Brenda një viti me qindra shembuj e raste e kam dokumentuar se “1 prilli”, ashtu siç konceptohet te populli është dita e data që më se miri e identifikon pushtetin aktual të Komunës së Pejës… Në këtë kontekst këtë konstatim po e pasqyroj edhe me tre ndertimet në proces të komunës, dhe ate:
– RASTI 1: ndërtimi i shkollës së muzikës në rrugë, duke e shkelur jo vetëm vijën urbanistike por duke treguar se as nuk e kuptojnë nocionin, përmbajtjen dhe specifikat e shkollës së muzikës (shih foton numër 1)

Foto 1: Ndërtimi i shkollës së muzikës…
– RASTI 2: Fillimisht, rrenimi barbarë i shkollës së parë të artit në tokat shqiptare e të shkollës të vetme të tillë në historinë e Kosovës e pastaj ndërtimi shkollës së re të artit duke mos i’u përmbajtur për 4-5 metra vijës ndërtimore të përcaktuar me planin urbanistik ekzistues, me ç’rast jo vetëm që e shkelin ligjin dhe livadhin por njëherit e tregojnë dhe e deshmojnë nivelin e tyre professional dhe mendësinë e tyre politike e partiake (shih foton numër 2)

Foto 2: Shkolla e rrenuar e Artit dhe ndërtesa duke u ndërtuar 5-6 metra jashtë vijës urbanistike
– RASTI 3: Jo vetëm VAZHDIMI i mendësisë politike të ish institucioneve okupuese të viteve 90-ta për të ndërtuar mbi varreza shqiptare…. Ky pushtet shkon edhe më largë dhe jo vetëm që e shemton nga aspekti urbanistik objektin ekzistues të shkollës së muzikes dhe ndërtesen e shtëpisë së kultures por deshiron të i tregoi të gjithëve se sa është i fuqishëm e “i mençur” sa nuk ndinë as për ligj, as për polici e prokurori e as për popull e shoqëri…Vetë shkrunë, vetë vulos kurkush nuk po guxon apo nuk po donë me i thonë mos, apo çka po bon – “koqitë pak… Dhe në kundërshtim me të gjitha rregullat njerëzore dhe ligjore ka filluar ndërtimin e “Kafiqitë të Pleqëve” mbi varreza dhe jashtë vijës urbanistike (shiko foton numër 3)

Po duhet edhe në këtë mënyrë me reagu, se në mënyrë institucionale nuk po ka sukses se po dukët se me një “byrek pa kos” i ka “kapë” e korruptu apo duke dhënë premtime pa kufi të “1 PRILLIT” e shitur mjegull në opinion jo pak njerëz po i bind se janë të lumtur e të kënaqur me pushtetin…Nga kjo pashmangshëm po rezulton se “1 Prilli” jo vetëm që është dita e data e identitetit politikë e partiak të këtij pushteti por për fat të keq, faktet po tregojnë se është datë e identifikimit edhe i këtyre gjeneratave aktuale të pjesës dërmuese të shoqërisë pejane…Me dhjetra mijëra qytetarë që nuk deshirojnë të identifikohen dhe nuk deshirojnë të i besojnë premtimeve dhe përallave të “1 Prillit” nga ky pushtet, po ikin me vrap nga Peja dhe Kosova…!
KJO ËSHTË PEJA AKTUALISHT…!
Komentet