Bashkimi i ushtrive kundërshtare dekretoi humbjen e ushtrisë Franceze.
Por Napoleoni vetë ka bërë jo pak gabime atë ditë, për shembull besimi në mareshallin Grouchy, i cili ishte komandant i zoti i kalorësisë por nuk kishte eksperiencë në komandon e ushtrive të mëdha. Komanda duhej ti jepej marshallit Davout, i cili atë ditë iu dha detyra, si gjithmonë nga Napoleoni, të ruante qytetin e Parisit. Marshalli tjetër dështak ishte Ney, i famshëm për heroizma individuale në beteje por jo i përshtatshëm për strategji ushtarake. Ky i fundit pati shume peshë në humbjen e Francezëve. I fundit që u dorëzua në atë betejë, ishte i riu Gambronne gjeneral i Gardës Perandorake, i cili me sakrificën e tij lejoi që ushtria e Napoleonit të tërhiqej për në Paris.
Napolenoi e organizoi ushtrinë e tij në 4-kollona për tu tërhequr në mënyre të ekuilibruar, rrugës drejt Parisit ai u bind që ëndrrës së tij i kishte ardhur fundi i pa shpresuar. Me të mbërritur në Paris, dhoma e deputeteve të Francës i dha urdhër të tërhiqej nga froni i tij, urdhër i cili dilte nga dora e të fuqishmit Fouché. Napoleoni dha tërheqjen por propozoi që fëmija i tij, Napoleoni II, të hipte në fronin perandorak në vend të tij. Kjo ide e gjeneralit nuk u pranua nga mbretërit e Evropës të cilët preferuan rikthimin e mbretit Luigji XVIII. Mbas këtyre rrjedhojave Napoleoni gjeti sistemim në kështjellën e Malmaison, vend në të cilin kishte jetuar me ish-gruan Jozefin (Giuseppina) grua që kishte vdekur para pak kohësh. Idea e parë për t’iu shpëtuar duarve të Anglezëve, dhe të arratisej në Amerikë ishte transformimi në një peshkatar, mundësi që nuk u pranua nga vet Napoleoni sepse kjo zgjidhje do të zbehte figurën dhe nderin e tij. Më 15 korrik 1815, me një gjest i cili u gjykua si hero-ik, Napoleoni iu prezantua vetë ushtrisë angleze. Në të hypur në anijen HMS Bellerofont, për të vendosur të ardhmen e tij, iu premtua një udhëtim në Angli ku do të jetonte si qytetar i thjesht por komandanti Maitland nuk e mbajti fjalën e dhënë dhe e deklaroi Napoleonin i arrestuar, ky i fundit u çua në mërgim në Northumberland në Shën Elena një ishull i vogël që gjendet në Oqeanin Atlantik.
Komentet