Bergamo eshte nje perle e fshehte.
Nje dashuri. La Città Alta te hipnotizon me sheshet mesjetare, murin venecian, shatervanet, bibliotekat, kishat e pallatet aristokrate mbushur me pikturat e Rilindjes italiane.
Ate mbremje maji shkova “te takoj” aty Donizetti-n.
Sapo mberrita tek porta e shtepise se tij te lindjes ne Borgo Canale 14, filloi nje shi melankolik, si pizzicatot qe shoqerojne “Una furtiva lacrima”.
Nga ai moment zeri i Alfredo Kraus do me ndiqte gjithe kohes me arien nga “LElisir d’amore”.
Pas darkes tek “Antica trattoria la Colombina” ne krah te numrit 14, kalova perpara portes se piktorit Bonomini, piktori i kuadrove “makabre” per te na kujtuar se jemi te perkohshem, dhe ndaloj ne krye te rruges tek porta e shtepise se violonçelistit te madh, Alfredo Piatti. Im bir Martini studjon ende sot Kapriçot e tij.
Çudi! Shume e ngushte kjo rrugice per te mbajtur tre emra te medhenj bashke.
Vazhdoj shetis ne shi pas hapave te Donizetti-t: Porta Sant’Alessandro, “Orto botánico” me 1200 lloje pemesh, via Areti ku mori mesimet e para ne muzike me kompozitorin Simon Mayr tek shkolla per te varferit “Le lezioni Caritatévoli”.
Pastaj Teatro Sociale,te dyja te restauruara me nje dashuri e respekt qe te prek. Djathtas futem tek Piazza Vecchia. Le Corboussier e quajti me te bukuren e Italise dhe tha “Mos hiqni asnje gur nga ketu sepse do beni nje krim”.
“Palazzo Nuovo” sh. XVII ku eshte biblioteka e qytetit me mijra doreshkrime e partitura me vlera te rralla dhe me botimin e pare te Komedise Hyjnore te Dantes, Kafeneja e vitit 1476 qe mban emrin e poetit Tasso, Donizetti ka nje opera per te, edhe Goethe, edhe Listz.
Pas skulptures se poetit eshte bashkia “Palazzo della Ragione”, Pallati i arsyes, emer domethenes per bashkine njemije vjeçare me te vjeter te Italise ku vendimet mbeshteteshin mbi dy kollona-mbi Arsyen dhe Ligjin; Campanone, shatervani “Fontana dei Cantarini”, Duomo dhe “Palazzo Scotti”.
Ketu mbylli syte Donizetti i dermuar nga vdekja e se shoqes, Virginia. Ndaloj tek Basilica Santa Maria Maggiore ku eshte varri i i tij ne krah me mesuesin e pare, Mayr.
Nga shtepia e lindjes deri ketu jane vetem 850 m. 50 vite…75 opera. Faqet me te bukura te “bel canto” si Lucia de Lammermoor, Don Pasquale, Ana Bolena, La fille du regiment, L’Elisir d’amore…po pse me vazhdon te me tingelloje ne vesh “La furtiva lacrima” e Princit te belkantos Alfredo Kraus?
Ndoshta pse kam punuar me te dhe nuk e harroj kurre, apo pse pat nje fat te ngjashem me Donizetti-n: edhe ai, kur i vdiq e shoqja, Rosa, braktisi skenen pergjithmone dhe kendoi vetem tak varri i saj… deri sa ju shua zeri…
Pikat e shiut ate nate ishin “lote te fshehte”.
Ne oren 22:00 filluan te bien kambanat e “Campanario di Piazza Vecchia”.
100 kambana bien qe ne kohen e venecianeve per te lajmeruar mbylljen e portave te qytetit.
100 kambana me noten Do dhe me te njejten levizje metronomi si ne “Kuartetin e Fundit te Koheve”.
100 kambana çdo nate, qe prej 360 vjetesh, per te na thene: K u j d e s E r r e s i r e n !
Dhe une pyes veten per te njeqinten here: po ne vendin tim a degjohen keto kambana?