Rrjeti i madh amerikan, Fox News, raporton se i biri i miliarderit ultramajtist, George Soros, ka vizituar 14 herë Shtëpinë e Bardhë.
“Djali i miliarderit liberal, George Soros, Alexander është nën vëzhgim pasi të dhënat e Shtëpisë së Bardhë kanë zbuluar se ai e ka vizituar mbi një duzinë herë në dy vitet e fundit, duke ngritur shqetësime mbi ndikimin në rritje të familjes te politikanët kryesorë demokratë që formësojnë politikën e SHBA,” raporton Fox News.
Gazetari Matt Palumbo, autor i librit ‘Njeriu pas perdes’, tha për Fox News se duket se Alex Soros do të marrë përsipër perandorinë e të atit.
Gjatë 14 vizitave në Shtëpinë e Bardhë, që nga tetori i vitit 2021, Alex ka takuar shumë zyrtarë të lartë, përfshirë ish-shefin e kabinetit, Ron Klain dhe zyrtarë të sigurisë kombëtare.
“Është e dukshme që pothuajse të gjithë, me përjashtim të Ron Klain, i cili ka veshin e presidentit, janë të përfshirë në sigurinë kombëtare. Ukraina është një vend ku familja Soros për fat të keq ka pasur një ndikim të madh. Ka dhjetëra, nëse jo qindra miliarda dollarë duke u hedhur atje. Kështu që unë mendoj se kjo do të jetë diçka që ia vlen për ta rikthyer në muajt apo vitet në vazhdim”, tha Palumbo.
Pavarësisht ndikimit famëkeq të George Soros në qarqet politike, Palumbo tha se Sorosi i ri mund të ketë edhe më shumë pushtet, pasi ai që tani ka nisur ta ekspozojë ndikimin e tij në median sociale me foto me drejtuesit e rëndësishëm të të majtës amerikane si Chuck Schumer, Nancy Pelosi dhe Barack Obama.
Palumbo tha se Alex tashmë po e ndikon babanë me pikëpamjet e tij progresive.
“Mënyra se si e shoh unë është kjo: George Soros gjatë karrierës së tij ka shpenzuar rreth 20 miliardë dollarë me Fondacionin e tij të Shoqërisë së hapur, i cili është mjeti me të cilin ai i bën këto shpenzime. Kështu që kur Alex të marrë drejtimin, ai do ketë një ‘arkë lufte’, e cila do jetë në gjendje për të bërë të paktën dyfishin e dëmit që ka bërë babai i tij, ndoshta edhe më shumë”, tha Palumbo.
Alex Soros është shumë i afërt me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. syri.net