Nr 1: A e dini pse dëshironi ta lini?
Pra, ju doni të lini duhanin, por a e dini pse? Për t’u motivuar, ju keni nevojë për një arsye personale të fuqishme, për ta lënë. Ndoshta ju doni të mbroni familjen nga tymi. Ndoshta mendimi i kancerit të mushkërive ju frikëson. Apo ndoshta dëshëroni të dukeni dhe ndiheni më i ri. Zgjidhni një arsye që është mjaft e fortë për t’ju nxitur për ta lënë.
Nr 2: Mos e ndërprit menjëherë
Mund të jetë joshëse për të hedhur cigaren dhe të deklarosh që e ke lënë. Por nuk është e lehtë për të bërë ndërprerjen e menjëhershme. Rreth 95% e njerëzve të cilët përpiqen për të ndaluar pirjen e duhanit pa terapi apo mjekim, përfundojnë në rikthim. Arsyeja është se nikotina është substance që krijon vartësi. Truri ka funksionuar duke patur nikotinë dhe e kërkon atë. Në mungesë të tij ndodhin simptomat e tërheqjes prej nikotinës.
Nr 3: Provoni terapinë e zëvëndësimit të nikotinës
Kur ju ndaloni pirjen e duhanit, tërheqja e nikotinës mund t’ju bëjë të ndiheni i frustruar, në depresion, i shqetësuar, apo i nevrikosur. Malli për “vetëm një thithje” mund të jetë i madh. Terapia e zëvëndësimit të nikotinës mund të ndihmojë në uljen e këtyre ndjenjave. Studimet sugjerojnë se çamçakizi me nikotinë dhe tabletat mund të ndihmojnë për të dyfishuar shanset për të ndaluar me sukses pirjen e duhanit, por edhe kur përdoret njkohësisht me një program intensiv të sjelljes. Nëse përdorni këto produkte, nuk rekomandohet që ndërkohë të pihet duhan.
Nr 4: Pyesni për pilula që merren me recetë
Për të lehtësuar tërheqjen nga nikotina pa përdorur produkte që përmbajnë nikotinë, mund të përdoren pilula që ndihmojnë për uljen e dëshirave nëpërmjet kimikateve që ndikojne në tru. Ato gjithashtu mund të bëjnë që pirja e duhanit të duket më pak e këndshme. Ilaçe të tjera mund të ndihmojnë në uljen e simptomave shqetësuese të tërheqjes, të tilla si depresioni ose paaftësia për t’u përqëndruar.
Nr 5: Mos e nis këtë aksion vetëm
Tregohuni miqve, familjes dhe bashkë-punëtorëve që jeni duke u përpjekur për ta lënë duhanin. Inkurajimi i tyre do jua bëjë më të lehtë vendimin.
Nr 6: Menaxho Stresin
Një arsye pse njerëzit pijnë duhan është se nikotina i ndihmon të relaksohen. Pasi ta lini, do ju duhet një mënyrë tjetër për të përballuar stresin. Provoni të merrni masazhe të rregullta, të dëgjoni muzikë relaksuese ose të mësoni yoga. Nëse është e mundur, shmangni situatat e vështira gjatë javëve të para pasi të keni ndaluar pirjen e duhanit.
Nr 7: Shmangni alkoolin dhe nxitësit e tjerë
Disa aktivitete mund të nxitin dëshirën për të pirë duhan. Alkooli është një nga nxitësit më të zakonshëm, kështu që përpiquni të pini më pak pasi keni lënë duhanin. Nëse kafja është një shkas, kaloni në çaj për disa javë. Dhe nëse ju zakonisht pini duhan pas ngrënies, gjeni diçka tjetër për të bërë në vend të kësaj, si larja e dhëmbëve apo përtypja e çamçakizit.
Nr 8: Dhoma e pastër
Pasi të keni pirë cigaren tuaj të fundit, hidhni të gjitha tavllat dhe çakmakët. Lani çdo rrobë që bie erë duhan dhe pastroni qilima, perde dhe tapiceri. Përdorni freskues ajrit për të ndihmuar të shpëtoni shtëpinë nga aroma e njohur. Ju nuk duhet të shihni ose të nuhasni ndonjë gjë që ju kujton pirjen e duhanit.
Nr 9: Provo dhe provo përsëri
Është shumë e zakonshme që të keni një rikthim. Shumë duhanpirës provojnë disa herë për të lënë duhanin para se të heqin dorë përfundimisht. Shqyrtoni emocionet dhe rrethanat që çojnë në rikthimin tuaj. Përdorni atë si një mundësi për të riafirmuar angazhimin tuaj për të lënë duhanin. Pasi të keni marrë vendimin për të provuar përsëri, caktoni një datë “për ta lënë” brënda muajit të ardhshëm.
Nr 10: Bëj lëvizje
Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në uljen e dëshirave për nikotinë dhe për të lehtësuar disa nga simptomat e tërheqjes prej saj. Kur keni dëshirë për një cigare, hipini biçikletes ose vishni këpucët për vrap ose për ecje. Edhe ushtrimet e lehta janë të dobishme, pasi kaloritë shtesë që ju digjni, do ju shmangin nga fitimi i peshës për shkak të lënies së duhanit.
Nr 11: Hani fruta dhe perime
Mos u mundoni të mbani dietë ndërkohë që keni hequr dorë nga cigaret – shumë privime janë të detyruara të dështojnë. Në vend të kësaj, përqëndrohuni të hani shumë fruta, perime dhe produkte qumështi me pak yndyrë. Këto ushqime e bëjnë shijen e cigares më të keqe.
Nr 12: Bëje për shëndetin
Ndërprerja e duhanit ka përfitime të menjëhershme shëndetësore. Brënda një dite, niveli i monoksidit të karbonit në gjak kthehet në normal. Brënda dy javëve deri në tre muaj, ulet rreziku për infarkt në zemër dhe mushkëritë fillojnë të funksionojnë më mirë. Përfitimet afatgjata janë një rrezik i reduktuar për sëmundje koronare të zemrës, goditje në tru, kancer të mushkërive e tjera.
Komentet