Ishte DEA ajo që prej kohësh i kishte nën vëzhgim. Dhe kur bënë lëvizjen e madhe, autoritetet kolumbiane dhe ato spanjolle ndërhynë.
Bëhet fjalë për arrestimin e bosit laçian në Spanjë, dhe një tjetër shqiptari. 41-vjeçari Arjan Ndoci nga Laçi i arrestua nën identitetin Dritan Gradica. Veç këtij emri ai përdorte dhe disa emra të tjerë: Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni. Po ashtu në pranga ra dhe 35-vjeçari Julian Deblini, nga Lezha.
Ishte data 30 prill kur në mediat ndërkombëtare do të jepej lajmi për suksesin e arritur nga DEA dhe EUROPOL për sekuestrimin e një sasie rekord kokaine, plot 1 ton.
Droga kalohej nga Kolumbia në Spanjë në valixhe të mëdha të zeza, nën maskimin e shërbimeve të një kompanie që merrej me transport. Hetuesit në atë kohë arritën madje të binin në gjurmët e një ngarkese lëndësh narkotike, e cila po ruhej në Madrid për t’u shpërndarë më vonë.
Pas ndërhyrjes u arrit të sekuestroheshin 790 pako, që përmbanin një ton kokainë, dhe shumën marramendëse të parave 1.5 milionë euro, që mbaheshin në një valixhe si pagesë për transportin e drogës.
Foto: Arjan Ndoci dhe Julian Deblini, dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë më 30 Prill 2018
Operacioni kulmoi në Madrid me arrestimin e dy shqiptarëve, përgjegjësi kryesor dhe njeriu i tij i besuar, si dhe dy spanjollë të skeduar në polici, të cilët ishin ngarkuar me detyrën e logjistikës, mbledhjen dhe transportimin e drogës. Në pranga ka përfunduar edhe kreu i grupit, që furnizonte lëndën narkotike në Kolumbi.
Çfarë raportonte EUROPOL
“Ky rrjet kriminal që vjen nga vendet e Evropës Lindore karakterizohet nga mënyra e tyre e punës, që njihet për besnikërinë e anëtarëve. Besnikërinë e tyre ata e menaxhojnë duke kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri përmes pagesave ndaj tyre, por edhe duke i marrë peng, dhe në këtë mënyrë ata zgjerojnë lidhjet e tyre dhe shtrijnë tentakulat në të gjithë Evropën. Personat që i përkasin rrethit të besimit të kësaj organizate, hyjnë vetëm duke dhënë prova për besnikërinë e tyre tek eprorët përgjatë disa viteve”
Partia Demokratike ka reaguar pas njoftimit të SPAK për nisjen e verifikimeve mbi kontratën e saj me një firmë lobimi në Uashington, kontratë e cila është vlerësuar në 6 milionë dollarë . . .
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, në një deklaratë publike, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Aleancës për Shqipërinë Madhështore në përp . . .
Lideri i Opozitës, Sali Berisha ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë nga Pogradeci në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “të tepërt në pushtet për çdo minutë që . . .
Në një intervistë për “Vanity Fair”, Ermal Meta tregon se e vogla Fortuna Marie, e lindur në qershor 2024, nuk është vajza e tij e parë. Ai dhe partnerja e tij Chiara Sturdà u bënë prin . . .
Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të një kontrate lobimi në Shtetet e Bashkuara, me vlerë 6 milionë dollarë. Në një reagim zyrtar, PD sqaroi se pagesa është mbuluar tërësisht . . .
Emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit po përballen me kushte të vështira jetësore. Përveç mungesës së lirisë, ata po përballen me mungesë së aksesit në drejtësi dhe trajtim çnje . . .
Qeveria ka shpallur 26 prillin (ditën e shtunë), ditë zie kombëtare, pas ndarjes nga jeta në moshën 88-vjeçare të Papa Franceskut.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të u . . .
Ndërsa bota përgatitet për ceremoninë e lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku, edhe komunitetet fetare në Shqipëri do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe shpirtërore dhe hi . . .
Situata psikologjike e Edi Ramës sa vjen dhe rëndohet.
Sulmet dhe fyerjet krahinore, sulmi ndaj burrave të Dibrës, të cilët i quajti çyrykë, fyerja familjeve shqiptare duke u thënë . . .
Gjendja psikologjike e Edi Ramës ka dalë jashtë kontrollit, teksa futemi në gjysmën e dytë të fushatës elektorale. Dje Rama skandalizoi shqiptarët kur u tha fëmijëve futuni në google dh . . .
SPAK dhe KQZ, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme janë angazhuar si kurrë më parë për krimet zgjedhore. Për këtë qëllim, SPAK ka modeluar një formular online, ku çdonjëri . . .
Në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Kukës, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se para dy javësh ka dëbuar nga Tirana . . .
Komentet