Percy Bysshe Shelley
(1792 – 1822)
I admirueshëm për përsosmërinë absolute të vargut, për pasurinë koloristike dhe fuqinë evokative, ndjellëse, të gjuhës, për imagjinatën vizionare që shpirti, vepra e Shelleyt (1792-1822) është një nga shprehjet më të larta të poezisë së çdo kohe. Mishërim i përkryer i romantizmit anglez për eventet e jetës dhe vdekjes së tij, për melankolinë halucinante dhe eksentricitetet e befta, në harkun e shkurtër të ekzistencës së tij, Shelley la së bashku me romanet dhe esetë, një prodhim të madh poetik.
- FILOZOFIA E DASHURISË
Burimet përzihen me lumin
lumi me Oqeanin
erërat e Qiellit
bashkohen përherë
në lëvizje të ëmbla
asgjë në botë s’është kryesore
dhe gjithçka përmes ligjit hyjnor
në një forcë takohet e përzjehet.
Përse jo unë me ty?
Shiko si malet puthin lartësinë
e qiellit dhe, si valët një nga një
përqafohen. Asnjë lule-motër
s’do të jetonte e drojtur me vëlla-sythin.
Dhe qartësia e diellit përqafon tokën
dhe rrezet e hënës puthin detin.
Përse atëherë e gjithë kjo punë e bukur
nëse ti nuk do që të më puthësh mua?
- KOHA E SHKUAR
Si fantazma e një miku të dashur
është koha e shkuar.
Një tingull që fluturoi tani përgjithmonë,
një shpresë që shkoi tani e përgjithmonë
një dasushuri kaq e ëmbël sa s’mund të zgjasë
qe kohë e shkuar.
Qenë ëndrra të këndshme në natën
e kohës së shkuar.
Nga gëzimi ose nga trishtimi,
çdo ditë projektonte një hije përpara
dhe na bënte të dëshironim
që të mundte të zgjaste
ajo kohë e shkuar.
Ka keqardhje, gati brejtje,
për kohën e shkuar.
Dhe si kadavra e një foshnje
shumë të dashur që babai përgjon,
aq sa në fund bukuria
është një kujtim, i lënë të bjerë
nga koha e shkuar.
- LINDJA E KËNAQËSISË
Në krijimin e tokës
Kënaqësia, lindja më hyjnore,
u ngrit nga toka e Parajsës,
mbështjellë në melodi të ëmbla e të egra,
si një frymëmarrje që ngjitet në spirale
në kumbimin e ajrit që fryn lehtë
përmes pishave eoliane që janë
hije dhe strehim për liqenin
ku ngrihet e leht dhe butë;
gjymtyrët e tij me frymëmarrjen e jetës
rridhnin në një harmoni divine
të një linje që përherë vazhdon
që të mbështillte formën e saj perfekte
e një bukurie të xehtë e të shndritshme.
- SERENATË INDIANE
Në gjumin e parë të ëmbël të natës
zgjohem nga ëndrrat në të cilat shfaqesh ti,
kur pëshpërit lehtësisht era
dhe shndritisin yjet e xixëllues:
zgjohem nga ëndrrat në të cilat shfaqesh ti,
dhe një shpirt atëherë më shoqëroi,
kush e di se si, afër dritares
së dhomës sate o e ëmbla ime!
Erërat endacake dobësohen
gjatë përroit të errët e të qetë,
parfumet e Champaut veniten
si mendime të ëmbla në një ëndërr;
vdes ofshama e bilbilit në zemrën
e së dashurës, pikërisht si unë
i destinuar të vdesë në tënden,
o ti që je dashura ime!
Oh, të lutem, më ngri nga bari!
Po vdes dhe ndihem i dobët e i venitur
Oh! që i dashuri yt derdhet me mijëra puthje
mbi buzët e mia e mbi qepallat e ngrira.
Aime, faqet janë të ftohta dhe të zbehta,
dhe zemra ime rreh rrëmbyeshëm dhe fort !
Oh, shtrëngoje përsëri në zemrën tënde,
ku në fund do duhet të çahet!!
- U TREMBEM PUTHJEVE TË TUA VAJZË FISNIKE
U trembem puthjeve të tua vajzë fisnike,
por ti s’ke arsye t’u trembesh puthjeve të mia;
shumë thellë është shtypur shpirti im
sepse mund ta shtyp edhe unë tëndin.
I trembem fytyrës sate e zërit tënd dhe gjesteve,
por ti
nuk ke përse t’i trembesh të miave;
besnikëria e zemrës me të cilën unë adhuroj
zemrën tënde,
ji e sigurt, është e pafajshme.
- HËNA Ë NGRËNË
Dhe si një zonjë që po vdes e zbehtë
dhe e drobitur e mbështjellë me vello
e tejdukshme shfaqet duke u përpëlitur
nga dhoma e saj, dhe është e padenjë
e pasigurt të endet me mendje të humbur
që e drejton,
hëna shfaqet në lindjen e zymtë,
një masë e deformuar që zbardh.
- PELEGRINËT E BOTËS
Ti Ylli im më thuaj që krahë drite
të shtyjnë në lëvizje në një fluturim flake,
brenda së cilës shpella të natës
do t’i mbyllen tani puplat tuaja?
Dhe ti hënë që shkon e zbehtë dhe gri
pelegrine e qiellit, nëpër rrugët pa strehë,
në cilat humnera të ditës e të natës ti
po kërkon pushimin tënd ?
Erë e lodhur tashmë, që kalon endacake
si mysafire mërgimtare e botës,
zotëron ende një fole sekrete tënden
në majë të një direku, në mes të valëve?
- KUR MUZIKA …
Kur zëra të lehtë,
zbehen,
muzika vibron në kujtesë.
Kur viollcat e bukura fishken,
parfumet jetojnë brenda shqisave që i rizgjojnë.
Kur trëndafili vdiq, petalet e trëndafilit
u grumbulluan në shtratin e të dashurës;
kur ti do kesh ikur së këtejmi,
me mendimin për veten edhe Dashurinë
do të të zërë gjumi.
- FRAGMENTET
Është mbase në ndonjë sferë më të ndritshme
që ne ndahemi nga miqtë që gjejmë këtu?
Ose ne shohim të kalojë e Ardhmja
përtej qelqit të veshur prej tymit të së tashmes?
Ose ç’është ajo që na çon të kompozojmë
njëri me tjetrin fragmentet e një ëndrre,
pjesa të cilave bëhet e vërtetë dhe nis
të rreh dhe fërgëllon në zemër?
Nuk është sot e mjaftueshme? Pse rrëmoj
në errësirën e ditës së ardhme?
Nuk është e nesërmja pikërisht si dje?
Dhe do të ndryshojë dita e nesërme fatin tënd?
Pak lule rriten në rrugën tënde të akullt
dhe kush të pret në shtëpinë e ngrysur
nga të ikje e kujt duhet t’i kthehesh,
i shtypur nga dengu që të bënë të trishtuar e të pasigurt?
Depërtove në shkretëtirat e gjumit të zi,
hyre në atë botë të panjohur, të braktisur
që me kthinat e saj të gjëra e të thella
i vë kufij tonës…
*
Dhe kush ndjen mospajtimin ose dhimbjen tani?
Dashuria është universi sot,
këta janë skllevërit e një të nesërme opake,
që errësojnë rrugën labirintike të jetës.
Pasuritë dhe zotërimet zhduken në masën
e detit të madh të drejtës e tëpadrejtës njerëzore
kur është radha që zotërimi ynë skadon;
por dashuria, edhe pse e drejtuar keq, është midis atyre gjërave
që janë të pavdekshme, dhe të kapërcejnë
gjithë atë lëndë të brishtë që do jemi, ose kemi qenë.
- HËNËS
Je e zbehtë,
sepse je lodhur duke ngjituri qiellin
e duke fiksuar tokën
ti që vërtitesh pa shoqëri
midis yjeve që kanë lindje të ndrueshme,
ti që ndryshon gjithmonë
si një sy pa gëzim
që nuk gjen një objekt të denjë
të qëndrueshmërisë së saj ?
- KOHA
Det i pamatshëm ! valët e të cilit
janë vite, Oqean të kohës, ujërat e të cilit me dhimbje të thella janë të njelmët
nga kripa e lotëve të njerëzve.
Ti vërshim pa brigje që në baticë-zbaticën tënde
rrethon kufijtë
të asaj që është e vdekshme
dhe pre e sëmurë, megjithatë thërret
për një akorë
dhe vill mbeturinat e tua mbi bregun e shkretë,
të pabesë në qetësi dhe i tmerrshëm
në stuhi
kush do të të vërë ‘ xhevahire mbi ty,
Deti i pamatshëm?
- NDRYSHIMI
Lule që sot buzëqesh
nesër do të vdesë
ajo që ne dëshirojmë
na tenton fort dhe ikën
larg . Ç’është gëzimi i botës?
Një vetëtimë që qesh natës, shkurt
si drita e saj.
Sa i brishtë është virtyti
sa e rrallë është miqësia
dashuria na jep një lumturi të varfër
në këmbim të krenarisë dhe mundimit.
Por ne, edhe pse bien shpejt,
gëzimit të tyre u mbijetojmë
dhe për krejt atë që themi
yni.
Ndërsa qiejt janë blu
dhe me dritë, ndërsa lulet janë të lumtura
ndërsa sytë që më para mbrëmjes
do të ndryshojnë e bëjnë të qetë ditën,
ndërsa ende ecin të qeta orët,
ëndërro ti dhe nga gjumi yt
zgjohu pastaj
që të qash.
- SHPIRTRA BINJAKË gk
Janë si një shpirt binjak
që në thellësitë e zemrës së tij,
ka banuar
dhe ndjenjat e tij i ka perceptuar
dhe mendimet e tij ka pasur
dhe ka njohur, impulset më të thella
të shpirtit të tij: atë rrjedhë të heshtur
që në gjak vetëm
shtë njohur, kur të gjitha emocionet
në shumicë përshkruajnë qetësinë e deteve verore.
Unë kam çliruar melodi të çmueshme
të zemrës së tij të thellë të thellë: kanatat
hapa së katrash dhe në to u përzjeva.
Krejt si një shqiponjë në shi e bubullimë,
kur veshe me vetëtima krahët.
Në pasditen e vjeshtës
dita bëhet
më solemne dhe e qetë: ka një harmoni
dhe një shndritje në qiell
që verës nuk ndihet as shihet,
sikur të mos mund të ekzistonte,
sikur të mos kishte ekzistuar kurrë!
Mundesh ti – ose Shpirt Bukurie –
t’i japësh qetësi jetës së ardhshme
të njërit që të adhuron ty
dhe çdo element që ti përmban,
një që përmes teje
u soll që të dashurojë gjithë njerëzimin.
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet