Më 28 janar, në ditën e lindjes të shkrimtarit Ismail Kadare, Biblioteka Kombetare dhe Shtëpia Botuese Botimpex kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në prezantimin e librit të regjisores Nadire Buzo
“EPOKA KADARE”.
Të pranishmit do të kenë kënaqësinë të ndjekin dhe një nga pjesët e dokumentait “Emblema Kadare” të regjisores Buzo, film që qëndron në zanafillën e këtij libri.
Ju presim në sallën” Auditorium” të Bibliotekës Kombëtare, ditën e shtunë më 28 Janar ora 11.00
Nadire Buzo është nga të paktat autore që ka patur fatin të mbajë një kontakt gati të përhershëm me shkrimtarin e shquar.
Libri “Epoka Kadare” e Nadire Buzos përmban studimin ‘Ne dhe Epoka Kadare” si përjetimi yne me vepren e shkrimtarit ne nje kohe te veshtire dhe aktualiteti i vepres ne te gjitha kohet.
“Ne dhe Epoka Kadare” eshte e ndare ne pese pjese që lidhin te gjitha pjeset e librit.
Intervista me emra shumë seriozë të kulturës shqiptare si Prof.Matteo Mandalà, Prof. Dr.Xhevat Lloshi, Prof. Dr. Sadik Bejko, Prof. Gazmend Leka etj; fjalimet e Shkrimtarit ne marrjen e tre çmimeve, oret e hapura dhe interaktive ne UT dhe Gjimnazet e kryeqytetit ne analiza dhe debate te vepres. Si dhe shkrimet kritike dhe ese nder vite mbi librat e shkrimtarit etj. Mbresa nga takimet me shkrimtarin etj.
Epokat që përshkojnë librat e shkrimtarit Universal Ismail Kadare, janë përiudha të gjata historike, me ngjarje të mëdha e tipare të veçanta që kanë bërë kthesa të rëndësishme në jetën e kombeve dhe popujve, ndryshime kufijsh, sistemesh, luftra të përgjakshme, rënie e ngritje, zhvillime të rëndësishme dhe fatale. Ndërsa Epoka Kadare është një kthesë e rëndësishme në letërsinë tonë është një vlerë e madhe në jetët tona dhe jehonën e gjatë në epokat që do të vijnë pas.
“Epoka Kadare* e treguar bukur, me një mjeshtëri, etikë dhe estetikë të jashtëzakonshme. Na tregon se rrymat e artit janë po ato megjithë heronjtë e tyre, antikë, mitikë, modernë, herë realistë e herë irealë, mjafton t’i kesh kuptuar drejtë burimet e tyre dhe varet në cilin burim kërkon të shuash etjen. Në burimin e së vërtetës magjike apo magjisë së vërtetë. Fjalën atë të parën, që dallon njerzit nga njëri tjetri, e ngriti në art superior të magjishëm, sepse në se ti provon rastësisht ta rrokësh, kjo dëshirë vdes me ty, ose më mirë s’të lë të vdesësh.
E kështu Ai epokë pas epoke, na dha ne një epokë te re. “Epoka Kadare”.
Më poshtë Voal po ju sjell përmbajtjen e librit
Përmbajtja
N. Buzo- Ne dhe Epoka Kadare (pjesa e parë)……………………………………………….
I.Kadare.-Kështjella e Makbethit, streha që ndezi letërsinë time………………
I.Kadare-Letërsia për nga natyra është e pavarur………………………………….
Po merrja një çmim të madh për letërsi, në një kohë kur gjysma
e veprës sime nuk është shkruar në liri, por në robëri……………………………..
Ne dhe Epoka Kadare (pjesa e dytë)……………………………………………………………….
Ne dhe Epoka Kadare (pjesa e tretë)……………………………………………………………….
Intervistat me personalite te të lartatë kultur ës dhe artit, studiues dhe adhurues të veprës dhe jetës së Shkrimtarit tonë Universal Ismail Kadare.
Prof. Dr. Ag Apolloni ………………………………………………………………………….
Prof. Dr.Xhevat Lloshi…………………………………………………………………………
Prof. dr. Valter Memisha…………………………………………………………………….
Prof. Dr. Persida Asllani……………………………………………………………………..
Prof.Matteo Mandalà. Arbëresh…………………………………………………………..
Prof. Gazmend Leka……………………………………………………………..
Rikard Ljarja. Regjisor…………………………………………………………….
Sandër Simoni- Jurist, Magjistrat………………………………………………..
Prof. Dr. Sadik Bejko,……………………………………………………………..
Dr. Elida Qenami…………………………………………………………………..
Prof. Dr.Ymer Çiraku………………………………………………………………
Dr. Odise Kote………………………………………………………………………
Agron Doraci. arkitekt………………………………………………………………
Prof. asoc. Dr. Republika Çulli……………………………………………………
Prof. asoc.Dr. Gëzim Aliu…………………………………………………………
Prof. Dr. Osman Gashi………………………………………………………… .
Jakup Krasniqi. Politikan………………………………………………………….
Prof. Dr. Agim Vinca………………………………………………………………
Bujar Hudhri. Botues ……………………………………………………………..
Kostandinos Giakoumis. Arvanitas…………………………………………………….
Prof. Asoc. Dr.Viola Isufaj…………………………………………………………………
MA. Silvester Mane………………………………………………………………………….
MA.Arjana Krasniqi…………………………………………………………………………..
Valdon Maloku…………………………………………………………………………………
Azem Deliu……………………………………………………………………………………..
Dy intervista të studiuesit Ag Apolloni marrë nga revista “Jeta e Re” 2011, dhe “ “Symbol” 2016.
Shkrimtari është një sundues që lufton tiraninë……………………………………
HISTORIA E LETËRSISË ËSHTË HISTORI E MAJAVE……………………….
Nje leksion i hapur nëorën e Letërsisë bashkëkohore, në
Fakultetin Histori-Filologji, dega:Gjuhe-Letërsi / Mbi romanin
“Pallati i Ëndrrave”…………………………………………………………………………..
Orë e hapur mbi veprën e shkrimtarit tonë të madh Ismail
Kadare në gjimnazin “PETRO NINI LUARASI” . Matura e vitit
shkollor 2014-2015…………………………………………………………………………
Orë e hapur mbi veprën e shkrimtarit tonë të madh Ismail
Kadare në gjimnazin “Qemal Stafa” me maturantet e vitit
shkollor 2014-2015…………………………………………………………………………
Ne dhe Epoka Kadare ( pjesa e katërt)………………………………………………………..
Shkrime, ese dhe intervista ndër vite nga Nadire Buzo
Intervista me shkrimtarin e madh Ismail Kadare……………………………………………..
Ismail Kadare është një Shkrimtar Universal,një Simbol Shqiptar…………
PSE s’ka NOBEL për KADAREN……………………………………………………..
Ismail K. nuk e mposht absurdi………………………………………………………..
“Darka e gabuar” por jo e fundit……………………………………………………….
Rrefimi i Helenes ne Kohe te Pamjaftueshme……………………………………
“Mosmarrëveshja” dhe Kumti Kadare……………………………………………….
Princi i vështirë Kadare dhe fantazmat Hamletiane……………………….
Çimkat e letrës së hapur……………………………………………………………
KUKULLA QË LINDI NJË GJENI…!…………………………………………………
Intervista në Jeruzalem……………………………………………………..
KADARE, SHKRIMTARI QË SFIDON ME VEPRËN………………………
Ne dhe Epoka Kadare( pjesa e peste)……………………………………………….
Dy fjalë për autoren……………………………………………………………………………………
Permbajtja…………………………………………………………………………………………………

Ju perurojm dhe plotesisht e mbeshtesim iniciativen e Juaj per shenimin e dites per te pavdekeshmin Z.Ibraim Rugova njeriun, shkencetarin, publicistin dhe politikanin pa konkurence qe kemi patur dhe kemi ne Shqipetaret .