Fillimet e njohjes sime me poetin Avni Mulaj e kanë nisjen qysh heret, në vitet e endrrave e deshirave të shkollës së mesme. Ishte viti 1964. Unë, sapo mbarova ushtrinë, u riktheva në konvikt për të vazhduar shkollën Pedagogjike ”Shejnaze Juka”në Shkodër të lënë përgjysë. Avniu ishte nxënës në Gjimnaz. Nxënësit e dy shkollave banonim në një konvikt, me emrin ”Safet Spahiu”. Në kthimin nga shkolla vazhdonim ecjen bulevadit kryesor deri krejt afër ”Kafes së Madhe”. Pothuajse në qoshe të saj, djathtas, hynim në rrugicëm me mure të vjetra anash duke vazhduar rrugën deri te kulla karakteristike e ”Markagjonve”. Aty afër kojshi me të ishte konvikti ku banonim, ne nxanësit e Pedagogjikes dhe nxanësit konviktorë të Gjimnazit ”29 Nëntori”. Pra nxënësit e dy shkollave banonim në nji ”shtepi”. Kjo na ipte mundësinë të shiheshim çdo ditë e të rrinim bashkë, unë dhe Avniu. Afrimin e sillte dhe fakti se të dy ishim nga një qytet, pra nga Tropoja. Megjithëse nuk është vetëm krahina e përbashkët kusht që krijon shoqërinë e veçant mes njerëzve, por është dhe diçka tjetër, si thotë populli, na binin fjalët ndërveti.! Na bashkonte diçka e mbrendëshme, dashuria për arsim, dije e art.
Koha e mbyllur në konvikt na afronte më shumë mundsinë për të qëndruar pranë njëri- tjetrit, pasi nuk na mungonte deshira për të marrë më shumë dije se sa merrnim nga librat e shkollës.
Ishte një ndjenjë tjetër që na u përshtat për forcimin e shoqërisë sonë. Lëviznim të dy krah për krah nëpër oborrin e konviktit rrethuar me mure. Shetisnim duke biseduar, ai për poezinë e unë për vizatimin. Kështu i kishim zgjedhur deshirat, ose kishin ardhur ato tek ne.Të dielave, në ditë pushimi, uleshim në tavolinë. Të dy ishim tipa të qetë që nuk sillnim shqetësime disiplinore. Deshira jonë nuk ishte thjeshtë të leviznim gjatë pushimit rrugëve të qytetit të bukur të Shkodrës për të kaluar kohën. E mbulonim kohën me kujdesin për mesimet dhe me deshirën për artin e kulturën. Pra diçka tjetër na frenonte. Kur dëgjoja zërin e tij të qetë, të kthjellt, me urtësinë që e karakterizonte, më thoshte: kam shkrue një vjershë. A ta lexoj. Po o, megjithë qejf, i thosha. E dëgjoja me vemendje. Kur e recitonte bukur, bëhej më tërheqëse dhe më pëlqente më shumë. Nuk e komentoja dot si duhet, por mjaftohesha me thanjen e sinqertë, më pëlqen. (nuk më shkonte kurrë ndermend se… do të arrinte dikur me aftësin e tij poetike të kisha përpara, veç të tjerash, nji libër me rreth 500 faqe poezi, që kam përpara ” Njeriu në Pen Station”.
***
Kur bëja ndonjë vizatim nga natyra i pëlqente. Kjo ishte ”kritika” jonë e ndersjellë, kritikëza të vogla, të sinqerta. Nuk njhnim hilen të mashtronim njeri-tjetrin.Më përgëzoi dhe u ndie krenar kur unë fitova çmimin e parë (dy libra) në konkursin e organizuar në bazë shkolle, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit. Konkursin e kishte organizuar mësuesi i vizatimit, piktori i njohur Jakup Keraj. Më bënte përshtypje se dhe Avniu bënte vizatime të mira.. Dhe kështu kënaqeshim dhe mes nesh forcohej shoqëria. Rasti e kishte sjellë që edhe shkollat i kishim ballë për ballgati në nji oborr, si për deshirën tonë. Gjatë viteve në ushtri kam pasë shkrue ndonjë poezi. Kur i tregova një që kisha shkrue kushtue Migjenit (aty nga viti 1962, të cilën e ruaj dhe sot si dorëshkrim, relike). U kënaq dhe iu bë qejfi shumë. Kështu shoqëria jonë forcohej më shumë kur nderhynim tek pasioni per ”pronat” që kishim caktuar vetes, ai të merrej me poezi e unë me pikturën. Kështu takoheshim çdo ditë duke shpalosur ëndrrat tona për poezinë e vizatimin. Me deshirat për të ardhmen, mbaruam shkollën e mesme. Unë isha më i madh me moshë. U riktheva pasi mbrova ushtrinë. Kur mbarova shkollën punova tri vjet mësues në fshatrat e krahinës sime, Nikaj Mërtur. Koha dhe fati i mirë na solli të dyve në Tiranë. Avniu kishte mbarue Universitetin, kurse unë vazhdoja Institutin e Lartë të Arteve në degën e pikturës. Ishin realizime të deshirave tona të hershme.
***
Gjatë viteve student, ishte mundësia e plotë të ishim në kontakt me letersinë dhe artin. Gjatë këtyre viteve ishim në nji ”stadium” kulture tjetër, e jo mbrenda mureve te konviktit.Vazhdonim plot vullnet studimet duke ecur në hullinë e dëshirës për t’u marrë me krijimtari artistike. Në kohën e lirë takoheshim në një veprimtari tjetër, atë të lojës së shahut. Sa shumë e donim këtë lojë të dy! Kjo lojë kishte fijet magnetike që na afronte!
Ishte aq i rregullt në lojë sa ta bënte të këndshme me veprimet e një njeriu me kulturë e urtësi, duke mos ndjerë as ”dhimbjen”e humbjes dhe as shijen euforike të fitores. U bëmë pretendentë të fortë për njëri-tjetrin. E Nnjihnim mirë historinë e shahut me formula që i përkasin kësaj loje. Bisedonim për lojëra të veçanta të mjeshtrave të mëdhjej. E dinim se loja e shahut don thellësi mendimi. Bile i tregoja se për koincidencë kam pas mësues të gjuhës ruse Mendim Veizaj, që njëkohësisht ishte me titull mjeshtër shahu dhe nji herë kampion kombëtar. Dhe shpreheshim se e ka meritue ketë titull.Të dy njihnim dhe historinë e shahut dhe shahistët më të mirë të vendit dhe mjeshtra ndërkombëtarë. Ai vazhdonte e studionte me ambicien në fushën e letërsisë dhe unë të pikturës. Por për kohën e lirë nuk hoqëm dorë nga loja jonë që pëlqenim aq shumë. Avniu kishte një kushëri pedagog matematike në Universitet, Zenun Mulaj. Më thoshte ndonjëherë të shkojmë në shtepinë e tij se e donte shumë lojën e shahut edhe profesori. Ajo vizitë deri në orët e vona më ka lanë mbresa të veçanta.
***
Mbaruam dhe shkollën e lartë. U degdisëm me detyrë në largësi të mëdha nga njëri-tjetri. Avniu në Durrës dhe unë në Tropojë. Por largësia s’na ndau kurrë nga shoqëria e përbashkët dhe e sinqertë. Më tregonte se ishte i kënaqur për shoqërinë e krijuar në qytetin me tradita e kulturë të Durrësit. Atje ku ishte stabilizur me punë, më vonë si krijues për dramat që vinte në skenë teatri”Aleksandër Moisiu”. Kishte njohje e shoqëri me intelektualë, shkrimtarë dhe artistë të atij qyteti të madh. Ia kisha zili kur më tregonte për shoqërinë me poetin erudit Moikom Zeqon, të cilin akoma nuk e kisha njohur nga afër. Avniu vinte me pushime verave në Tropojë dhe takoheshim. Kemi dalë në Valbonë. Dhe në mes kësaj natyre të bukur shtronim shahun në ndonjë ledinë me hije e bar të njom. Vende te bukura, freski. Dhe mendja ishte e kthjellët për t’u thelluar më shumë në mendime për lojën. Kjo lojë e çuditëshme tek ne kishte kaluar në pasion. Po tregoj dhe një rast të veçantë që më gëzonte. Gjtë bisedave kur takoheshim në Tiranë, më thoshte se kur të vi në Tropojë, nuk e lë pa ardhë në shtepinë tende. I kisha thënë se kam ndertue një shtepi të mirë dykatshe, me projekt të arkitektit Shadan Murat Toptanit, nipi i poetit të madh Naim Frashëri, jo larg qytetit ”Bajram Curri”. Ishte i kënaqur për këtë që i tregova. Do të vi patjetër tha. Dhe si njeri i shoqërisë, që e mban fjalën e dhënë, e mbajti premtimin. Kështu një ditë të bukur vere morëm rrugën nga qyteti i vogël por i bukur malor për në shtepinë time. Ishte verë e viti 1982. Lam prapa Turizmin si kufirin skajor të qytetit. Kaluam përronin e Shydenicës. Na bënte hie pylli me gështenja.U shmangëm nga e djathta tek kthesa që shkon për fshatin Markaj. Dhe u ndodhëm përballë shtepisë sime. I pëlqeu shumë vendi në kodër me hapësirë shikimi nga të gjitha anët, projekti dhe realizimi. Me knaqësi e prezantova me famijen e prinderit e mi. Mbeti shumë i kënaqur. Pamë shtepinë dhe hypëm në katin e dytë nga ku dukej Mali i Shkelzenit e Qafa e Luzhës. Sapo u ulëm në soletën 5×8 në katin e dytë, që e kisha lënë për ndërtimin e studios së pikturës tha, na sill shahun. Të gjithë u gëzuam për këtë mysafir që vinte për herë të parë në shtepinë tonë dhe që rrinte lirshëm si në shtepin e tij. U interesue për të gjithë pjestarët e familjes e prindët e mi. Dhe u bëri përshtypje se, pas këtyre respekteve me pyetje prej qytetari që njihte dhe jetën e fshatit, vazhdimin e vizitës sëpari dëshiroj t’ ia nisë me lojën e shahut. Kaluam disa orë me kënaqësi, biseda shpalosëm deshira e plane për të ardhmen. Plani për të ndertuar në shtepi, në katin e dytë, një studio pikture është një plan i jashtëzakonshëm dhe që të siguron kushte normale për krijimtarinë më tha. Por për mua, përsa i përket kushteve të punës, kjo mbeti vetëm deshirë në letër. Sepse, siç dihet, koha solli ndryshime të mëdha, e nuk arrita ta realizoj. Për familjen tonë, takimi i asaj dite do të mbetet i paharruar.
Kujtimi që kam prej tij, janë nji dhurat’ e madhe: Shumë libra nga krijimtaria e tij ndodhen në bibliotekën time. Si dhe librin e tij me poezi” Njeriu në Pen Station” të cilin e ruaj me mall e kujdes. Ate ma dhuroi nji ditë vëllai i tij Agimi, në takimin që patëm me 24 shkurt 2012 në Tiranë. I paharrur kujtimi dhe vepra e poetit Avni Mulaj!
Agim Nikaj, piktor