Nata e 12 nëntorit 1944, nata e Masakrës komuniste tek Hotel Bristol, Tiranë.
Nata terrori komunist!
40 intelektualë, patriotë e atdhetarë u ekzekutuan nga cetat partizane, me urdhër të Envet Hoxhës, 14 prej tyre i hodhën në një gropë pranë Hotel Bristolit.
Për të mos harruar këtë Natë Shën Bartolomeut tirans, e patriotët viktimat që askush nuk i kujton më se nuk ka kush ta shkruaj historinë kur një Akademi shkencash drejtohet nga një Komunist!
Abdulla Saraçi
Muharrem Liku
Hamit Greblleshi
Muntaz Kokalari
Vesim Kokalari
Syrja Kokalari
Azis Blloshmi
Muharrem Lleshi
Akil Sakiqi
Nazmi Uruçi
Hasan Dine
Bajram Cuka
Boris Beleski
Fahri Dabulla
Faik Shkupi
Ismail Petrela
Jusuf Allamani
Jorgji Mema
Jakup Deliallisi
Mehmet Dado
Kapllan Deliallisi
Shefqet Deliallisi
Anton Fekeçi
Rifat Tërshana
Petraq Pekmezi
Selman Ali Korça
Aleks Mavraqi
Selman Shqefni
Minella Kotokoci
Ndue Pali
Selim Brahja
Selim Kelmendi
Nebil Çika
Lluka Xhumari
Rakip Kalenja
Ali Panariti
Subi Topulli
Qe Tirana e Shqipëria mos të kenë me një natë të tillë.
Në nderim të kujtimit të 14 viktimave të kësaj masakre që u gjeten të masakruar në bodrumet e Hotel Bristolit, mëngjesin e 13 nëntorit.
Studiuesi e historiani Uran Butka shkruan:
“Gjithçka projektohej nga kryeterroristi Enver Hoxha. “Kur unë kam biseduar me Enverin, – pohon Kristo Themelko, – ai më ka këshilluar që kur të hynim në qytet, të spastronim elementët e rrezikshëm. Prandaj, kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata për këta elementë…
Ai goditi familjet e mëdha që kishin nxjerrë njerëz të shquar, për të ndërprerë traditën, për të tharë burimin, për të venitur e nënshtruar Shqipërinë.
(Per të mos harruar këtë natë
e në kujtim te stergjyshit tim që babai im nuk e njohu kurrë
Muharrem Lleshi (Tiranë, 1887 – 12 nëntor 1944) qytetar dhe tregtar Tirane. U vra nga njësitet guerrile të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare gjatë masakrës të Tiranës, me 12 Nentor 1944 e njohur si Masakra Komuniste e Bristolit.