William George „Borneo“ Gregory, lindur më 14 maj 1957, është një ish astronaut i Agjencisë Amerikane Ndërhapësinore (NASA). Uilliam Gregori ka prejardhje shqiptare.
Uilliam Gregori ka lindur në Lokport (Lockport) të Nju Jorkut dhe ka mbaruar shkollën e mesme të Lokportit në vitin 1975. Pastaj ai u regjistrua në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (United States Air Force Academy), ku u diplomua si inxhinier shkencash në vitin 1979.
Pas kësaj Uilliam Gregori shkoi në Columbia University (Universiteti Kolumbia), në studime pasuniversitare, për të marrë gradën e mjeshtrit në inxhinierinë mekanike, të cilën e mori në vitin 1980. Më vonë ai kreu studime të tjera pasuniversitare, këtë radhë në Universitetin Troj (Troy University) për të marrë një gradë mjeshtri në manaxhim, të cilën e mori në vitin 1984. Ai është edhe anëtar i Shoqatës së të Diplomuarve në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAF Academy Association of Graduates).
Midis viteve 1981 dhe 1986, Uilliam Gregori shërbeu si pilot i fluturimeve luftarake, duke fluturuar me modelet D dhe F të avionëve F-111. Në këtë cilësi Uilliam Gregori shërbeu si pilot instruktor në RAF Lakenheath, Mbretërinë e Bashkuar Britanike dhe në Cannon Air Force Base (AFB), New Mexico.
Uilliam Gregori mori pjesë në USAF Test Pilot School në vitin 1987. Midis viteve 1988 dhe 1990 Uilliam Gregori shërbeu si një test pilot në fluturimet e Edwards AFB të avionëve F-4, A-7D, dhe në të pesë modelet e avionëve F-15. Duke pasë fluturuar me 40 tipa avionësh, Uilliam Gregori kishte grumbulluar mbi 5 000 orë fluturime.
Zgjedhur nga NASA në janar të vitit 1990, Uilliam Gregoru bë astronaut në korrik 1991. Aftësitë teknike të Uilliam Gregorit përfshijnë: Shuttle Avionics Integration Laboratory (SAIL); përfaqësues i zyrës së astronautit për Landing/Rollout, T-38 Flying Safety; Kennedy Space Center Astronaut Support Personnel (ASP); komunikues ndërhapësinore – spacecraft communicator (CAPCOM) në kontroll misioni; përfaqësues zyre i astronautëve për operacionet rendezvous and proximity; dhe Spacecraft Operations Branch Chief. Ai fluturoi në STS-67 (1995) dhe ka qëndruar 400 orë në hapësirë.
Uilliam Gregori u largua nga Forcat Ajrore Amerikane dhe nga NASA në verën e vitit 1999. Aktualisht Uilliam Gregori shërben si Manaxher i Zhvillimit të Biznesit për Honeywell, në Feniks, Arizona.
Uilliam Gregori shërbeu si pilot i STS-67 në misionin shtatëvetësh kërkimor në bordin e Space Shuttle Endeavour. Lëshuar nga Kennedy Space Center më 2 mars 1995, në Edwards AFB më 18 mars 1995, ekipi vendosi rekord të ri të qëndrimit në hapësirë prej 16 ditësh, 15 orësh, 8 minutash dhe 46 sekondash, duke plotësuar 262 orbita dhe duke udhëtuar afërsish shtatë milionë milje./Elida BUÇPAPAJ
Komentet