Më 27 tetor 2002 u vra Ukë Bytyçi e deri sot ashtu si vrasja e shumë figurave të shquara të LDK-së nuk është zbardhur. Nuk janë dënuar as vrasësit dhe as ideatorët e vrasjeve. Dosja e Ukë Bytyçit qendron e mbuluar nga pluhuri i harresës dhe indiferencës nga lidërshipi aktual i partisë së tij, e cila nga parti e idealeve rugoviane është kthyer në parti e interesave klienteliste.
Ja si e kujtojnë sot Ukën në Facebook shokët e bashkëkohësit e tij:
“Me vrasjen e Ukes nuk u shua vetem ai fizkisht po u vra filozofia dhe guximi shtetberes i LDK-se Rugoviane.
Tani me shume se kurrë verehet dhe ndjehet deshperimisht mosprania e Ukes se madh.
Jam i sigurt se ai do te kishte vepruar ndryshe ne kete situate ne te cilen gjendemi….Ai ishte dhe do te mbetet i madh perjetesisht.”
“Na i vrajten trimat e verte e na meten shpijunat qe po dojn me e shit Kosoven hajnat”
“Ne kohen kur perpiqeshim te bejme c’eshte e mundur per kufirin me Maqedonine, ishte Uke Bytyqi me komplet ekzekutivin e Komunes se Suharekes qe vizitoi dhe perkrahu Udheheqjen e Komunes se Vitise, si me e angazhuara per ta penguar zbritjen e vijes kufitare brenda territorit te Kosoves. Lavdi Uke Bytyqit.“
“Ukë Bytyqi i takon plejadës së burave të mëdhenjë të kombit, që themeluan shtetin e Kosovës.Ukë Bytyqi është krenaria jonë,porë edhe dhimbja e jonë.Burrat si Uka i mungojnë sot Kosoves dhe LDK-së.Kanë mbatur vetëm burrecat në krye të shtetit dhe LDK-së, fatkeqësisht.”
“Nga zhgenimi i humbjes nga populli te ipet urdheri te vritet nje person qe e do shumica e popullit eshte turp dhe mekat per ata krimineël qe urdheruan dhe qe e bene kete krim ne Uke Bytyqin,po jo vetem ne kete po ne shume figura te tjera politike e gjeten fatin e Ukes dhe ata kriminel dhe urdhensa mbeten ende te lire.Kryetari ldk-se dhe i qeverise vetem kur i vyen votat i permend ato vrasje ose kur eshte ne zore nga opozita.Keshtu per te vepruar asgje te gjithe po heshtin.”

Komentet