Sigurisht që në jetën e përditshme ne shpesh hasim shumë stres që na bën të ndihemi tmerrësisht keq. Çdo ditë e më tepër dëgjojmë njerëzit të thonë se ndihen të stresuar, çka ndikon në prishjen e ekuilibrit të jetës. Në mënyrë që ta gjejmë se çfarë mund të na e largojë këtë stres është të gjejmë disa mënyra të lehta dhe efektive për tu ndjerë më mirë çdo ditë.
Më poshtë po japim dhjetë këshilla efektive që do iu ndihmojnë të menazhoni situatat stresuese në përditshmërinë tuaj.
1-Ndaloni mendimet që ju mërzisin
Qëllimi i kësaj teknike është që të ndërprisni rrjedhën e mendimeve stresuese. Me ndërprerjen e rrjedhës së tyre ju ndryshoni pasojën. Shoqërojini mendimet stresuese me një pasojë negative (lloj ndëshkimi). Çdo sjellje që pasohet nga një ndëshkim ka prirjen që të mospërsëritet.
2-Zgjidhni një vend ku të mos ju shqetësojnë e as të mos shqetësoni të tjerët
Mbështillni grushtin e dorës së majtë me një garzë ngjitëse. (leukoplast) Shtrihuni diku e prisni disa sekonda. Pastaj filloni të mendoni rreth problemit që ju shqetëson me qëllim që të provokoni mendimet e pakëndshme. Sapo ato të fillojnë e të vërshojnë në trurin tënd, thuaj “STOP” me sa zë të kini dhe çmbështillni leukoplastin. Mund t’ju dhëmb pakëz dora, por këtu qëndron lezeti. Fjala “STOP” e shoqëruar me dhimbjen e dorës shkakton ndërprerjen e rrjedhës së mendimeve stresuese.
3-Shtrihuni diku dhe lëreni veten tuaj të lirë
Mos i sillni mendimet e pakëndshme në mendjen tuaj në mënyrë të pavullnetshme. Thjesht lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet e pakëndshme të fillojnë të shfaqen, thoni “STOP”, me një zë normal dhe në të njëjtën kohë çmbështillni leukoplastin.
4-Relaksohuni
Lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Mos u sforconi të mendoni. Sapo mendimet negative të shfaqen në trurin tuaj, mendoni fjalën “STOP”. Çmbështillni njëkohësisht leukoplastin. Përsëriteni disa herë. Shtrihuni dhe lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet negative të shfaqen në trurin tuaj mendoni vetëm “STOP”, pa e çmbështjellë leukoplastin.
5-Shtyjini mendimet tuaja shqetësuese
Në çdo kohë që ju e ndieni se po filloni të shqetësoheni, shtyjini mendimet tuaja, deri në atë periudhë të ditës, të cilën ju e keni caktuar për t’u marrë me shqetësimet tuaja. Kur në mendjen tuaj të shfaqen mendimet shqetësuese, jashtë periudhës ditore që ju keni caktuar për t’u marrë me to, zëvendësojini ato. Fokusoni vëmendjen në atë punë që keni në dorë, apo në diçka tjetër përreth. Më e rëndësishmja. Përdoreni periudhën ditore të caktuar, për t’u marrë në mënyrë intensive me shqetësimet tuaja.
6-Detyrat e pakëndshme
Sa herë që në mendjen tuaj të shfaqen mendime negative, përfshijuni energjikisht në kryerjen e ndonjë detyre që ju e konsideroni të pakëndshme si larja e dyshemesë, fshirja e pluhurave, etj.
7-Shmangni mërzitjen e stresin
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmojë të relaksoheni.
8-Luftoni ankthin
Rreth 2 % e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku, sidomos kur vijnë në kontakt me stimulin (nxitjen) e frikës. Kriza të tilla kalojnë shpejt kur stimuli i frikës hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë. Krizat e panikut zakonisht shfaqen në moshë të re (20-at) dhe femrat janë 2 herë më tepër në rrezik për të shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë diagnozën e krizës.
9-Përpiquni të jeni optimistë
Njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Individët të cilët e shohin jetën me një vështrim pozitiv janë më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu qëndrojnë larg stresit dhe sëmundjeve mendore.
10-Bëni një jetë aktive
Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetësimet e jetës së përditshme, dhe nuk do t’iu linte shteg për të gjykuar veten për çdo gjë që ndodh. Natyra dhe shoqëria janë aleatët më të mirë të një jete të shëndetshme.
Komentet