‘Qeveria Kurti’ në vend që të raportoj në Kuvend për 100 ditëshin e punës së saj, i zgjodhi hapësirat e ngushta të kabinetit qeveritarë për t’i thurur lavde vetes në prezencën e mediave. Mbase kjo ishte mënyra më e mirë për t’i ikur debatit dhe përgjegjësisë para organit më të lartë ligjvënës në vend.
‘Qeveria Kurti’ e ardhur në pushtet me premtime të mëdha, së shpejti mund të largohet nga pushteti me punë të vogla dhe fjalë të mëdha.
Puna e mirë dhe sukseset e një qeverie maten me zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenjen e qytetarëve. E përderisa është kështu, atëherë fjalët e mëdha nuk përputhen assesi me punët e vogla e të papërfillshme të kësaj qeverie.
Kanë ndryshuar kohët, në të kaluarën “dita e mirë shihej në mëngjes”, tani as mëngjesi dhe as mesdita nuk e përcaktojnë, se çfarë do t’na sjellë mbrëmja!
Edhe në rrethana normale, 100 ditët e para janë pak për të vlerësuar sukseset dhe dështimet e një qverie.
‘Qeveria Kurti’ e filloi mirë punën me zvogëlimin e kabinetit dhe përgjysmimin e pagave për kabinetin qeveritarë, dy punët e vetme të mira të kësaj qeverie.
I quajta 101 ditët e ‘Qeverisë Kurti’, për shkak se vetëm njëra nga këto 101 ditë konsiderohet si ditë e suksesit të kësaj qeverie, pra është pikërisht ajo e përgjysmimit të pagave të kabinetit qeveritarë.
Vendimet e tjera të kësaj qeverie nuk është që shënojnë ndonjë progres të theksuar, përkundrazi janë vendime që prodhuan shkarkimin dhe vetizolimin e qeverisë, stagnim të proceseve integruese të vendit dhe përkeqësim të mardhënjeve ndërkombëtare të shtetit tonë.
Kur këtyre 101 ditëve i hiqen 51 ditë të qeverisjes normale dhe legjitime, 50 ditët e tjera janë qeverisje në detyrë apo qeverisje me legjitimitet të cunguar.
Është pikërisht kështu për shkak se të gjitha vendimet e 50 ditëve të fundit të qeverisë mund të anulohen nga qeveria e re në ardhje, ngjashëm siq kishte vepruar ‘Qeveria Kurti’ me vendimet e ‘qeverisë në largim’ të Haradinajt.
Pra, shkarkimet dhe emërimet e reja të bordeve mund të anulohen ashtu siq mund të anulohen edhe shkarkimet e të gjithë ambasadorëve dhe konsujve të Republikës së Kosovës në vendet evro-perëndimore.
Kur jemi në këtë segment, edhe përkundër shkarkimit nga pari i diplomacisë kosovare, 7 ambasadorët dhe 14 konsujt e Republikës së Kosovës në misionet diplomatike në botë janë duke e vazhduar normalisht punën në vendet përkatëse.
Deri tek kjo anomali ka ardhur si pasojë e mosdekretimit, gjegjësisht mosrespektimit nga ana e presidentit e vendimit të ministrit të jashtëm për shkarkimin e ambasadorëve dhe konsujve fuqiplotë!
Se a do të kthehen në Kosovë apo do të mbetën edhe më tutje në misionet diplomatike ambasadorët dhe konsujt e shkarkuar varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i bie, nëse kushtetuesja miraton dekretin e presidentit për mandatarin e ri të qeverisë, atëherë gjasat janë të mëdha që vendimet e mimistrit të punëve të jashme të revokohen, në të kundërtën, nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë mundësia e tërheqjes së tyre nga përfaqësitë diplomatike është e madhe. E njëjta gjë vlenë edhe për bordet e shkarkuara.
Me ose pa dashjen e tij, me shkarkimin e bordeve nga pozicioni i kryeministrit në detyrë, edhe Albin Kurti u fut në lojën e (ç) kapjes së shtetit. Për shkak se shkarkimi dhe emërimi i bordeve me zyrtarë partiakë, për aq sa e dëshmon çkapjen, e vërteton rikapjen e shtetit.
Kësisoji, vetëm se po vazhdon loja e pambarim e kapjes dhe çkapjes së shtetit. Kap njëri e çkap tjetri, më i zi i riu sesa i vjetri (popullore).
Kjo po i bie, që ai që është nën dardhë (në qeveri) i han dardhat, ndërsa ata që janë largë hijes së dardhës (qeverisë), e që janë qytetarët e rëndomtë nuk do t’i shijojnë asnjëherë “frytet” e shtetit për të cilin pritën gjatë dhe sakrifikuan jashtëzakonisht shumë.
Ku mbeti barazia qytetare e proklamuar nga Albin Kurti, ku mbeti shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit, ku mbeti reforma e premtuar në sistemin e drejtësisë. Pse nuk shkoi Lumezi e nuk erdhi Elezi!?
E kuptoj se 100 ditë janë të pamjaftueshme, ndërsa 51 janë tepër pak për realizmin e një premtimi të tillë, por iniciativa e një VETTING-u në sistemin e drejtësisë ka mundur të ndodhë brenda një dite të vetme ashtu siq ndodhi në bordet publike.
Shpresat asnjëherë nuk thyhen nga ai që nuk e pret, por nga ai që të premton shumë dhe nuk të jepë asgjë!
Politizimi dhe loja e pandershme me pandeminë e mbarë spektrit politik, në veçanti menaxhimi i keq i “Coronavirus”-it nga qeveria, qytetarëve të vendit ua solli zhgënjimin dhe thyerjën më të madhe shpirtërore.
Përderisa seleksionimi për “karantinim” me rastin e kthimit të bashkombasve nga shtetet evro-perëndimore e shkaktoi vetëvrasjen e një të riu, masat tepër të ngurta të izolimit, moskujdesi ndaj familjeve të izolura dhe humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë është duke e rritur numrin e vetëvrasjes së të rinjëve shqiptarë në banesat dhe shtëpitë e tyre, dukuri kjo e pazakontë e shoqërisë sonë.
Vetëvrasja e Agon Musliut (26 vjeçar) nga Gjilani, është pasojë fatale menaxhimit të pasuksesshëm dhe papërgjegjshëm të karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe të trajtimit të pabarabartë të bashkatdhetarëve nga pushtetarët aktual
Fatin tragjik nuk troket asnjëherë në dyertë e pushtetarëve, për arsye se atyre nuk ju mungon asgjë në këtë kohë pandemie. Është mirë që është kështu, dhashtë Zoti që mos t’iu ndodhë kurrë gjë e keqe në familjet e tyre.
Por pushtetarët duhet të tregojnë ndjesinë e tyre për jetët e humbura e të rinjëve shqiptarë për shkak të izolimit, të cilat nuk do të kthehen më asnjëherë, sikurse që nuk do të kthehet për një kohë të gjatë hareja dhe gëzimi në familjet e tyre.
Mungesa e shprehjes së ndjesisë së pushtetarëve pas humbjes së jetës e të riut në karantinë në Qendrën e Studentëve e bënë akoma më të rëndë dhe më të pashpresë jetën e qytetarëve në shtetin e Kosovës.
Dorëheqja e ministrit të shëndetësisë, ministrit të punëve të brendshme apo e kryeministrit të shkarkuar si akt moral ndaj familjes, do të nënkuptohej më shumë se kaq, do të lehtësonte dhimbjen e familjes dhe krijonte ndjenjen e përgjegjësisë morale të liderëve shtetëror ndaj qytetarëve të vendit.
Kur mungon përgjegjësia morale e liderit shtetërorë, ajo politike as që vjen në shprehje!
Të paktën, kësaj radhe ishte dashtë që Albin Kurti të reflektojë më shumë se asnjëherë më parë nga dorëheqja e 13 viteve më parë e ish ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi, i cili kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij si akt moral para qytetarëve të vendit, edhe pse nuk mbante asnjë lloj përgjegjësie për vrasjen e dy protetstuesve të VV-së nga policia rumune e Euleksit.
Demonstrimi i aktit moral do t’ia rriste vlerën kryeministrit të shkakruar, në të kundërtën, mosndjesia ndaj këtij rasti e ka dëmtuar akoma më shumë imazhin edhe ashtu të lënduar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Të gjithëve nga gëzon shëndeti i mirë i kryeminsitrit, fryerja e faqeve dhe trashja e qafës për 100 ditët e qeverisjes, por akoma më shumë do t’na gëzonin punët e mira, përgjegjësia morale dhe ndjesia njerëzore e kryeministrirt kundrejt rasteve tragjike të qytetarëve.
Janë veprat ato që i bëjnë njerëzit e mëdhenjë, e jo fjalët!
Komentet