VOAL – Më 1 qershor, pas 24 vitesh Ermal Meta do të jetë në Shqipëri. Burime të sigurta bëjnë të ditur se këngëtari Ermal Meta e ka marrë vendimin tashmë për të ardhur në këtë vend 24 vite pas largimit.
Ermal Meta u largua nga Shqipëria më 1994, kur ishte 13 vjeç, bashkë me nënën, vellain dhe motrën. Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, të kurorëzuar me fitoren në San Remo dhe me pjesëmarrjen e suksesshme në Eurvizion, ylli shqiptar i këngës kthehet në Shqipëri dhe do të japë koncert në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Ftesën për të ardhur në Shqipëri ia ka bërë kryetari i bashkisë së Tiranës. Koncerti do të jetë në kuadrin e 1 qershorit, festës së Republikës Italiane dhe të miqësisë midis Shqipërisë e Italisë.
Më 3 qershor në Tiranë do të japë koncert Rita Ora.
Komentet