Në Kroaci më 11 janar 2015 është zgjedhur për të parën herë një femër në postin e presidentes së këtij vendi.
Ajo ishte përfaqësuesja e opozitës në Kroaci, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila fitoi me epërsi të vogël ndaj rivalit të saj, Ivo Josipoviq, i cili deri atëherë ishte president i Kroacisë.
Po kush është Kolinda Grabar-Kitarović presidentja e parë e Kroacisë.
Kolinda Grabar-Kitarović e datëlindjes 29 Prill 1968 është një grua sharmante, me një formim brilant dhe me një karierë të shkëlqyer, bashkëshorte dhe nënë e mrekullushme e dy fëmijëve, që thuhet se në prejardhjen e saj shfaqen edhe rrënjët shqiptare.
Kolinda Grabar ka lindur në Rjekë të Kroacisë. Ajo jetoi fëmijërinë dhe rininë në SHBA ku frekuentoi gjimazin në Los Alamos High School në Los Alamos të shtetit të New Mexico.
Më vonë ajo vijoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zagreb, ku u diplomua me një Bachelor of Arts në anglisht dhe spanjisht në vitin 1992.
Prej 1995-1996 ajo diplomoi në Akademinë Diplomatike të Vjenës në Harvard University.
Në vitin 2000 ajo mori master në të drejtën ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.
Nga 2003-2004 ajo ndoqi studimet në George Washington University me një bursë Fulbright.
Më pas vazhdoi Kennedy School Government në Harvard dhe po ashtu ajo ndoqi studimet në John Hopkins University.
Kariera
Në 1992, Grabar-Kitarović bëhet këshilltare në departamentin për bashkëpunimin ndërkombëtar në Ministrinë e shkencës dhe teknologjisë të Kroacisë.
Në 1993 u transferua si këshilltare në ministrinë e jashtëme.
Në 1995 drejton departamentin e Amerikës të Veriut dhe qendron në këtë pozitë deri më 1997.
1997 e gjen në Kanada si këshilltare në Ambasadën e Kroacisë, ku do të kalojë si këshilltare-ministre po në këtë ambasadë deri në vitin 2000.
Kolinda Grabar-Kitarović bëhet këshilltare e ministrit më Ministrinë e Jashtme deri në nëntorin e vitit 2003 ku ajo zgjidhet në parlament si përfaqësuese e popullit nga partia e Unionit Demokratik të Krocisë (HDZ).
Në qeverinë e krijuar në dhjetor 2003, ajo emërohet Ministre e Integrimit Europian, dhe menjëherë prej 1994 ajo drejton nisjen e negociatave të Kroacisë me Bashkimin Europian.
Në shkurt 2005 Grabar-Kitarović emërohet Ministre e Punëve të Jashtme e Kroacisë. Detyra e saj themelore ishte anëtarësimi i Kroacisë në NATO dhe BE.
Ajo qendroi në këtë detyrë deri në janarin e vitit 2008.
Ndërsa prej 2008 deri më 2011 është është Ambasadore e Kroacisë në SHBA.
Prej 2011 deri më 2014 ajo shërbeu si Ndihmëse për Diplomacinë Publike e Sekretarit të Përgjithëm të NATO-s.
Ajo është gruaja e parë që është emëruar në këtë detyrë si Asisistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Që në shtatorin e 2012, gazeta e përditëshme kroate Jutarnji List përmendëte faktin se Kolinda Grabar-Kitarović duhej të konsiderohej si një kandidate e mundëshme në zgjedhjet presidenciale të 2015, si kandadate nga partia e Unionit Democrat të Krocisë (HDZ). Paralajmërimi i gazetës u vërtetua kur ajo u shpall zyrtarisht në 2014 nga HDZ si kandidate për presidente në garë me presidentin Ivo Josipovic që garon për një mandatin e dytë.
Në ditën e zgjedhjeve në dhjetor 2014, Grabar-Kitarovic fitoi 37.22%, duke dalë e dyta me një diferencë tepër të ngushtë pas Josipović që mori 38.46%. Një diferencë kjo shumë e vogël, fare e pakonsiderushme. Grabar-Kitarović dhe Josipović u ndeshen në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 11 janar 2015, të cilat i fitoi
Ne si shqiptarë i urojmë gjihmonë suksese kësaj zonjë brilante e cila është edhe mike e madhe e shqiptarëve/Përgatiti Elida Buçpapaj

Komentet