VOAL – Anna Eleanor Roosevelt ka lindur në Nju Jork më 11 tetor 1884 nga Anna Eleanor Hall dhe Elliott Roosevelt, vëllai i presidentit Theodore Roosevelt. Familja e saj e ka prejardhjen nga një holandez i cili u transferua në Manhattan, New Amsterdam (më vonë u quajt Nju Jork) në vitin 1640, Claes van Martenszen Rosenvelt. Eleanor gjithashtu ka një tjetër personazh të shquar në pemën e saj familjare: nëna e saj vjen nga William Livingston, një nga nënshkruesit e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.
Eleanor e re mbetet jetime heret dhe pas vdekjes së prindërve të saj, ajo është rritur në Tivoli, Nju Jork, nga gjyshja e saj amtare Mary Ludlow. Mjedisi familjar në të cilin e gjen veten nuk është me të vërtetë favorizues: shpesh shfaqet armiqësia (madje edhe nga vjehrra e ardhshme, Sara Delano Roosevelt). Ankohet për situatën tek tezja e saj Anna “Bamie” Cowles (motra e Theodorit), e cila vendos ta largojë atë që andej. Është Xha Tedi i cili e mirëpret atë në shtëpinë e tij në Sagamore Hill, ku ajo merr vëmendjen vëmendjen e duhur. Në këtë kontekst të brendshëm, me rastin e një feste të Krishtlindjeve, ajo takon kushëririn e saj dhe burrin e ardhshëm Franklin Delano Roosevelt.
Nxitur dhe inkurajuar nga teze Bamie, Eleanor dërgohet në Angli për të studiuar në Allenswood, një shkollë e vajzave në periferi të Londrës, ku qëndroi nga 1899 në 1902. Atje u takua Mademoiselle Marie Souvestre, kryemësuese e saj, e cila do të ketë ndaj saj ndikim të konsiderueshëm. Souvestre, e interesuar në kuzat liberale, e merr me vete kur udhëton në Evropë, duke stimuluar studimin e historisë dhe letërsisë, si dhe një interes në drejtësi sociale, duke e mësuar të shprehë pikëpamjet e saj në mënyrë elokuente.
Eleanor Roosevelt në Allenswood fiton simpatinë e studentëve dhe mësuesve, të cilët zhgënjehen kur ajo duhet të kthehet në Shtetet e Bashkuara. Eleanor do të përcaktojë Souvestre si një nga tre ndikimet më të rëndësishme në jetën e saj, duke thënë: “. Mademoiselle Souvestre trondiste me mendimet e saj, por gjithsese ka pasur tek unë një ndikim të dobishëm”
Kthehet në Shtetet e Bashkuara pa koracën tipike të adoleshentes introverte, në të vërtetë rritur si intelektualisht dhe emocionalisht, në vitin 1902 filloi të takohet me kushëririn Franklin, student në Harvard. Fejesa zyrtare vjen një vit më vonë, më 1903. Nëna e Franklinit, Sara Ann Roosevelt, është kundër dhe përpiqet për t’i ndarë duke e dërguar të birin në një udhëtim të gjatë me miqtë. Megjithatë shumica e pjesës tjetër të familjes është në favor të martesës, dhe xhaxhai Theodore Roosevelt, i shkroi një letër Franklinit në mbështetje të fejesës së tyre.
Eleanor dhe Franklin martohen më 17 mars 1905, në ditën e Shën Patrikut: Presidenti Theodore Roosevelt e shoqëron nusen në altar. Kushërinjtë e Eleanorit, Alice Roosevelt dhe Corinne Robinson janë shoqëruese të nuses së bashku me Isabella Greenway. Por vjehrra e Eleanorit, megjithatë, nuk heq dorë dhe vazhdon të ndërhyjë në jetën e çiftit të ri: zgjedh për ta një shtëpi jo shumë larg prej saj, dhe e dekoron sipas shijeve personale të saj.
Nga martesa lindën gjashtë fëmijë: Anna Eleanor Jr, James, Franklin Delano Jr (1909-1909), Elliott, Franklin Delano Jr dhe John Aspinwall.
Gjatë periudhës së presidencës së burrit të saj (4 mars 1933 – 12 prill, 1945, të zgjedhur për Partinë Demokratike), në rolin e saj si zonjë e parë, Eleanor mbështet dhe promovon zgjedhje dhe politikën – të ashtuquajturën “New Deal” – të Presidentit . Por mbi të gjitha është ndër feministët e para në Amerikë, shumë aktive në mbështetjen e lëvizjes amerikane për të drejtat civile dhe të drejtat e afrikano-amerikanëve. Presidenti nuk mund ta mbështesë atë publikisht ashtu siç dëshiron, pasi ai ka nevojë për mbështetjen e demokratëve jugorë për të ndjekur axhendën e tij politike; në fakt për shkak të Eleanorit ai merr votat e komunitetit afrikano-amerikan.
Eleanor Roosevelt është veçanërisht aktive në atdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me Guvernatorin e Nju Jorkut, Fiorello La Guardia, drejton një komitet kombëtar për mbrojtjen civile, janë të panumërta vizitat e saj në qendrat civile dhe ushtarake në solidaritet dhe mbështetje morale. Angazhimi i saj është konkret dhe përqëndrohet veçanërisht tek afrikanët amerikanë dhe gratë e tyre për të marrë më shumë përkrahje. Në vitin 1943, me Wendell Willkie e zyrtarë të tjerë amerikanë, hedh themelet për krijimin e “Freedom House”, një institut kërkimor për promovimin e paqes dhe demokracisë në mbarë botën. Eleanori arrin të mbledhë shumë para për formimin e saj; ajo mund të mbledhë deri në një mijë dollarë në javë: Departamenti i Shtetit përpiqet të anulojë kontratat e reklamave, por pa dobi, pasi këto fonde erdhën pjesërisht nga qeveritë e huaja.
Pas Luftës së Parë, Eleanor Roosevelt luan një rol të rëndësishëm në procesin e ratifikimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Kombet e Bashkuara. Më 28 shtator 1948, në një fjalim që u bë i famshëm, ajo e përcaktoi Deklaratën “Magna Carta të të gjithë njerëzimit”. Deklarata u miratua pothuajse njëzëri nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 10 dhjetor 1948, me vetëm tetë abstenime. Për Eleanorin ky është kulmi i një përpjekje të gjatë dhe të lodhshme politike të filluar në vitet 1920. Në vitin 1950, me personalitete të tjera të shquara, u angazhua pa rezultat për shpëtimin e Milada Horáková, e dënuar me vdekje nga regjimi komunist Çekosllovak. Edhe në një moshë të përparuar ajo kurrë nuk pushoi së dhëni mbështetjen e saj të pasionuar për kauzën e të drejtave të njeriut deri në vdekjen e saj, e cila mbërriti më 7 nëntor 1962, kur Eleanor Roosevelt ishte 78 vjeçe. Presidenti Harry Truman, pasardhësi i burrit në presidencë, e kurorëzoi atë si “Zonja e Parë e Botës” në nder të përpjekjeve të saj për të mbrojtur të drejtat e njeriut.
Komentet