Mojsi e Leka në internim në Berat
Lekë Mirakaj ishte dy vjeç kur nisi internimin me nënën, vëllanë dhe kushërinjtë e tjerë të familjes. Vijoi kalvarin e gjatë të internimeve në Berat, Kuçovë, Valijas, Tepelenë ku regjimi grumbullonte familjarët e “të arratisurve”, të konsideruar nga rregjimi “armiq të popullit’.
Kur la Porto Palermo ishte 7 vjeç.
Sot ai shpreh nevojën që në portën e kalasë të vendoset një pllakë përkujtimore që vizitorët e shumtë të kujtojnë se aty regjimi mbylli fëmijë dhe gra. Ai ishte djali më i vogël i Kol Bibë Mirakajt.
Leka është 82 vjeç dhe ka hapur portën e traumës në një dëshmi që do të ruhet në arkivat tona.