“Këpuca e Artë” ka hyrë në fazën më interesante. Lionel Messi me tre golat e shënuara në ndeshjen e fundit kundër Leganes, ka arritur në numrin e 58 pikëve, me 29 gola. Messi dhe Salah ndajnë dy vendet e para me numër të njëjtë të pikëve.
Në vendin e tretë është Ciro Immobile i Lazios, me 54 pikë (27 gola), ndërsa në vendin e katërt pozicionohet Robert Lewandowski i Bayernit me 52 pikë (26 gola).
Harry Kane renditet në vendin e pestë me 50 pikë (25), ndërsa një vend më poshtë është Jonas i Benficas. Ronaldo zë vetëm vendin e nëntë me 23 gola, apo 46 pikë.
Komentet