Në foto: Viktimat armene pas një masakre në qytetin e Alepos në Siri në vitin 1919
Nacionalisti turk Doğu Perinçek i ka kërkuar Zvicrës dekriminalizimin e mohimit të genocidit armen, duke e ilustruar me një vendim nga ana e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Profesor zviceran i të drejtës shpjegon se pse ai nuk është i bindur me vendim të Gjykatës.
Perinçek, kryetar i Partisë Patriotike turke, për herë të parë bëri bujë në vitin 2005, kur ai tha publikisht në Zvicër në tri raste të ndryshme se vrasjet masive të deri në 1.8 milionë armenëve nga forcat osmane turke një shekull më parë nuk përbëjnë genocid.
Turqia pranon se shumë armenë vdiqën, por mohon se kjo ishte një përpjekje për të shfarosjen e popullit armen. Turqia gjithashtu thotë se numri i të vdekurve është fryrë dhe se shumë të tjerë vdiqën në dhunën ndëretnike në atë kohë.
Gjykata zvicerane në vitin 2007 e dënoi Perinçek për shkelje të ligjit zviceran anti-racizmit, i cili ndalon mohimin, nënçmimit apo justifikimin e genocidit.
Perinçek apeloi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me seli në Strasburg, e cila në shtator të vitit 2015 e liroi atë nga akuzat e racizmit dhe doli me vendimin një muaj më vonë se Zvicra ka shkelur të drejtën e tij për lirinë e fjalës.
Gjatë një konference për shtyp të martën në konsullatën turke në Cyrih, Perinçek ndau teoritë e tij konspirative në lidhje me sulmet e fundit terroriste në Evropë, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu shprehu mbështetje për propozimin Yves Nidegger nga Partia Popullore djathtiste, populiste zvicerane e cila kërkon një modifikim të kodit zviceran penal që do të godasë nga përmendja e genocidin, ose të paktën të kërkon që të “verifikohet nga gjykata kompetente”.
Gerhard Fiolka është profesor i të drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Fribourg (ZVG)
Gerhard Fiolka, profesor i drejtësisë në Universitetin e Fribourg, iu përgjigj pyetjeve të swissinfo.ch-s me email.
swissinfo.ch: Çfarë mendoni për vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që mohimi i gjenocidit armen godet lirinë e shprehjes?
Gerhard Fiolka: Vendimi i Gjykatës – që kaloi me një shumicë shumë të vogël – nuk është bindës si në arsyetimin dhe përfundimin e saj. Dhoma e Madhe arriti në përfundimin se në një shoqëri demokratike nuk ishte e nevojshme për të kriminalizuar dikë që nuk e njeh genocidin armen, sepse nuk kishte asnjë lidhje veçanërisht të ngushtë mes Zvicrës dhe Genocidit Armen dhe për shkak se ngjarjet kishin ndodhur shumë kohë më parë.
swissinfo.ch: Përse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thotë se genocidi armen mund të mohohet, por Holokausti nuk mund?
G.F .: Dhoma e Madhe beson se duke mohuar Shoah [Holokaustin] kjo është shprehja e një ideologjie antidemokratike dhe anti-semite dhe, si e tillë, është e rrezikshme.
Unë nuk jam i bindur nga ky arsyetim. Sepse ky pohim shpreh një bazë të diferencuar midis Shoah dhe genocideve të tjera – një ndryshim që objektivisht nuk qëndron sepse i portretizon hebrenjtë si një rast i veçantë.
swissinfo.ch: Pse Zvicra nuk e ka ndryshuar kodin e saj penal të racizmit pas vendimit të Gjykatës?
G.F .: Vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut lidhen me shkelje të drejtave themelore si raste të veçanta. Një vendim i tillë nuk lë shteg për të nxjerrë konkluzione edhe për raste të tjera apo edhe në normat ligjore. Për këtë qëllim, sigurisht që është e mundshme që shkeljet e lirisë së shprehjes do të mund të shmangen nga një interpretim i ngushtë të ligjit.
Sipas mendimit tim, duke ndryshuar kodin penal nuk është një zgjidhje e qartë. Më 3 mars 2016, Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë një mocion për të anulluar dispozitën penale. Kjo tregon se aktualisht nuk ka asnjë konsensus të gjerë politik për të ndryshuar dispozitën.
swissinfo.ch: Çfarë do të bëni në lidhje me propozimin e Yves Nidigger, që kërkon një modifikim të kodit penal zviceran që do të godasë nga përmendja genocidin, ose të paktën do të kërkojë që të “verifikohet nga gjykata kompetente”.
G.F .: Unë mendoj se një ndryshim i tillë është i gabuar. Mohimi i genocidit është traumatik për palët e prekura. Për aq kohë sa mund të ndiqet penalisht në Zvicër dikush që thotë se një makinë qepëse nuk është teknikisht në rregull e përse të mos ndëshkohet dikush që thotë se nuk ka ndodhur genocidi kur genocidi ka ndodhur.
Duke kufizuar genocidet vetëm me ato që njihen nga gjykatat kompetente ndërkombëtare, rrethi i genocideve do të zvogëlohet seriozisht. Për shembull, ndërsa tribunalet ndërkombëtare kanë njohur genocidet në Ruandë dhe Srebrenicë, Shoah nuk është njohur nga një gjykatë e llojit të tillë.
Përveç kësaj, genocidi nuk është i definuar vetëm në kodin penal të Zvicrës, por edhe në traktatet ndërkombëtare. Për këtë masë, një gjykatës zvicerane është në gjendje për të përcaktuar nëse një fakt i veçantë historik përbën genocid apo jo. Në fund të fundit, kjo nuk mund të jetë një çështje që e vendos dikush – për shembull një parlament, një gjykatë, një orakull apo shumica e shikuesve të televizionit e “njeh” një ngjarje si genocid, por janë faktet ato që tregojnë se kemi të bëjmë ne një genocid.
swissinfo.ch: Pse duhet gënjeshtra të lejohet në rastin e mohimit të genocidit. Me fjalë të tjera, cila është pika e ndalimit në kodin penal racizmit?
G.F .: Mohimi i genocidit traumatizon palët e prekura për herë të dytë, duke i bërë ato viktima përsëri. Mohimi gjithashtu ndikon direkt në reputacionin e grupit sepse i nënkupton si “viktima të dyshuara” që duan të përfitojnë nga miti i genocidit.
Për më tepër, genocidi dhe krimet kundër njerëzimit janë shkelje të rënda të cilat kanë të bëjnë me interesin jo vetëm të individëve të prekur, por edhe njerëzimit në tërësi./ Burimi swissinfo.ch/ shqipërim jo integral Elida Buçpapaj
Komentet